Me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, në faqen e Internetit të Librit të Kujtimit të Kosovës (LKK) është postuar regjistri i të vrarëve dhe i personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë në periudhën prej datës 01.01.1998 deri 31.12.2000.
Regjistri përmban të dhënat personale mbi 13.517 viktima, datën, vendin e lindjes dhe vendbanimin deri në vdekje përkatësisht zhdukje, datën dhe vendin e vrasjes si dhe të dhënën mbi atë nëse viktima ka qenë civil ose pjesëtar i formacioneve të armatosura.
Të dhënat janë marrë nga LKK, autorë të të cilit janë Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.
Ai është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare, të cilat bazohen në deklaratat e dëshmitarëve dhe të anëtarëve të familjes, të dhënat e FDH-së dhe FDHK-së, në të dhënat nga dokumentacioni gjyqësor raportet mjekoligjore, evidencat e forcave të armatosura, raportet e organizatave joqeveritare dhe mediat, ditarët e luftës dhe dokumentet e tjera.
Sipas të dhënave të bazës së LKK, në datën 7.11.2014, në lidhje me luftën në Kosovë jetën e kanë humbur ose janë zhdukur 13.517 njerëz, dhe atë: 10.792 shqiptarë, 2.197 serbë, dhe 528 romë, boshnjak dhe jo-shqiptarë të tjerë.
Në mesin e atyre që kanë pësuar me vdekje ose civilët e zhdukur, 8.661 janë shqiptarë, 1.197 janë serbë, 447 janë romë, boshnjakë ose pjesëtarë të ndonjë bashkësie tjetër jo-shqiptare.
/koha/ |