Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJË PËRVJETOR I RADIO DANIMARKËS QË NUK DUHEJ TË FESTOHEJ ASISOJ
Publikuar më 09 dhjetor, 2014 në orën 13:51 ( ) Xhemil ZEQIRI | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më datë 30. 11. 2014 në Balerup në Periferi të Kopenhagës u mbajt një manifestim kushtuar 25-vjetorit të themelimit të radios së pavarur shqipe. E patëm emëruar ”Radio Zëri i Kosovës”.
Në këtë manifestim u kryen - siç thotë një fjalë e urtë popullore - Një udhë e dy punë”.
Me fjalë të tjera. u festua dhe “28 Nëntori” – Dita e Flamurit, por për habi e turp, jo edhe “29 Nëntori “ - dita e çlirimit të shtetit amë nga nazi-fashizmi. Pra, 70-vjetori i çlirimit të Shqipërisë, u anashkalua.
Ky anashkalim ndodhi përkundër faktit se organizatori ka qenë një ish i burgosur politik, ish-kryetar, e më vonë edhe sekretar i LPK –së, një ish-marksist-leninist i veprimtarisë ilegale në Kosovë, ish-veprimtar iUÇK-së famëmadhe, ish-aktivist dhe anëtar i Kryesisë ”Atdheu në rrezik“. I njëjti tani, nga “Vendlindja thërret”, është konvertuar në një fanatik radikal të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo, qe sa vite në pushtet.

Në këtë përvjetor ishin ftuar një numër i konsiderueshëm mysafirësh. Manifestimi ishte begatuar edhe me një program të pasur kulturor-artistik të një grupi prej Suedie dhe të Shoqërisë “Zejnel Hasani” nga Balerupi.
Ishin ftuar shumë mysafirë nga Kosova. Midis tyre edhe: simboli i qëndresës sonë kombëtare - Adem Demaçi, ministri i Integrimeve Ibrahim Makolli, zëvendësministri i Kulturës Hajdin Abazi, ekipi i Radio-Televizionit të Kosovës me Nuhi Bytyqin dhe Shaban Arifajn, këngëtari dh veprimtari Ismet Bexheti nga Shkupi, Memet Latifi nga Struga si dhe gazetarë nga Stokholmi dhe Goteborgu etj. Ka pasur edhe të ftuar të tjerë, por nuk mund t´i përmendi të gjithë.
Për fat të keq, organizatori kryesor - zoti Ibrahim Xhemali, kishte “harruar” t’i ftonte personat kryesorë të cilët e kishin themeluar, përkatësisht e kishin hapur radion e sipërthënë - Xhemil Zeqirin dhe Jorgen Pedersenin. A thua vallë përse?! Mbase pse nuk i përkasin Partisë Demokratike! Zoti Pedersen është kryetar i Partisë Komuniste Daneze, ndrsa Xhemil Zeqiri është veprimtar i Lëvizjes së Vetëvendosjes në Danimarkë.
Duhet shtuar se mua më bëri një ftesë kryetari i Shoqatës së miqësisë Danimarkë-Shqipëri. Edhe një mik imi personal disa herë më pati bërë thirrje me telefon, por unë iu përgjigja se nuk dua të vij pa thirrje zyrtare nga organizatorët.
“Ftesë të dërgoj unë, pra shkojmë bashkë... Vjen edhe Demaçi ” - më tha miku Tue Magnussen.
“E di se vjen edhe ai. Para ca ditësh fola me Bacën Adem dhe më tregoi se do të vinte në Kopenhagë, ngase e kishte thirrur Ibrahim Xhemali për përvjetorin e themelimit të Radios dhe shtoi se do të shihemi këtu. Edhe këtij miku i thashë se pa thirrjen e tyre nuk dua të vij. Madje as me shëndet nuk ndjehem mirë” – ia ktheva unë.
Tri ditë më herët më telefonoi një gazetar i të përditshmes “Politiken” - Henrik Kaufoltz. Më tha se shpresonte të shiheshim atje. Henrikut, këtij miku të shqiptarëve që e ka sensibilizuar opinionin me shkrimet e veta lidhur me situatën e shqiptarëve në Ballkan, që ka mbajtur kurdoherë një qëndrim tejet parimor dhe bindjet e të cilit përputhen me të miat, pra këtij miku të sinqertë të popullit tonë, nuk munda t´ia prishi. “Po, po. Shihemi...” - i thashë.
Unë e paramendoja krejt ndryshe atë mbrëmje, pasi që ardhjen e tyre e kishin konfirmuar më parë, disa figura daneze - prominente dhe shumë të njohura. Pandehja të kishte një rend dhe agjendë, ngase danezët ishin të interesuar të bisedonin me Bacën Adem. Tek e fundit ata, si shumë shqiptarë të tjerë, vinin pikërisht për të. Por, u dëshpërova dhe u zhgënjeva. Një organizim kaq të dobët, kurrë s’kisha parë në Perëndim.
Kur shkova, u përshëndeta me Henrikun. Ai më tha: “Ja tek qenka Demaçi ...”. U ngritëm nga vendet ku ishim ulur dhe iu afruam për ta përshëndetur. Rreth e rrotull tij ishin ca “mic sokola” . As që lëvritën pak për t’ i bërë një vend mikut tonë Erikut.
Erikun e njihnin mirë, pasi ai, në vitin 1992, në banesën time kishte biseduar me redaktorin e Agjencisë Telegrafike Daneze Kim Ammloj. U ndjeva ngushtë për gazetarin, e jo për veten, ngase e dija se me ç´ njerëz kam të bëj. U ulëm në tavolinën ku ishin Nuhi Bytyqi, Mehmet Latifi, Shaban Arifaj dhe një veprimtar i radios, i cili, në një kohë kur ishte tepër e rrezikshme, i përpunonte lajmet kryesore në gjuhën daneze dhe i lexonte në Radio. Bedriu M. shkonte edhe në vendlindje, pikërisht në periudhat kur veprimtarëve të kauzës sonë u kanosej rreziku më i madh. Disa herë e ka ndaluar policia maqedonase, duke i bërë lloj-lloj presionesh.
Pas disa pikave të programit që kishin përgatitur, iu dha fjala - radhazi - edhe mysafirëve. Ibish Neziri i ardhur nga Zvicra e bëri një retrospektivë të veprimtarisë së Radios, pasi për disa vite ka qenë dhe korrespodent i saj. Ai përmendi shumë persona që kishin kontribuar për themelimin e Radios si dhe për mbarëvajtjen e punës së saj. Nuk më kujtohen saktë të gjitha që i tha. Ceku se Radioja u hap me ndihmën e “Komitetit Miqtë e Kosovës” dhe të Mina S. Jensen. Në këtë eveniment qe e pranishme edhe Mina. Meqë e kupton gjuhën shqipe, mbeti disi e habitur dhe i erdhi interesant kur iu përmend emri. Filloi të qeshë sepse nuk dinte se kush në fakt e kishte hapur Radion. Edhe kjo, njësoj si Henriku, ishte mjaft e interesuar të bisedonte me Demaçin.
Paramendoni! Unë themeluesi, që ende jam gjallë – nuk përmendem fare, anashkalohem dhe injorohem, ngase dikush i shtrembëron faktet e së kaluarës dhe e falsifikon historinë. Po ç‘të themi për një ngjarje historike që ka ndodhur para 70 vjetësh, me të cilën sot, në emër të demokracisë, lugetërit falsifikues po tallen në mënyrë të paskrupullt!!
Fillova te nervozohem, por nuk mund të flisja, sepse në tavolinë ishte miku ynë, Henriku. Megjithëkëtë, herë-herë lëshoja ndonjë kritikë në adresë të organizatorëve. Para se të fillonte manifestimi, disa herë ishin bërë ushtrime dhe prova për ekzekutimin himnit. Papritmas Shaban Arifaj më tha nëse ka mundësi t´u them atyre të mos tallen me himnin kombëtar.
“Jo. - i thash - Këtu përurohen antivlerat dhe do shohim sesi do të kalojmë deri në fund. Ky zotëria - I. Xhemaili, që prej vitit 1990 e këndej, nja 100 herë ka thënë se nuk do merret më me aktivitete, por ja, përsëri ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes!! Unë nuk kam ardhur për këta, por për mikun tonë danez, Henrik Kaufoltz-in, i cili dukej si i katandisur në një ambient grotesk ku mbizotëronte një atmosferë bizare. As pije nuk kishte për festë. Një birrë apo ndonjë gotë me alkool. Në një tavolinë kishin vendosur një arkë me lëngje në shishe plastike, kafen ndërkaq, të pranishmit duhej të shkonin ta paguanin vetë. Natyrisht, ai nuk ndenji gjatë. Tha se është i zënë, se i ka do punë. U përshëndet dhe iku.
Derisa mysafirët flisnin në tribunë, asnjërit prej organizatorëve nuk i shkoi ndërmend të më përmend mua, përkatësisht kontributin tim shumëvjeçar!! Vetëm Hajdin Abazi e përmendi emrin tim, duke më thënë më vonë: “Nuk mundja pa të përmendur”. Qesha dhe fillova t’i them se ky është një turp i madh, një padrejtësi, jokorrektësi, akt i panjerëzishëm dhe shtrembërim faktesh. Këta s’dinë dot gjë për Radion, por është Jorni... “Edi, e di - ma ktheu - por...”
Në rregull, në rregull, e përmendën edhe Nis Herik Hogon, vullnetarin dhe luftëtarin e UÇK-së. Herë-herë kishte edhe duartrokitje, por për ushtarin me tepër. Shaban Arifajt dhe Nuhi Bytyqit u them se ky ushtar është rekrutuar tek unë. Unë e mora në shtëpi, u përgatit dhe pas disa ditësh, duke i dhënë edhe informata të nevojshme, e dërgova dhe në TV-2. Realizuan një emision për të shpjeguar përse ushtari Nisi dëshironte të shkojë vullnetar në luftën në Kosovë. Pati një intervistë edhe në Radio, por edhe në një gazetë. Unë dëshiroja që UÇK-ja të ketë edhe ushtarë danezë, në mënyrë që lufta kundër armiqve serbë të ndërkombëtarizohej sa më shumë. Por edhe për qëllime propagandistike në mediumet e tyre, duke përfshirë edhe qarqet diplomatike. Ia pagova edhe rrugën për në Tiranë.
I habitur, Shaban Arifaj më pyeti, për ç‘arsye nuk më përmendin fare?! Përse e injorojnë veprimtarinë time të pakursyer ?!
“Eh, nuk jam në PDK që të më përmendin. Nuk më përmendin ngase kam një bagazh të madh me aktivitete, jo vetëm në Danimarkë, por në mbarë Evropën. Kam zhvilluar aktivitete, si në media, ashtu edhe në qarqet diplomatike”.
Kam organizuar 2 konferenca ballkanike dhe disa debate publike. Baca Adem, derisa ishte në burg, qendra daneze PEN e shpalli anëtar nderi. Pastaj, kjo mikja jonë që u përmend më lart ka qenë kryetare e Komitetit. Ajo nuk di gjë për Radion që e kam hapur unë dhe sekretari i Partisë Komuniste Daneze Jorgen Pederseni. Gruaja e tij Mariane Perderseni ka qenë kryatare e Miqësisë Danimarkë-Shqipëri. Lotte Rdof Madseni është një albanologe e cila të gjitha materialet i ka përkthyer pa lekë. Këta janë miq të përbetuar të kombit shqiptar. Por sot anashkalohen dhe shpërfillen vetëm për faktin se janë komunistë.
Si kanë rrjedhur punët, e di edhe Ibrahim Kelmendi. Disa herë i pata thënë atij të gjejmë ndonjë person që është i profilit të gazetarisë, në mënyrë që të të hapim një Radio. Mundësitë i kishim. Ibra disa herë më ka premtuar. Pas ca vitesh na e dërguan Ibrahimin dhe Eminen. Vepruam shpejt, nuk u vonuam shumë. Brenda një muaji projekti u realizua, sepse në fillim ata ishin nën arrest. Menjëherë nisa ta sendërtojë premtimin. Fillova ta realizoja puna. I them Jonit: “Tani kemi një kuadër gazetarësh dhe duhet sa më shpejt të themelojmë Radion, ta përhapim propagandën e Komitetit dhe të LPK-së”. Ai më ma ktheu:“Eh shumë mirë. Kemi një seminar jashtë qytetit të Odenses. Të vini atje, do t’u japim fjalën që të jemi më të lirë dhe të sigurojmë përkrahje për Radion edhe nga persona të tjerë”.
Po si nuk i shkon mendja ndonjërit prej tyre?! Si u bë që ky farë burri, sa erdhi dhe u bë redaktor?!
Përkundër faktit që disa spurdhjakë shqipfolës në Danimarkë, po përpiqen ta nënvlerësojnë punën atdhetare mbi 30- vjeçare të Xhemil Zeqirit, miqtë e vërtetë danezë janë ata të cilët, pa komplekse të natyrave të ndryshme ideologjike, partiake e të tjera, e nxjerrin në dritë veprimtarinë e tij. Ja se ç’ka shkruar këto ditë gazeta daneze "Politika", e datës 26 tetor 2014.
Henrik Kaufoltz është një gazetar me autoritet në Danimarkë, i cili ka qenë disa herë në trojet tona. Ka ndjekur edhe zhvillimet në Ballkan, Në nje artikull të gjatë të cilën e boton lidhur me padrejtësitë që i bëhen veprimtarit Xhemil Zeqiri nga komuna e Kopenahgës, ndërmjet tjerash nëvizon edhe këtë:
“Njeriu i shqiptarëve në Danimarkë. Në pamje të parë duket si një histori e zakonshme e një refugjati nga Ballkani që përfundon si shofer taksie. Por e kaluara e Xhemil Zeqirit është jo e zakonshme. Për vite me radhë, e veçanërisht në vitet ´90, ai ishte personi kryesor i asaj që mund të quhej një fushatë shqiptare. Ai ka agjituar në mënyrë të palodhur për pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e etnitetit shqiptar në Maqedoni dhe për ta bërë Shqipërinë pjesë të Evropës, pas përfundimit të atij izolimi të gjatë të vendit në një lloj të veçantë diktature. Me ndërmjetësinë e tij, gazetarë, zyrtarë, studiues të shoqërisë dhe politikanë danezë kanë patur mundësinë të takojnë aktorët kryesorë të ngjarjeve në të gjitha territoret shqiptare në Ballkan dhe ai ka ndihmuar me përkthyes edhe takimet kur danezët kanë kërkuar të orientohen në vendin ku ndodheshin, pa marrë parasysh nëse ishte fjla për Tiranën, Tetovën apo Prishtinën."

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhemil ZEQIRI
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 691 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi