Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Karriera politike e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa gjatë regjimit komunist
Publikuar më 15 dhjetor, 2014 në orën 15:07 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ҫfarë koincidence!!! Më 8 dhjetor 1989 Isa Mustafa betohet në cilësinë e Ministrit në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës (organ ekzekutiv Millosheviqit) para Rrahman Morinës - ndërsa më 8 dhjetor 2014 betohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në cilësinë e Kryeministrit!!!

("Diferencimi ideo-politik" i komunistëve shqiptarë që u solidarizuan me kërkesat e minatorëve dhe ngritja e pozitës së Isa Mustafës në organet ekzekutive të Kosovës, pas suprimimi të autonomisë së Kosovës nga Serbia!!!) - Pas Mbledhjes së Kuvendit të Kosovës më 23 mars 1989, ku "delegatët" miratuan ndryshimet në Kushtetutën e RS të Serbisë, për bërjen e "Serbisë unike" dhe suprimimin e Autonomisë së Kosovës, më 1 prill 1989 - Komiteti Krahinorë i Lidhjes Komuniste të Kosovës mbajti një plenum, dhe duke u bazuar në situatën e krijuar pas miratimit të Kushtetutës së Serbisë dolën me qëndrime substanciale për "diferencimin ideo-politik në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë" dhe si kriter themelor për diferencim u përcaktua qëndrimi i organeve partiake, i funksionarëve veç e veç, i delegatëve dhe i shërbyesve tjerë të regjimit "ndaj tubimeve dhe demonstratave të shqiptarëve që u mbajtën në nëntor 1988, ndaj grevave të minatorëve të Trepçës dhe ndërprerjeve të punës në shkurt 1989, si dhe ndaj demonstratave të nacionalistëve e separatistëve shqiptarë në mars 1989" .

Në këtë kuadër, Kryesia e Kuvendit të KSA të Kosovës në mbledhjet e 3 e 8 majit 1989 shqyrtoi obligimet dhe detyrat e veta mbi realizimin e diferencimit ideo - politik, në nivel të Kuvendit të KSA të Kosovës, të Këshillit Ekzekutiv dhe në organet dhe organizatat krahinore të administratës dhe i obligoi ato institucione e organe që në afatin sa më të shkurtër të bëjnë diferencimin ideo - politik dhe të punës. Ndërkaq nga baza deleguese kërkoi "ndërmarrjen e masave ndaj delegatëve në Kuvendin e Kosovës, të cilët nuk i kishin respektuar qëndrimet e bazës lidhur me grevën e minatorëve në Stari - Tërg, Kishnicë e Novobërdë, duke u përpjekur për miratimin e kërkesave të grevistëve në kundërshtim me qëndrimet e organeve më të larta partiake e të organeve e organizatave të Kosovës për dhënien e pëlqimit të amandamenteve në Kushtetutën e Serbisë". (N.Gjeloshi, 108 - 109)

Dhe në këto zhvillime, diferencimet politike u zbatuan në të gjitha organet dhe institucionet në Kosovë, madje këto masa u shtrinë edhe në të gjitha institucionet shkollore e akademike dhe në ndërmarrjet ekonomike, në të cilat prej kohësh ishin vënë masat e dhunshme! Ta zëmë, në Organizatën e Lidhjes Socialiste të Popullit Punonjës të Kosovës (LSPPK) që prej organizatave lokale të fshatrave, konferencave komunale e deri te nivelet më të larta të kësaj organizate diferencimi ideo-politik përfshiu afro 700 kuadro, ndërkohë që kryetari krahinor i LSPP’së Daut Jashanica, u avansua edhe në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë.

Si rrjedhim, nga ky diferencim gjithëpërfshirës e pësuan të gjithë ata komunistë (nga radhët e shqiptarëve) që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesat e minatorëve dhe nuk pranuan ndryshimet kushtetuese në favor të "Serbisë unike", ndërkohë që komunistët tjerë që i mbetën edhe mëtutje besnik politikës antishqiptare të ndërtuar nga KQ i LKJ’së së Serbisë në krye me Sllobodan Millosheviqin, u avansuan në pozita më të larta të pushtetit! Në mesin e atyre komunistëve që u ngritën në pozita më të larta të pushtetit ishte edhe ISA MUSTAFA, kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Prishtinës 1986 - 1988 dhe "drejtor i Entit Krahinor të Planifikimit Shoqëror"!

Ngritja e pozitës së Isa Mustafës në organet ekzekutive të Kosovës, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia!!!

Në biografinë e Isa Mustafës, të botuar në portalin e Komunës së Prishtinës, thuhet se: "Ekspertizën profesionale e filloi nga viti 1974 si pedagog në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë ka qenë edhe kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës (1984-1988), dhe “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës dhe ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës (1991-1999)”... Si duket shoku Isa Mustafa ka harruar se ka qenë edhe "Sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor-teknik me botën", në Këshillin Ekzekutiv të KSA të Kosovës në krye me Jusuf Zejnullahun, i cili u formua në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës - më 4 dhjetor 1989!

SI U ZGJODH ISA MUSTAFA 'SEKRETAR KRAHINOR PËR ZHVILLIM, SHKENCË, INFORMATIKË DHE BASHKËPUNIM SHKENCOR - TEKNIK ME BOTËN' NË KËSHILLIN EKZEKUTIV TË KSA TË KOSOVËS (DHJETOR 1989) PAS RRËNIMIT TË AUTONOMISË SË KOSOVËS NGA SERBIA!!!

Dihet mirëfilli se gjatë verës së vitit 1989 pasi u bë diferencimi ideopolitik dhe spastrimi në të gjitha nivelet e pushtetit në Kosovë, në vjeshtën e atij viti u organizuan zgjedhjet e reja. Bartëse e organizimit të zgjedhjeve ishte LSPP’ja, pikërisht ajo organizatë masovike e cila ishte nën kontroll të plotë të RS të Serbisë, ndërsa për përzgjedhjen e kuadrove për vendet kyqe të pushtetit ishte themeluar formalisht "Këshilli Koordinues për Kuadro" të cilin e përbënin njerëzit më të besuar të regjimit serbë. Gjatë nëntorit të vitit 1989 strukturat e KQ të LK të Serbisë që drejtoheshin nga Sllobodan Millosheviqi u angazhuan maksimalisht që përmes këtij "këshilli për kuadro", për funksionet më të larta politike në Kosovë të zgjidhen ata komunistë që për tetë vjet e gjysmë pas demonstratave të pranverës 1981, ishin dëshmuar në realizimin e platformave të KQ të LKJ’së për Kosovën, në ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova, në luftimin e "nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptarë" dhe si të tillë ishin bërë farkues të "vëllazërim - bashkimit"!!!

Pas zgjedhjeve të mbajtuar në vjeshtën e vitit 1989 në Kosovë, më 4 dhjetor u konstituua Kuvendit i ri i Kosovës ku u zgjodhën organet drejtuese në të gjitha nivelet e pushtetit. Në këtë mbledhje shoku ISA MUSTAFA u zgjodh "sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën" në qeverinë e re që quhej "Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të KSA të Kosovës".
Këtë ngjarje e ka pasqyruar gjithanshëm gazeta "Rilindja", ditë e martë - 5 dhjetor 1989, në artikullin me titull: “Demokratizimi i madh i politikës së kuadrove”.

Rilindja në këtë artikull, shkruan:

"Në mbledhjen e përbashkët të tri dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës, të mbajtur me datë 4 dhjetor 1989 (e hënë) u bë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhja e kandidatëve për funksionet më me përgjegjësi - të kryetarit të Kryesisë dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të Kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe të delegacionit të KSA të Kosovës në Dhomën e Republikave dhe të Krahinave të Kuvendit të RSFJ’së”.

Daut Jashanica, Kryetar i Konfrencës Krahinore të LSPP (dhe i avansuar në postin e delegatit të Kuvendit Federativ të Jugosllavisë), në mbledhjen e 4 dhjetorit 1989, tha: „duke u përcaktuar struktura nacionale, në bazë të propozimit inicial të Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kuvendit të KSA të Kosovës si dhe në bazë të qëndrimeve të Këshillit Koordinues për politikën e kuadrove të Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës, Kryesia e Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës si bartëse e konsultimeve, ka inicuar procedurën e propozimit dhe të evidencimit të kuadrove të mundshme për zgjedhjen e kryetarit dhe të anëtarëve të Kryesisë së KSA të Kosovës, të kryetarit të dy nënkryetarëve dhe të kryetarëve të dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës.“ (Rilindja, 5 dhjetor 1989)

Me rastin e propozimit të kandidatëve të mundshëm për funksionet e përmendura dhe me rastin e zgjedhjes së tyre, LSPP e Kosovës si dhe subjektet e tjera shoqërore në Krahinë, kanë bërë përpjekje që në të gjitha fazat të propozohen më shumë kandidatë për funksionet më me përgjegjësi që për to të propozohen kuadrot, të cilat në periudhën e deritashme janë dëshmuar luftëtarë të denjë për realizimin e politikës së LK të Kosovës, të LK të Serbisë dhe të LKJ, kuadrot që gëzojnë besimin e pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe kombësive, individët që në aktivitetet e deritashme kanë luftuar me vendosmëri kundër të gjitha dukurive të nacionalizmit, e në radhë të parë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar, për ndaljen e shpërnguljes së serbëve e të malazezve nga Kosova dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në Kosovë, kuadrot të cilat me cilësitë e veta personale garantojnë se do të jenë të suksesshme në kryerjen e funksioneve që u besohen.“ (Po aty)

Duke u nisura nga këto premisa, në mbledhjen e Kuvendit të KSA të Kosovës, Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës u zgjodh Isen Kajdomçaj, Kryetar i Kuvendit të KSA të Kosovës, Gjorgje Bozhoviq, ndërsa Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës u zgjodh Jusuf Zejnullahu. Sekretar krahinor i Punëve të Brendshme u emrua përsëri Jusuf Karakushi, mr.Rifat Zulfiu u emrua sekretar krahinor i Judikaturës, Shefqet Cana sekretar krahinor i Financave, Radman Milosavleviqi sekretar krahinor për Ekonomi, Lekë Berisha sekretar krahinor për Bujqësi dhe Pylltari, Selajdin Skeja, sekretar krahinor për Komunikacion dhe lidhje, dr.Muhamet Bicaj u emrua sekretar krahinor për Arsim dhe Kulurë, Lekë Vuksani sekretar krahinor për Punë, Shëndetësi dhe Politikë Sociale, dhe për çështjet e luftëtarëve e të invalidëve, Radovan Vujoviqi, sekretar krahinor për Urbanizëm dhe Çështje Komunale-Banesore dhe mr.ISA MUSTAFA, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor - teknik me botën. (Rilindja, e martë 05. XII. 1989).

BETIMI I ISA MUSTAFËS PARA RRAHMAN MORINËS (MË 8 DHJETOR 1989)!!!

Pas konstituimit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës, më 8 dhjetor (1989) Isa Mustafa dhe anëtarët tjerë të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (KEK), dhanë betimin solemn. Për ceremonin e betimit nga Isa Mustafa me shokë, ka shkruar edhe gazeta “Rilindja”, në artikullin me titull: "DJE DHANË DEKLARATËN SOLEMNE ANËTARËT E RINJ TË KEK. KËSHILLI EKZEKUTIV - ME PROGRAM TË DALJES NGA KRIZA".

Akti i betimit u bë para Kryetarit të Kuvendit të KSA të Kosovës Gjorgje Bozhoviq, Kryetarit të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës Rrahman Morina, Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës Isen Kaldomçaj, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Hysamedin Azemi dhe Kryetarit të KK LSPPK Daut Jashanica. Isa Mustafa dhe të tjerët me këtë rast u betuan se do të angazhohen në luftimin e "nacinalizmit dhe seperatizmit shqiptar dhe kthimin e serbomalazezëve të shpërngulur nga Kosova" si dhe në zbatimin e Kushtetutës së re të Republikës së Serbisë, që u finalizua më 28 mars 1989 në Beograd nga nomenklatura politike serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin.

Në dhjetor 1989, derisa Isa Mustafa ishte pjesë e regjimit komunist të Millosheviqit, në Prishtinë ishin bërë të gjitha përgatitjet për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të asaj LDK’je ku Isa Mustafa sot është Kryetar dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, në koalicion me PDK'në! Dihet mirëfilli se LDK’ja u themelua me 23 dhjetor 1989 (vetëm 14 ditë pas dhënjes së betimit të Isa Mustafës përpara Kryetarit të KK të LK të Kosovës - Rrahman Morina!). Themeluese e LDK’së, ishe 'elita intelektuale' shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ’së dhe njerëz me pozita të ndryshme pushtetore. Pra, ishte pikërisht ajo elitë intelektuale e cila gjatë viteve të 70’ta e 80’ta, duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte vënë nën kontroll të plotë edhe institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë!

Edhe pse Isa Mustafa me Ibrahim Rugovën në këtë periudhë (dhjetor 1989) i përkisnin "dy taborreve të kundërta", angazhimet e tyre politike pothuajse ishin të njejta, si Këshilli Ekzekutiv i Kosovës (ministër i së cilës ishte Isa Mustafa) ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK’ja (kryetar i së cilës ishte Ibrahim Rugova) ishin kundër protestave të shqiptarëve dhe angazhoheshin me përkushtim të madh për stabilizimin e situatës, edhe pse Kosova dhe populli Shqiptarë ato ditë jetonte në gjendje të jashtëzakonshme dhe hiqte të zitë e ullirit nga çizmja ushtarke - policore e Sllobodan Millosheviqit!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 2,778 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi