Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VULLNETI I MOHUAR I POPULLIT-QYTETARIT NE REPUBLIKEN E KOSOVES
Publikuar më 19 dhjetor, 2014 në orën 17:28 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjate periudhes se pushtimit ne Kosove dhe ne viset e saj te pushtuara nga Jugoserbia kishte dy pale shqiptare te popullit shqiptar: ata qe e sundonin, e shfrytezonin, e persekutonin, e dhunonin, e terrorizonin dhe e poshteronin kete hapesire ne "emer te popullit" dhe ata qe perpiqeshin dhe luftonin me te gjitha fuqite e tyre per ta cliruar Kosoven dhe viset e saj nga kjo dhune, nga ky terror, nga kjo shtypje e shfrytezim barbar... Te paret kishin mbeshtetjen e pushtuesit, ndersa te dytet ndiqeshin, burgoseshin, denoheshin dhe vriteshin "ne emer te popullit" nga te paret qe ishin te perkrahur nga pushtuesi... Gjate Luftes pushtuesi nuk pati shume nevoje per kete lloj "shqiptaresh"... Veprimet ushtarake dhe policore per vrasjen, masakrimin, debimin dhe shfarosjen e shqiptareve i mori ne dore kryesisht vete...

Vullneti i popullit shqiptar ishte te jetonte i lire dhe i pavarur nga Jugoserbia... Ky vullnet per here te pare u be pjeserisht realitet fale Luftes Antipushtuese dhe Clirimtare te UCK-se dhe te mbare kombit shqiptar...
Pas Luftes, vullnet i popullit shqiptar ishte shkeputja, liria dhe pavaresia e plote e Kosoves nga Serbia... Por, cfare ndodhi? Ata qe erdhen dhe u instaluan ne Kosove (ne kundershtim me deshiren dhe vullnetin e popullit) nisen te projektonin nje Kosove "multietnike", qe ne fakt kishte per qellim te fundit nje Kosove dy etnike: shqiptaro-serbe...!! Pjese e rendesishme e zbatimit te ketij projekti antishqiptar u be klasa e re dhe ajo e vjetra politike...!! Kjo klase Hashimrugoviane i duhej te huajve per ta perfunduar projektin e tyre ne "emer te popullit"... Ata perfaqesuan "vullnetin" (madje edhe unitetin!) e popullit ne Vjene dhe ne takime e bisedime tjera te hapura dhe te fshehura...!! Ne "emer te popullit" dhe sipas "vullnetit" te tij u krijuan dhjete komuna "serbe" ne Kosove, u krijua rezervati i Serbise (Veriu i Kosoves), u krijuan zonat e mbrojtura, u krijua ekterritorialiteti (mbi 30% e territorit!)... Sikur te mos mjaftonin keto, gjate tri-kater viteve te fundit u zhvilluan bisedime "intenzive" me Serbine edhe ne Bruksel, te cilat prodhuan "zajednicen" (bashkesine) serbe, policine e vecante, drejtesine e vecante, territorin e vecante, arsimin, shendetesine, mjedisin, urbanizmin, "lista serbsken"... Te gjitha keto ne perputhje me Planin e Serbise per Kosoven, te vitit 2004...!! Bisedimet vazhdojne... Serbia kerkone zgjerimin e pranise se saj ne Kosove...!! Kerkon zgjerimin e hises se saj ne sundimin, administrimin dhe shfrytezimin e Kosoves...!! Kerkon dhe po zbaton shpernguljen sa me te madhe te shqiptareve te Lugines se Presheves dhe te Kosoves dhe rikthimin e koloneve te vjeter e te rinj serbe ne keto toka shqiptare...!!

"Ne emer" te popullit dhe ne "perputhje" me vullnetin e tij, kjo klase politike, e shquar per matrapazllekun, makutrine dhe vazalitetin e saj te pashembullte ka organizuar dhe mbajtur edhe zgjedhjet e pergjithshme me nje sistem zgjedhor te papare dhe te padegjuar...! Ndoshta ky sistem eshte aplikuar ne Bosnje, por jo diku tjeter...! Nje sistem zgjedhor (nje qytetar pese vota...!!) i manipulueshem lehte, i korruptueshem dhe i perllogaritur (rezultati) lehtesisht...!! Rezultati i zgjedhjeve, me kete sistem zgjedhor, gjithmone eshte i barabarte me vullnetin e kryetarit (kapos) te nje partie dhe te grupit te tij...!! Vullneti i popullit eshte ne duart e komisionereve, ndersa komisioneret ne duart e kryetareve (kapove) te partive dhe bandave te tyre te specializuara per mashtrim, blerje vote, shantazhim, manipulim dhe finalizim te rezultateve dhe te vullnetit te kryetareve te partive...!!
Mirepo, shembulli unik, ndoshta edhe ne bote, i zgjedhjes ne "emer te popullit" dhe te "vullnetit" te tij eshte Atifete Jahjaga...!! Ne bote ka patur dhe ka edhe puce ushtarake, politike, etj, por e kam fjalen per ardhjen e dikujt ne krye te shtetit "ne emer te popullit dhe te unitetit" te tij, duke u zgjedhur ne menyre "demokratike" dhe me voten e Kuvendit...

Atifete Jahjaga, deri ne castin qe doli nga zarfa, ishte nje emer i panjohur (anonim) ne kuptimin e popullit ose te publikut...!! Ndersa ne kuptimin e vullnetit te popullit jam i sigurt qe nuk kishte qofte edhe nje shqiptar apo qytetar tjeter ne Kosove qe ta kete menduar apo dashur Atifeten per Kryetare shteti...!! Nese ka nje shqiptar ne Republiken tone, apo nje qytetar tjeter nga pakicat, qe ka ditur, qe ka patur mendim ose vullnet qe Atifetja te jete Kryetare, le ta thote publikisht...! E megjithate, Atifetja doli nga ZARFA "ne emer te popullit dhe te vullnetit te tij"...! Po ne emer te ketij vullneti shkoi ne Kuvend dhe u votua nga deputetet, te cilet dy muaj me pare kishin votuar edhe Pacollin per Kryetar Kosove e lere me Atifeten...!! Keshtu jane votuar edhe te gjitha planet, marreveshjet, kushtetuta dhe ligjet qe kane sakatuar Republiken e Kosoves dhe vullnetin e popullit shqiptar te kesaj Republike te fituar me lumenj djerse e gjaku...!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 420 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi