Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PPD: Komunikatë
Publikuar më 25 nntor, 2014 në orën 19:01 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Konferencën për shtyp mbajtur në Tetovë, përfaqësuesja e PPD, Teuta Kamberi-Llalla denoncojë problemet në arsim si dhe çështjen e Abetares.

Partia për Prosperitet Demokratik me dëshprim të madh i priti deklarimet publike të ministres Jankullovska se zëvendësministri i saj dhe kuadrot e BDI nuk i njohin fare ligjet dhe me dëshprim edhe më të madh i ka pritur deklarimet e përsëritura disa herë të kryeministrit Gruevski se BDI në ekzekutiv emëron kuadro profesionalisht të paafta, andaj i sugjeron liderit të BDI-së Ali Ahmetit (që në bazë të ingerencave të mëdha që ia lejon Statuti i partisë së tij) t'i largojë sa më shpejt nga ekzekutivi kuadrot e paaftë, paaftësia e të cilëve e vë në pyetje dinjitetin shqiptar në ekzekutiv dhe i sjell dëme çështjes sonë kombëtare.

Sugjerimi ynë mbështetet në konstatimin e zotit Ahmeti se edhe kuadrot e kësaj partie “nuk janë melaqe dhe e keqpërdorin pushtetin” si dhe nga dëshprimi për kaosin e vërtetë që kuadrot e BDI-së e kanë krijuar me vite në lëmin e arsimit në përgjithësi dhe arsimit sipëror në veçanti, si dhe në lëmitë tjera me të cilat ata kanë udhëhequr gjatë dhjetë viteve të fundit.

PPD është e bindur se ndër shqiptarë ka kuadro të afta dhe me përvojë të madhe nga shkencat pedagogjike të cilët mund të udhëheqin me Ministrinë e arsimit në vend të ministrit aktual Abdilaqim Ademi.
Në lidhje me deklarimet publike të publicistit Kastriot Myftaraj për vërtetësinë e diplomës së ministrit Ademi, PPD konsideron se do të ishte mirë ministri ti përgjigjet ftesës së publicistit Myftaraj për ballafaqim gjyqësor në mënyrë që të hiqen dyshimet e plasuara në opinion dhe e vërteta të bëhet publike.

PPD gjithashtu konsideron se do të ishte e pëlqyeshme, që si adhurues i madh i cilësisë në arsim, siç mëton ministri ta quaj veten, e me qëllim ti demantojë thashethemet, (poqese ministri nuk ngre padi) zoti Ademi ti nënshtrohej provimit shtetëror apo testit ekstern (si të dojë le ta quaj!) në Universitetin e Shkupit para Këshillit për Akreditim, ku na merr mendja se do të vërtetoheshin dituritë e fituara të tij në Universitetin e Tiranës dhe në rast dështimi në provim të dorëhiqej nga posti i ministrit duke shprehur kështu një gjest të etikës prej funksionari.

Në lidhje me problemin shumë të aktualizuar të Abetares, PPD e rikujton Ministrin Ademi se fëmijët shqiptarë kanë patur libër të Abetares nga e cila i kanë mësuar shkronjat e bukura shqipe edhe në kohën kur ai vetë ka qenë në klasën e parë fillore, ndërsa ka disa vite që Abetarja shqipe është hequr nga qarkullimi. Bëhet fjalë për Abetaren e lejuar nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë e jo për Abetaren unike për të cilën ministri mundohet të arsyetohet se e ndalon Ligji.

Zyra për Informim e PPD

Tetovë, 25. 11. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 24 vizitorë
Lexuar: 495 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi