Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pse mi permen emrin e Murat Jasharit?
Publikuar më 23 nntor, 2014 në orën 18:19 ( ) Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pergjigjja në pyetjen dhe këshillën e mikut tim z. FATOS Ramës
Më poshtë pyetja dhe këshilla në origjinal sipas FB-kut, apo çështjet që shtrohen me këtë rast
Fatos Rama Ti krejt mir qe po proteston po pse mi permen emrin e murat jasharit ku aje njeri ska kurfar lidhje me punen tane andaj te boj thirrje si mik apo qysh dush merre mos e perzi ate njeri ne ket mesele bonu pak i pergjeqshum mos luje me emra

I nderuari mik Fatos!
Fatos, një gjë po ta them sinqerisht! Ty nuk ke fare, fare informata për këtë rast, prandaj nuk mund ta shohesh fare, fare, intrigën dhe kleçkën që dikush, në emër të kualifikimeve, komisioneve... etj. na benë ne, në rend të pare Murat Jasharit dhe mua! Një gjë duhet ta dijsh, se unë Prof.Dr. Murat Jasharin e kam mik. Moti ia kam dhënë librin tim shkencor: Rendi juridik i mirëfilltë të botuar në fillim të vitit 2013. Pastaj, duke pirë kafe me te, mu para Rektoratit të UMIB-it, pikërisht, më datën 24 tetor 2014, (ditë e premte pasdite) pra para, fillimit të GREVËS PËR UNIVERSITET ME IDENTITET (që e fillova më 29 tetor 2014) dhe para keqinformimit të KTV-së lidhur me GREVEN time unë i kam treguar të nderuarit prof.Murat Jasharit se në çfarë konteksti ia kam përmendur emrin dhe ia kam vënë në tavolinë dokumentin tim të dërgaur në Rektorat të UMIB-it, i cila mban nr. e protokollit 1011, të datës 21/10/2014, lënda e të cilës ka qenë: Kërkesë për informim lidhur me konkursin e datës 25/07/2014, ku kam konkuruar edhe unë për grup lëndësh Kushtetuese Administrative
Po ashtu, i kam tregar mikut tim, se qe shtatë vite kam punuar si bashkëpunëtor i JASHTËM në arsimin universitar të Mitrovicës dhe mezi kam pritur që të shpallet konkursi për personel akademik (staf akademik) të rregullt, TË BRENDSHËM, për çka më mundëson STATUTI I UNIVERSITETIT TË MITROVICËS, përkatësisht neni 158 i tij.
Në këtë Kërkesën time unë kam pyetur REKTORATIN e UMIB-it (po citoj nga dokumneti i lartëshënuar): “Duke qenë i painformuar zyrtarisht lidhur me rezultatet a punën e konkursit të lartcekur, kërkoj nga Ju që të më informoni lidhur me çështjen: Çka ka ndodhur me konkursin e datës 25/07/2014, pasi që njërën nga lëndët për të cilën kam konkurua unë, TE DREJTËN KUSHTETUESE, ka filluar ta ligjëroj, profesori Murat Jashari, i cili e ka mbajtur një ligjëratë (ligjëratën e parë) me 17/10/2014, e premte. Pasi kjo çështje lidhet me konkurimin tim, kërkoj nga ju (Rektori-sqarim imi tani) që të më informoni… “(Mbaron citiati nga dokumenti i lartshënuar).
Tani, pas përmendjes në publik të këtij dokumenti, po ju pyes unë Ju i nderuar Fatos: A ka gjë të paqartë këtu, pse jam detyruar ta përmend emrin e të nderuarit prof.dr. Murat Jasharit, dhe ta KËRKOJ TË DREJTËN time legjitime për informim zyrtar, të saktë nga Institucioni i cili ka shpallur konkursin për grup lëndësh që mësohen në vitin e dytë të fakultetit juridik të Mitrovicës, njëra nga të cilat është E DREJTA KUHTETUESE, të cilën unë e kam të fushës përkatëse, spese edhe tani jam doktorant, semesrti i dytë në drejtimin Kushtetues administrative, lidhur me çka zëdhënësi i REKTORATIT në lajmet e mbrëmjes KTV-së të datës 06.11.2014, ka keqinformuar (me zërin dhe fjalën e vet) opinionin (duke shpifur për mua) se lidhur me këtë konkurs nuk jam i fushës, duke rënë në kundërshtim edhe me Komisioni vlerësues (i cili edhe pse më dëmtoi mua) të formuar nga Rektori I UMIB-it, bile ky Komision vlerësues këtë fakt e pranon SE JAM U FUSHËS KUSHTETUESE ADMINISTRATIVE (Shih për këtë Procesverbalin nga Komisioni vleresues të dates 18.09.2012, i cili gjendet ne internet ne faqen zyrtare te UMIB-it, Buletini nr.4)
A kam unë faj pse po e përmendi këtu edhe zëdhënësin e UMIB-it dhe po kërkoi shkakun pse ai ka keqinformuar publikisht për cilësitë e mia profesionale (që i bie se ka bërë shpifje publike kundër personalitetit tim), pa i parë fare dokumentet e mia, por siç i kanë thënë ose siç e ka imagjinuar ai se i konvenon shefit të tij, Rektorit të UMIB-it.
Asesi nuk është e vërtetë, siç u tha nga folësi I KTV-së, po në lajmet që përmenda më lart, se “profesor Rexhep Ahmeti konstaton e akuzon se, prof.Dr. Murat Jashari ka ardhur në Univresitetin e Mitrovicës pa konkurs”!! Ju e shikuat edhe vet në Kërkesën time dërguar Rektoratit, se unë kam kërkuar që organi zyrtar i UMIB-it, Rektorati të më jep përgjigje për Konkursin dhe për fatin apo përfundimin e tij.
Asnjë arsye nuk kam pasur as nuk kam unë ta akuzojë, prof.Dr.Murat Jasharin, kur e di se ai as nuk ka qenë i interesuar as nuk ka konkurruar në konkursin e 25.07.2014, edhe pse, e ka qenë i informuar për këtë konkurs, siç më tregoi ai vet.
Vetë FAKTI se REKTORI i UMIB-it nuk dha përgjigje deri me tani lidhur me konkursin e 25.07.2014, dhe se ai u harrua dhe u zhvlerësua po tregon se ai konkurs paska qenë farsë, mollë sherri, apo vetëm mjet për diskriminimin tim ( po edhe të prof.Dr. Murat Jasharit) edhe në konkursin INTERN (sekret), ngase zëdhënësi i UMIB-it, i cili edhe më 06/11/2014 përmendi për KONKURSIN INTERN TE UMIB-it vlerësimet tendencioze që i kishin dhënë anëtarët e Komisionit vlerësues të një Universiteti të Prishtinës, duke mohuar de facto Statutin e UMIB-it. Pra, të gjitha këto strese, dezinformime të opinionit, keqkuptime nuk do të ekzistonin edhe tani në opinion sikur Rektori i UMIB-it të kishte vepruar ashti siç e obligon Statuti i UMIB-it dhe në rastin tim sipas neni 158 të këtij Statuti për ZBATIMIN E TË CILIT TANI e OBLIGOJNË edhe 1000 nënshkrime të PETICIONIT që është filluar më 29.tetor 2014, ditën kur kam filluar GREVEN PER UNIVERSITET ME IDENTITET, personalitet juridik, profesional, shkencor, kombëtar, njerëzor. Peticionin e kanë filluar dhe po vazhdojnë ta nënshkruajnë studentët/e e UMIB-it, profesorë/e me garda shkencore të këtij Universiteti, prindër të studentëve, arsimtarë/e, mësues/e, minatorë, veteranë, të papunë etj.
Gjithë ky aktivitet që u shkaktua nga moszbatimi i Statutit dhe normave tjera të obligueshme ligjore e nënligjore nga ana e Rektoratit dhe e Rektorit të UMIB-it ka vetëm një qëllim: që Udhëheqja e UMIB-it mos të luaj me personalitete dhe mos të mundohet t’i paraqes se luajnë me emra dhe se “lobojnë kundër Jashrëve “ të gjithë ata që hyjnë edhe në GREVË që të ZBATOHET STATUTI, të funksionojë RENDI JURIDIK në SHTETIN LIGJOR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, e jo të merret një udhëheqje e një Universiteti me thashethëna, shpifje, të krijiojë huti e turbullira në opinion, të luftojë me të gjitha mjetet KREATIVITETIN e të RENË SHKENCORE, cilësinë në arsim dhe duke vepruar kështu të mos i bjerë në mend fare se është e obliguar me KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSËVËS që të bëjë të kundërtat e këtyre gjërave që është duke i bërë.
Prandaj, miku im FATOS, duhet përmendur emërat, duhet përmendur edhe emri i Prof. Dr. Murat Jasharit (NUK KA ARSYE TË HARROHEN ATA, NUK KA ARSYE TË MOS MBROHEN ATA, NUK KA ARSYE TË MOS QORTOHEN VËLLAZËRISHT ATA NËSE GABOJNË NDONJËHERË, sepse edhe ata njerëz janë), sepse VETËM KËSHTU MBROHET DHE RUHET TRASHGIMIA E TYRE SHQIPTARE, PERSONALITETI, INTEGRITETI DHE IDENTITETI I TYRE KOMBËTAR.

22/11/2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Sc. Rexhep Ahmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 824 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi