Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PPD: Komunikatë për mediumet
Publikuar më 15 dhjetor, 2014 në orën 15:38 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia për Prosperitet Demokratik me një vëmendje të posaçme i ndjek hutitë që ministri Abdulaqim Ademi i plason në opinion në lidhje me të ashtuquajturin test ekstern të konvertuar tashmë në provim shtetëror.

PPD konstaton se Konferenca e djeshme për shtyp e ministrit si dhe propozimet e tia për reforma të cilësisë në lëminë e arsimit sipëror mund të hynin në librin e Ginisit si budallallëqet më të mëdha botërore të thëna nga një ministër i arsimit.
Në lidhje me përpjekjet e ministrit për ngritjen e cilësisë në arsim PPD-ja konsideron se nuk mund të luftojnë për cilësi ata të cilët me vite kanë krijuar kaos të vërtetë në arsimimin sipëror ( siç ka qenë rasti me kuadrot e BDI-së )duke e vënë USHT dhe institucionet tjera arsimore nën prangat e survejimit partiak, duke diplomuar një kategori studentësh pa asnjë kriter por vetëm me dekrete, duke punësuar si ligjërues kuadro familjare dhe të paafta.

PPD i rikujton opinionit se çeta e lartë udhëheqëse partizane e BDI-së e filloi karierën politike me shkolla të mesme dhe sot pas më tepër se një dekade shumica prej tyre madje edhe kanë doktoruar kush në Qafë të Thanës e kush në Qustendil,dhe një pjesë edhe kanë ligjëruar pa asnjë titull shkencor.
Në lidhje me themelimin e Akademisë së mësuesisë PPD konstaton se kjo ide është edhe një dështim i rradhës i BDI-së i cili e zhvlerëson në tërësi arsimimin sipëror. Si është e mundur të besojë ministri se një shkollë nate në kohëzgjatje prej 8 muajsh do ti aftësojë mësuesit të marrin titull mësues, mësues mentor apo këshilltar kur këtë nuk do të mund, sipas ministrit, ta bëjë shkollimi sipëror katërvjeçar?
PPD konsideron se ideja e krijimit të Akademive është krejtësisht e dështuar.
BDI kështu e nisi në vitin 2002 kur zavendësi i Kryeministrit Musa Xhaferi pat konstatuar se shqiptarët nuk kanë kuadro dhe nuk janë të aftë dhe për tu bërë administratorë dhe për këtë do të duhej të kalojnë provimet në Akademinë e administratës.

Rezultati i gjithë kësaj ishte punësimi shtesë i disa ligjëruesve të padije partiakë dhe humbje kohe i administratorëve dhe harxhime të tepërta të parave.
Idenë për Akademi ministri Ademi sigurisht se mund ta ketë marrur edhe nga Akademia për gjykatës për të cilën thuhet se krijon kuadro me dije amerikane e evropiane në kohën kur gjyqësia është lëmia më e përfolur për të keq në Raportet e BE-së për Maqedoninë.

Në fund PPD e rikujton ministrin Ademi se cilësia në arsim nuk rritet me liçenca të lëshuara nga nomenklaturat partiake, por duke e rritur mbështetjen ekonomike për arsimin në tërësi, duke e përmirsuar statusin e arsimtarëve në shoqëri, duke mos i nënçmuar ata me lloj-lloj dënimesh të kota. Cilësia nuk mund të rritet kur mësimi në shumë shkolla zhvillohet në mësojtore në mes të dimrit akull të ftohta dhe me 42 nxënës në klasë por duke i respektuar standardet evropiane, pjesë e së cilës synojmë të bëhemi.

Zyra për informim e PPD-së

Tetovë, më 15 dhjetor 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 373 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi