Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MURI I BERLINIT DHE GJEOPOLITIKA SHQIPTARE
Publikuar më 04 dhjetor, 2014 në orën 01:39 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ngritja dhe rënia e murit nëpëmjet Berlinit, paraqet simbolin më emblematik të luftës së ftoftë. Antagonizmat gjeopolitike në mes SHBA-ve dhe BRSS –së, aleatëve të tyre ndikuan në ndarjen e Evropës, ngritjen dhe rënien e murit të Berlinit. Protogonist në shembjen e murit krahas kombit gjerman, polak etj është edhe kombi shqiptar.
Veprimtaria patriotike shqiptare në ish RSFJ, sidomos në Kosovë, pastaj gjeopolitika e RPS të Shqipërisë kontribuan në shembjen e murit.

BIPOLARITETI
Lufta e dytë botërore, përfundoi me fitoren e kualicionit të gjërë antifashist. Në koalicionin antifashist krahas SHBA-ve, Britanisë, BRSS-së, u rreshtua dhe Shqipëria me LNÇ-në e saj. Është shteti i parë evropian që u çlirua me forcat vetjake, pastaj divizionet shqiptare çliruan tërë Kosovën dhe marshuan deri në thellësi të Jugosllavisë. Evropa qendrore dhe lindore u çlirua nga armata sovjetike, ndërsa zbarkimi anglo-amerikan në Normandi solli fundin e luftës së Dytë Botërore. Ambiciet për shtrirjen e sferave të ndikimit nga fuqitë e mëdha, hapën shtegun e bipolaritetit në kontinentin evropian.
Ideja për ndarjen e Evropës ka zanafillën nga testamenti i Pjetrit të Parë Rus më 1725. Testamenti përbëhej nga synymet e hegjemonizmit Rus për sundimin e kombeve evropiane. Konferenca e Jaltës dhe Potsdamit më 1945, Evropën e ndau në dy civilizime. Në civilizimin kapitalist dhe socialist, gjegjësisht në atë perëndimore dhe lindore. Pesha më e rëndë e ndarjes do të bjerë mbi kombin gjerman dhe shqiptar. Gjermania u nda në dy shtete, kurse Shqipëria nuk u ribashkua, përkundër konferencës së Bujanit, Kosova u aneksua dhunshëm nga Jugosllavia. Shtetet e Evropës lindore dhe qendrore pasi u çliruan nga armata sovjetike u ndan ne 80% me 20% në dobi të sferava sovjetike. Jugosllavia 50% me 50%, kurse Greqia 90% me 10% në dobi të sferave anglo-amerikane.
Shqipëria nuk është çliruar nga aleatët, prandaj në konferencën e Jaltës nuk ishte objekt ndarje. Bipolariteti përpos që ndau kontinentin, shkaktoi zhvendosjen e 12 millionë banorëve. Gjermanët dhe shqiptarët e pësuan më së shumti nga pastrimi etnik. B. Sovjetik ka dëbuar disa miliona gjermanë, kurse Jugosllavia ka dëbuar mëse 350.000 gjermanë nga Vojvodina dhe 300.000 shqiptarë nga Kosova për Anadoll. Greqia ka zbrazur tërësisht Çamërinë nga shqiptarët.
Bipolariteti ka arritur kulmin me formimin e paktëve ushtarako-politike të NATOS, VARSHAVËS, CENTO, ANZUS etj .Nga ballafaqimi i këtyre paktëve, në kontinentin evropian për 45 vjet perdja e hekurit ndau Evropën.

LUFTA E FTOHTË
Pozicionimi i dy blloqeve ushtarako-politike, antagonizmi me konfrontime dhe ballafaqime politike, ekonomike dhe ushtarake përbën Luftën e Ftoftë.
Lufta e Ftoftë përbëhej nga këto etapa:
Kriza e parë 1948- 1953, Detanti 1953 – 1962, Lufta e Freskët 1963 – 1975, Lufta e Ftoftë 1975 – 1985, dhe fundi i luftës 1986 – 1991. Protagonistë të Luftës së Ftoftë ishin superfuqitë botërore SHBA, BRSS dhe aleatët e tyre. Ekspansioni sovjetik, dhe kundërvënia amerikane ka shkaktuar konflikte gjeopolitike që shumë her ka sjell botën në prag të luftës bërthamore. Lufta e ftohtë përbëhej nga shumë veprime politiko-ushtarake të dy superfuqive botërore. Veçohen ndarja e Gjermanisë dhe kryeqytetit Berlin, shtrirja e influencës së B. Sovjetik në shtetet postkoloniale në Afrikë dhe Azi, Lufta e Vietnamit, Korese, braktisja e paktit të Varshavës nga Shqipëria, vendosja e raketave balistike Sovjetike në Kubë, Lufta për zbarkim në Hënë, lufta për pushtimin e hapësirës kozmike, lufta e yjeve, invazioni Sovjetik ne Afganistan. Pastaj terrorizmi shtetëror i RSFJ ndaj shqiptarëve dhe kroatëve, përhapja e antisemitizmit në shtetet arabe nga diplomacia e Beogradit etj.

KONTRIBUTI SHQIPTAR NË SHEMBJEN E MURIT

Muri i Berlinit krahas murit Kinez ishte ,,monument arti ‘’ i çmendurisë së hegjemonizmit Rus i projektuar që nga testamenti i Pjetrit Parë. Ngritja e murit ka sanksionuar padrejtësisht ndarjen e kombit gjerman, dhe kombeve tjera. Berlini është ndarë në katër sfera ndikimi në mes SHBA-ve, Britanisë, Francës, dhe B.Sovjetik. Muri është ngritur përgjatë sektorit Sovjetik në gjatësi 155 km, përbëhej nga 20 bunker, 250 kulla vrojtimi, dhe 120 km qarqe elektrike Militarizimin e territorit Gjerman e kanë përbërë më se 400.000 trupa ushtarake të aleatëve perëndimor, dhe 550.000 trupa sovjetike. Nën pretekstin e ,,çlirimtarit ‘’ trupat sovjetike kanë qenë të instaluara edhe në shtetet baltike, Evropën Qendrore, Lindore etj. Shtrëngimi i duarve të Hrushqovit dhe Titos, rezultoi me raporte speciale të Moskës dhe Beogradit.
Në relacionet gjeopolitike dhe gjeostrategjike Beogradi ishte dhe ka mbetur aleat i përhershëm i Moskës. Politika ekspansioniste Sovjetike mbi shtetet evropiane, arabe, aziatike është mbështetur nga Jugosllavia nëpërmjet Lëvizjes së mosinkuadrimit. Doktrina Brezhnjev, për sovranitet të kufizuar synonte status-quon e kufijve evropian. BRSS-ja dhe RSFJ-ja zotëronin territore të aneksuara me forcën e tankëve, prandaj teoritizonin me ,,Koekzstencën Paqësore’’. Brezhnjevi dhe Tito ishin ideatorë dhe nismëtarë të konferencës së Helsinkit për mosndryshim të kufijve. Nënshkrimi i Aktit final të Helsinkut ishte një fitore strategjike për Moskën dhe Beogradin, kurse një goditje e madhe idesë për ribashkimin gjerman dhe shqiptar. R. F. Gjermanisë në fillim ishte kundër, por nën trysnin e aleateve të saj nënshkroi dokumentin e Helsinkit. Edrejta e popujve për vetëvendosje, dhe çështja e Kosovës ka tipizuar raportet shqiptaro-sovjetike, dhe shqiptaro-jugosllave. Synymet e R. P. S Shqiperise për ribashkim kombëtar kanë diktuar gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë shqiptare në arenën ndërkombëtare. Braktisja e paktit të Varshavës, mosnënshkrimi i aktit final të Helsinkit, atakimi i Lëvizjes së Mosinkuadrimit përbenë politikën ndërkombëtare shqiptare .Pozita neutrale e RPS. Shqipërisë i kamundësuar jo vetëm të kundërshtonte, por dhe të denonconte në OKB aleancën e hegjemonizmit Sovjetiko-Jugosllav për Homo Sovjeticus. Krahas SHBA-ve dhe aleatëve të saj, Shqiperia ishte i vetmi shtet socialist që ka kundërshtuar hegjemonizmin e BRSS dhe RSFJ-së socialiste, ka demaskuar ,,Koekzistencën Paqësore‘’ të tyre. Kjo gjeopolitikë dhe gjeostrategji e zbatuar nga RPS.Shqiperisë përbën thelbin e kontributit në shembjen e murit të Berlinit.
Ndërsa kontributi i Kosovës veçohët me demonstrata kundër hegjemonizmit, dhe shovënizmit serb në RSFJ. Demonstratat më 1968, 1981, 1988, 1989 për Kosovën Republikë, Kosovën e rreshtoi në Liribërje të bashkimit evropian Liribërës jan edhe 10 mijë republikan, në krye me Adem Demaqin, zotëruesin e çmimit Saharov. LPK-ja me veprimtarinë e saj dhe Solidarnosti polak janë protagonist të pa mohueshëm të lirisë së kombeve evropiane. Procesi i zhbërjes së Jugosllavisë përfundoi më luftën çliritare të UÇK –së. Në zhbërjen e B. Sovjetik ndikuan disa faktor të ndryshëm. Stagnimi ekonomik, degjenerimi, depresioni, alkoholizmi etj. Në v. 1980 BSovjetik numëronte rreth 45 millionë alkoolistë kronik, konsumi i vodkës arrinte në 38 L. për kokë banori. Këto rrethana socialo-ekonomike shkaktuan goditjet e mbrendshme, kurse goditjet e jashtme janë revoltat në RD Gjermanisë, Poloni, Çekosllovaki, Hungari etj. Fundi i perandorisë Sovjetike solli fundin e paktit të Varshavës dhe fundin e Lëvizjes së painkuadrimit.
Zhbërja paralele e Bashkimit Sovjetik dhe RSF. Jugoslavisë goditi synymet e hegjemonizmit Ruso-Serb për ti dominuar kombet tjera. Shembja e murit në Berlin, hapi portën e Lirisë dhe demokracisë për tërë kombet evropiane në përgjithësi, dhe kombin shqiptar në veqanti.
Protagonist të bashkimit evropian janë edhe shqiptarët.

Ragip Shala

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 648 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi