Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jo, Serbisë në BE, pa revizionimin e Kushtetutës-njohjen e Kosovës!
Publikuar më 11 dhjetor, 2014 në orën 21:44 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
*** Jo, vazhdim të negociatave serbo-shqiptare midis Beogradit dhe Prishtinës (në asnjë nivel), pa ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë së vitit 2006, sipas së cilës de jure, Kosova figuron si territor i Serbisë! Kësi shembulli absurd antijuridik evropian dhe ndërkombëtar, në shpërputhje me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me dispozitat e Kartës së OKB-së, nuk ekziston në asnjë vend të bashkësisë ndërkombëtare.

*** Andaj, plotësisht, ka të drejtë morale dhe ligjore kancelarja e nderuar gjermane Angela Merkel, që ka kërkuar nga Beogradi zyrtar, ta ndyrshojë Kushtetutën e Serbisë (2006), sepse ajo, jo vetëm që është kërcënim dhe ndërhyrje agresive në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, por edhe shkelje flagrante e normave dhe e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së OKB-së.

Pra, për të shkallmuar këtë non sens juridik ndërkombëtar, dhe padrejtësi të Serbisë ndaj shtetit të ri të pavarur të Kosovës, pa asnjë ngurrim dhe vonesë, do të duhej të mbështetej kancelarja gjermane, Engela Merkel nga ana e BE-s, e NATO-s, e OSBE-së, e OKB-së dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe Serbia nuk do të pranonte ndryshimin e Kushtetutës saj. Vetëm sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare, do ta detyronin Serbinë, që Kosovën ta flakte nga Kushtetuta e saj ekzistuese.

S’ka “Marrëveshje të Brukselit”, pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë

Nëse Beogradi zyrtar dëshiron që Serbia të integrohet sa më parë në BE dhe në strukturat e tjera evroatlantike, si dhe të vazhdojë negociatat me Prishtinën zrytare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën (sipas Marrëveshjes së Brukselit,19 prill 2013, e cila, është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Kuvendi i Serbisë), atëherë, trojka drejtuese e Serbisë, Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiqi (minister i Jashtëm), pikëspari, e ka për detyrë që urgjentisht, të kërkojë nga institucionet përkatëse legjislative shtetërore, të ndryshojnë Kushtetutën ekzistuese në fuqi(2006), në mënyrë që nga faqet e saj, të heqet Kosova si “pjesë territoriale e Serbisë”.

Një ndryshim të këtillë kushtetues, Serbia ka për detyrë, ta përmbushë, jo vetëm ndaj kërkesave të BE-së, por edhe ndaj ndaj OKB-së, si dhe ndaj të së drejtës ndërkombëtare, ku sipas normave dhe rregullave të saj, të gjitha shtetet janë të detyruara që legjislacionin e tyre, ta harmonizojnë në përputhje me obligimet dhe me përgjegjësitë e marra përsipër si subjekte të së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë kuptim të rendit pozitiv juridik ndërkombëtar, Serbia nuk mund të jetë përjashtim e as të konsiderohet si subjekt jurdik ndërkombëtar, as anëtare e OKB-së, as anëtare e OSBE-së, dhe kurrfarë partneri (ekonomik, as politik) i strukturave dhe i institucioneve të BE-së ngaqë pa asnjë të drejtë Kosovën e pavarur dhe sovrane e ka sanksionuar në sistemin e saj juridik dhe kushtetues, edhe pse Kosova është vetëm një shtet i pavarur dhe sovan fqinjë i Serbisë, deri tani, i njohur nga 108 shtete të Kombeve të Bashkuara!? –Kësi shembulli negativ, antiligjor dhe antidemokratik, nuk ka askund në botë!

Sikur Shqipëria të kishte bërë "agresion kushtetues" sikurse Serbia që bëri ndaj Kosovës së pavarur?

Në lidhje me këtë nonsens juridik ndërkombëtar, që Serbia, në kuptimin juridik-kushtetues ka bërë “agresion kushtetues”, duke e “përvetësuar” shtetin e pavarur të Kosovës si “pjesë të territorit të saj”, me të drejtë, shtrohen edhe këto pyetje të pashmangshme:

1) Çka do të ndodhte me Shqipërinë sikur kjo në Kushtetutën e saj ekzistuese (1998), të kishte sanksionuar në preambulën ose në nenet e saj, se “Shumadia serbe është territor i Shqipërisë”?
2) Si do të kishte reaguar Serbia në këtë rast konkret?
3) A do të kishte kërkuar Beogradi zyrtar së bashku me Moskën dhe me Pekinin, sesion urgjent të jashtëzakonshëm të KS të Kombeve të Bashkuara?
4) –Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, a do ta kishte thirrur urgjentisht Këshillin e Sigurimit?
5) A do të kishte reaguar BE-ja?
6) A do të kishte reaguar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?
7) A do të kishte reaguar OSBE-ja?
8) A do të kishte reaguar NATO-ja?
9) A do kishin reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
10) A do të kishin reaguar Kina dhe Rusia?

Përgjigjja është pozitive, PO, me plot të drejtë dhe me arsye, sepse ai do të ishte një akt ilegal rrënimtar për sigurinë, rendin,stabilitetin, drejtësinë dhe vlerat e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, që do të rrezikonte shthurjen e sistemit shtetëror juridik ndërkombëtar.

Andaj, pse në rastin konkret, Serbia nuk thirret në përgjegjësi për të dhënë llogari përpara institucioneve, organizatave dhe faktorëve relevantë të theksuar të bashkësisë ndërkombëtare, sepse me futjen e Kosovës në Kushtetutën e saj (2006) ka bërë shkelje të rëndë dhe të dënueshme të të gjitha normave dhe parimeve të së drejtës pozitive ndërkombëtare ngaqë shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, nuk është më plaçkë koloniale 100-vjeçare (1912-1999) e Serbisë.

De fakto dhe dejure, kjo është arsyeja e qëndrueshme, pse, pa asnjë kusht dhe, pa asnjë hezitim, Serbia, do të duhej të ishte objekt shqyrtimi i OKB-së, i BE-së, i NATO-s dhe i OSBE-së, në mënyrë që ajo të ndëshkohej ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare, sepse vetëm kjo masë preventive juridike ndërkombëtar, do ta detyronte atë, ta ndryshonte kushtetutën ekzistuese të saj. Ndryshe, nëse nuk vjen në shprehje një denoncim i tillë nga bashkësia ndërkombëtare, Serbia kurrë nuk do ta ndryshojë Kushtetutën e theksuar, ku disa faqe të saj, thuhet se “Kosova është Serbi”.

Jo, dialog me Beogradin, pa ndryshimin e Kushtetutës!

Po, pa zgjidhjen e ketij problemi, te gjitha bisedimet e BE-se dhe te Qeverise se Kosoves me Beogradin per normalizimin e marredhenieve dhe per aderimin e saj ne BE, jane te kota, sepse KUshtetuta ne fuqi e Serbise (2006), de fakto dhe de jure, eshte PENEGESA kryesore, qe "ngrin" cdo bashkepunim dhe cdo normalizim te marredhenieve serbo-shqiptare, jo vetem ne relacionin Beograd-Prishtine, por edhe ne ate Beograd-Tirane, sepse Shqiperia e ka njohur Republiken e Kosoves, ashtu sikurse 107 vende te tjera te OKB-se.

Prandaj, nuk ka asnje dyshim se, Angela Merkel (kancelarja gjermane) ka plotesisht qe te kerkoje nga qevira dhe kuvendi i Serbise, ta ndryshojne Kushtetuten e Serbise, duke hequr "klauzolen" famekeqe antiligjore se "Kosova eshte province e Serbise".

Vetëm pasi te ndodhe ky ndryshim i Kushtetus se Serbise, JO vetem Gjermania, por e gjithe BE-ja, do te duhej te hapnin kaptinen e re te negociatave me Beogradin lidhur me aderimin e Serbise ne BE, ndryshe jo, me asnje çmim. Heqja e Kosoves nga Kushtetuta e Serbise, do te shenonte nje hap perpara drejt shpreses se Beogradi zyrtar, do te reviziononte kursin e deritashem politik ndaj Republikes se Kosoves.

Pa ndryshimin e kesaj kushtetute, e cila, do te ishte sinjal i gjleber i politikes dhe i diplomacise serbe drejt njohjes se Kosoves se pavarur, cdo marreveshje politike qofte edhe ne shkalle evropiane dhe nderkombetare e Serbise me Kosoven, do te jete vetem NJE ZERO E MADHE ne akull. Asgje me shume.

Si perfundim, kerkesa e drejte dhe racionale e Z. se nderuar Angela Merkel, unanimisht, do te duhej te mbeshtej nga te gjitha vendet-anetare te BE-se, si dhe nga ana e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, sepse derisa ne Kushtetuten e theksuar te Serbise, thuhet "Kososva eshte e Serbise", ky eshte kercenim direkt dhe indirekt i sigurise dhe i paqes, jo vetem ne rajon, por edhe me gjere, ne Evrope. Per me teper, ky shembull i Kushtetutes se Serbise, eshte i denushem dhe i papranueshem sipas normave dhe rregullave te se drejtes nderkombetare dhe, sipas Kartes se Kombeve te Bashkuara ngase futja e Kosoves si shtet i huaj, i pavarur dhe sovran ne Kushtetuten e Republikes se Serbise(2006) bie ndesh me detyrimet dhe pergjegjesite juridike-kushtteuese të Serbisë (si subjekt juridik ndërkombëtar), të marra përsipër para bashkësisë ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 358 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi