Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BERMUDET NËN THJERRZËN TIME (5)
Publikuar më 07 dhjetor, 2014 në orën 22:31 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka në këtë trekëndësh, në këtë nyje dukurish e mitesh ndonjë lloj të nëmure mistike mbinatyrore ose të ndonjë qytetërimi të hershëm që nuk e kap historia ngaqë nuk gjenden dëshmi materiale të cilat do të vërtetonin diçka të tillë, të supozuar ose të pa imagjinuar fare nga njeriu gjer më sot apo ngjarjet mbi të cilat janë shkruar libra e artikuj të panumërt janë thjeshtë pësime nga forcat e rëndomta natyrore si: erërat e furishme, dridhjet sizmike nënujore, rrymat detare dhe dukuri të përafërta të papërshtatshme klimatike që sollën dhe sjellin fatkeqësi të papritura, paralelisht me moskujdesje të duhur dhe gabime të tjera të njeriut të implikuar në to!?

Nëse i largohemi që në fillim idesë së një nëme misterioze të lëshuar nga dikah, nuk mundemi ndoshta t’i ikim plotësisht disa deklaratave e dëshmive të dhëna nga njerëz që konsiderohen nga shumë qarqe, si të besueshëm por të cilët mandej u akuzuan ose u vunë në dyshim se kishin përjetuar frikë në rrethanat në fjalë dhe kjo prodhoi fantazmë duke dëmtuar psiken e tyre.
Ideja e një baze nënujore të ngritur nga jashtëtokësorët, është hipotezë ndër të parat që kur hulumtuesit nisën të merren me dukurinë e Trekëndëshit e që është në lidhje me zhdukjen misterioze të avionëve. Kjo teori tani natyrisht aplikohet edhe mbi të gjitha katrahurat e mëparshme, edhe për ato më të largëtat në historinë detare të njeriut.
Në vazhdimet e mëtutjeshme do të shohim edhe deklaratat e dëshmitë e disa ushtarakëve mbi UFO-t (Igor Baklay e të tjerë) me një përjashtim në këtë kaptinë nga se do të përshkruaj atë që na sjell Yuri Beketov, Amiral i pensionuar rus, i cili flet mbi çrregullimet e radarëve dhe interferencat e shfaqura në këtë hapësirë të oqeanit, e kjo, sa për t’i justifikuar mendimet se USO-t (nga ang. Unidentified Submerged Object – Objekte Nënujore të Pa Identifikuara), lehtësisht, nëse janë prezentë, ata kanë ndikuar së paku edhe në të kaluarën e afërt. Ja ç’thotë ai: "Shumë herë instrumentet e bordit shënonin praninë e objekteve materiale që lëvizin me shpejtësi prej rreth 230 nyje, ose ndryshe, 400 km/h. Shpejtësi pothuajse e pamundur për në sipërfaqen e ujit, ndërsa nën ujë, ku rezistenca është shumë më e lartë...! Rrjedhimisht, sikur këto objekte sfidojnë ligjet e fizikës. Për mua ka vetëm një shpjegim për këtë: Krijesat që ndërtuan këtë, kanë një teknologji që ia tejkalon shumë larg kësaj tonës"

Fundosja e galionit Genovese

T’i kthehemi kronologjisë së rrëfimit tonë, pra të trajtojmë tani avarinë e galionit “Genovese” 23.08.1730), i ngarkuar me mallra të çmueshme, i cili u vendua në shtizat e uraganit pikërisht në pjesën qendrore të Detit të Karaibeve, përballë kufirit perëndimor të Xhamajkës. Edhe pse vendi i tragjedisë nga e cila shpëtuan vetëm një numër i vogël detarësh gjendet në një hapësirë, të themi të zgjeruar (zmadhuar), disa autorë ndër të cilët i pari ishte Winer, nuk ndaluan t’ia atribuojnë këtë ngjarje të rëndë, mistereve të Trekëndëshit. Ndoshta për këtë ndihmuan edhe disa deklarata të detarëve që i mbijetuan fundosjes të cilat, thënë të vërtetën, akordoheshin plotësisht në përplasjen me uraganin por dallonin disa imtësi gati plotësisht të pa rëndësishme të dhëna sigurimit dhe policisë bregdetare. Është diçka tjetër esenciale që duhet të na shtyjë të dyshojmë në ndonjë faktor tjetër që solli fundosjen: Në gusht uraganet janë shumë të rralla, mos vallë këtë furi e nxiti ndonjë forcë e fshehtë e cila po edhe kësaj radhe i gëlltiti detarët, pjesën më të madhe të mallrave dhe vet ndërtesën lundruese...?

Reis Mirdita

(Vazhdon me: Nga Hamburgu për Havanë)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 508 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi