Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHQIPËRI, ME RRËNJË TË THELLA
Publikuar më 17 dhjetor, 2014 në orën 17:39 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për të risjellë në kujtesën historike rrënjët “10 mijë vjet histori: Pellazgë > Shqiptarë”, u mbajtë në Tiranë, më 14 – 15 Nëntor 2014, Simpoziumi i III ndërkombëtar, nën drejtimin e kryetarit të shoqatës pellazgjike me qendër në Tiranë, Z. Lutfulla Peza dhe të shoqes së tij Liljana Peza. Ku morën pjesë të ftuar nga vende të ndryshme dhe u mbajtën shumë kumtesa, ku secila komtesë hidhte në rrënjët pellazgjike ujë kristali, për të qenë vazhdimisht e çimentuar dhe sidomos në këtë fillim mijëvjeçari, kur armiku ynë më i betuar, janë drejtuesit tradhtar të atdheut tonë, të molepsur nga komunizmi.

I nderuar lexues, tradhtia e liderëve tanë u duk hapur edhe në mosmarrjen pjesë në të tre Simpoziumet Pellazgjike. Kjo tregoi sërish, se ata ia kanë kthyer vetë shkatërrimin vendit, sipas kursit greko-ruso-sërb. Në vazhdim të kupolës komuniste, “demokracia” e vetëquajtur pas vitit 1990, janë
përqendruar të dy partitë kryesore, PD dhe PS. Të cilat drejtohen nga dy partitë kryesore greke, e para nga “Ta nea demokracia” dhe e dyta nga “PASOK-u”, me të deleguarin e tyre, komisarin Janullatos.
Prof. Dr. Eshref Ymeri i ka përcaktuar kështu: “Janullatosi është guvenatori faktik në Shqipëri i shovenizmit greko-karagjoz, kurse qeveritë shqiptare që hipin e zbresin nga pushteti në Tiranë… janë një turmë kukllash të fëlliqura, që po na nxijnë faqen para opinionit ndërkombëtar. Janullatosi i përngjan Sokratit të lashtë në uljen dhe ngritjen e brekëve të Mandrinos. Për të ditur përuljen e pështirë në zyrat e qeverisë së Tiranës mësoni: A keni dëgjuar urdhër greku, dhënë palikarëve tonë të PD dhe të PS, nga Ministri i jashtëm grek Venizellosi në zyrën e kryemistrit në Tiranë?... Dëgjoni, ju, shqiptarë!... Kujdes, mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë: Kufiri detar, problem i çështjes çame, mosprekja e ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse etj…” (E. Ymeri 24 – 10 – 2013).
Janullatosi po përsërit “aktavizmat” duke vepruar si dikur në antikitet në “Apollogjinë e Sokratit”. Ashtu si përdorte ai Mandrinon, ky sot (Janullatosi) përdor Berishën Ramën etj. Më 28 dhjetor 2011, numri special “AMA-News”, tregon se dy ditë më parë, më 26 dhjetor 2011, në “Vilën 21”, krejt fshehtas, kryekleriku grek i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i ka dorëzuar Sali Ramë Berishës, titullin e lartë “Bekimi ynë i Artë”, që u jepet vetëm të huajve, që kontribuojnë me akte dhe vepra të mëdha ndaj kombit grek. Ish kryeministri Shqiptar e ka merituar këtë titull nderi nga grekët, mbasi ka kryer shumë shërbime në dy mandatet e pushtetit të tij, 1992 – 1997 dhe 2005 – 2011. Sali Berisha dekretoi ligje antishqiptare në favor të grekut: p. sh. Kisha Autoqefale e Shqipërisë, do të jetë nën vartësin e Kishës Autoqefale greke, me të drejtë të përhershëm greke dhe shërbesa në gjuhën greke. Dekretoi Ligjin famëkeq agrar 7501, për dhënien në pronësi të tokave shqiptare, familjeve minoritare greke. Në vitin 1994 firmosi për devijimin e vijës së korridorit të 8 nga Durrësi – Elbasan – Shkup – Sofie – Varnë, dhe ua dha grekëve, të kalojë nga Gumenica në Greqi etj. (Për më shumë lexoni: Rasim Bebo, “Artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 15).
Për Janullatosin, duhet shtuar, se ky ka ardhur në Shqipëri në korrik 1991, i pranuar me firmën e Ramiz Alisë, duke deklaruar se vinte si misionar i përkohshëm në krye të kishës së rrënuar ortodokse në Shqipëri. Kaluan 14 vjet dhe vëmë re, se fjala nuk u mbajt, por vazhdon një gjendje e turbullt pa rrugëdalje. Në vitin 1993, ai bëri përpjekje për të legjitimuar pozitën e tij, jolegjitime, duke u kapur te statuti i vitit 1950 i KOASH-it, që nuk është njohur nga Patriakana e Stambollit. Por, a mund të ngrihej një kishë e vërtetë ortodokse shqiptare, nga Greqia, kur ky vend ka luftuar shumë kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe kundër autoqefalisë së KOASH-it, kur shumë klerikë shqiptarë janë vrarë dhe helmuar nga kisha greke, kur ortodoksit shqiptarë i quan si grekë dhe ka vijuar gjithmonë një politikë urrejtjeje kundër gjuhës shqipe, ka shfaqur pretendime territoriale ndaj vendit tonë, ka djegur e masakruar disa herë Shqipërinë e Jugut, përfshirë edhe Çamërinë, kur Greqia e trajton Shqipërinë si “vend armik” dhe shtetasit shqiptarë si “armiq”?!!!... Një vend i tillë, a mund të sjellë paqe dhe mirëkuptim?... Për të gjitha këto krime të rënda, që ka kryer Greqia, ka mbetur pa u ndëshkuar tani e 70 vjet me radhë. Bernard Shou thotë, se mosndëshkimi i krimit është edhe më i rëndë se sa vetë krimi”. Heshtja e Europës para krimeve të Greqisë, të bëra ndaj etnisë shqiptare, ka bërë që grekët të bëhen edhe më harbut ndaj vendit tonë. Diogjeni, thoshte se krimineli i trëmbet së vërtetës sepse ka frikë se mos digjet prej saj.
Tani jemi përpara dy fytyrave të Edi Ramës, në dy data, 28 – 30 tetor 2014 dhe të datës 5 dhjetor 2014. Kryeministri Rama, si një Madrino e lashtësisë, gërmon për të vënë në jetë urdhrin e shefit të tij, kolonelit Janullatos, i cili ka deklaruar në gazetën greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, që feja e shqiptarit është shqiptaria, këtë tezë do ta luftojmë duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare Shqiptare”. (Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri).
Bordi i Ministrisë së Arsimit, nën diktatin e kryeministrit Edi Rama, me gjuhë ultimative që është karakteristike e kësaj qeverie, ka thirrur vartësit në ilegalitet më 28 tetor 2014 dhe ka miratuar pa asnjëfarë transparence e kriteri një listë të shpallur, që rekomandon bibliotekat shkollore, dhe libraritë, se janë përjashtuar “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova”, si dhe “Jeromin De Rada” dhe krejt letërsia studimore e Kosovës, si dhe u hoqën 385 tituj të armiqve politikë... Pra, ky është një “skandal” kombëtar i botuar në shtypin tonë. (Ramiz Dermaku, “Skandali”, gazeta “Bota Sot”, marrë nga gazeta 55).
Kështu Qeveria Shqiptare dhe A. SH. SH. përforcuan mendimin e priftit grek, për të zhdukur “Rilindjen shqiptare”, duke nisur me botimet për Branko Merxhanin, Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Anton Arapin. At Zef Valentinin, At Zef Pellumin “Nderi iKombit” të vlerësuar me “Penën e Artë”, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Eqerem Kryeziun, Kutelin, Camajn etj, të cilët po provojnë censurën e re të mirditores Lindita Nikolla. Kjo censurë 0rientale është përdorur edhe për librat në shqip të atit të Shënjtë të Benedikti XVI, apo të historianit hebre më i njohuri i shek. XXI, Simon Sebak Montefiore. Dhe lejohen të shkojnë preferencialisht në shkollat tona nëntë vjeçare dhe të mesme, librat e Jorgo Bulos, Rudina Xhungës, Arben Putos, Shaban Sinanit, e Floresha Dados. Me këtë, Edi Rama bëri lojën e pështirë të pështyrjes së botuesve, që nuk ishin në grigjën e tij. Kjo është fytyra e qartë shkatërruese e Edi Ramës,. Kryeministri Edi Rama do të sillej ashtu si u tregua në Beograd e Preshevë, se kështu do të vepronte çdo shqiptar me gene shqiptari, po të ishte në atë pozitë. Po kështu ishin dhe përgjigjet që u ka dhënë të dy presidentëve grekë, Stefanopullit dhe të tanishmit Papulias, të cilëve u ka treguar në mënyrë të tërthortë, se Korçën e kanë quajtur vllaho-greke dhe Himarën greke. Dulja, është sekretari personal i Janullatosit për shumë vjet, një grek i shpifur, armik i betuar i kombit shqiptar, një dinak mashtrues dhe gënjeshtar i pangopur në kërkesa për minoritetin grek që përfaqëson 0.87% të popullsisë, të cilët kanë ardhur me trastën e lypësit para 200 vjetëve për të punuar tokat e Gjirokastritëve në Dropull dhe të Delvinjotëve në Vurgun e Delvinës. Ku kanë përfituar të gjitha të drejtat si minoritet nga Qeveria Shqiptare. Ndërsa shqiptarët e Greqisë, autokton prej stërgjyshërve Pellazgë, nuk kanë asnjë të drejtë si minoritet, por i kanë masakruar, vrarë, therur, përdhunuar dhe dëbuar të gjithë Çamet myslimanë. Çdo shqiptar e ruan në shpirt këtë dhimbje, me një urrejtje të madhe kundër grekut faqezi. Kur ne kemi drejtues të tillë, që i hapim rrugë të keqe atdheut tonë, duke e vënë këtë armik, Vangjel Dulen, si zv/kryetar Parlamenti dhe nga ky kolltuk, ai kërkon “qiqra në hell”, të njihet Himara si greke dhe shumë pretendime të tjera. Debati me Dulen, ku Rama tha: “Himara s’është minoritet” dhe më tej shtoi: “… unë besoj se sa të ketë Parti Socialiste të Shqipërisë në këtë vend, Himara nuk do të jetë një çështje për diskutim”. Tani duhet t’i “lutemi Zotit”, të mos na vdesi Rama dhe PS-ja, se na përlau greku. Turp për idiotizmin e Ramës. Mëso Rama: se ti dhe PS-ja jote, jeni një pjesë e vogël e tërësisë së Shqipërisë 10 mijëvjeçare... Sa debat i pështirë tingëlloi me dy të pështyrët Dule dhe Rama!...
Mëso Rama: Në maj 1944, Hasani, nga Burizana e Krujës, ishte shegert në një dyqan ne Tiranë, shpëtoi një djalë çifut që e ndiqte patrulla gjermane duke e çuar në familjen e tij në fshat. Pas çlirimit ky shkoi në Izrael. Më vonë Hasanit i erdhi një ftesë nga Knosi (parlameti) i Izraelit, ku atë e pritën me madhështi, e ftuan në parlament me fjalime dhe nderime. Së fundi i dhanë fjalën para deputetëve, ku Hasani tha: “ Unë çuditem për këtë pritje madhështore që më bëni mua, Unë skam bërë asgjë më tepër, bëra atë që bën çdo shqiptar.” Ndërsa Edi Rama shkatërron Rilindjen shqiptare, si vegël besnike e grekut dhe kthehet me gjysmë zëri, nga frika e votës që po i humb...

Rasim Bebo

Addison, Çikago, dhjetor 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 589 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi