Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjendemi në kurthin e qoftëlargut?
Publikuar më 13 dhjetor, 2014 në orën 19:11 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Ndjenja Kombëtare mblidhet në mendje,” - më tha nëna ime (psikiatër) kur isha fëmijë. “Mendja e shqiptarit është krejtësisht e sheshtë. Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë ndjenjën kombëtare. Në kthim, ata kanë patriotizëm për katundin e tyre”, - vazhdoi babai im (psikolog).

Fuqitë koloniale dhe pushtuesit kanë treguar gjithmonë një aftësi të veçantë për të nxitur ngatërresa në mes individëve dhe grupeve të ndryshme shqiptare.
Tendenca në mesin e shqiptarëve duhet të jetë që të përpiqen për të kuptuar njëri-tjetrin sa më mirë të jetë e mundur. Janë vetëm politikanët oportunist që mendojnë në kategori fisnore, ka njerëz prej tyre të cilët madje kanë studiuar në universitetet evropiane, megjithatë, janë tërësisht të izoluar dhe indiferent nga problemet e popullit të vetë. Ka njerëz që shpesh përbuzin kombin e tyre, dhe për shkak të ambicieve të sëmura politike shfrytëzojnë qëndrimet në ndërgjegjësimin e popullit tonë - për të arritur objektivat e tyre oportune politike dhe të shuajnë etjen e tyre për pushtet dhe dominim politik.
***
Simbolet e vendit gjenden në tekstet shkollore, dhe përmes mësimdhënies në përgjithësi bëhet themeli për një ndjenjë të shëndoshë kombëtare në mesin e brezit të ri. Më e vështirë është për fermerët dhe për disa grupe tjera shoqërore të cilët shpesh jetojnë në izolim, për të ndërtuar një mendim kombëtar. Ata e zotërojnë dhe flasin vetëm dialektin e tyre lokal, as nuk kanë pasur interesim për t'u shqetësuar në lidhje me botën jashtë katundit të tyre.
Por përmes një kohëzgjatjeje të mjaftueshme dhe punë të përpiktë ku bisedat dhe diskutimet që mund të jenë mjete shpëtuese, ne mund të kemi sukses në ndërgjegjësimin e njerëzve të qëndrojnë s`bashku për të fituar betejën kundër së keqes. Ne kemi probleme me krijimin e një ndërgjegjeje të mirëfilltë kombëtare në mesin e shqiptarëve. Por është vet lufta jonë për të përmbushur objektivat në këtë aspekt ajo që përforcon vetëdijen kombëtare. Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupi të cilit i takojnë, e kanë të lehtë për të pranuar idenë se ne jemi një popull, një komb i bashkuar (pa dallime fetare, krahinore, partiake, oxhaqe, bajraqe) që duhet të luftojë për t'i dhënë fund dominimit të së keqes.

Ne nuk duhet të biem përsëri mbi klishetë ose të angazhohemi në aspektin teorik rreth komunizmit të para disa dekadave, imperializmit dhe kolonializmit, por përkundrazi të hymë dhe përqendrohemi në zgjidhjen e rasteve konkrete që na imponon koha. Kohët e fundit ne kemi marrë dëshmi të shumta se ndjenja kombëtare te shqiptarët gradualisht ngjallet.
Unitet kombëtar në luftën kundër shtypësve vendas dhe kolonizatorëve është një shprehje që ne kemi për ta dëgjuar pa pushim në të ardhmen. Me vonesë, por shtypja e egër e politikanëve, qeveritarëve dhe zyrtarëve shqipfolës, veçanërisht ajo e pushtuesve sllavo-ortodoks, do të ndihmoj në zgjimin e ndjenjave kombëtare dhe nevojën për bashkim forcash, Unitetin e të shtypurve.

Problemi me nevojtarët shqiptarë është se ata janë naiv, të pashkolluar, të painformuar, ose të dezinformuar nga “analistët” e shumtë të internetit. Kjo reflekton në psikologjinë e tyre, mendon dhe beson se bashkëngjitja e një të drejte në letër, do të thotë se ajo bëhet realitet.
Ajo që ne i tregojmë popullatës duhet të jetë e vërteta e jo të dezinformojmë kombin të cilit i takojmë. Prandaj, “analistëve” të shumtë, që nga mërzia, brenda 7 ditësh shkarravisin 8 plehra, të cilët edhe kurvat i quajnë punëtore seksi, nuk duhet t`u jepet terren në mediumet e mirëfillta.
A është aq e rrezikshme? - mund të pyesni. Po, kjo do të thotë diçka. Thjeshtimi dhe gjysmë të vërtetat të çojnë në një perceptim të gabuar të realitetit. Atëherë ne jo vetëm që mashtrojmë lexuesit por rrezikojmë edhe zgjedhjen e zgjidhjeve të gabuara.
***
Pasi jemi komb fisnik, nuk do të diskriminojmë as pakicat kombëtare që gjenden në situatën e njëjtë me ne dhe që u bashkohen radhëve tona. Atëherë njerëzit do të kuptojnë se është e mundur për të kultivuar miqësi dhe për të treguar solidaritet me njerëzit e tjerë. Atëherë njerëzit do të qëndrojnë së bashku sikur të kishin të njëjtin atin dhe nënën.
***
Më parë ishim të përçarë për shkak të politikës së okupatorëve: përçajë - e sundo. Më parë ishim të skllavëruar nga pushtues të huaj, veçanërisht nga barbarët osmanlinj (5-6 shekuj), njëqindvjetorin e fundit nga barbarët sllavo-ortodoks dhe grekë. Ata vranë etërit tanë dhe nënat. Prandaj, pasi armët janë forcë dhe ne mund të mbrohemi me armë kundër atyre të cilët duan të na shndërrojnë në skllevër të përhershëm, ne rrokëm armën për të fituar lirinë tonë. Herën e fundit në vitet 1998-2001 kundër gjakpirësve serbo-çetnik dhe të vetëshpallurve “maqedon”. Për fat të keq, pas luftërave, kemi parë dhe ende gjejmë dhe përjetojmë se udhëheqësit tanë, “çlirimtarët”, kanë vrarë të vetët.
***
Edhe pse ne duam të mendojmë se Shqipëria (gjithë trojet shqiptare) është pa klasa, nuk mundemi ta mohojmë të vërtetën se ende jemi një shoqëri e shtresuar. Ne nuk jemi të barabartë. As në aspektin e kulturës, ekonomisë apo përkatësisë etnike.
Shumë injorantë në fakt duan të mendojnë se ata janë më të mirë se të tjerët. Se ata janë të lindur me të drejta dhe privilegje të caktuara, prej të cilave ata në asnjë mënyrë nuk duan që të heqin dorë. Të tillët i pyes: Çfarë njohuri ke ti që të bën të mendosh se ti ke shumë më tepër dituri sesa kundërshtarët tuaj?
***
Ne duhet të respektojmë ligjet, normat dhe atë qeveri që punon për Komb e Atdhe, çfarëdo partie t`i takoj ajo. Por duhet menjëherë të marrim një konfrontim të fuqishme me politikanët, qeveritarët dhe nëpunësit e dëmshëm, veçanërisht me ata që me dekada shesin interesat kombëtare; favorizojnë fqinjët grabitqar në dëm të Shqipërisë. Ata popullatën nevojtare e trajtojnë me nënçmim, indiferencë dhe arrogancë; ata kanë një mungesë ulëritëse të kompetencës dhe nuk tregojnë një gatishmëri për të mësuar nga gabimet e tyre. Dhuna strukturore: Turma neglizhohet nga sistemi. Nëpunësit, personali i shqyrtimit të çështjeve (shqyrtuesit e lëndës) tregojnë arrogancën dhe mohim, heqje dorë nga përgjegjësia, ata bëjnë çka të duan, parregullsia e veprimet e tyre nuk ka aspak pasoja, nuk i përgjigjen askujt për asnjë send. Kur nevojtarët e diskriminuar protestojnë ose ankohen përgjigja e tyre është në stilin: “Nuk është bërë asnjë gabim në shqyrtimin e lëndës tënde, por kjo është për të ardhur keq se ti e perceptosh atë si të gabuar.”
Ty të duhet shumë durim për të mësuar të jesh i durueshëm. Nëse jeni të durueshëm dhe prisni një kohë të mjaftueshme, zakonisht do të ndodhë diçka dhe kjo zakonisht do të jetë diçka që ju nuk e pëlqeni.

Aurel Dasareti
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 560 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi