Duke folur për arritjen e marrëveshjes në mes dy partive më të mëdha për krijimin e Qeverisë, akademiku i shquar, Rexhep Qosja ka thënë se koalicioni PDK-LDK është i dëmshëm dhe Kosovës mund t’i sjellë befasi fyese dhe përulëse. Ai ka theksuar më tutje se e keqja e madhe e këtij koalicioni është kreu i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa
Unë jam habitur ashtu edhe si shumë të tjerë që po çuditen se si asnjë anëtar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër të Kosovës.
Ndërsa duke folur për festës e 28 Nëntorit dhe rolin e kombit shqiptar, ai ka thënë se kjo festë po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëherë në historinë e tyre. “Shqiptarët sot kanë dy shtete, dy shtete që i bëjnë faktor me rëndësi të dukshme, madje të madhe në rajonin e Ballkanit. Shqiptarët në Maqedoni kanë arritur të bëhen subjekt politik. Subjekt historik shoqëror dhe kulturor i pashmangshëm do të bëhen edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi, natyrisht nëse nuk vazhdojnë të largohen prej vatrave të tyre, ka tërhequr vërejtjen, akademiku, Rexhep Qosja.
|