Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Takimi i krijuesve të mërgatës për nder të Kongresit të Manastirit dhe ditës së Flamurit
Publikuar më 26 nntor, 2014 në orën 21:07 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Munchen të Gjermanisë, më 22 nëntor 2014, nën mbikëqyrjen e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) u mbajt një takim festiv me krijuesit e mërgatës. Ky takimi festiv kishte për qëllim t’i festonte dy data të mëdha historike; Të alfabetit shqip-Kongresit të Manastirit, si dhe për ditën e flamurit- Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu LKSHM-ja festoi edhe një vjetori e themelimit të saj.

Në këtë takim festiv morën pjesë përpos krijuesve, shqiptar, që jetojnë në Gjermanisë, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e krijuesve nga Franca, Zvicra, Kanadaja, Suedia dhe Italia. Ndërsa në programin vjetor që e kishte përpiluar LKSHM-ja ishte paraparë që ky manifestim të mbahej në Austri, po për shkaqe teknike dhe mundësive tjera ky takim manifestues u mbajt në Gjermani, në pranin e më tepër se 50-të krijuesve të zhanreve të ndryshme. Ndërsa rreth këtij organizim dhe mbarëvajtjen së punës organizative u kujdes, poeti i fjalës së bukur artistike, Fran Tanushi. Manifestimi u nda në dy pjesë: Në pjesën e parë ishin referimet, diskutimet e të pranishmëve, ndërsa në pjesën e dytë u lexuan poezi nga konkurruesit për poezinë më të mirë si dhe ata që ishin jashtë konkurrimit. Për këtë, poezinë më të mirë u ndanë edhe disa mirënjohje.
Ndërsa fjalën e rastit e mbajti kryetari i LKSHM-së Hasan Qyqalla, ku ndër të tjera dha një kronologji të shkurtër rreth veprimtarisë të LKSHM-së, ku shtoi se: “Sot e një vit më parë u mblodhëm në qytetin e Koblenzit, që kronologjisë historike të kombit tonë, t’ia shtojmë begatinë edhe me një datë të rëndësishme, kur më 22 e 23 nëntor u mbajt Kuvendi Themelues i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, i pari i këtij lloji në historikun tonë. Kjo, bëri që mos të mbesim vetëm ëndërrimtarë të “netëve të gjata” apo imagjinarë të shpresave të “thata”. Ndryshe të mos mbesim peng të iluzioneve, por t’i qasemi mendësisë së urtësisë drejt realizimit të ideve që dhe ishte synim i përbashkët i yni. Madje zoti Qyqalla shtoi edhe këtë: “Përkundër sfidave, qofshin teknike apo gjeografike formësuam bindjen tonë se në aspektin socio-kulturor do jemi formë emblematike kombëtare e identifikimit dhe integrimit (në vendet përkatësisht shtetet ku jetojmë e krijojmë) në këtë fushë të mrekullueshme, siç është padyshim arti”.
Po ashtu z. Qyqalla u ndal edhe te mishërimin i krijuesit të mërgim me Alfabetin, Flamurin, gjakun e ashtin, me etninë dhe shtoi: “Këtë, mos ta kuptojmë si hiperbolizim i nervit nacional, por gjithnjë i referohem të kaluarës sonë sa të dhembshme po aq edhe krenare. Prandaj, nuk kemi si të qëndrojmë të pazëshëm kundruall betejave heroike nisë prej Heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, pastaj Kongresit të Alfabetit në Manastirë, Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptarë (edhe pse ashtu i cunguar), Gjuhës së bekuar prej Zotit, siç shprehej At Gjergj Fishta, e deri më luftën e shenjët të UÇK-së , që identifikohet më rënien heroike, përkatësisht sakrificën e familjes së kryekomandantit Adem Jashari... etj. Sikur dhe ceku në veçanti
-Manifestimi tradicional poetik i mërgatës mbarëshqiptare në Koblenz...
-Takimet poetike të krijuesve mbarëkombëtarë “Promenadë Mërgimtare” në vendlindje (të shpallura tradicionale nga ky vit)
-Takimet e Nëntorit që do jenë të organizuara në formë rotative (Austri, Zvicër, Suedi, Belgjikë...etj).





















Më pastaj fjalën e mori poeti, atdhetari dhe ushtari i UÇK-së, që ishte dhe mbeti njëri nga veprimtarët e shquar, Martin Çuni ku fjalën e tij e përmbylli me atë se krijuesi i mirë është koka e kombit. Në fund të takimit, në emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, përshëndeti kryetari i saj dhe ua uroi të gjithë bashkëkombësve 102 vjetorin shpalljes së Pavarësisë; si dhe106 vjetorin e Kongresit të (Alfabetit) Manastirit, po ashtu shfrytëzoi rastin që të gjithë krijuesve të mërgatës mbarëshqiptare t’ua uron njëvjetorin e themelimit të LKSHM.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 665 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi