Kur të vini në Stratford
në Henley Street
nuk keni për të më gjetur
qëmoti kam ikur në amshim
u bënë shumë shekuj
qëkur aty e lashë
kujtimin e lindjes sime
këtu do të jetojnë përjetë
ndër kohëra pafund
princa dhe princesha
me etje dhe intriga
për pushtet
dhe ëndërra dashurie
Othello Macbeth Mbreti Lir
Hamleti Princi i Danimarkës
dhe Romeo duke puthur Zhulietën
një nate nën dritën
E hënës së kuqremtë.
Stratfordi me liqene
të vogla përreth
e pulëbardha me valsin e tyre
dhe kopshte me trëndafila
e lule dashurie dhe xhelozie
kanë mbij nga zemrat e
Romeos dhe Zhulietës
dhe lulëzojnë të pashuara
katër Stinët e vitit.
Muhamed HALILI
Stratford-Upon Avon, 2007
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38 LEGJENDA
Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39 (Gorki dhe Kadarea)
Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...