Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rrugëtimi i FBKSH-së ... drejt Ribashkimit Kombëtar
Publikuar më 25 nntor, 2014 në orën 22:13 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar në vazhdën e takimeve për sensibilizimin e nevojës së Ribashkimit Kombëtar Shqiptar me mjete paqësore, sipas konventave ndërkombëtare mbi të drejtën e vetëvendosjes, dje në Prekaz, në kullën e heroit kombëtar Tahir Mehaj, mbajti takimin e radhës.

Në Prekazin heroik, respektivisht në parkun përkujtimor tek varrezat e Jasharajve, FBKSH -ja me anëtarësi bënë homazhe në varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari,ku u zotuan se rrugën drejt Ribashkimit Kombëtar do ta vazhdojnë deri në realizimin e saj. Më pastaj delegacioni i FBKSH-së vizitoi Kullën e Tahir Mehës, Heroit Kombëtar Shqiptar, me ç’rast mbajti takimin e radhës lidhur me sensibilizimin e çështjes së Ribashkimit Kombëtar Shqiptar. Kryetari i FBKSH-së Ibush R. Hetemi me anëtarësi, në pranin e përfaqësuesve të anëtarëve të familjeve të heroit kombëtar Ilir e Tahir Meha, të përfaqësuesve të Bashkimit Demokratik Kombëtar nga Ilirida e Maqedonisë, të Partisë Republikane të Kosovës dhe të Ardhmërisë Kombëtare Shqiptare pos tjerash foli edhe për efektin e reagimeve të deritashme të broshurës: "PËRKUJTESË, TROJET ETNIKE SHQIPTARE PO PRESIN DALJEN NË SKENË TË NJË KLASE POLITIKE NACIONALISTE që do ta qonte popullin drejt Ribashkimit të trojeve Etnike Shqiptare". Për jetën dhe veprën e Tahir Mehës foli ish- i burgosuri politik i këtyre anëve z. Ferat Imeri. Në takimin e sipërpërmendur merrnin pjesë Hysni Shaqiri kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar nga Ilirida e Maqedonisë në përcjellje të veprimtarëve të dalluar të kësaj partie, Haxhi Maliqi, ish i burgosur politik dhe Emrullah Ukshini, Musa Bajraktari, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës, si edhe Kastriot Bushi, kryetar i Kuvendit Nismëtar i Partisë Ardhmëria Kombëtare Shqiptare të Kosovës. Takimin e mbajti Ibush R. Hetemi, kryetar i Përgjithshëm i FBKSH-së, ai në fillim të fjalës së tij tha: Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim të përshëndes të pranishmit, trashëgimtarët e heroit të kombit Ilir e Tahir Meha, të cilët janë prezent në këtë takim, falënderojë Hysni Shaqirin me bashkëpunëtorë përfaqësues të Partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar nga Ilirida e Maqedonisë, falënderojë kryetarin e Partisë Republikane të Kosovës, z. Musa Bajraktarin, falënderojë kryetarin e kuvendit nismëtar të Partisë Ardhmëria Kombëtare Shqiptare z. Kastriot Bushin si dhe të gjithë të pranishmit. Të nderuar dhe të respektuar, tekstin e broshurës në fjalë, shërbimi i Qendrës Kombëtare të Informimit tashmë në disa mijëra e mail adrsa e ka dërguar. Reagimet e para janë nga më të ndryshmet, përgjithësisht broshura si e tillë ka zgjuar interesim dhe mbështetje, ka nga ata që japin mendime nga më të ndryshmet, ka edhe propozime konkrete se çka do të duhej të përmbante broshura. Ka veprimtarë që propozojnë që pasi të kompletohet broshura me ideja dhe propozime të përkthehet në gjuhët: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Turqisht si edhe në gjuhën Serbe. Punën rreth përpilimit të Përkujtesës e kanë nisur disa veta, tash ky numër është rritur, stafi i kësaj broshura është vazhdimisht duke u shtuar. Detyra e tyre është që të mblidhen të gjitha vërejtjet pozitive e negative në mënyrë që faza e dytë e kësaj pune ti përfshijë të gjitha propozimet e arsyeshme dhe në fund të dalë një broshurë komplete që do tu shpërndahej edhe fizikisht po edhe nëpër e mail adresa.

Në diskutim mori pjesë edhe përfaqësuesi i familjes së Tahir Mehës, z. Ilir Meha, ky në fjalimin e tij, pos tjerash tha: FBKSH-ja është e mirëseardhur në këtë Kullë, ashtu siç janë të mirëseardhur çdokush që çështjen shqiptare e ka në zemër, juve ju falënderojë që keni ardhur në këtë kullë për ti “mbushur bateritë” me patriotizëm. Në diskutim u paraqit edhe veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare nga Ilirida z. Hysni Shaqiri, ai në fillim të fjalës së tij tha: Fillimisht më lejoni që të ju falënderojë për mundësin që ma keni dhënë për të marrë pjesë në këtë takim, veçanërisht falënderojë për faktin që jam unë me bashkëpunëtorët e mi në këtë kullë madhështore. Kjo Kullë për ne shqiptarët simbolizon një qëndresë dhe një luftë për të drejtën shqiptare, prandaj për të gjithë neve kjo kullë duhet të shërbej si frymëzim për të nesërmen tonë, e kjo është Ribërja e Shqipërisë Etnike. Në fund u dha propozimi që broshura të shpërndahet edhe fizikisht.
Pas takimit, u vizitue edhe Kulla e Ahmet Delisë. Për jetën dhe veprën e Ahmet Delisë foli sërish ish i burgosuri politik dhe bashkëfshatari i Ahmet Delisë z. Ferat Imeri. Në përmbyllje të këtij aktiviteti kryetari i përgjithshëm i FBKSH-së premtoi se takime të tilla me qëllim që i gjith spektri politik dhe ai atdhetar të bashkohen në mënyrë që të del një klasë politike që do të mbështetet nga të gjithë ne në mënyrë që qëllimet dhe amanetin e të parëve tanë dhe të dëshmorëve ..., ta realizojmë sa më parë që është e mundshme.

Qendra Kombëtare e Informimit,
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar(qki_fbksh)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,405 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi