Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pa njohjen e Kosovës, s’ka kaptinë të re historike me Serbinë!
Publikuar më 20 nntor, 2014 në orën 20:30 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Vetëkënaqësia dhe vetëmashtrimi nuk quhen as histori e as politikë, por vetëkapitullim.

*** -Barometri më i saktë sesa Serbia dhe serbet janë të "gatshëm" dhe të "vullnetshëm" për t’u pajtuar me shqiptarët, është kjo parullë raciste dhe fashiste serbe “UBIJ, ZAKOLJI, DA SHIPTAR NE POSTOJI” , e brohoritur në kor nga 30 mijë shikues në stadiumin “Partizan” të Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, të cilët dogjën edhe Flamurin kombëtar shqiptar. Gjithashtu, derisa kamarila serbomadhe drejtuese e Serbisë Nikoliq-Vuçiq-Daçiq, deklarojnë botërisht se “Kosova është territor i Serbisë”, duhet të jesh i çmendur , të pohosh se vizita e kryeministrit Edi Rama, që i bëri homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, më 10 dhe 11 nëntor 2014, “pati karakter historik” apo “karakter heroik”. Përkundrazi, ajo vizitë kishte karakter bilateral në frymën e vazhdimit të miqësisë së mirë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë (1992-2014).

Po ashtu, nuk do të ketë kurrfarë shfletimi të kapitullit të ri historik ndërmjet Serbisë dhe Tiranës, derisa Beogradi të mos ua njohë të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që t’i rikthehen trungut autokton të Shqipërisë së tyre etnike.

Me gjithë përpjkejet e deritashme njëzetvjeçare që gjysmë Shqipëria, t’i bashkohet BE-së, nuk mund të ketë politikë, as diplomaci të hollë, as vizionare e as të suksesshme shqiptare, pa marrjen në konsideratë të interesave madhore të gjithë Shqipërisë Etnike.

Pavarësisht nga “veglat politike” të “moderuara” shqiptare, që së pari po duan të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të krijojnë ekuilibrin politik unik me regjimet e huaja fqinjësore kolonialiste dhe neokolonialiste, duke synuar kështu integrimin e përbashkët në BE nën flamurin e “Ballkanit Perëndimor”, pa arritjen paraprakte të ekuilibrit të brendshëm politik në shkallë gjithëkombëtare shqiptare në Ballkan, vështirë se gjysmë Shqipëria, do të ketë fatin, të integrohet fare në BE (sipas agjendës së parashikuar të vitit 2020).

Pajtim vetëm mbi bazën e reciprocitetit

-Jo vetëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Enver Hoxhaj (minister i Jashtëm i Kosovës), por të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike, janë dakord, që të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe paqësore me Serbinë, por kjo varet vetëm nga Serbia, kur ajo të jetë e gatshme ta njohë Republikën e Kosovës, ashtu sikurse 108 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë, vërtet, do të fillonte një kaptinë e re historike në krjimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht ndërmjet dy popujve (shqiptar dhe serb) në Ballkan. Ndryshe pajtimi do të mbetet vetëm një imperativ dhe iluzion i politikës dhe i diplomacisë ditore shqiptare.

Nolens volens, duhet pranuar faktin se pajtimi i shqiptarëve me serbët është një pikëpyetje e madhe derisa qarqet ultranacionaliste, raciste dhe fashiste zyrtare dhe jozyrtare serbe (edhe pas vdekjes së kryekriminelit Slobodan Milosheviq ne burgun hetimor te Tribunalit të Hages ne Shevingen te Holandes, më 11.03 2006), sepse , para gjithe botes, po kerkojne vrasjen, therrjen dhe shfarosjen e shqiptareve- “ UBIJ ZAKOLJI DA SHIPTAR NE POSTOJI”, ashtu sikurse brohoriten ne kor mbi 30 mije shikues ne tribunat e stadiumit “Partizan” te Beogradit, te cilet dogjen Flamurin shqiptar, si dhe me pas, nje pjese e tyre vershoi ne fushen e lojes, ku se bashku me forcat policore dhe te siguirimit i rrahen dhe i lenduan disa futbolliste te Kombetares Shqiptare ne ndeshjen Serbi – Shqiperi per kualifikimet e kampionantit evropian te futbollit me 2016,

Pikesepari, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosoven, Prishtina zrytare, nuk mund te kete kurrefare Traktati paqesor, as miqesor me Beogradin, i vlefshem juridikisht ne frymen e se drejtes nderkombetare me Serbine, ashtu sic ka deklaruar ne Beograd, Enver Hoxhaj ne Konferencen Ministrore Rajonale te BE-se per vendet e Ballaknit Perendimor, bere ne Beograd, me 23 tetor 2014.

Traktati pa baze juridike te trakteteve nderkombetare, eshte vetem nje zero, qe nuk garanton as paqe, as siguri e as stabilitet midis Kosovës dhe Serbisë

Pra, nje Traktat i tille, eshte vetem nje parashikim i shprehjes se vullnetit te mire politik dhe diplomatik te qeverise ne largim te Kosoves , sepse nuk ka bazen juridike te traktatit nderkombetar ngaqe Kosova ende nuk eshte subjekt i se drejtes nderkombetare. Keshtu qe, nje traktat i tille, i sugjeruar nga E. Hoxhaj, nuk bazohet ne te drejten nderkombetare, por vetem ne praktiken ekzistuese te marredhneieve ekzistuese ekonomike dhe tregtare të Kosovës me Serbinë, e cila, siç ka pohuar ministri Hoxhaj: “ Serbia eksporton mallra ne Kosove ne vleren rreth gjysme miliardi evro, gje qe kjo do te thote shume para. Ne jemi partenre te rendesishem, prandaj, edhe duhet te kemi projekte te perbashketa”. (//http://www.blic.rs/Vesti/Politika/505472/Enver-Hodzaj-Hocemo-mirovni-sporazum-sa-Srbijom-za-tri-do-pet-godina//)

Jo diplomaci inercioni sipas diktatit te Serbise!

Asnje takim me qeveritaret serbe ne Beograd apo jashte tij, deri tani, nuk ka pasur kurrfare efekti dhe rendesie, as karakteri historik, as juridik ndërkombëtar per Kosoven. Ndaj, as shkuarja e E. Hoxhajt ne Beograd, si pjesemarres ne Konferencen Rajonale Ministrore te BE-se për Ballkanin Perendimor e as vizita e Edi Ramës nuk nënkuptojnë “thyerjen e akullit” të marrëdhënieve ndërshtetërore Serbi-Kososve, përkatësisht Shqipëri, sepse Serbia ende nuk e njeh Republiken e Kosoves. Perkundrazi, ajo permes Marrevesjes se Brukselit Thaci-Daciq (19 prill 2013) po orvatet qe te krijoje nje Republika srpska ne Veriun e Kosoves, qe do te thote “bosnjezimin” e Kosoves shqiptare ne favor te zgjerimit te Serbise se Madhe (Velika Srbija) te Slobodan Milosheviqit.

Fatkeqësisht, këtë e provon edhe kjo deklaratë e Marko Gjuriqit (përfaqëssues “diplomatik” i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë): “ Në veri të Kosovës janë institucionet e Serbisë…Funksionimi i organeve të përkohshme në veri të Kosovës nuk ka qenë pjesë e negociatave as me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. 'Pra kemi institucionet dhe administratën e Republikës së Serbisë, të cilat një periudhë të ardhme do të mbeten ashtu si janë “, duke u financuar edhe nga Beogradi, edhe nga Prishtina…”(http://lajmpress.com/18/11/2014/lajme/kosove/42457.html).

Madje, edhe përmbajtja e kësaj deklarate e Marko Gjuriqit na apostrofon qartazi se Marrëveshja e Brukselit (18 prill 2013), është në funksion të drejtpërpredrejtë të copëtimit të territorit të Republikës së Kosovës, jo kursesi në favor të normalizimit dhe të avancimit të marrëdhënieve reciproke politike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Çfarë traktat paqeje me Serbinë?!

Duke mos e perseritur ate cfare kam shkruar para nje viti ne kete teme, thjesht, nuk do te kete kurrfare efekti juridik pozitiv nderkombetar asnje traktat politik, miqesor dhe paqesor me Serbine, sepse Kosova ende nuk eshte njohur nga OKB-ja, as nga vete Serbia.

Përfundimi i një traktati të tille, do te kishte vetem karakter politik te vullnetit te mire te dy paleve, por pa asnje obligm juridik nderkombetar ngase fjala eshte per dy shtete te ndryshme te pabarabarta sipas se drejtes nderkombetare. Kosova ende nuk eshte SUBJEKT JURIDIK I SE DREJTES NDERKOMBETARE, nderkaq Serbia po.

Prandaj, kalkulimet dhe simulimet politike dhe diplomatike te pales shqiptare lidhur me parashikimin e nje traktati paqesor me Serbine, do konkretizoheshin vetem atehere, pasi OKB-ja ta kete njohur Kosoven, e cila automatikisht do te fitonte cilesine e SUBJEKTIT JURIDIK te se drejtes nderkobmetare. Ndryshe jo, hiq. Te gjithe shqiptaret duan te kene marredhenie te mira dhe miqesore me Serbine, por vetem mbi BAZEN RECIROPROKE si dy shtete te barabarta.

Mirepo, derisa Serbia ne Kushtetuten e saj (2006) Kosoven e konsideron "province serbe". Cdo lidhje Traktati me Serbine, eshte vetem nje cirk dhe humor politik. Eshte nje iluzion i kote i atyre qe u eshte bere mendja "Beograd", duke mos pare se Serbia ende nuk ka hequr dore nga Kosova.

Kete e deshmon, edhe Marreveshja e Brukselit Thaci-Daciq (19 prill 2013), sipas se ciles Serbia me ndihmen dhe me nenshkrimin e BE-se dhe te qeverise se Kosoves, llogarit ne shkeputjen e pjeses Veriore te Kosoves (gradualisht dhe ne menyre paqesore me vullnetin e qeverise dhe te parlamentit te Kosoves, i cili, edhe e ka ratifikuar Marreveshjen e Brukselit, me 27 Qershor 2013).

Zgjohuni nga "gjumi dimeror" derisa nuk eshte bere vone, e refklektoni me thell dhe me gjithanshmerit pse Beogradi ,duke e keqperdorur BE-ne, me cdo kusht po ngulmon qe te finalizohet Marreveshja e Brukselit, me qellim qe t’i normalizoje marredheniet me Prishtinen, ne menyre qe brenda nje kohe te shkurter, ta shkepute dhe rianeksoje pjesen Veriore te Kosoves, madje me vetenenshrkimin e pales shqiptare te Kosoves.

Ky do te ishte suksesi me i madh profitabil i politikes dhe i diplomacise se Beogradit zyrtar, i cili perdite po trumbeton para bashkesise nderkombetare, qe kurre nuk do ta njohe Republiken e Kosoves!

- Cfare do te thote kjo politike, propagande dhe diplomaci antishqiptare e Beogradit zyrtar per politikën dhe diplomacine zyrtare te Prishtines dhe te Tiranes?

- Është ky ÇELESI I PAJTIMIT, I KOMPROMISIT POLITK RECIRPOK, QE DO TE CONTE DREJT NORMALIZIMIT TE MARREDHNEIEVE ME SERBINE? - Apo eshte vetem nje cirk politik dhe diplomatik i radhes, qe do te perfundonte sikurse NDESHJA FUTBOLLISTIKE E KOMEBTARE SHQIPTARE NE BEOGRAD, ME 14 TETOR 2014?

Sido qe te jete, pajtimi i shqiptareve dhe i serbeve ne Ballkan, nuk do behet kurre vetem duke u perqafuar dhe, duke ngritur dolli lideret politike dhe shtetaret tane me ata serbe qofte ne Beograd apo jashte Serbise, para se Serbia te jape prova te forta materiale dhe konkrete mbi BAZEN E RECIPROCITETIT.

SE PARI, ta njohe Kosoven si shtet te pavarur dhe sovran;
SE DYTI, t’u kerkoje falje kolektive shqiptareve per gjenocidin e kryer ne Kosove gjate viteve 1989-1999;
SE TRETI, t’i zbulojë të gjitha varrezat masive ne Serbi;
SE KATERTI, te jape llogari edhe për “1665” shqiptare te zhdukur ne Kosove;
SE PESTI, te pezulloje aktpadine per themelimin e Gjykates Speciale Evropiane per denoncimin e krimeve te luftes ne Kosove te pjesetareve te UCK-se;
SE GJASHTI, t’i paguaje reparacionet e luftes per te gjitha viktimat, shkaterrimet dhe demet materiale, te shkaktuara ne Kosove (1989-1999);
SE SHTATI, t’ua njohë të drejten e vetevendosjes shqiptareve te Presheves, te Bujanocit dhe te Medvegjes, qe te ribashkohen me Kosoven, përkatësisht me Shqiperine etnike, jo te kerkoje “kembimin” e Presheves shqiptare, duke ia hequr pjesen veriore Kosoves shqiptare, ne menyre qe atje, te krijonte edhe nje Republika srpska te Bosnjes per te zgjeruar kufijt territoriale te Serbise se madhe te Slobodan Milosheviqit, i cili per te arritur kete qellim fashist gjeopolitik “lebensraum” ne kurriz te territoreve te shteteve fqinje (Kroacia, Bosnja dhe Kosova), edhe i pat kryer tri agresione dhe gjenocide kunder Kroacise, Bonsjes dhe Kosoves.

Pa plotesimin e ketyre kushteve çdo marreveshje me Beogradin, do te jete vetem “nje shkronje ne akull”, asgje me teper.

Vetem kur Serbia t'i kete plotesuar keto kushte, politika zyrtare shqiptare, do te mund te hidhej ne veprim konkret per t'i normalizuar marredheniet ndershteterore me Serbine. Ndryshe, do te reprizohej ndeshja futbollistike Serbi-Shqiperi per kualifikimet e Kampionatit Evropian te Futbollit me 2016, e cila u nderpre, pikerisht per shkak te demonstrimit te politikes dhe te praktikes raciste, barbarike dhe fashiste te Serbise, me c'rast u demtua pala shqiptare, e cila, jo vetem se u ndeshkua fizikisht nga dhuna dhe nga terrori ultranacionalist serb ne terren, por me pas, edhe nga UEFA, e cila mbeshteti dhe legalizoi racizmin dhe fashizmin serb, duke mos i denuar me rastin e marrjes se vendimit te saj.

Deri kur politika dhe diplomacia e Kosoves dhe e Shqiperise, do t’i “vardisen” politikes dhe diplomacise se Beogradit, ne menyre qe Serbia te hyje sa me pare ne BE, ashtu sikurse qe ndodhi me dialogimin e deritashem me Prishtinen dhe me Tiranen, te cilat i ndihmuan Serbise, qe te fitonte statusin e kandidatit per te aderuar ne BE?!

Kete te vertete e deshmoi edhe ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj, i cili ne nje interviste te gjate dhene gazetes serbe “Blic” te Beogradit, deklaroi: “ Dialogu me ne i mundesoi Serbise, qe ajo te fitonte statusin e kandidatit per ne BE”. ((//http://www.blic.rs/Vesti/Politika/505472/Enver-Hodzaj-Hocemo-mirovni-sporazum-sa-Srbijom-za-tri-do-pet-godina//).

-E, çfarë fituan Shqipëria dhe Kosova për atë ndihmesë që ia bënë Serbisë, në mënyrë që ajo të fitonte statusin e kandidatit në BE?

-Asgjë, pëpos që diplomacia e enver hoxhajve ia krijoi kushtet dhe mundësitë Serbisë, që t’ia impononte kërkesat e saj BE-së lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes veriore të Kosovës. Këtë e provoi edhe lidhja e Marrëveshjes së Brukselit, e nënshkruar nga të dy ministrat Thaçi-Daçiq me ndërmjetësimin e ish-shefës së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton (13 prill 2013).

Pavaresisht se çfare pohojne edi ramet dhe enver hoxhajt, pa kerkimfalje, pa njohjen e Republikes se Kosoves, si dhe pa braktisjen e politikes serbomadhe, Serbia kurre nuk do te kete marredhenie te mira me Kosoven. Nuk ka pajtim me ate politike te pretendimeve territoriale te saj ndaj shqiptareve dhe Shqiperise etnike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 440 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi