Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E KU DO TË ARRIJMË ME DËSHTAKËT...?
Publikuar më 27 nntor, 2014 në orën 22:05 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Kush nuk do ta kuptonte mashtrimin e Isës...?)

Sikur po del thënia e popullit se:- “ Shqiptarët harrojnë shpejt”, ky fakt është më së i pranishëm, madje nga ajo që harrojnë shpejtë dhe puthiten shpejt rrugës lakuriq, e në fund a del kopil apo dreq nuk dihej, por dhe jo e mirë, mund të dal edhe melez por jo njeri.

Sikur u mërzitim me bllokun, mashtrimin, që për fat të keq e hëngrën kilen e dreqit ata që ishin mashtruar pas posteve, ata që ishim bindur se Isa do ta mban fjalën, ata që kishin shpresuar se Isa më në fund do të bënte diçka të ndershme të paktën njëherë në jetë do ta mbante fjalën. Meqë, e tërë kjo ishte një lojë e Isës për hesapet e veta, pikërisht për emrin e vet, sepse në kohën e Tites nuk mundi të arrij të bëhej kryeministër, përpos një vegle, madje edhe në kohën e Milloshoviqit ishte Rrahman Morina që ia kishte zënë postin, më vonë sikur miu hyri ka nuk hyri dhe ia arriti të depërton përmes LDK që të synon edhe postin e kryeministrit, gjë që për fat të keq edhe mund të bëhet kryeministër i Kosove, e ta plotëson oreksin e tij.
Për Bllokadën dhe politikën e Kosovës së pas luftës kanë shkruar shumë analistë dhe mendimtar tjerë, nderta isha edhe unë që i prekja këto tema të ndjeshme, po sikur politikën ton të pas luftës e kapi euforie e emrit, karrierizmi dhe në anën tjetër, shërbëtorët e pushtetit të pushtuesve kishin hallin se si të pastrohen dhe të shiten më atdhetar se ata që kishin vuajtur me tepër se tri dekada burgjeve të armikut, me ata që kurrë nuk e kishin ndalur veprimtarin atdhetare për ta çliruar atdheun dhe për ta sjellë lirin e popullit dhe bashkimin e saj. Për këtë u bë kjo rrëmujë politike, më nuk pyetej dhe lexohej ndonjë analizë e mirë studiuar, apo ndonjë afrim i një ideje se si për ta quar më tutje fatin e popullit drejtë përparimit dhe ardhmërisë. Tashmë kishim të bënim me kokë në bythë e mendje te karrierizmi, hajnia, pastrimi i emrit dhe për çfarë jo...Kishim një luftë për të punësuar dajë e teze, kushëri e dreq e të birë. Tani më me që duheshin dhe ishte ky hall i punësimit i farefisit, ngeli edhe një hall tjetër se që të bëhet me ta kur një pjesë tyre nuk e kishin as shkollën e mesme të mbaruar. Për këtë politika e jonë e pasluftës e deri më sot e zgjodhi me dajak këtë problem, u fut në xhepin e profesorit, drejtorit, akademikut lekun, i korruptoi, dhe pollën diploma. E,për hapi farefisi i politikanit u bënë të gjithë me diploma, të diplomuar, mos edhe më keq edhe Mr. e doktor shkenca pa as një punim seminarik. Pse jo...? Është edhe turp që të mos kenë diploma, të mos jenë zyrtar, drejtorë, këshilltar, ambasadorë, apo konsull e çka jo tjetër. Kjo mendësi e mykur dhe hipokrite e solli politikën e Kosovës deri këtu sa të qesh bota me ne. Ne filluam me Isën, duke mos i harruar edhe të tjerët, është e vërtet se ca ditë më vonë, pas tetë qershorit, shkrova një shkrim “kush e hëngri kilën e dreqit...?”. Duke parë se Isa po gjuante gaca në prush shkrova shkrimin tjetër, “Luaje mace kryet e buallit...-Isa i Vogël Isa i Madh”, “Ta lëmë inatin dhe karrierizmin” “Ata që po e ngulfatni popullin ....” si dhe shkrimi i fundit një javë para se të ndahet Isa nga blloku “Nesër, nuk do habitje nëse Isa e ndërron gëzofin...”. Të gjitha këto shkrime i bëra me një prirje se e ardhmja do të ndodhë siç ndodhi, isha nga ata që e paralajmëroja Bllokun se po gaboheni që keni vë besim te Isa, madje kisha edhe propozim të mrekullueshëm se si të dilte nga kriza duke i dhënë grusht të fuqishëm Isës dhe së keqes, por tërë kjo u bë për inat, e për inat edhe Isa po vije kryeministër.
Blloku LAN herë LVVAN, mbeti VV-A-N, i revoltuar pse u mashtruan nga Isa, më nuk mund të pastrohet dhe të bëhet engjëll as njëra nga këto grupe partish, të cilat do ta pësojnë edhe më keq, sepse nuk i qëndruan besnik elektoratit të tyre, por e mashtruan si më keq, pështyj lart bjeri syve prapë. Sikur në këto parti u mungon disiplina e vetëdijes se duhet të ketë këshilltar të mirë, e jo këta t’i zëvendësoi me dajë e teze, apo më të dëgjueshmit, se që thotë kryetari, duhet bërë amin.
Tashmë e 6 muaj na humbën kotë, u torturua populli, rënë nga provimi të zgjedhurit e popullit, vetëm për tre njerëz, tri poste. E tërë kjo u bë vetëm për këtë dhe në fund erdhi prapë ai që nuk do ta kishte vendin si kryeministër, sepse siç thotë populli: Ujku qimen e ndërron por zanatin jo!, Edhe ky Isa i Titizmit mund të shtihet delme, i dashur për popullin, po në fund të fundit ky popull i mjerë a duhet të harroi atë se çka ka ngjarë në dy dekadat e dekadës së parafundit...?
A ishte ky Isa për Kosovën Republikë, a për nënshtrimin e saj nën ish Jugosllavin më vonë nën Serbi?
A ishte ky Isa që ishte kundër atyre që e kërkonin Kosovën Republikë, ka diferencuar studentë e profesorë.
Fundi i fundit që të mirë i solli këtij vendi Isa, përpos asaj që e la në mjerim e shkretëtirë, këtë ju të nderuar qytetar të Dardanisë së vjetër- Kosovës së sotme e dini mirë se çka i bëri Prishtinës, e la të zhytur deri në fyt në korrupsion, të paktën nga informatat e pasardhësit të tij.
E me çka ne me i besua se Isa do të na vije si engjëll dhe me shkop magjik do të na zdritë fytyrën?
Në fund duhet të dilej nga kjo krizë e ngërçit, që populli pa fajin e vet po e paguan, tashmë kur edhe u zyrtarizua koalicioni PDK,LDK sikur ka marr rrugë shpresa për ndërtimin e institucionit, mund edhe të formohet me atë përzgjedhjen e tyre të famshme, por në popull Isa nuk e gëzon imunitetin e kryeministrit, meqë qoftë politikisht, qoftë në veprime si udhëheqës ka dështuar, ndoshta lexuesi do të thoshte si politikan i titos dhe i Milloshoviqit jo nuk ka dështuar, por unë do t’i them me plot bindje lexuesit se po edhe atëherë ka dështuar se, nuk ka mundur me e mposhtë vullnetin e popullit për Kosovën Republikë.
E çka më tutje i nderuar lexues..., më as dreqi nuk do t’i bije në fije, e me dështakët ku do të arrijmë....? Po shkelet vota e juaj, vullneti i juaj, e në fund po realizohet qëllimi i tri posteve, i tre njerëzve dhe asgjë më shumë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 794 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi