Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Qeveria në Dimër
Publikuar më 15 dhjetor, 2014 në orën 13:13 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dikur siç dihej kishte Qeveri në Hije, në Diell, në Mërgim, në Azil ...., por me rendësi kemi ekzistuar së funksionuari si shtet, dhe koha e ka dëshmuar se ashtu siç hynë me një punë, ashtu edhe duhet të dalësh për shembull në qoftë se hynë nga dera në një Bar, duhet patjetër të dalish po ashtu nga dera, mundet edhe nga dollapi por kjo është thyerje e rregullave, apo!

Një Qeveri në Dimër, me shumë punë të nxehta në këtë kohë, do ta shkrinë marrëveshjen ndërmjet tyre shumë shpejtë për disa arsye të cilat janë përmendur çdo ditë këtyre mujave të fundit. Para një viti kisha shkruar një letër publike të dashurit ish-Kryeministër Thaçit, saktësisht në muajin mars, dhe atë kohë më thonin disa lexues Iphon-ësh, nuk ka zgjedhje dhe se Kryeministri është, s’ka zgjedhje, etj etj . Mirë shumë, sepse tani vetëm se hija i ka mbetur, por Kryeministri i ri z.Mustafa Thaçi, dëshirojë të mendojë se e ka skanuar gjendjen mirë, përpara se ta gjuan lapsin në letër për të nënshkruar marrëveshjen që lindi nga mosmarrëveshja, dhe për tu bërë bashkë për gjërat që i ndajnë e i kanë ndarë me vite. Ndonjë tellall i tyre do të përgjigjej se; “kjo është politikë dhe nuk mere veshë, ti gja, n’ta“.
a) Tendat që janë afër hyrjes së Kryeministrisë, janë panairi më i mirë në procesin e privatizimit që keni bërë, po ashtu mos të harrojmë së bashku ju, me infrastrukturën “ligjore”, dikur të AKM-së një process i disfunksionimit të ligjeve dhe jo përputhshmërisë së realitetit ekonomik të trashëgurar.
b) Ligji për veteranët e luftës: kur ju ishit shef i opozitës z. Mustafa Thaçi, atë botë nuk u futën një pjesë e Veteranëve të UÇK-së, dhe duke pasur parasysh të tashmën dhe të kaluarën ku; ju dikur ishit Ministër i financave dhe tanimë si Kryeministër si do t’i ndani mjetet për ta, kur edhe ju keni pohuar bashkë me mua se LDK-ja ka qenë dikur si Lëvizje substanca e identitetit politik kombëtar në Kosovë.
c) Amkademia politike; akademikët që janë në qeverinë e Dimrit, vetëm një pyetje kam ”si do ta shpjegoni shtresëzimin kombëtar me Jabllanoviqin me asociacionin sërb të komunave, a ka ardhur koha që t’i lajmë gjynahet sepse Historia jonë është e çuditshme, jemi mes të kaluarës së hidhur dhe të ardhmës aspak premtuese përkundrazi të dyshimtë. A guxon ndokush që t’ia ndalojë listës sërpska që metohinë, ta përmendin vetëm nëpër dasma e jo nëpër përfaqësime të nivelit të lartë politico-diplomatik.
Këtu i dashur professor, populli është ai që të jep notën, këtu s’ka me Rektorin, edhe indeksin nuk ta bënë mallë, kuptohet në qoftë se nuk shkon mbarë e mirë, sepse nuk thuhet kotë që Koha është sikurse shpata, po nuk e shfrytëzove ajo të pretë. - Shqipëtarët jetojnë mes Lindjes dhe Perëndimit, edhe pse Dielli për ne lind kah Perëndimi duam të na bindësh që zhagëmajtësit e tu, nuk do të flasin se si mirren vendimet dhe akoma pa kaluar viti, çdo njeri nëpër çajtore e di se si funksionon Shteti. Mos e bë shtetin e zyrën të quhet e; balldëzkave, nipave, ka kontribu për parti ..., por bëne që qytetarët ta ndiejnë vetën shtetas sepse kur një qytetar nuk e ndien vetën si qytetarë, as shteti nuk ekziston për të, e ke shembullin e freskët në relacion Subotic-Budapest- Marsej. Sepse gjatë këtyre viteve asnjë problem nuk e keni zgjidhur që nga fillimi e deri në fund, vetëm se keni kaluar nga problemi në problem, nga të gjitha partite politike dhe kjo quhet paqartësi politike, këtu s’ka të majtë e të djathtë.
Në fund, gabimet e një injoranti në politikë nuk diskutohen nga njerëzit që diskutojnë për idetë, por urojë kurrë të mos ndodhe, që gabimi nga akademikët të jetë akademik, sikurse i një akdaemiku të famshëm që një ditë tha; “jam i nominuar nga Oxford”, dhe aty mendojmë se vetëm filloi gabimi i tij të ujitet. Mua e shumë të tjerë na ke për të të kritikuar, mos na kurse sepse kritika ndërtuese nuk është shkatërruese por është gratis, të na rrojë partia “vdekje imperialistëve”, apo siç thuhet se nuk e kam përjetu këtë kohë.
Unë shkruaj e flas sepse po nuk i’a qëllova do ta ndërrojë fletën dhe do ta ngadalësojë lapsin, ndërsa ju mendoni mire sepse kur të vendosni nuk keni kohë të mendoni prapë, keni pasur kohë para Dimrit për të menduar, apo shumë shpejtë do të përfundoni me turp.
Gëzuar për ju!

Kastriot Bushi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 546 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi