Rrustem Geci - LULET E MOLLËS |
Publikuar më 27 nntor, 2014 në orën 20:16 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
LULET E MOLLËS
p o e m ë
Flake mërzinë mollë e Shkupit
flake mërzinë mollë e Vardarit
shqipja ty kurrë s´të lë vetëm
që erërat gjëmshëm të godasin
kjo poemë e tokës për mollën
që qan e vetme anës Vardarit
stuhi të egra atë e kërcënojnë
me thyrje degësh e me tharje
Jam e vetëlindura e Shkupit
jam e vetëlindura e Manastirit
Jam e vetëlindura Tetovës, dhe
motra e madhe e Dardanisë
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
lindur jam si krejt shqiptarët
rritur jam si krejt shqiptarët
jam në tokën e lavdisë sime
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
Shkup, me gjysh dhe babagjysh
Në këtë tokë të gjithmonshme
jam e rrëmbyera e Shqipërisë
(Mollë e kuqe, mollë e Vardarit
një vaj të lumi tek t´i e dëgjoj
një vaj fëmiu tash të rrahur
zhurmë armiqësh me arkmort)
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
Shkup shqiptar i Alfabetit
Shkup i lashtë i shqiptarisë
Shkup shqiptar i historisë
Shkup shqiptar i Dardanisë
Mollë e kuqe e anës Vardarit
Jam Shkup shqiptar i paliri
(Mollë e mërzitur anë Vardarit
i qahet rrënjës, i kërkon degës
që bora në male të mos plaket
që uji i Vardarit të rrjedh i ri)
Zgjohu o Shkup qytet i diellit
Shkup i Ilirisë, Shkup i flamurit
Shkup i gjuhës, Shkup i luftës
shih fqinjët si na poshtërojnë
Zgjohu Shkup, zgjohu Tiranë
zgjohu populli im në 5 shtete
ne duam një vetëpërmbushje
lulet e mollës të marrin flakë!..
Dortmund, Vjeshtë, 21. 11. 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|