Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PPD: Komunikatë për mediumet
Publikuar më 19 dhjetor, 2014 në orën 13:24 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia për Prosperitet Demokratik me keqardhje dhe rrënqethje të madhe për drejtat e shqiptarëve e pranoi lajmin e plasuar në mediumet e shkruara dhe elektronike se lideri i BDI-së Ali Ahmeti kryesisë së BDI-së kinse ia ka prezentuar një marrëveshtje të bërë tinëz, pa dijen e kryesisë, mes tij dhe Nikolla Gruevskit për përkrahjen e Stemës me luanin e kuq.

Poqese lajmi i plasuar është i vërtetë dhe ka të bëjë me realitetin politik të tanishëm, Partia për Prosperitet Demokratik konstaton se lideri Ahmeti mund të ketë bërë edhe marrëveshtje tjera prapa shpinës së shqiptarëve (ndoshta edhe shumë më të rënda se kjo e Stemës) të cilat do ta cënonin pozitën kushtetuese të shqiptarëve të Maqedonisë.
PPD e fton liderin Ahmeti haptazi të prononcohet para shqiptarëve a ka nënshkruar dhe cilat janë ato marrëveshtje që ai tinëz, pa dijen e shqiptarëve, mund t’i ketë nënshkruar me zotin Gruevski për të siguruar pozicione në Qeveri e që do të ofrojnë “...zgjidhje që mund të jenë të paparashikuara dhe jashtë programit tonë”, siç u spreh paradokohe Ahmeti.
PPD konsideron se ngecjet në zgjidhjet praktike të problemeve ekonomike, sociale, kulturore e politike të shqiptarëve në Maqedoni kanë të bëjnë me karakterin moral të zyrtarëve të lartë të BDI-së, interesat ekonomike të tyre, me hipotekat e së kaluarës politike të tyre dhe nivelin e lartë të korrupsionit.
Poqese të drejtat e shqiptarëve janë peng i sjelljeve morale,apetiteve politike dhe korrupsionit të lartë të funksionarëve të BDI-së atëherë lideri Ahmeti ato probleme duhet t’i zgjidhë me “shpatën e Damokleut”, do të thotë institucioneve shtetërore e organeve partiake.
PPD e pyet zotin Ahmeti mos vallë hipotekat e së kaluarës së tij politike dhe bashkëpuntorëve të tij të ngushtë janë shkak i marrjes peng të të drejtave të tërësishme të shqiptarëve në Maqedoni?
Poqese pengmarrja ka të bëjë me hipotekat politike të së kaluarës atëherë PPD ata i rikujton se e vërteta sado që thellë të varroset një ditë do të del mbi varr (sikur BDI të ngel në Qeveri edhe një shekull!) dhe ajo do të zë vend në histori.
Në lidhje me këtë Partia për Prosperitet Demokratik, si parti e parë dhe e vetme që i dha përkrahje politike në vitin 2001 për angazhim politik Ali Ahmetit kur ai sulmohej nga të gjitha anët, i sugjeron atij që për fatin e të ardhmes politike të tij të mos i lë peng të drejtat kolektive e individuale të shqiptarëve dhe se ai duhet ta ndjek shembullin dhe rrugën që bashkëluftëtarët e tij Limaj dhe Haradinaj e ndoqën për një të ardhme më të mirë të popullit të tyre.
PPD konstaton se poqese janë të vërteta plasimet në opinion nga ana e mediumeve për marrëveshtje tinëz pa dijen e kryesisë së BDI-së, dhe me këtë edhe pa dijen e shqiptarëve në përgjigjësi, gjëja më e vogël që ai mund ta bëjë është të dorëhiqet sa më shpejt nga lidershipi i shqiptarëve, siç shpesh e thotë në opinion, dhe t’i lejë vend për frymëmarrje hapsirës politike demokratike shqiptare në Maqedoni.

Zyra për informim e PPD-së

Tetovë, më 19 dhjetor 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 387 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi