Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A E “DOGJI” UDB-a SHQIPTARO-TITISTE BACË ADEM DEMAÇIN?
Publikuar më 21 dhjetor, 2014 në orën 17:06 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke i përcjellur rrjedhat tona “politiko-historike”, që prej viteve të 60-ta të shekullit që e lamë pas e deri në ditët e sotme, vimë të përfundime goxha të pamira e qëllimkëqija, bile, do thoshim, edhe skandaloze, të kastave ‘shqiptare” të shqiptaro-titistëve të njohur e të panjohur në pushtet e krah tij, deri në këto përmasa që po i shohim e njohim sot. Po, cilat na qenkan ato rrjedha “politiko-historike” dhe kush i paska kontrolluar e vënë në lëvizje ato rrjedha “tona historike”, që, sot, po na dalin po aq antishqiptare sa edhe ato armike, në mos edhe më keq?...

Ne, popullit tonë, duhet t’ia zbardhim të gjitha udhët tona. Ato rrjedha dhe ecejake të ecjes së tij e tonës, vertikale, shqiptare. Dhe, të ecjes së tij e të tyre, po ashtu, “vertikale”, “patriotike”, “kombëtare” dhe “shqiptare”, nën sundimin e egër serbjugosllav e shqiptaro-titist. Duke i parë ato e këto rrjedha “historike”, “patriotike” e “kombëtare” të tyre, të një kategorie të “shqiptarëve atdhetarë e kombëtarë” që ç‘ke me ta, shtrirjen horizontale e vertikale të tyre në hapësirë dhe kohë, përmasat e shtrirjes së tyre të vërtetë, shqetësimi i ynë për to duhet të jetë dhe është i madh, dhe, jo vetëm sot e kaq.

Pa pasur qëllime të fyejmë askë dhe aq më pak Bacën tonë, e dimë se të gjitha lëvizjet tona puro shqiptare qenë dhe janë në vijë e drejtim të kundërt me ato shqiptaro-titiste, antishqiptare, që ishin betuar se do ta ruajnë “bashkim-vëllazërimin” me Serbinë e Jugosllavinë e paketuar çfarëdofare, sipas ‘betimit’: “Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga e yte kurrë s’do të largohemi”(!)… Dhe, sot, a nuk po e shohim se “betimi” i tyre po e shkelë Betimin tonë për LIRI e për SHQIPËRI, betimin tonë të UÇK-së shqiptare?!...

Dhe, për të na ardhur të gjitha këto më të rënda dhe majehunde, më 17 dhjetor 2014, bëri fjala e Bacës tonë në të ashtuquajturin “Takimi letrar Esad Mekuli”! Dhe, e dini çfarë tha Baca në fjalën e tij të nderit? Kush ka qenë i pranishëm aty e di saktësisht, e ndër ta edhe unë e pashë dhe e dëgjova me veshët e mi fjalën e tij, parafrazojmë fundin e fjalës së tij: “Më falni se unë e zgjata pak me politikë e ndoshta s’ma shihni për t’madhe se unë vij nga politika!”(Sic!)… Po, nga ç‘politikë vika Bacë Adem Demaçi? Mos politika e tij paska rrënjë komitetesh e nënkomitetesh sllavokomuniste e shqiptaro-titiste?... Sipas deklaratave të tij, sipas sjelljeve dhe veprimeve të tij të kallamutavta, po del se po!...

Dhe, duke i parë rrjedhat e të ashtuquajturës “Akademi letrare”, që veç e tillë nuk ishte, pyetjet që ia shtrova vetvetes sime shqiptare, janë: A e “dogji“ UDB-a shqiptaro-titiste Bacë Adem Demaçin? Sa e “dogji” dhe cilat janë përmasat e “djegies” së tij?... Kartë në dorë të kujt është Baca i ynë?… A nuk po na e tregon herë pas here Baca i ynë, Adem Demaçi, “djegien” e tij skandaloze, sidomos, pas luftës së lavdishme të UÇK-së?... Po, krah Adem Demaçit, a i “dogji” dhe sa i “dogji” UDB-a shqiptaro-titiste shokët e tij, të “burgosurit politikë shqiptarë”, që, dje dhe sot, kanë dalluar dhe dallojnë prej të burgosurve të vërtetë politikë shqiptarë?... Dhe, sot, përmasat e atij dallimi janë aq të mëdha e mund të shihen edhe nga planete të tjera dhe çudia është se pse nuk po i shohim ne shqiptarët, politika e jonë shtetërore e kombëtare?!...

Madje, pa pasur asnjë dyshim në “djegien” e tij përfundimtare, e do thoshim edhe skandaloze, u bindëm dy ditë më vonë, kur më ra në dorë libri i përgatitur nga z. Selatin Novosella, “Demaçi, aromë atdheu”, SHBPK, Prishtinë 2014, ku, në faqen 3 të tij, na vjen si rrufe në qiellin e kaltër, me nënshkrimin e Bacës(!), thënia, citojmë: “Kosova ka nevojë për një njeri i cili është i përshtatshëm për shumicën e popullit, një njeri që e bashkon popullin, e jo një që e ndanë dhe e përçan, e i nxjerr probleme. Kështu që unë, për shembull kam kontakte me të gjitha këto parti që i kemi në Kosovë, por unë nuk jam për asnjë parti. Nuk i takoj asnjë partie, i takoj popullit tim.” Në fusnotë citohet se kjo është: “Deklaratë e Adem Demaçit, pas propozimeve që ai të zgjidhej President i Republikës së Kosovës”, nxjerrë nga gazeta “Kosova sot”, Prishtinë, 6 prill 2011”…

A do duhej të thoshte Baca i ynë ndryshe, ashtu siç duhej e siç e prisnim? A do duhej të qëndronte e të qëndrojë Baca i ynë vertikalisht, ashtu siç e kemi dashur ne? PO. Dhe, do duhej të thoshte: Shqipëria ka nevojë për një njeri si Enveri i ynë! Shqipëria dhe tokat e (shumë)copëtuara shqiptare, që po kullojnë e rrjedhin gjak shekujsh shqiptarë, kanë nevojë për një bashkim shpirtëror e fizik dhe atë bashkim do ta bënte vetëm (ri)lindja e një Enver Hoxhe si ENVERI I YNË!... Dhe, natyrisht, ne do të kishim mendim tjetërfare për Bacën tonë dhe do të thoshim se nuk është “djegur” ende “Baca i ynë” dhe po bën politikë shqiptare!… Por, e shihni ku ka ardhur politika e tij?!...

Vërtetë, duke i parë nga afër të gjitha këto rrjedha të “djegies” së tij të haptë e të maskuar nga UDB-a shqiptaro-titiste, të vijnë e ngjallen vërdallë shumë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe hetime e gjurmime të thella për t’ia zbardhur udhët popullit tonë të lashtë, që udhët po ia nxijnë e po ia mjegullojnë “shokët” e tij që po i qëndrojnë te prapanica, “bijtë dhe bijat” e popullit, “të burgosurit politikë shqiptarë”, çatipët e ish sistemit komunist antishqiptar dhe shokë të tyre “shqiptarë” e “atdhetarë”, që po sillen e pështillen rreth tij, pa asnjë therrë në këmbë, (sh)krimtarçe e shyqrigalicçe!...

Pa dashur të zgjatemi në këtë shkrim, po i përgjigjem publikisht edhe për një thënie të tij që ua tha disa shokëve e miqve të tij, ku, rastësisht, qëllova dhe unë. Duke diskutuar temat që zakonisht janë diskutuar dhe nuk kanë pushtuar së diskutuari ndër ne, ai u tha, citojmë: “Tafili ia grahë me vija të drejta”(!)… Dhe, në atë rast, pa dashur ta prishë ndejën dhe muhabetin që zhvillohej, pasi më ftoi një profesor imi, polemika ime me Bacën tonë do ishte e ashpër dhe po i përgjigjem tash: Nuk bëhet shtëpia, as Atdheu, me vija të shtrembëra, as nuk fitohet lufta e UÇK-së me shqiptaro-titistët që lëvdoni kopeisht dhe keni rehabilituar e qitur në pushtet, lart e më lart, njërin pas tjetrit dhe vetëm ua pindërroni vendet, poshtë-lart, lart-poshtë, nëpër ministri, dikastere e sektorë!...

Baca e ka mirë, do thoshim, se e ka pensionin që meriton, flitet: 1000 Euro! E MERITON, plotësisht, e gëzoftë! Por, cila është gjendja e veteranëve të UÇK-së, e familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e invalidëve të luftës dhe e kategorive tjera të dala nga lufta dhe e familjarëve të tyre, që luftuan për LIRI e për SHQIPËRI, jashtë strukturave “politiko-patriotike” të shqiptaro-titistëve të UDB-së dhe të KOS-it serbojugosllav, antishqiptar, të cilat struktura “shqiptare” i rehabilituan të “burgosurit politikë shqiptarë” të “Kosovës dhe Metohisë” e të trojeve tjera, të pushtuara, shqiptare, bashkërisht, duke krijuar ‘shtet’, ‘komb’, ‘flamuar’, ‘himn’… Kosovar dhe gjuhë kosovatishte!?!...

Kush, pra, po përpiqet, koordinuarisht, ta riparojë motorin e makinës së prishur serbojugosllave të UDB-së dhe të KOS-it shqiptaro-titist, antishqiptar? Kush dhe cili po përpiqet ta ridizajnojë makinerinë e së kaluarës shqiptaro-titiste, antishqiptare, e cila e “dogji” plotësisht Bacën tonë të madh, siç e “dogji” edhe luftën tonë për LIRI e për SHQIPËRI SHQIPTARE!... Prandaj, edhe lindë pyetja hamletiane: A e “dogji”, dhe sa, UDB-a shqiptaro-titiste Bacë Adem Demaçin?, do edhe përgjigje hamletiane, për shqetësimin tonë të përçuar e të ngritur përmes kësaj teme bosht. Dhe, kjo që po e themi këtu mund të na kushtojë shtrenjtë, sepse, Baca i ynë më ka thënë (më është kërcënuar) njëherë, citojmë: “Nuk kemi pare e lekë me dhënë, por koka hjekim!”… Po, po, çka s’di e çka s’bën Baca i ynë, i “djegur”, tashmë, me shokët e tij “atdhetarë” e “shqiptarë”, që po i shohim publikisht se vetëm zogjtë dhe pulat u kanë mbetur të papunësuar!!!... Dhe, është edhe më qesharake kur dëgjon nga shokët e tij “të burgosur politikë” thënien “Na kanë mashtruar!” Po, pse nuk po thonë se i kanë mashtruar kur i kanë pozicionuar nëpër vende kyçe dhe u kanë dhënë pasuri të pamerituar, kur të burgosurit e vërtetë politikë nuk kanë as vende pune dhe as mjete të nevojshme për t’i mbajtur familjet e tyre!?!...

Medet e medet për kokën e tyre “kombëtare” e “shqiptare”! Medet e medet për këta kokëshkretë që s’dine me e krijue nje kunj thesi, për t’ia mbyllur grykën këtij thesi të shtjerrtë shekullor!...

BUROJË, MË 19 DHJETOR 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 61 vizitorë
Lexuar: 846 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi