Gazetari Bashkim Koçi sjell para lexuesve libra cilësorë që i ngjajnë detit |
Publikuar më 20 dhjetor, 2014 në orën 23:51 ( ) |
Kulturë | |
|
|
Më datën 16.12.2014 në Pallatin e Kulturës ''A. Moisiu'' Durrës u zhvillua një aktivitet i larmishëm kulturor, i cili u organizua nga Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Tomorri’’ (dega Durrës') , ku u prezantuan dy libra me titull ‘’Shkëmbi i sherrit’’ dhe ‘’Tregoj për Prishtën’’ të autorit Bashkim Koçi. Meqënse, atë pasdite binte një shi i rëmbyeshëm dhe i ftohtë, odaoni i sallës që mban emrin e aktorit ‘’Nikolin Xhoja’’, ishte mbushur plot me dashamirës që e duan librin. Në atë aktivitet të binte në sy një pjesëmarrje e gjerë e të gjithave grupmoshave.
Librat të bënin për vehte qysh në paraqitjen e tyre me titullin që u kishte vënë autori. Por edhe kopertinat të binin në sy, ngaqë aty ishte punuar me kujdes e fines që të rrëmenin pas vete për t’i lexuar ata. Autori i këtyre dy librave iu është dashur të punojë për vite me radhë. Dhe ja,…kolegu ynë, i mirënjohuri dhe njeru që edhe ka sakrifikuar me punën e tij të palodhur; por edhe me penën e hollë, Bashkim Koçi ka ditur të përshkruaj e të na sjelli në këta dy vëllime ‘’stolitë e argjenda’’ të kujtimeve për njerëzit e thjeshtë , atdhetarë e patriotë me qëllimin e vetëm : Ato të mbeten të shkruara në histori. Kryetari i Shoqatës ‘’Tomorri ‘’( dega Durrës) z. Hajri Nuhu, foli shkurtimisht për jetën e autorit e prezantoj dy librat e shkruara nga Bashkimi.. Më pas e morën fjalën e tyre referuese e që u përqëndruan rreth vlerave të librave si në rrafshin shoqëror e patriotik , por edhe historiko - letrar z. Dhimitër Shtëmbari, Veli Hoxha, Nuri Dragoi, Petrit Zeneli, Enver Isufi etj.
Gama e shkrimeve të shkruara në vite të gazetarit Bashkim Koçi është shumë e gjerë, dhe ajo i ngjan detit . Ashtu , siç është i thjeshtë e njerëzor, po ashtu ka shkruar kujtimet e tija edhe në librat e botuara që tashmë lexuesi i ka në dorën e tij. Ngjarjet historike, si ato ndër vite, por edhe të kohës që i ka përjetuar vetë autori, na vijnë të freskta me aromën e luleve të malit Tomorr e me oshëtimën e lumit Osum, që për lexuesin është e prekshme dhe e ndjen gjer në zemrën e tij kur lexon rreshta në librat e shkruara me aq fines nga mendja e dora e gazetarit Bashkim Koçi. Pena e këtij njeriu të thjesht e intelektual, kurrë s’ka qëndruar indiferent edhe ndaj fenomeneve negative të shfaqura në jetën tonë shoqërore, ekonomike, etj. Ai merr guxiim, dhe me penë të mprehur mirë, ulet e shkruan problemet që shqetësojnë tërë shoqërinë tonë, si dje, ashtu edhe sot në këtë pragshekulli të XXI. Meqënse është në pension pleqërie, ai nuk ‘’dorëzohet’’, por vazhdon të shkruajë nëpër gazeta të ndryshme. Tematika e shkrimeve dhe e përshkrimeve që jepen në faqet e librave, janë të shumëllojshme, prekse, dashamirëse, të japin frymarrje e të mbushin shpirtin. Atje do gjesh dashuri njerëzore, por edhe lotdhimbje për njerëzit që s’jetojnë më në këtë botë, por kanë lënë gjurmë e vlera për të djeshmen e të sotmen. E mbi të gjitha, autori përcjell vlerat më të mira që na i lë të shkruara ato, me qëllimin e vetëm: Këto vlera të ruhen si thesare që t’u shërbejnë edhe brezave nesër.
Në këtë aktivitet promovues, përveç dashamirësve të librit, merrnin pjesë edhe shokë e të afërm të autorit, por edhe poeti ynë kombëtar Xhevahir Spahiu, që s’ mungon kurrë kur bëhet fjalë në promovime librash. Në fund foli edhe autori i librave z. Bashkim Koçi. Si gjithmonë, ai edhe këtë radhë foli shkurt, falnderoj pjesmarrësit për vlerësimin e aktivitetit dhe shtroj një koktej për të gjithë të pranishmit. Urimet nuk rreshtën për autorin, por ato u shoqëruan edhe me fotokujtime që u fiksuan në aparatet fotografike atë mbrëmje festive libri në qytetin bregdetar të Durrësit.
Xhevahir Cirongu
Durrës, 16 Dhjetor 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
Lexuar:
435 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|