Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LDK parimore përkundër ca elementëve që duhet larguar
Publikuar më 25 nntor, 2014 në orën 22:07 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që nga ditët e para të hedhjes në mjedis të mundësisë së një koalicioni të ri, kësaj radhe në mes dy anëve më të mëdha të Republikës së Kosovës, anëtarë të tubuar nga grupacione sektareske apo partiza të jopërfillura në politikën reale që u hodhën në shtëpinë e madhe të LDK, nxorën kokë dhe filluan pa menduar më thellë të kërkojnë « rrugë » të vërteta, duke mos e njohur këtë marrëveshje ende të pa definuar mirë në detajet e saj. Përderisa qendrat e mëdha uruan këtë koalicion, përderisa numri i intelektualëve apartiakë por edhe shumica e atyre që simpatizojnë LDK ose janë anëtarë të saj, e pranuan, nëse jo me aklamacion, e njohën si zgjedhje të rëndësishme për dalje nga kjo rrugë pa rrugë e parë dhe e pagëzuar nga shumë anë si «ngërç».

Me këtë u pajtuan ftohtas, por me ndërgjegjshmëri për interes të popullit në Kosovë por edhe për mirëqenien e Lidhjes edhe ushtarë nga radhët e para të UÇK, anëtarë të Lidhjes po ashtu nga ditët e para të themelimit . Me një letër me të vërtetë parimore, Z. S. T. qartësoi jashtëzakonisht mirë problematikën aktuale dhe thirri anëtarët t’i përkushtohen partisë për t’i ndihmuar zgjidhjes dhe mbarëvajtjes në të e jo të çjerrin librezat apo të bojkotojnë zhvillimet esenciale në ditët që vijojnë.
E shoh shumë naive sjelljen e Vjosa Osmanit dhe Alma Lames. E para duhet t’i kërkoj falje anëtarësisë dhe simpatizantëve të LDK (dhe jo vetëm atyre) për zhytjen në gabime fatale të kryetarit të saj e me këtë të partisë së tërë, pasojat e së cilës ndjehen akoma; dhe do të vazhdojnë të ndjehen gjatë kohë. Mos vallë, këto ishin lojëra të paramenduara për ta komprometuar Mustafën dhe kështu t’i çelë rrugë ambicieve të veta?
Me kundërshtimin brutal dhe jo korrekt ndaj popullit dhe partisë se vet, ajo vetëm degradohet politikisht dhe humb besueshmërinë në akomodimin e saj në ekip sepse është dukshëm, shumë mospërfillëse në këtë kontekst.
Sa i përket z. Lame, ajo nuk peshon aspak në LDK. Ajo është poashtu mospërfillëse e parimeve të anës ku bënë pjesë dhe mospërfillëse ndaj vlerave humane të zakoneve dhe të parimeve të shumicës dhe me këtë, ajo mungon kulturën demokratike të etabluar në botën ku vlejnë humanizmi dhe të drejtat e njeriut. Ajo shaminë e quan “arabe” pa asnjë të drejtë, por thjeshtë ajo as ka njohuri mbi shaminë dhe as ia din vlerën e saj. Vetëm të kish njohur pak folklorin kombëtar do të shihte sa sa herë në këngë këndohet për shami. Edhe fëmijët do t’i radhitnin mbi njëqind këngë. Z. Alma, sikur të ndalet t’i sheh vuajtjet e kombit nëpër foto, aty për shembull kur kolona lëshon shtëpitë dhe drejtohet Bllacës, ata gra, a janë arabe? Ato nëna duke ecur në acar e që janë duke iu dhënë gji bebushëve shqiptarë ose arabë? (Kërkoni pak zonjë fotot nga koha e luftërave e sidomos të kësaj të fundit!).
Zonja Lame, u bë bukëshkalë kundrejt VV, tani bukëshkalë ndaj Lidhjes dhe ndaj popullit! Nuk na duhet përçarës as sot e as sot e një mijë vjet! Kush banë shami e kush ec pa done, t’ia lë më parë të merren sociologë dhe specialistë të dukurive shoqërore në botë e tek ne. Ah me ditur ju çfarë personalitetesh kombëtare (pa dallim feje) kanë mbajtur dhe mbajnë shamia! Por kjo zonjë është shumë e vogël ose shumë meskine për t’i ditur këto gjëra. Me kësolloj deklarata dhe me tentativa të njollosjes së tjetrit, ajo por edhe të tjerë të vizioneve përçarëse, vetëmse nënshkruajnë apoptozën e tyre politike.
Sa i përket kryetarit Mustafa, unë që më herët e kam thëne se nuk e shoh si person që ka aftësi ta çoj përpara partinë apo Kosovën. Ai i ka vlerat e veta por kjo nuk mjafton për të qenë lider. Thjeshtë, z. Mustafa nuk ka shpatulla për të bartur peshën e një partie si që është LDK e as do të jetë zgjedhja më fatlume për katër vitet e ardhme si kryeministër ose kryetar. Mirëpo, ai në këto momente vendimtare, nën trysninë amerikane ose jo, morr vendimin më të mirë të mundshëm nga që “ngërçi” do të vazhdonte gjer në pafund, ose për të qenë më preciz, do të vargonte së paku gjer në mars të vitit 2015. Këtu mendoj për zgjedhjet që do të mbaheshin sepse ato nuk mund as të organizohen e as të jenë të suksesshme në mot me acar në natyrë dhe në shpirt të politikës dhe të vet popullit së Kosovës.
LDK i ngelën mandej të mbaj kongresin e vet dhe aty u jepet mundësia njerëzve më eminentë, të bëjnë ndryshimet e duhura dhe të rivendosin kohezionin partiak duke i dhënë asaj kahen dhe imazhin që e meriton.
LDK dhe të gjithëve si parti apo individ, iu ngelën tani të bashkëpunojnë, t’i hidhen aktivitetit, të ngulmojnë me forcë e bindje demokratike mbi të zgjedhurit (të votuarit) e tyre për të çrrënjosur korrupsionin, hajnitë, padrejtësitë shoqërore, haraçin ilegal. Kjo është forma më e civilizuar dhe demokratike për të arritur nivel europian.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 506 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi