Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Artisti ėshtė shtyllė elektrike qė pėrcjell mesazhe nė ēdo familje
Publikuar më 10 dhjetor, 2014 nė orėn 15:22 ( ) Afrim Morina | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Artisti pėrmes punės sė tij pėrpiqet tė bashkėbisedojė me qytetarin, qoftė pėrmes pendės, ngjyrės, mimikės, pėr tė dėrguar mesazhin e kohės nė tė cilėn jeton, te bashkėkombėsit, e, te brezat qė do vijnė.
Artisti Naim Idrizi, vėshtirė e pati pėr tė marr guximin, pėr tė hapur kėtė ekspozitė tė pavarur, mirėpo, ėshtė mosha kur pėrcaktohen orientimet dhe kėtė e kapi bukur. Guximi pėr artistin ėshtė shumė domethėnės, sepse nė heshtje bashkėbisedon me shikuesin, me kritikėn dhe analistin.

Titulli i ekspozitės “Parimi” fletė shumė, sepse kemi tė bėjmė me artin pamor dhe ky parim e obligon autorin t’i qėndroj besnik, e kjo deri sot mund tė shihet pėrmes punimeve: “Klithma”, “Violina e dėmtuar”, “Kaēat ne kaēube”, “Peizazh Dimri”, “Shtylla elektrike”, “Njeriu i revoltuar”, “Gjeli”, “Figure Femre”, “Shah Mat”, “Violina & Piano” dhe “Shahu ne perspektiven time”, punime qė janė bėrė me pėrkushtim tė matur, intelektual, vendosmėri dhe guxim. Naimi gjatė punės sė Tij studiuese, ka hasur vepra tė tilla tė artistėve, tė cilėt dhe kanė lėnė gjurmė tė pa shlyera nė artin pamor. Kėtu qėndron edhe forca krijuese e Autorit tė kėsaj ekspozite, i cili donė pėr tė sprovuar vetėn, mu nė kėto tema, siē do tė shprehet vet nė “Shahu nė perspektivėn time”. Me kėtė jep pėr tė kuptuar, se si student ka mundur tė marr “Shah Mat”, por jo edhe si krijues.

Artisti i formuar, nė artet pamore, jep pėr tė kuptuar pėrmes punės sė vet, ambientin nė tė cilin jeton, paraqet se ēka i mungon rrethit tė tij dhe me ēka mund tė mburret. Naimit i mungon Violina, mbretėresha e instrumenteve dhe kush do ta vėrejė mė lehtė kėtė, pos artistit? “Violina e dėmtuar” e punuar me pėrkushtim, tė bėnė pėr tė menduar, se gjatė punės sė tij artisti, jo vetėm se ėshtė munduar tė kapi formėn, por Ai edhe duke lėvizur dorėn pėr tė pėrkryer kėtė vepėr, nė tė njėjtėn kohė, duket sikur ka kapur harkun me njėrėn dorė, e me tjetrėn violinėn dhe me gishta i lyp notat, por ajo ėshtė e dėmtuar, prandaj Artisti e nxjerr nė pah dhe kėrkon ndihmė pėr ta rregulluar. Violinės nėse ia bashkėngjit edhe njė instrument tjetėr, do tė bėhet mė e fuqishme, do tė mbulojė gjithė hapėsirėn me tingullin e bukur qė lėshon, por jo edhe tė gjitha instrumentet dhe Naimi pėrzgjedh Pianon. Qė tė dyja, sė bashku, pėr njė kohė e largojnė njeriun nga brengat e jetės, e largojnė njeriun nga zymtėsia, e largojnė njeriu nga vuajtjet dhe i shtojnė dėshirėn pėr tė punuar, qė edhe herėve tjera tė dėgjojė kėto dy instrumente “Violina & Piano”, tė punuara bukur, por sikur presin duart e artistėve pėr t’i akorduar pėr ndonjė simfoni tė maestrove dhe pranė tyre tė jetė edhe tenori pėr ta mbushur plotė gjallėri ambientin.
Naimi e gjen kėtė gjallėri, jo nė amfiteatėr, por nė ambientin e vet, i cili ia pėrkujton ditėt qė vijnė dhe shkojnė, siē do tė shprehet Omar Khajami: “ti shkujdesur, fle e ėndėrron”, prandaj Naimi, jo pa qėllim ka zgjedhur Gjeline dhe atė duke kėnduar. Pėrmes “Gjeli” Autori jep mesazhin bukur tė fortė, pėr tė mos humbur kohėn, nėse dėshirojmė tė lėmė nė trashėgimi punėn tonė pėr brezat qė vijnė. Sepse, pėr kėtė i kemi tė gjitha mundėsi, qė artisti nxjerr nė pah pėrmes “Kaēat nė kaēube”, qė nėnkupton, aty ku gjallon kaēa, mundė tė gjallojnė edhe drunj e bimė, jo vetėm pėr ushqim, por edhe shėruese. Ky ambient qė na paraqet Autori, na del ambient i shėndetshėm, e pse tė mos shfrytėzojmė tė mirat materiale. Punimi me pėrkushtim i kėsaj peme, sikur na shtynė t’i qasemi pėr tė mbledhur kokrrat e saj, qėllim i arritur me mjeshtri.
Sikur ta kishte pėrfunduar vetėm me kėto, nuk do tė kishte kuptim ky cikėl, nuk do tė kishte arritur tė pėrcjell mesazhin e plotė te bashkėbiseduesi, sepse ēdo njeri, edhe Naimin artist, e rrethon edhe njė rreth tjetėr, qė i jep kuptim jetės. E kush mundėt pėr tė anashkaluar femrėn, e cila i jep kuptimin e plotė jetės sė ēdo njeriu, e mos tė flasim pėr artistin, i cili ka nevoja mė tė mėdha, prandaj jo rastėsisht kemi “Figure Femre”, pėrmes sė cilės artisti na pėrkujton fuqinė e saj pėr njeriun, qė nga lindja derri nė vdekje, sepse kjo simbolikė e paraqitur ėshtė plot jetė, nuk ėshtė e lodhur, e dėrmuar, e moshuar, por ajo na paraqitet e fuqishme, qė nėnkupton edhe fuqinė krijuese tė artistit.
Jeta ka edhe probleme tė nduarnduarta. Kėto nganjėherė e bėjnė njeriun edhe tė vuaj, por edhe vuajtja duhet tė ketė madhėshtinė e vet, e jo tė mposhtėsh, sa pėr tė mos u ngritur kurrė. “Klithma” e Naimit, ėshtė klithmė kushtrimi, klithmė pėrballje pėr tė mbijetuar, klithmė pėr tė haprruar edhe mė guximshėm nė jetė, pėr tė mos u mposhtur para asgjėje. Kjo klithmė e Naimit ka edhe tabanin e fort, tabanin Migjenian kur e portreton Malėsorin dhe kjo ngjashmėri mes dy artistėve, nė kohė dhe hapėsira tė ndryshme, na jep pėr t’u thelluar nė analizė, pėr tė nxjerr nga ndėrdija e artistit, pse mu nė kėtė formė na paraqitet “Klithma”? Nga vjen kjo, sa fuqi ka pamja e asaj figure e ngurtėsuar qė i jep me gjithė fuqinė qė ka pėr tu ngritur dhe ecur pėrpara me guxim edhe mė tė madh, me hap edhe mė tė qėndrueshėm drejt qėllimit pėr t’i dhėnė shpirte jetės. Kjo klithmė ėshtė “Njeriu i revoltuar” dhe tė tillė ka mjaft. E kush mund tė ri i qet para gjithė kėtyre problemeve jetėsore, e, tė provokuar nga tė gjithė anėt?! Bashkėdyzimi i kėtyre dy fenomeneve qė paraqitet nė shoqėrinė tonė, qė me mjeshtri e ka bėrė Autori, pėr tė treguar, se klithmat dhe revoltat kanė qenė pėrherė te ne, e do tė jenė edhe mė tej, prandaj duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr t’i dhėnė kahe klithmės dhe revoltės, e cila herė - herė nėpėr kohė ėshtė keqorjentuar. Kėto tė dyja janė paraqitur fuqishėm, sikur se violina dhe pianoja, qė e plotėsojnė njėra tjetrėn. Po tė ishte vetėm klithma apo vetėm revolta, do tė ishim hamendur pėr tė dhėnė mendimin, por kėtė mėdyshje Naimi na e ka hequr, e neve na mbetėt vetėm pėr tė shikuar drejtė e nė thellėsi tė punimit, duke i dhėnė vendin e merituar Autorit.
“Se pas dimrit vjen njė verė” do tė shprehet poeti, ndėrsa Naimi na jep pamjen nė “Peizazh Dimri”, jo pamje e vdekur, edhe pse ėshtė portretuar e acarshme, por njė pamje qė jep pėr tė kuptuar porosinė e lartshėnuar, se pas kėsaj do tė kemi njė pamje jete krejt tjetėr. Ēka e shtyri artistin nė kėtė moshė tė merret me tabllo tė tilla jete, pas gjithė asaj gjallėrie qė na paraqiti nė punimet e veta. Duhet analizuar dhe parashtruar pyetjen, pse nė kuadėr tė kėtij cikli zė vend e veēanta, acari, bora, por kurrė nuk guxojmė tė themi, natyrė e vdekur. Vet ambienti i portretuar jep pėr tė kuptuar, se ata lisa nuk do tė mposhtėn nga asnjė lloj acari, sepse janė rritur nė ambient tė tillė, kanė pėrballur shumė e shumė dimra edhe mė tė ashpėr dhe sot mė lehtė e kanė tė shkundin copėzat e akullit nga degėt e tyre, se tashmė kanė krijuar shtat tė fuqishėm, e, sidomos e lisave halor, qė pėrkundėr pėrpjekjeve nuk arrin asnjėherė t’ia marrėsh gjelbėrimin.
E veēanta e gjithė kėsaj, por qė e rrumbullakon ciklin ėshtė “Shtylla elektrike”, koha e sotme, e domosdoshme pėr tu ngritur nė ēdo profesion, e artistėve iu nevojitet mė sė shumti, se puna e tyre, kryesisht bėhet kur tė gjithė janė nė gjumė apo nė njė vend ku do tė ketė heshtje. Kushte qė i duhen artistit nuk mund tė mendohen pa elektrik, pėr tė qenė nė hap me kohėn, sepse ne shqiptarėt kemi shumė pak kohė dhe kėtė duhet shfrytėzuar me pėrkushtim, pėr tė hyrė nė rrjedha tė jetės, pėr tė hulumtuar bėmat e tė tjerėve dhe kėtė na e mundėson rryma, e artisti ėshtė njė shtyllė qė pėrēon energjinė te tė gjithė, por edhe nė brezat qė do vijnė.
Naimit i dėshirojė suksese nė punėn e mėtejme, tė luaj lojėn e shahut vet dhe tė miklohet nga tingujt e violinės e pianos, pėr tė bartur mesazhin e tė revoltuarit si shtylla elektrike te brezat, pse jo edhe te bashkoheshit?

Prishtinė, 05.12.2014

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 727 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi