Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KSHZ: K O M U N I K A T Ë
Publikuar më 24 nntor, 2014 në orën 19:14 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
K O M U N I K A T Ë
për media nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) në lidhje me Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës

Bernë, 24. 11. 2014
Për të realizuar të drejtën e tyre njerëzore dhe qytetare të garantuar edhe me Kushtetutën vendit, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ka ngritur çështjen e pensioneve të mërgatës kosovare në Zvicër në nivel shtetëror të Zvicrës, problematikë e cila ende mbetet e pazgjidhur dhe politikisht ende e paralizuar.

Që nga muaji Prill - 2010, Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore në mes të Kosovës dhe Zvicrës ishte ndërprerë, ku komuniteti shqiptarë, me theks të veçantë ai kosovarë, ende konsideron se kjo ishte shumë e padrejtë. Për faktin se qytetarët nga Kosova kanë dhënë një kontribut të çmueshëm në zhvillimin ekonomik dhe atë shoqëror në shtetin Helvetik dhe në Shtetin e Kosovës, gjë që një gjë të tillë e ka vlerësuar edhe ministri z. Alain Berset.
Z. Alain Berset në përgjigjen e tij ka numëruar disa faktorë që kanë shtyrë në mosarritjen e një marrëvesheje në mes dy shteteve Zvicër - Kosovë. Nga komunikimi me shkrim i z. Berset është bërë shumë e qartë, se bashkpunimi me autoritetet kosovare në këtë çështje ka qenë shumë i vështirë. Ministri Berset ka theksuar se, mjerisht, Republika e Kosovës ende nuk ka një sistem operacional për çështje sociale, strukturat administrative, por edhe regjistri civil i Kosovës, janë ende të nivelit shumë të ulët, për të mundësuar një marrëveshje bilaterale.

Kjo çështje ishte sqaruar në takimin e ministrave Berset dhe Rasiç, më 2. dhjetor 2013 në Bernë. Në atë takim z. Berset ka paraqitur kushtet minimale të cilat duhet plotësuar nga Kosova, për ta mundësuar arritjen e një marrëveshje të re, siç janë: Regjistri i Gjendjes Civile dhe Regjistri i Banoreve duhet të jenë të garantuara nga shteti i Kosovës. Këto kushte janë primare për të mundësuar hapjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje ndërshtetërore. Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore të Zvicrës, përmes Ambasades së Kosovës në Zvicër, në prill të vitit 2014, i kishte dërguar edhe një pyetësor ministrisë përkatëse të z. Rasiç, nga e cila ministri, mjerisht, ende nuk ka marr asnjë përgjigje.

Është koha e fundit që t`i jepet fund anashkalimit të diasporës dhe që institucionet përgjegjëse, Qeveria dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës, përpos kërkimit të kryerjes së obligimeve nga mërgata, tua mundësojnë mërgimtarëve, në këtë rast, qytetarë të Republikës së Kosovës, të realizojnë të drejtën e tyre elementare qytetare.

KSHZ-ja konsideron se përmbushja e kushteve nga ana e institucioneve të Kosovës, është obligim institucional dhe shtetëror. Është përgjegjësi e shtetit, t`u mundësojë bashkëatdhetarëve realizimi i të drejtës për marrjen e pensioneve. Mbi të gjitha kërkojmë që të mos luhet me interesin elementar për pensionin e bashkëatdhetarëve të fituar me djersë e sakrificë. Me punën e tyre ata kanë kontribuar në zhvillimin e këtij vendi dhe e meritojnë pa asnjë dyshim të jetojnë me dinjitet në vëndin ku ata dëshirojnë.

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 742 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi