PËR T´U BËRË KRYEMINISTËR ISË MUSTAFA, TË GJITHË JANË FAJTORË "NGAPAK"!!! |
Publikuar më 15 dhjetor, 2014 në orën 13:21 ( ) |
Fadil Shyti | Opinion | |
|
|
Ruaje punën pa u bë, se kur të bëhet mos bë zë” ! (Populli).
Për të kapur majën e pushtetit si Kryeministër i Kosovës, "sovrane", Isë Mustafa, ish- bashkëpunëtori i S. Milloshevqit,
-përgjegjësi morale kanë jo vetëm ajo pjesë e popullit që e votoi LDK-n e “famshme” partinë simotër të LKJ-s, pra i votoi "më të mirët" alias më të këqijtë; dhe PDK-n, me renegatin e luftës çlirimtare, në krye, H. Thaçin, por "merita" kanë edhe Demaçi e Qosja!!!
-Poashtu, këto "merita", i kanë edhe shumë të tjerë veprimtarë atdhetarë, me apo pa parti që gjallojnë si akademikë të Kosovës po madje edhe të Shqipërisë Londineze.
Po, përse them kështu?!
Them, sepse pothuajse secili në mënyrën dhe stilin e vet "politik dhe diplomatik", popullor dhe stilistik, herë direkt e herë indirekt e kanë përkrahur Hashim Thaçin.
A ju kujtohet se, kur Albini me VV shkonin fytas në Kuvendin e Kosovës, për të penguar RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES TRADHTARE , të Thaçit & CO, me Serbinë; Adem Demaçi dilte në RTK-ën dhe deklaronte:
"Prej më të këqijve, Hashimi, është më i miri"!!!
Ndërsa, për Albinin thoshte disi me ironi thoshte: "Albini, është djalë i mirë, por po donë me u bë më i mençuri prej nesh"!!!
-A ju kujtohet pastaj kur Qosja, jo rrallëherë e ka sulmuar Albinin dhe VV; madje, pa asnjë arsye konkrete , për gabimet e tyre, pra, krejt në mënyrë të paargumentuar; -duke i krahasuar padrejtësisht, si "parti simotra me LDK-n", apo disi ashtu ngjashëm...
-Mua, më kujtohet që vetëm para dy muajsh (mësa më kujtohet) këtu në FB, e pata bërë një reagim ndaj Qosjes për këtë barazim të padrejtë të tij, ndaj Albinit dhe VV !
Albinin, e quante radikal majtistë, e të tjera akuza krejt të baza!...
Ndërsa, ish- Kryeministrin, Hashim Thaçi e konsideronte si të pagabueshëm!!!
-Do të dëshiroja ta përfundoj këtë përsiatje me një fj, të urtë popullore:
"Kush është nën pemë, ai mesiguri merr më shumë nga të tjerët"!...
-Si duket, kohëve të fundit, Demaçi dhe Qosja janë futur nën hijet e "pemëve" të Qeverisë së Hashimi,-prandaj, herë-herë "po ia heqin ndonjë fletë" asaj "peme" të zhytur nga krimbat, por pa ia prekur degët as trungun e kalbur, jo se jo!!!
Po, politikanët, diplomatët, akademikët me parti apo të pa parti të Shqipërisë Londineze, pse heshtën përballë të gjitha këtyre katrahurave , atyre gabimeve dhe lëshime politike dhe diplomatike që i bëri Hashimi & Co në dialog me Serbinë e të tjera?!!!
Për më tepër e më keq , këta z, u vunë në garë kush prej tyre më parë po i përkrahë këto prapakthime që po i bënte klasa politike sunduese e Prishtinës?!!!
Gjithashtu, nuk munguan as “isot” që ua bën politikanëve “kosovarë”, për këto dështime përballë Serbisë, aleatëve të saj në Europë dhe Rusisë...
Tashi, kur fitoi “Putini kosovar”, Isë Mustafa postin, pa hezitim të gjithë mjeranët dhe mjeranet që i kishin shërbyer me heshtje fitores së tij, e uruan si në kor!!!
Kurrë nuk do të dëshiroja të ngjante kështu!!!...
13. Dhjetor. 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
2,066 herë
|
|
|
|
|
|
|