Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Viti i mallkuar 1914
Publikuar më 10 dhjetor, 2014 në orën 15:51 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas 100 vjetësh nga masakrat e andartëve Grek mbi popullsinë e Jugut të Shqiperisë, një foto e kriminelëve ndodhet ne Muzeun e Gjirokastrës.
Viti 1914 për shqiptarët nuk mund të cilësohet ndryshe, veçse "viti i mallkuar".Kishte vetëm një vit që ishte krijuar shteti Shqipëtar me luftë te pareshtur të kastës intelektuale të Shqipëtarëve që vepronte nga Stambolli e deri në kryeqytetet e Europës dhe me bekimin dhe mallkimin e superfuqive europiane dhe me gjerë.Pikërisht në atë moment po finalizohej dicka e rëndë për të ardhmen e Shqipëtarëve nën hundën e të gjithëve. Islamizimi qindra vjeçar i bekuar nga Stambolli dhe 'qëndresa' e krishterë tashmë jo më e kontrolluar nga Shqipëtarët por nga Greqia dhe Serbia, bëri që vetëm xhaketën e reckosur, kotheren e bukës dhe gjuhën Shqipe kishin të tyren Shqipëtarët.

Feja i kish ndarë ata dhe kjo e fundit ishte mjeti për t'i përçarë përfundimisht pikerisht në gjenezë të krijimit te tyre si shtet unitar ne Ballkan duke i shtuar këtij istrumenti që ka ndarë botën mbarë dhe krijesa fantazëm sic ishin ato që krijuan fuqitë ballkanike dhe vetë Perandoria Osmane bëri që po çelnin Bajraqet autonome Katolike në Shqipërinë e veriut, shteti Islamik në Shqipërinë e mesme nën flamurin Osmanlli me në krye Shqipëtarin Haxhi Qamilin dhe shteti i Epirit të Veriut me në krye shqipëtarin Jorgji Zigrafo ku ky i fundit ishte një nocion i modifikuar i lashtësisë. Kjo platformë ogurzezë për Shqipëtarët po projektohen në teren që pas marrëveshjes së Shën Stefanit midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë Cariste nga fuqitet Ballkanike.
Për 25 vjet çdo gjë u bë gati që këto gonxhe të zezë të shpërthenin pikërisht në vitin e zi të 1914 kur kryengritjet e stisura nga jashtë-brenda bërën që në pranverë të këtij viti të valvitej në Shqipërinë e mesme flamuri i reckosur i Perandorisë Osmane të gjakosur me gjakun e të krishterëve Shqipëtar dhe në jug flamuri i reckosur te Vorio Epirit i gjakosur me gjakun e muslimanëve Shqipëtar.
Sot pas 100 vjetësh nga 1914-ta elementë që veprojnë në 'qoshe' dhe në mes të 'udhës' së të ardhmes së kombit tonë kanë 25 vjet që punojnë,që Shqipëtarët të valëvitin flamurin e shovinizmit ekstrem Grek, kryengritjen 'Vorio Epiriote' (Agimi i Arte, Mavi etc) dhe flamurin e Terrorizmit Islamik(ISIS), që ka gënjyer tashmë një pjesë të popullit tonë të mohojë të kaluarën, të tashmen dhe rëndon edhe më shumë jetën e çdokujt prej nesh ne te ardhmen.
Sot pas 100 vjetësh të dy këta flamuj të zinj për të ardhmen e Shqipëtarëve,që nuk përfaqësojnë fenë Islame (ISIS),gjithashtu aq më pak historinë e përbashkët vllazërore që në lashtësi midis kombit Shqipëtar dhe atij Grek të cilët janë pjesë e një trungu prejardhjeje (Organizatat Vorio-Epiriote) valviten fshehtas ose dhe hapur ashtu sic ndodh ne muzeun e ri te Gjirokastrës që me paturpësi kriminale u vendos atje ne nentor te 2012. Për vite me radhë janë krijuar 'Heronjt' si Bollano, Gejxh për luftën e Shtetit Ortodoks në jug të Shqipërisë dhe për 25 vjet me radhë i është orfruar dhe premtuar popullit Tosk parajsa në këtë botë me pasaporta,me dhrami dhe me pagëzime që nuni çdo përvjetor të emrit të jep 'rroba, vaj e fasule' tavolinës së varfër të Toskut të mjere.
Në Gegëri për 25 vjet me radhë i është premtuar Parajsa në botën e përtejme duke i thënë me zë të ulët Shqipëtarëve mysliman, luftoni për shtetin islamik dhe merrni 1000$ rrogë, luftoni për Xhihad nga toka e Shamit deri në Malin e Tomorit ku pretendohet të vijë Ushtria e ISIS, dhe kanë krijuar dhe ata 'Heronjt' e tyre, Lavdërim Muhaxherët dhe Shefqet Krasniqët etj. E gjithë kjo ka ndodhur dhe ndodh nën hundën e shqipëtarëve të mirë dhe të këqinj, nën hundën e institucioneve të shtetit sepse kjo e ka një shkak.Shkatërrimi i fesë dhe rrënjëve të saj në 1967 nga sistemi komunist, bëri që në 1990 fetë në Shqipëri i gjeti pa zot dhe në krye e në rangje më të ulta ti kontrollonin jo-shqipëtarët, qoftë fenë Islame dhe atë Ortodokse.
Meftësia e institucioneve shtetërore shqipëtare në këto 25 vjet bëri që gonxhja e zezë e Shqipëtarëve të riçelte pas 100 vjetësh në formë të ndryshme nga ajo e 1914-tes por me të njëjtën përmbajtje. Ne Forumi "Djemtë e Gjirokastrës'' kemi denocuar këtë skenar përgjatë panverës së ketij viti dhe në vazhdimësi duke përkujtuar dhe rindërtuar memorialet e masakrave të kryera në 1914 nga shovinistët Grek, që kanë djegur të gjithë krahinën e jugut nga Gjirokastra në Tepelenë, Përmet dhe Korçë. Memorialet që përkujtonin këto ngjarje jo vetëm ishin harruar por edhe të trasformuara me qëllim. Shembull konkret ishte memoriali i Hormovitëve,
ku në pllakën përkujtimore ishte hequr emërtimi i autorëve të krimit nga institucionet lokale atje. Ky gabim me dashje u rregullua nga ne pikërisht në njeqind vjetorin e fillimit të masakrave në jug të Shqipërisë, në 17 shkurt 1914 ku u shpall kryengritja 'Vorio Epiriote'.
Këto përkujtime dhe rregullime të historisë të transformuara i kemi bërë me ndihmën e komunitetit vendas dhe jo nga Shteti që e ka për detyre ti kryej me të vetmin qëllim që ato barbari të kujtohen dhe të mos ndodhin më kurrë por ne po shikojme ne qarqe te caktura po na i shfaqin kriminelet si heronj neper muze te bera nga vet istitucionet shteterore Shqipetare, por përderisa shikon që 25 vjet lufta tashmë me 'pene' nga qarqet greke dhe me 'pushkën' nga Agimi i Artë dhe Mavi(1994-95) dhe qarqe te tjera te fsheta kanë po të njëjtin qëllim, nuk të ngelet gje tjetër të mendosh veçse shovinizmi Grek po ujit rrënjët e ferrës Vorio-Epiriote. E njëjta gjë po ndodh në Gegëri, lmam të veshur me petkun e besimtarit mërmërisin se lufta e shenjtë për Shtetin islamik në trojet shqipëtare me penë dhe me pushkë të bën që të kujtosh se 1914-ta po rikthehet dhe e gjithë kjo ndodh nën hundën tonë, nën varfërinë tonë.
Fati i shqipëtarëve dhe e gonxhes së zezë të 1914-tës e shpëtoi dikur fillimi i Luftës së Parë Botërore që thau trëndafilin e shkatërrimit kombëtar, por tani pas 100 vjetesh kush do ta thajë trëndafilin e zi të riçelur !!! Kjo detyrë i përket vetëm Shqipëtarëve apo të presim luftën e tretë botërore të fillojë. Ndoshta kjo mund të jetë shpëtimi i Shqipëtarëve ...Ndaj qe ne Forumi "Djemte e Gjirokastës' sot kerkojme largimin e menjehershem te fotografisë qe perkujton kriminelet e 14-tes, qe ne sytë e turisteve që vizitojne muzeun me te ri ne qytetin tonë serviren si heronj.

Albi KOÇI

Gjirokaster

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 754 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi