Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një Urim dhe Dëshirë për ndryshim
Publikuar më 17 dhjetor, 2014 në orën 16:03 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ashtu si edhe më parë, në këso ditësh- të nderuar e krenarë ndjehen shqiptarët kudo, e sidomos mërgimtarët në Diasporë, të cilëve larg atdheut, rrallë u bie të festojnë e gëzojnë kombëtarisht si dhe tubohen e urojnë bashkë shqiptarisht,madje ndoshta vetëm në përvjetorë Pavarësie.

Por, kohët e fundit, mjerisht ceremonitë e kësaj feste, sikur po marrin karakter lokal e krahinor, ndaj është për të ardhur keq sesi edhe në evenimente të tilla të veçanta kombëtare, ende ka “zyrtar/e” që duan domosdoshmërisht të kufizojnë festimet vetëm për miq e kumbarë deri te benjaminë idilesh të ëndërruara, me ç ‘rast kombëtarja vërshohet me “erosianë”-shpërthyes, enkas të ftuar për krijim atmosferash "dylberiane" si ato në telenovelat amerikano-latine, të cilat vazhdojnë të mbeten të popullarizuara në Kosovë.

Çudia më e madhe është se ngjarje si këto, keqpërdoren pikërisht nga të ashtuquajtur përfaqësues të “kulturës” apo vet zëvendës-drejtues/et e ndonjë Qendre Kulturore si bie fjala në Cyrih të Zvicrës, ku në vend të afrimit, bashkimit dhe kultivimit të kulturës së njëmendët e gjithëpërfshirëse, aty vazhdohet me avazin e vjetër të tekeve personale, lokalizmave cinike, përçarjes dhe mbjelljes së gjendjeve konfliktuoze, njëjtë si dikur, si atëherë kur përfaqësuesja e përkohshme nuk kishte ndonjë pozitë-shtetërore, në të cilën siç duket rastësisht është katapultuar dhe tani e keqpërdor pa të drejtë dhe kur e si t`ia dojë qejfi.

Gjendja bëhet edhe më e dhimbshme, kur kihet parasysh fakti se ne e njihnim atë edhe më parë, ia dinim edhe sjelljet konfliktuoze, por ja që duke mos-dashur ta kundërshtojmë zgjedhjen e Ministrisë së Diasporës dhe mbështesim atë personalisht nga keqardhja, përveç një pjese që dinë në çdo kohë, ti përshtaten çfarëdo gjendje a situate dhe arrijnë të "afrohen" me secilin që vije në pushtet qoftë edhe përkohësisht, të gjithë ne të tjerët u mashtruam, ngase rënia e burrit në luftë, nuk e mbushka me patriotizëm as shndërruaka automatikisht edhe gruan e tij në atdhetare, nëse ajo vet nuk është me shpirt dhe zemër e tillë.

Kjo, më së miri u pa dhe vërtetua edhe një herë më tepër në manifestimin e sivjetmë në emër të 28 Nëntorit, pranë Qendrës Kulturore në Cyrih, ku përveç pjesëmarrjes së vogël të kurbetqarëve të këtushëm, dhe me më shumë të ardhur nga shtetet tjera euro-perëndimore sesa nga vet Cyrihu apo edhe Zvicra në përgjithësi, u vërejt mungesa e theksuar e flamujve dhe rekuizitave kombëtare, të cilat gjithsesi do duhej të ishin me këtë rast.

Madje, zëvendësdrejtoresha e përkohshme e qendrës në fjalë, si “kosovare e denjë” që e ndjenë veten, në vend të teksteve e poezive kushtuar kësaj dite të madhe, kishte hequr fare nga lista shkrimet me përmbajtje kombëtare dhe ishte përcaktuar më tepër në “benjamin”, duke vënë në radhitjen e recitimeve poezitë e tyre idilike, të cilat nuk arritën ta përmbushin kohën, ndaj ftoheshin shpejt e shpejt njerëz edhe nëpër korridore që në mënyrë urgjente të "bashkonin ndjenjat" dhe aty për aty të "kompononin" vuajtjet e përjetimet “më të rënda”, në mënyrë që të plotësohej kështu zbrazëtia e shfaqur në manifestim, me sa më shumë dhembje zemrash,... pardon...“vlera kulturore” sipas preferencave të zëvendësdrejtoreshës.

Për të fituar në rritje kjo çudi, edhe kryesuesi i shkshz, të paktën në këtë manifestim, dëshmoi se e sundon atë si sulltan, të cilën edhe nëse ende nuk e ka privatizuar tërësisht, la përshtypjen sikur edhe ai e ruan krijesën e tij për miq e jaranë.

Por me gjithë sjelljet përjashtuese, ai nuk e pati fare problem që të ngrihej dhe lavdëronte personalisht gjithëpërfshirjen e shoqatave të njëmendta krijuese në Gjermani e Suedi, kur ata nga Suedia me vepra e autor të përbashkët, demonstruan sukseset e pamohueshme dhe arritjet e admirueshme të gjithëpërfshirjes, derisa ai vet vazhdon të harroj dhe ketë parasysh se ashtu si në Gjermani e Suedi, njëjtë edhe në Zvicër, historia e krijuesve shqiptar nuk mund të shkruhet pa përfaqësimin e të gjithë autorëve në këtë vend.

Madje, përkundër lëvdatës së shprehur për gjithpërfshirjen e shoqatave tjera krijuese, ai vet edhe më tej mjaftohej me mbledhjen e titujve të krijuar ad-hock, nëpër korridore, nga poetë të “ngrohtë” dhe me “përvojë të pasur” idilike të cilët shpërndanin aq shumë rrezatime “ashikqe” sa që desh e shkrinë edhe vet organizatoren, për ti paraqitur ndoshta edhe “krijim-vlerat” e tilla një ditë në evenimente të ngjashme- me” vulën” e plotfuqishme të zëvendësdrejtoreshës aktuale, si arritje të larta të shkshz-s.

Kurse, për ti dhënë karakter sa më serioz gjithë këtij improvizimi dhe paraqitur veten si një udhëheqës tamam novator e -dinjitoz, ai hodhi në erë edhe një “vepër” unikale madje atë e ofroi si patentë personale të emërtuar edhe si “vlerë-njohje” me të cilën gjatë kohës derisa vet-aty promovonte shund pa kursim (ç)nderoi edhe persona e shoqata serioze si ajo e Krijuesve në Gjermani e Suedi dhe ndonjë recituese të pranishme, kokë më vete dhe pa ndonjë konsultim paraprak, komision apo grup vlerësues, të paktën për peshimin e vlerës së “çmimit” më të ri për të cilin nuk u mor vesh, se shpikja e tij, do të mbetej vetëm dekorim privat apo do të merrte karakter publik dhe tash e tutje do të shpërndahej edhe jashtë rretheve të ngushta shoqërore.

Për aq më tepër , jo vetëm se nuk u diskutua mbi krijimet e njëmendta ,por as për prodhimet e nxehta të çastit korridoreve që u mblodhën dhe lexuan në mënyrë “xhentëlmene aty për aty, dhe në praninë e mysafirëve të nderuar, për të cilat me gjithë karakterin kamuflues të tyre, askush nuk bëri vërejtje as diskutoi dhe sikur të kishin ardhur vetëm për to, morën nga prodhuesi “rebel”(siç do ta quante ai veten në ekzaltim e sipër) me pasion shpikjen e tij më të re, të proklamuar që në atë takim “mitik” si “vlerënjohje” duke pranuar ato në heshtje, pa bë-zë, e as shpreh hezitimin më të vogël edhe nga krijues "të vjetër" që e cilësojnë veten të arrirë dhe lartë në profilet krijuese.

Madje sipas disa komenteve publike, për ta “sublimuar” pafundësisht këtë ngjarje të rrallë, në përpjekjet e pareshtura të tij që ti përshtatet çdo forme të të pasmeve të cilitdo që vë ato mbi të, një palaço-syretxhi, i kohës së vjetër-titiste, ishte kujdesur me shumë përkushtim që “syretave” të tij, tu shtohej edhe një tekst i dyshimtë, joserioz dhe i pabesueshëm fund e krye, në të cilin- pa fije turpi dhe në mënyrë të gënjeshtërt,si lexues poezish-vendosen edhe emra të atyre që për asnjë minutë nuk ishin në këtë “ziafet arshikie” dhe as nuk morën fare pjesë në manifestimin e quajtur “shembullor” ,rrenë të cilën nuk mund ta mbulojë as me retushimin e “syretave” të shumtë të tij, dhe gafë që e vë atë përgjithësisht në pikëpyetje edhe si autor!

S`duhet harruar ,se një ditë, gjithësesi, kritikët e njëmendët do ta shqyrtojnë edhe krijimtarinë e gatuar në këtë formë, dhe vlerësojnë punën e secilit, drejtë dhe sipas parametrave korrekt letrar e ligjor, në studimet e të cilëve sigurisht do të ceken sjelljet lokaliste, puna parciale, dekorime preferencash për miqë e jaranë dhe dominimin grupor, duke mos harruar të përmenden edhe tubimet e tilla “madhështore” me krijime korridoreve, si shund bashkëkohor i krijuesve “rilindës” në Diasporë.

Sidoqoftë, sa i takon këtij rasti, për tu perfeksionuar deri në fund e gjithë kjo "mrekulli" krahinore dhe jo-gjithëpërfshirëse, çdo gjë kaloi nën monitorimin e "rreptë" të konsullit dhe diplomatit konsullor siç na u shpjegua neve aty, ndërsa si shpërblim për të gjitha këto, ata bashkë me zëvendësdrejtoreshën e përkohshme, kishin përgatitur edhe një “apero” së cilës më së shumti iu gëzuan benjaminët, ku nuk mungoi asnjëri dhe me gëzim vazhduan deri vonë idilën spontane të përkëdheljeve "kulturore".

Në vend të përfundimit, përkundër të gjithave që tash e sa kohë ndodhin, ajo që pafundësisht brengosë në manifestimet kombëtare, mbetet fakti i mos-ftuarjes së të gjithë krijuesve, dikush shkaku i konflikteve të vjetra që dikur zëvendësdrejtoresha kishte, e ndonjë tjetër nga mbjellja e zënkave të reja nga ajo, futja e përçarjeve krahinore , lokalizmat cinike dhe sjelljeve përjashtuese të saj, të cilat përderisa ky institucion ka karakter shtetëror, nuk guxojnë edhe më tej të mbeten “kulturë” dominuese në këtë Qendër qoftë kjo edhe Kulturore.

Ndaj të bindur se ka nevojë për një trajtim më meritor dhe gjithëpërfshirës edhe për mërgimtarët në Zvicër, me shpresën se atdheu i tyre mund të bëjë të paktën kaq për ta, lusim ministrin e sapo-zgjedhur z. Valon Murati i cili njihet për atdhetarinë e tij dhe vlerën kombëtare, që si Përgjegjës i ri për Diasporën, edhe në Qendrën Kulturore të Cyrihut, të dërgojë sa më parë Një Drejtor/esh gjithëpërfshirës/e- të pajisur me kulturë e mirësjellje njerëzore dhe karakter të njëmendët kombëtar, që përfaqëson të gjithë shqiptarët pa dallim, për tu thënë edhe këtu njëherë e përgjithmonë, jo-veprimeve të dëmshme e anakronike të përfaqësueses së deritanishme lokaliste dhe praktikës së saj përjashtuese.

Gani Qarri

Cyrih

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 408 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi