Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTERVISTĖ E JUSUF GĖRVALLĖS PĖR GAZETĖN GJERMANE “TAGISCHE ZEITUNG”, 20 JANAR TĖ VITIT 1982
Publikuar më 17 dhjetor, 2014 nė orėn 01:13 ( ) Faridin Tafallari | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
ASHTU SIĒ KAM QENĖ, JAM DHE DO TĖ JEM DERI NĖ VDEKJE SHOKU BESNIK I IDEALIT TĖ JUSUFIT TĖ MADH, ASHTU SIĒ JAM PĖRPJEKUR E KAM SHKRUAR, DO TĖ VAZHDOJ TĖ LUFTOJ ME TĖ GJITHA MUNDĖSITĖ DHE AFTĖSITĖ E MIA, PĖR TĖ SJELLĖ, ME FAKTE DHE ARGUMENTA KONKRETE, FIGURĖN REALE TĖ LISIT JUSUF GĖRVALLA! KUSH ISHTE DHE CILI QE IDEALI I LUFTĖS DHE PĖRPJEKJEVE TĖ JUSUFIT, DERI NĖ FLIJIM, ME VĖLLANĖ DHE SHOKUN E TIJ TĖ IDEALIT,NĖ ATĖ 17 JANAR OGUREZI TĖ VITIT 1982!?

NĖ GAZETĖN GJERMANE “TAGISCHE ZEITUNG”, MĖ 20 JANAR TĖ VITIT 1982 U BOTUA NJĖ INTERVISTĖ E JUSUF GĖRVALLĖS, INTERVISTĖ, TĖ CILĖN KJO GAZETĖ, JA KISHTE MARRĖ TRIMIT JUSUF GĖRVALLA DY VITE MĖ PARĖ, POR QĖ DERI ATĖ DITĖ NUK ISHTE BOTUAR, INTERVISTA, PĖR TĖ CILĖN E KISHTE VĖNĖ NĖ DIJENI EDHE ENVER HOXHĖN, DHE KU BASHKĖNGJITUR ME INTERVISTĖN, GAZETA GJERMANE E BERLINIT, NJOFTONTE LAJMIN OGURZI PĖR VRASJEN E TRE YJEVE TĖ PAVDEKĖSISĖ!!! NĖ KĖTĖ INTERVISTĖ FLET JUSUF GĖRVALLA! FLET IDEALI I LUTĖTARIT PĖR LIRI! FLET LUFTĖTARI I BASHKIMIT KOMBĖTAR, I BASHKIMIT TĖ TROJEVE SHQIPTARE ME SHQIPĖRINĖ AMĖ!

CILIDO QOFTĖ, QĖ MUNDOHET TĖ TJETĖRSOJĖ IDEALIN DHE FIGURĖN E TIJ, DO TĖ MPOSHTET NGA VETĖ FJALA E THĖNĖ DHE E SHKRUAR E JUSUF GĖRVALLĖS, NGA VEPRA E TIJ E PAMOHUESHME!
LISAT I KANĖ RRĖNJĖT E FORTA! LISI JUSUF GĖRVALLA I KISHTE RRĖNJĖT E THELLA NĖ KOSOVĖN E TIJ, NĖ KOMBIN E TIJ, NĖ MBARĖ SHQIPTARINĖ...E ASKUSH, AS DJE E AS SOT, NUK MUND TĖ MATET ME TE!!!

REGJIMI TITIST EKSPERIMENTONTE DISKRIMINIMIN NĖ KOSOVĖ

Mė 1946 Jugosllavia e ndaloi pėrdorimin e flamurit shqiptar nė emėr tė “Internacionalizmit Proletar”. Mė 1968 nė Kosovė pati trazira studentore, tė cilat vėrtetė kanė arritur ca suksese. Gazeta alternativa politike e Berlinit “Tagishe Cajtung” mė 20 janar 1982, nė gjithė faqen e saj tė shtatė, botonte lajmin pėr vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gėrvallės e Kadri Zekės, si edhe njė intervistė me Jusuf Gėrvallėn, intervistė, tė cilėn kjo gazetė e kishte bėrė dy vjet mė parė, por qė nuk e kishte botuar deri mė kėtė datė.

Nė tekstin hyrės tė intervistės redaktori i gazetės “Tagishe Cajtung” ndėr tė tjera shkruan: “...Regjimi me dorė tė gjatė... Jusuf Gėrvalla bashkė me tė vėllanė ishin anėtarė tė Lėvizjes Ēlirimtare tė Kosovės.Ai erdhi nė fillim tė vitit 1980 nė redaksinė e gazetės sonė nė Shtutgart me qėllim qė, tė na informonte pėr Lėvizjen Shqiptare pėr Pavarėsi nė Kosovė.

Jusuf Gėrvalla ishte arratisur nga Kosova, aty nga mesi i dhjetorit tė vitit 1979. Vėllai i tij, Bardhoshi jetonte nė Republikėn Federale Gjermane qysh nga viti 1974. Ai punonte si punėtor social nė Arbeiter Wohlfart nė Ludvigsburg.

Pasi Jusuf Gėrvalla nuk e dinte fare gjermanishten, pėrktheu vėllai i tij. Ne bėmė njė intervistė prej katėr orėsh, ku ata me durim shpjeguan gjendjen nė Kosovė. Ata e dinin se, regjimi jugosllav ka dorė tė gjatė, prandaj pyetėn nėse “Tagishe Cajtung” ėshtė gazetė e pavarur, qė nuk ia varė asaj dore tė zgjatur. Pastaj Jusuf Gėrvalla na foli pėr biografinė e tij. Ai e paraqiti veten si letrar, i cili ka qenė i punėsuar nė njė gazetė shqipe nė Jugosllavi. Jusuf Gėrvalla ka botuar tri vėllime me poezi dhe ka bėrė pėrkthime tė shumta nga gjuha serbokroate nė gjuhėn shqipe. Sipas tė dhėnave tė tij, ai ka qenė i aktivizuar qė prej pesė vjetėsh, nė Lėvizjen Ēlirimtare nė Kosovė. Ai qe arratisur gjatė njė fushate tė burgosjeve nė kėtė rajon. Vėllai i tij ishte arrestuar nė Pejė mė 15 dhjetor 1979, pėr shkak tė “veprimtarisė kundėrpopullore”. Banesa e Jusufit nė Prishtinė nė tė njejtėn kohė u bastis nė mungesė tė tij. Ai thoshte se, shėrbimi sekret jugosllav gjatė viteve tė kaluara e kishte marrė disa herė nė pyetje, duke provuar ta detyronte pėr bashkėpunim.

Jusuf Gėrvalla arratiset nė Gjermani dhe paraqet kėrkesėn pėr azil. Ndėrkohė janė shpeshtuar arrestimet nė Kosovė. Jusufi fliste pėr njė shifėr prej 2000 tė burgosurish, qė ne na dukej atėherė e pabesueshme pėr ēka ndėrkohė ėshtė vėrtetuar. Nė kėta dy vjet gjendja nė Kosovė ėshtė ashpėrsuar shumė. Janė bėrė burgosje masive, ėshtė vendosur gjendja e jashtėzakonshme. Gjatė kėsaj kohe Bardhosh Gėrvalla kishte shkuar nė qendrėn sociale nė Shtutgart, pėr ta lutur atė, qė tė lajmėrojnė, pėr njė demonstratė solidarizuese pranė Entit pėr Rendin Publik.

Bardhosh Gėrvalla e ndjente veten gjithnjė tė pėrndjekur nga Shėrbimi Sekret jugosllav. Gjatė demonstratės, sidomos kah dritaret e konsullatės jugosllave u bėnė me zell fotografi. Por edhe nė rrugė nga shumė janė parė shumė fotografė duke fotografuar. Kur demonstruesit provuan t’ua nxirrnin filmat nga aparatet fotografėve, ndodhėn zėnka dhe arrestime nga ana e policisė. Edhe Bardhosh Gėrvalla ishte njėri nga tė arrestuarit.

Jusuf Gėrvalla dhe vėllai i tij e vlerėsonin gjendjen e popullsisė shqiptare nė Jugosllavi si gjendjen e njė populli tė mjeruar, i cili lufton pėr liri si popujt e tjerė tė botės. Jusufi donte ta njoftonte opinionin nė Republikėn Federale Gjermane pėr kėtė luftė.

Ai bashkė me tė vėllanė dhe tė njohurin e tij janė vrarė. Ēdo gjė flet se, kėtė vrasje do ta ketė bėrė Shėrbimi Sekret Jugosllav...” thuhej nė kėtė hyrje tė kėtij artikulli, tė emituar mbrėmė nė radion “Dojēe Vele”, ku nė vazhdim tė tij jepet edhe njė intervistė e gjatė, e botuar mė 20 janar 1982 nė gazetėn alternative politike “D. Cajtung”.

INTERVISTA:

*Ju keni bashkėpunuar me njė organizatė ilegale tė“minoritetit shqiptar” nė Jugosllavi, nė Lėvizjen Ēlirimtare. Si paraqitet puna e kėsaj organizate pėrgjithėsisht?


Jusuf Gėrvalla: Lufta ka disa faza. Fillimisht kemi tė bėjmė me njohjen e historisė dhe me njohjen e sė vėrtetės. Hapi tjetėr ėshtė qė, kėto njohuri t’i pėrhapim nė popull. Kjo ėshtė faza e iluminizmit pėrmes trakteve, gazetave, parullave e nė mėnyra tė tjera.

Nė fazėn e dytė shumėēka mvaret nga relacionet nė botė, nė Evropė dhe nė vend. Faza e dytė pėrmban luftėn e armatosur. Siē duket kalimi nė tė po pėrshpejtohet, pėr shkak tė terrorit tė sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar. Por nė kėtė moment ende nuk jemi tė pėrgatitur pėr kėtė.

*Ēfarė mbėshtetje ka kjo lėvizje tek “pakica shqiptare”?

Jusuf Gėrvalla: Ėshtė shumė vėshtirė tė jepen Shifra konkrete. Por mund tė thuhet se shumica e popullit shqiptar qėndron pas qėllimeve tė kėsaj lėvizjeje por, askush nuk deklarohet hapur pasi ka frikė nga pasojat.

*Si ėshtė e ndėrtuar kjo lėvizje nė aspektin organizativ?

Jusuf Gėrvalla: Kjo lėvizje ka bazat e veta, kudo ku jetojnė shqiptarėt brenda kufijve politik tė Jugosllavisė. Ajo pėrbėhet nga njė Komitet Qendror prej pesė vetėsh. Pastaj janė komitetet e rretheve tė cilat dėrgojnė pėrfaqėsuesit nė Komitetin Qendror. Bazat janė celulat, qė pėrbėhen nga tre anėtarė dhe qė, punojnė nė mėnyrė konspirative. Kosova ėshtė vend i pasur qė e eksploaton Serbia...

*Si paraqitet politika e Beogradit, pėrkatėsisht nė hapėsirėn e rajonit autonom tė Kosovės dhe ēfarė ndikimi ka ajo nė politikėn gjyqėsore e kulturore?

Jusuf Gėrvalla: Diskriminimi kombėtar bėhet nė shumė aspekte. Mė 1946 Jugosllavia e ndaloi pėrdorimin e flamurit shqiptar nė emėr tė ”Internacionalizmit Proletar”. Njė vit mė vonė, pėrkatėsisht nė vitin 1947, u morr vendimi pėr dorėzimin e tepricės sė drithėrave nė emėr tė njėfarė solidariteti. Kėshtuqė vetė shqiptarėt u detyruan tė jetojnė edhe pa bukė gjatė atij viti. Disa vjet mė vonė u bė kolektivizimi bujqėsor, eksperiment, qė ėshtė bėrė vetėm nė Kosovė. Qėllimi ishte qė, tokat e shqiptarėve tė pėrzihen me ato tė serbėve. Nė vitin 1956, derisa Rankoviqi ishte akoma nė pushtet, vetėm nė Kosovė u bė njė aksion pėr mbledhjen e armėve. Me kėtė rast shumė burra shqiptarė u burgosėn dhe u torturuan. Kjo ka ndodhur atėherė gjatė dimrit. Thuajse gjithė natėn i kanė detyruar tė qėndrojnė nė kanale me ujė ose tė lidhur lakuriq pas trungjeve tė pemėve. Pėrsa i pėrket politikės ekonomike, Kosova ėshtė njė vend shumė i pasur, pėrsa i pėrket bujqėsisė edhe pasurisė me xehe. Nė popull flitet pėr njė Kaliforni tė dytė. Kosova pėrmban 64 pėr qind tė tė gjitha rezervave tė nikelit e kromit, 65 pėr qind tė rezervave tė zinkut dhe plumbit, 28 pėr qind tė rezervave tė magnezit. Tė gjitha, kėto tė dhėna, janė publikuar nė gazetat jugosllave. Pėrkundėr kėsaj, nė Kosovė nuk ekziston industria pėrpunuese. Tė gjitha produktet nga kėto pėrsėri i shiten Kosovės me pėrfitime tė shumėfishta. Dy emigracione tė Kosovės.....

*Kjo do tė thotė se Kosova ėshtė mė e prapambetura nė krahasim me mesataren e Jugosllavisė?

Jusuf Gėrvalla: Po. Kjo mund tė dėshmohet edhe me tė ardhurat mesatare bruto pėr frymė. Tė ardhurat e njė banori tė Kosovės nė vitin 1953 kanė qenė 43 pėr qind mė tė vogla, se sa tė njė banori tė Sllovenisė, republikės mė tė zhvilluar nė Jugosllavi. Njėzet vjet mė vonė, nė vitin 1977, ato ranė nė 37 pėr qind.Edhe pse Kosova ėshtė furnizuese kryesore me energji elektrike, 250 fshatra nga 1300, qė ka gjithsej Kosova, janė ende tė paelektrifikuara. Qė, thėnė shkurtimisht, zhvillimi dhe funksionimi i Kosovės ėshtė i orientuar pėr furnizimin e Jugosllavisė. Ky diskriminim i madh ekonomik ka pėr pasojė papunėsinė e madhe. Sipas tė dhėnave tė pranuara zyrtarisht, papunėsia nė Kosovė ėshtė mbi 20 pėr qind. Kjo ka pėr rrjedhojė emigrimin e brendshėm dhe emigrimin e jashtėm. Emigracioni i brendshėm do tė thotė brenda Jugosllavisė, kurse ai i jashtėm nė shtetet evropiane. Midis viteve 1968-1978, p.sh. gjysma e popullsisė fshatare u detyrua tė emigrojė.

*Po nė planin gjuhėsor dhe kulturor si duket politika e Beogradit?

Jusuf Gėrvalla: Fillimisht ka pasur diskrimin pėrmes injorimit tė historisė kombėtare. Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe janė populli mė i vjetėr i Ballkanit. Deri nė vitin 1968 shqiptarėt kanė qenė tė detyruar ta mėsojnė historinė sllave, gjė qė do tė thotė historinė e dinastive tė ndryshme serbe. Historinė tonė nuk guxonim ta mėsonim. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, aty kėtu, u formuan shkollat ku mund tė mėsohej gjuha shqipe. Pėrmes presionit tė intelektualėve dhe politikanėve shqiptarė numri i atyre shkollave u shtua, kėshtuqė u bė shkollimi masiv nė gjuhėn shqipe. Por, ata njerėz mė vonė u dėnuan me shumė vjet burg. Fillimisht u formuan vetėm shkollat fillore, mė vonė edhe shkollat e mesme. Nė vitin 1965 pranė Universitetit tė Beogradit u hap Fakulteti i Albanologjisė. Ndėrsa mė 1968 nė Kosovė pati trazira studentore, tė cilat vėrtetė kanė arritur ca suksese. Kėshtu qė atėherė gjuha shqipe u njoh si gjuhė zyrtare nė Prishtinė dhe u themelua Universiteti nė gjuhėn shqipe. Pėrdorimi i gjuhės amtare nuk ka qenė i lejuar dhe aty kanė qenė tė punėsuar kryesisht serbėt. Tani rajoni zyrtarisht ėshtė dy gjuhėsh, serbisht dhe shqip. Madje ėshtė pėrcaktuar me ligj qė, ndokush qė, nuk e di gjuhėn shqipe nuk mund tė punėsohej fare, por nė praktikė thuajse askush nuk i pėrmbahet kėtij ligji. MASAKRI ME QĖLLIM TĖ ASIMILIMIT!

*Por cili ėshtė qėllimi i Lėvizjes Ēlirimtare?

Jusuf Gėrvalla: Qėllimi jo vetėm i Lėvizjes Ēlirimtare, por edhe i tė gjitha forcave pėrparimtare ėshtė shkėputje nga Jugosllavia dhe Bashkimi me Shqipėrinė Amė!

*A arsyetohet kjo vetėm me pėrkatėsi nacionale apo ka edhe aspekte shoqėrore e politike.A do tė kėrkonit ju bashkimin pavarėsisht se, nė Shqipėri mbretėron sistemi radikal komunist, radikal demokratik ose njė sistem i sė drejtės?

Jusuf Gėrvalla: Pamvarėsisht nga ēfarėdo sistemi!

*Njė bashkim i tillė i kėtyre hapėsirave tė Shqipėrisė natyrisht se mund tė vlerėsohet hegjemonizėm shqiptar. Tė paktėn nė disa pjesė tė kėsaj hapėsire, shqiptarėt janė pakicė dhe ta zėmė nė Greqinė Veriore nuk ka lėvizje nacionaliste si nė Jugosllavi?!

Jusuf Gėrvalla: Nė kėtė supozim fshihet njė thelb i vėrtetė. Nė Greqi p.sh.u arrit tė asimilohet njė shumicė e madhe e shqiptarėve. Nė Maqedoninė Perėndimore popullsia e fshatrave ėshtė krejtėsisht shqiptare, kurse qytetet kanė arritur t’i sllavizojnė. Edhe nė Serbinė Jugore brenda 100 vjetėve serbėt kanė arritur pėrmes terrorit dhe masakrave, tė dėbojnė shqiptarėt drejt Jugut. Ndonėse pjesa mė e madhe nė ato hapėsira janė shqiptarė, brenda popullsisė shqiptare njė numėr i vogėl i shqiptarėve ėshtė asimiluar.

*Lėvizja Ēlirimtare po lufton pėr bashkim me Shqipėrinė, a ka lidhje ajo me Shqipėrinė?

Jusuf Gėrvalla: Njė pėrgjigje e kėsaj pyetjeje do tė ishte e dėmshme pėr interesat e LĖVIZJES!

*E ēfarė dallimi ka bashkimi me Shqipėrinė me njė statut autonomie, i cili ua mundėson lirinė e plotė nė aspektin ekonomik, kulturor e gjuhėsor?

Jusuf Gėrvalla: Njė statut autonomie pėr ne ėshtė nė dobi vetėm pėrderisa tė forcohemi pėr tė imponuar bashkimin. Ndonjė alternativė pėrveē bashkimit nuk ekziston.

*Si po reagon shteti jugosllav ndaj rezistencės pėrbrenda pakicės shqiptare?

Jusuf Gėrvalla: Nga viti 1945 janė ndaluar 47 organizata shqiptare. Pjestarėt e tyre kanė pėrfunduar nė burgje. Kėtu nuk janė bashkėnumėruar burgosjet e fundit masive. Kėto burgosje tė fundit tregojnė nervozizmin e Jugosllavisė ndaj njė sulmi tė mundshėm tė Bashkimit Sovjetik. Burgosje kaq tė mėdha nuk ka pasur ndonjėherė. Kėto janė duke u bėrė vetėm nė hapėsirat shqiptare dhe tregojnė gjithashtu se, Jugosllavia nė kėtė situatė kritike po vetėdijėsohet pėr fundin e erės sė Titos dhe se, problemi shqiptar akoma nuk ėshtė zgjidhur!?

*Atėherė kėto burgosje masive, mesa duket, duhet tė kuptohen si rrjedhojė e arsyeve tė politikės sė jashtme dhe jo pėr shkak tė forcimit tė lėvizjes pėr rezistencė, tė “pakicės shqiptare” kohėve tė fundit?

Jusuf Gėrvalla: Tė dy komponentėt janė tė pėrzier. Ju pėrkujtoj 47 organizata tė ndaluara. Njėlėvizje e rezistencės ēdoherė ka qenė e pranishme. Por, nė situatėn e tashme ėshtė e menduar se aktivitetet e saj dhe ndjeshmėria shtetėrore ndaj tyre janė rritur. Por, aktivitetet gjithsesi nuk i kanė ato pėrmasa, qė Jugosllavia do tė detyrohet tė ndėrmarrė kėto masa.

*Qysh dhe ku janė duke u bėrė burgosje masive dhe sa njerėz janė tė goditur nga kėto?

Jusuf Gėrvalla: Nga pranvera e vitit 1978, kur unė u arratisa, nė mes tė dhjetorit tė vitit 1979, kisha njė tė dhėnė tė saktė pėr 750 tė burgosur, nė mes tė tė cilėve, ishin edhe 73 femra. Tani po kthehen punėtorėt emigrantė dhe po na sjellin informata tė reja sipas tė cilave, numri i tė burgosurve ka arritur nė 2000 vetė!?

*Cilat shtresa tė popullsisė janė mė shumė tė goditura dhe ēfarė akuzash konkrete u bėhen atyre?

Jusuf Gėrvalla: Kryesisht tė rinjtė. Ndėr ta studentėt e intelektualėt, por edhe punėtorė e fshatarė. Fajėsimi pėrmban veprimtari politike “kundėr qeverisė” dhe “veprimtari armiqėsore kundėr popullit”.

*A keni pėrshtypjen se, burgosjet po bėhen sipas parimit tė rastėsisė, apo nė bazė tė tė dhėnave e informatave konkrete?

Jusuf Gėrvalla: Pjesa mė e madhe nuk kanė tė bėj aspak me kėto fajėsime. Po bėhen pėrpjekje pėr ta zbuluar Lėvizjen e Rezistencės. Por, kėsaj nuk ia kanė arritur akoma. Pėrvoja nga shumė organizata tė ndaluara ia mundėsoj Lėvizjes Ēlirimtare, tė veproj nė mėnyrė konspirative dhe me sukses. Organet jugosllave tė sigurimit po gjuajnė nė errėsirė dhe shpesh po kapin kuturu pjesėtarė tė shqiptarėve!?

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 86 vizitorë
Lexuar: 2,596 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi