Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rrustem Geci: PRINCESHA E MOLLËS SË KUQE
Publikuar më 20 nntor, 2014 në orën 20:41 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Rrustem Geci: Ese me shkrimtaren dhe Humanisten Xhuli Spahiu

Njeriu modern s´mund të jetojë pa të bukurën, pa të dhimbshmen, pa të hareshmen, dhe pa harresën e një çasti! Trupi im mua më do, shkruan Xhuli, në një mesazh të marr nga mendja dhe mendimi i saj. Me veten unë flasë si me ma të afërmin, kështu i thoja mbrëmë „Heroit“ tim në ëndërr!

Xhuli Spahiu, shkrimtarja dhe humanistja e Kosovës, dhe Luginës së Preshevës, apo siç e quajnë klientët e saj, Princesha e Mollës së Kuqe, lindi në fshatin Breznicë të Bujanocit, me 04. 11. 1969. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Xhuli Spahiu, u diplomua në shkencat Parapsikologjike. Poetesha, dhe humanistja Xhuli Spahiu, është e dashuruara e atdhetarizmëz, mike e dashur e të palumturve, dora e të gjithë atyre që kanë nevojë për këshillë dhe përkrahje.

Unë çdo ditë i jap ujë shpirtit tim të etur, dhe e ushqej me menynë e zgjedhur të shkencës dhe të artit. Në shtëpinë ku kam lindur e kemi pasë një molle maloke, me fruta krejt të kuqe, dhe me shije epike. Pema e mollës në kopsht përherë ishte me fruta. Unë qysh si fëmijë atë pemë e quaja, të lumtur, dhe femërore. Nuk di, por poezia kishte ndikim tek unë. Çdo gjeth të asaj molle unë e quaja poezi. Arti që ka shpirt i shkon shumë qenies sime, gjakut tim.

Intenzivisht merrem me poezi dhe me parapsikologji. Në këtë botë shprehet Xhulu Spahiu, asgjë nuk ka më njerëzor dhe më human se arti. Motivet çelës të të bërit jetë të lumtur dhe artistike janë të shumta, dhe ndikohen nga shumë faktorë. Sa herë jam në „kafazin“ tim të punës, jo rrallë dëgjoj Mozartin dhe Bethovenin, dy artistë të mëdhenj të artit, dy gjeni të dramave të tingullit. Me këtë dua të them se, edhe vargu më i thjeshtë, ka yjësinë e tij.

Sa herë kalojnë dhimbjet nëpër shpirtin tim, i lutem harresës, fuqisë së shërimit, që ti merr me vete dallgët e trishtimit, dhe ti shpie në shtjellat e detit të vdekur, se në qenien time, nuk kam shtrat të lindjes për palumturi. Mësimi i njohjeve dhe i të panjohurave tek unë vazhdon. Unë nuk jam nga ata krijues që njëshit ia shumëzoj zerot. Edhe hijet i kanë çastet e veta. Rezet e rralluara nën hije janë brengat e çdo artisti. Jeta në „kafaz“ ( studio ) është qelia e gjithsecit poet, apo shkencëtar. Edhe krijimi më i vogël e do pak shpirt dhe zemër, që ai krijim të rroj.

Libri i Xhuli Spahiut „ Dizajno jetën tënde“, është një thirrje krijuese e nënës, e bashkëshortes, e mikut, e artistit dhe shkencëtares, për të mos i fsheh vuajtjet dhe ëndrrat, në këtë jetë të hallosur. Unë jam poete dhe psikologe, shprehet Xhuli. Kam një publik timin që më do. Disa prej tyre më thurin këngë dhe më dhurojnë poezi. E gjithë kjo vjen në saje të një marrëdhënie të pashprehshme me klientët e mi. Libri „Dizajno jetën tënde“, është një doracak, letraro-shkencor, për secilin që mëton çelësin e lumturisë.

Ne këtë atmosferë historike mund të lindin vepra dhe ngjarje të mëdha. Në këtë dialog poetik me kohën, shkrimtari s´mund ta braktisë lirinë, sespe nuk ka arrati nga liria. Krijuesit e të gjitha fushave sot përballen nga shkatërrues të lirisë. Shkrimtari e ka për detyrë t´i artikujojë kërkesat e tij për liri. Toka ime është dhunuar nga luftat dhe pushtimi, shprehet Xhuli Spahiu. Unë flë në zjarrin tim, në dhimbjet e mia, në dëshpërimin tim. Toka ime mos u shqetëso, unë herët a vonë do të jem balta jote, e përjetshmja jote. Unë kujtoj shprehet shkrimtarja dhe humanistja, Xhuli Spahiu, se zemra e faraonit nuk pëson ndryshime. Zemrat e pa zemër, e humbin lirinë e zgjedhjes, dhe vjen vetëm duke u ashpërsuar. Neuroza pavarësisht se çfarë pamje mund të ketë, përfaqëson në vetvete, humbjen e lirisë, për të vepruar arsyeshëm.

Në Kosovë shumë ka nevojë për drejtësi, për krijim dhe emancipim. Neve na duhet një magjistrale e kulturës brenda shqiptare, shprehet Xhuli Spahiu. Qiellin tonë ne pak e njohim. Kemi shumë nevojë për njëri-tjetrin. Jeta është vetëdije e pafundme. Gjithësia ( thonë shkencëtarët ) nuk mund të interpretohet për aq kohë sa nuk ia njohim gjuhën. Për mua më thotë Xhuli, të huaja janë thashetheme për kohën…

Rruste, jam e përkushtuara e Mollës së Kuqe, e përkushtuara e rrezeve të diellit në degët e qershisë, e përkushtuar e njerëzve me halle. Unë intenzivisht merrem me art, dhe me shkencën time të dashur, psikologjinë. Në kohën e sotme njeriu është i kërcënuar në çdo hap nga fatkeqësitë, dramat, luftat dhe trazirat e pakontrolluara. Poshtërimi i njeriut nga varësia dhe varfëria është plaga që aktualisht e preokupon, Xhuli Spahiun.

Në sferen e familjes rrëfen Xhuli Spahiu, jam shumë e kënaqur. Kam 2 djem dhe 2 vajza, dhe një bashkëshort që më do dhe më respekton. Pa përkrahjen e Xhemajlit, bashkëshortit tim, me profesion Ingjinjer, dhe pa përkrahjen e fëmijëve të mi të dashur, veprimtaria ime krijuese do të ishte e pakët, dhe jo aq e vlerësuar. Xhuli Spahiu, shkrimtare dhe psikologe, është Sekretare e përgjishme në Këshillin për të Drejtat e Njeriut. Xhuli Spahiu është e pranishme në gjitha Blogjet dhe portalet në hapësirat shqiptare. Këtë ese po e mbylli me një poezi të Xhuli Spahiut;

B R E Z N I C Ë S
Vendlindjes sime

Është mbrëmje vjeshte
Dhe nata ka shkuar vonë
Letrën që e kam përpara
Dua ta mbushi se s´bën

Natës nuk ia kam frikën
As plagës që më dhemb
Frikën ia kam muzës
Se ajo mund të vonon

Vendi i vendlindjes sime
Poezinë e do të zëshme
Është si Gjergj Elez Alia
Me shumë plagë në trup

Të dua Breznica ime
Të dua me mall e shpirt
Jam shkrimtarja jote
Jam fëmija që m´ke rritë!.

Xhuli Spahiu
Breznicë, 2014.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 768 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi