Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
28 Nëntori, kjo ditëmadhe: Zhgënjim apo Përgëzim!
Publikuar më 27 nntor, 2014 në orën 22:15 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Miqtë e mi,
Sa e kam pritur dhe sa gjatë kam menduar për këtë ditëmadhe që e shpëtoj këtë komb e këtë popull nga asimilimi.
Përsa më përket mua, mendoj se, këto vite i kemi shfrytëzuar shumë keq. Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të mbeten një nga vendet më të varfëra të Europës. A nuk të gjakon Zemra, e, a nuk të të dhemb shpirti kur shef nëna me fëmijë në gji, e pikërisht me 28 Nëntor, e bash në ditën e Flamurit, të arratisen e të ikin nga vëndi e Shqipëria e tyre!

Loti nuk të lejon të shohësh qartë, familjet shqiptare duke pritur në rresht për të ikur (paramendo, përmes Sërbisë) e për të shpëtuar nga varfëria, poshtërimi e jonjerëzia!
Miq të mi:
Na mbyti ende injoranca dhe mungesa e racionalitetit. Klasa jonë drejtuese është bër gazi i botës. Nuk kemi sinqeritet e as pastërti në mes veti. Shqiptarët dhe dheu i tyre vazhdon të jetë i ndarë midis Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë e Malit të Zi. Edhe atë pak territor që na ka mbetur, po e përdhunojmë ditë për ditë, e si mos më keq.
Të jem i drejtëpërdrejtë:
Sot s'ka asgjë për t'u gëzuar. Sot ka më shumë arsye e vend për hidhërim, pezm e lot. Zhgënjim!
Me dhëmbje në zemer e me shpirtë, si asnjëherë të mallëngjyer, uroj që kjo festë të shërbejë për të menduar, se ku jemi pas këtyre vitesh pavarësi si komb, e si njërëz, parasëgjithash. Ku kemi ndërmend të shkojmë si shqiptarë, me cilat vlera?
Kam frikë, se nesër, kjo ditë, do të jetë veçse një rast tjetër për" fotografi" e për reklamë mediatike, e për të valvitur flamurin KuqeZi nga "patriotet" e degjeneruesit të këtij kombi e të këtijë vendi.
Nokë, biri im, Gëzuar 28 Nëntori!
Luftëtarë të tradhëtuar e të poshtëruar, Gëzuar 28 Nëntorin!

Gëzim Mekuli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 1,504 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi