Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BURRAT E ALFABETIT...
Publikuar më 23 nntor, 2014 në orën 18:27 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nëntorin e mbajmë mend për dy evenimente, nga më të rëndësishme për historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pa të cilat s’mund ta mendojmë identitetin tonë kombëtar.
Për Gjuhë dhe Flamur, janë sloganet më të preferuara të subjekteve politike, të cilat po sa të shkallëve të pushtetit, pak bëjnë që këto festa të shënohen me dinjitet.
Si mos të përkujtohet e festohet Kongresi i Manastirit, apo siç njihet në popull Kongresi i Alfabetit, i cili para 106 viteve, la gjurmë të pashlyeshme në historinë lavdishme të shkrimit shqip.

Festa e Alfabetit si ajo e Flamurit, janë festa gjithëkombëtare, janë simbole identifikuese dhe historike të bashkimit të shqiptarëve.
Për fat të keq, në Luginë të Preshevës, ngjarja historike e Kongresit të Manastirit, kaloi pa ndonjë manifestim kulturor, përkundër kushteve ideale me pallate të kulturës e institucione të tjera kulturore.

Për ata që e kanë lënë në harresë këtë eveniment të lartë kulturor, ua përkujtojmë se “Kongresi i Manastirit (apo Kongresi i Alfabetit) është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor – 22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stamboll dhe quhej Alfabeti i Stambollit. Mendimi zotërues ishte se shkronjat jolatine nuk ishin të përshtatshme për mbarësinë e shqipes bashkimit gjuhësor kombëtar. Për këtë arsye, shoqëria më aktive dhe e mirënjohur “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare”. Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.
Për herë të parë pas kuvendeve, që u mbajtën në periudhën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe të Lidhjes së Pejës (1899-1900), u mblodhën në këtë Kongres përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

Poeti ynë i madh Ndre Mjeda, i thuri vargjet më të bukura Kongresit të Alfabetit:

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbŷli,
pa ‘da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m’u ‘da s’duron,
fundë e majë nji âsht’ Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Rruga e pa ndalur e Alfabetit do t’ia kthej buzëqeshjen Manastirit, një qytet historik i shqiptarëve në Maqedoni, i lënë pas dore, ngase gjenden burra, që do ta kujtojnë atë, ashtu si ata që ia vunë themelet shkrimit shqip. E njëri nga ata burra është edhe Arif Osmani, një mërgimtar nga Tërnoci i Bujanocit, i cili aktualisht punon dhe vepron në Zvicër.

Arif Osmanin, autorin e librit “Alfabeti i mileniumit të ri”, para 40 vjetësh e mundonte një problem, i cili ka qarkulluar me vite ndër shqiptarët. Pse shqiptarët nuk kanë alfabet të tyre origjinal?!
Arif Osmani, arriti ta konkretizoj një ide të tillë. Atij iu deshën plot 40 vjet ta përpiloj një alfabet, origjinal shqiptar, me të cilin do të krenoheshin gjithë ata që flasin shqip.
Ky alfabet sipas Arif Osmanit, nuk është as latin e as arab, por thjesht shqip.
Prej kohësh, madje që nga Rilindja e këtej, shoqërinë shqiptare e ka shqetësuar zgjidhja e gjuhës së përbashkët, një problem i tillë e ka brengosur edhe autorin e librit “Alfabeti i mileniumit të ri”, Arif Osmani.
Autori i librit shpiku dhe përpiloi një alfabet të ri. Duke lexuar librin e titulluar “Alfabeti i mileniumit të ri”, të Arif Osmani, kemi përshtypjen se autori pati një guxim kur e zbuloi alfabetin shqip, duke sfiduar albanologët shqiptarë dhe ata të huaj.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 852 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi