Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ambicie dhe disfatizëm politik
Publikuar më 19 dhjetor, 2014 në orën 17:25 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
LDK-ja duhet ta lë koalicionin e fundit me PDK-në dhe të pranoj një gabim të ndodhur sa më herët është më mirë sepse vazhdimi i saj në këtë gjendje atë e dërgon në një disfatizëm politik për një ambicie të vogël dhe fare personale.

Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani mbetet ikona të politikës së butë në Kosovë dhe për këtë mbase mund të çmohet edhe për kohë të tjera në historinë e re të Kosovës, si shtet në vete. Sa herë që i referohemi LDK-së, së hershme na e përkujton vizionin e një politike unitetitare të shqiptarëve.

Por, para se të futemi edhe më thellë në një opinion, le të saktësojmë diçka të rëndësishme, e që është goxha si një prerje, mes asaj LDK-je të udhëhequr nga Rugovës dhe kësaj të sotmes. LDK-ja e Rugovës vije në pushtet gjithnjë në mënyrë triumfaliste sepse udhëhiqej nga një sektor i njohur i marrëdhënieve politike, e për këtë meritor ishte veçmas akademik Agani, një zbërthyes i shkathtë i koncepteve dhe i politikave brenda lëvizjes paqësore. Kjo LDK-ja e Rugovës përkatësisht e Aganit i mungon Kosovës, kjo mungesë nuk mund dot të përplotësohet nga struktura aktuale e LDK-së së mbetur, pavarësisht se ne të ka një numër të bashkëpunëtorëve të tyre. Ardhja në pushtet e plotë për shumë kohë, Kosovës padyshim se i solli integritet ndërkombëtar dhe të pamohueshëm.

Kjo LDK-ja e sotme nuk është fare ajo e djeshmja dhe s’ka se si të jetë e kuptueshme kjo, edhe për rrethanat por edhe për kapacitetet. I mbetet të konsolidohet e, veçmas në atë sektor të ndërtimit të marrëdhënieve politike brenda subjektit dhe përtej tij, mbase këtë e ka të vështirë sepse po sundojnë disa tendenca improvizuese, qe në fakt nuk synojnë të mirën në shtet, por synojnë veçse atë personale dhe fare karizmatike.

LDK-ja e sotme ka vendosur të futet për herë të dytë në pushtet me një parti “armiqësore”, kështu disi e konceptonte edhe Rugova gjatë mandatit të tij. Ai nuk pranoi ta marrë në koalicion këtë parti (PDK-në), sepse jo me pak prova është orvatur t’i thurte kurthe, deri në atentate politike e fizike.

Objektiva armiqësore ishte zgjedhur të quhej LDK-ja e Rugovës, me përpjekje për ta varfëruar në shkallë të gjerë si në cilësi po ashtu edhe në sasi, pra ishin dy segmentet të dallueshme ku mund të dëmtohej LDK-ja:
a).Cilësia - të vriteshin anëtaret më me ndikim politik.
b). Sasia -të linçoheshin politikisht dhe të vriteshin anëtaret e saj me qellim qe të tjerët ta vet braktisin më pas.

LDK-ja ishte një parti popullore, fakti qëndron në atë se ajo si parti mbivotohej me shumicë absolute. Ne raste të tilla një parti e tillë është e vështirë të mundet me besim politik, do të duhej një alternativë tjetër për ta mundur dhe zgjidhja e kundërshtarëve ishte dobësimi i saj dhe frika qe mund ti futej brenda, masat e terrorit brenda saj mbase do ta dobësonin, ishte kjo një zgjedhe politike e cila nuk do ta kursente anëtarësinë e LDK-së duke filluar me likuidimet politike thuajse kjo ishte zgjedhja me e duhur për ta përkulur këtë subjekt popullor.

Vrasjet enigmatike të anëtarëve politik të LDK-së, po bëheshin shënjestër e vetme e krimit, dhe mbetja në këtë logjikë të krimit, kishte edhe një dyfishim të krimit, që mbas kryerjes krimi, autor i saj do të duhej të mbathej larg, i fshehur apo edhe zhdukur fare, në këtë mënyrë do të mund të humbiste për kohë të gjatë dhe të tëra gjurma e krimit.

Por a mund të humbiste krimi në këtë mënyrë? Elita kriminale kudo synojnë të kenë taktikat e tyre të përngjasimit, madje në raste të njëjta ato shpërfaqen duke vjedhur gjykimet e situatave. Por duket qe kjo elitë kriminale shqiptare nuk e kishte menduar mirë situatën sepse dihet që nuk mund të gjykohej ardhmja mbi premisa të të kaluarës, dhe nuk mund të fshihet përgjithnjë dhe gjithmonë krimet ngase teknologjia e sotme përhapë mundësin e secilit njëri të shpreh në mënyrë të justifikuar opinionin e tij dhe të ngjarjeve. Do të jemi dëshmitar se gjykata speciale e krimeve në Kosovë do ta nxjerrë urithin ne sipërfaqe dhe të gjithë do të shohim se si ka vajtur historia e mashtrimit nacional ne emër të lirisë dhe kombit.

LDK-ja nuk do të duhej të bënte koalicion me PDK-në një parti kjo e fshehur pas gishti, madje e akuzuar nga të gjithë, madje edhe nga vet LDK-ja se njerëzit e saj ishin viktimë e një subjekti e cila me mashtrime dhe me mjete të llojllojshme donte ta dobësonte atë si parti dhe ishte sa e sa herë në epiqendër të krimit, atentatit politik. Koalicioni me PDK-në shfajëson edhe atë logjikën e dominuar prej kohesh nga një subjekt qe kishte dorën e fortë dhe që nga hamendja e gjerë publike po cilësohej fajtore. Dëshmitë e disa kriminelëve shqiptar në disa procese kanë dhënë pistën e autorëve dhe kjo nuk mund të mohohet.

LDK-ja duhet ta lë koalicionin e fundit me PDK-në dhe të pranoj një gabim të ndodhur sa më herët është më mirë sepse vazhdimi i saj në këtë gjendje atë e dërgon në një disfatizëm politik për një ambicie të vogël dhe fare personale.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 466 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi