Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PPD: Komunikatë
Publikuar më 05 dhjetor, 2014 në orën 11:25 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia për Prosperitet Demokratik kërkon nga Qeveria e Maqedonisë që të shpërbëjë Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për këto arsye:
-Sekretariati trembëdhjetë vitet e fundit nuk ka qenë të funksion të vetë idesë për të cilën është edhe themeluar, gjegjësisht ta implementojë Marrëveshjen Kornizë dhe viteve të fundit ka humbur edhe kuptimi i vetë ekzistimit të tij nga fakti se ky proces është dashur të përfundojë qëmoti dhe sot mund ta cilësojmë si një marrëveshje të dështuar në realizim.

PPD konsideron se duke u shndërruar në një instrument partiak për punësimin e kuadrove kryesisht partiake dhe stimulimin e bizneseve kryesisht partiake, Sekretariati ka bërë diskriminim të rëndë partiak të shqiptarëve gjë e cila bie ndesh me parimin për mosdiskrimin dhe përfaqësim të drejtë (të Marrëveshjes së Ohrit) ku parashihet “tërësisht të përcaktohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit, sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrjet publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste...”
Partia për Prosperitet Demokratik konstaton se procesi i decentralizimit të pushtetit qendror i paraparë si një segment kyç i Marrëveshjes së Ohrit ende nuk ka mbaruar në tërësi dhe ende nuk funksionon si duhet “parimi i organizimit vertikal” në frymën e Kartës evropiane të pushtetit lokal në lidhje me kompetencat e shtuara në sferat e shërbimeve publike, urbanistike, planifikimin rural, mbrojtjen e ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik rural, financat lokale etj.

Si pasojë e këtij mosfunksionimi kemi mospajtueshmëri serioze midis pushtetit lokal dhe atij qendror në lëminë e ndotjes së ambientit jetësor në disa komuna të Republikës, ku Qeveria kundërshton mbylljen e kombinateve që ndotin ambientin siç është rasti me fabrikën Jugohrom të Tetovës përkundër vendimit të pushtetit lokal.
Në lidhje me pikën e arsimimit dhe përdorimit të gjuhëve, si pikë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se ende ka vështirësi të mëdha për zbatimin e plotë të këtij përcaktimi jo vetëm për urat e Shkupit por edhe në organet shtetërore në vendbanimet ku shqiptarët janë shumicë, siç është madje edhe Tetova, dhe ku pengesa kryesore janë ligjet e sjella kontroverse.
Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se një ndër të arriturat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit është edhe krijimi i institucionit të Avokatit të popullit i cili do të duhej “ti mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato u shkelen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike”.
Për fat të keq, i rizgjedhur në kohë të dyshimta dhe me procedurë të dyshimtë, Avokati i popullit në opinion më shpesh paraqitet për ti mbrojtur shkelësit e të drejtave të njeriut se sa viktimat e tyre. Nisur nga kjo ai qëmoti është dashur të dorëhiqet nga ky post.
Partia për Prosperitet Demokratik konsideron përfaqësimit i drejtë i përcaktuar në Marrëveshje e Ohrit duhet të ndryshohet dhe plotësohet dhe nuk duhet të vlejë vetëm për administratën dhe ndërmarrjet publike por edhe në ndërmarrjet e huaja që themelohen në Republikën e Maqedonisë e që ndihmohen edhe nga shteti.
Praktika e deritashme shkon në favor të krijimit të fabrikave të pastra etnike dhe krijimit të hendekut edhe më të madh të bashkëpunimit midis bashkësive të ndryshme etnike.

Partia për Prosperitet Demokratik konkurset e fundit për punësim të shpallura nga Sekretariati i Qeverisë, (në kohën kur kemi afër 2.000 të rinj të pasistematizuar në punë!) i llogarit në funksion të fushatës parazgjedhore që në mënyrë indirekte përfaqësues të Qeverisë e tashmë e kanë shpallur.
Në përfundim, PPD propozon qe ky sekretariat të zëvendësohet me një Këshill Kombëtar prej intelektualeve jopolitik, të pavarur të cilët do te merret me zbatimin e drejtë të MO-s.

Zyra për informim e PPD

Tetovë, 5. 12. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 454 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi