Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“JU JENI AJKA E KOMBIT, I BËNI NDER VETES DUKE I KUJTUAR DËSHMORËT...”
Publikuar më 31 dhjetor, 2014 në orën 01:06 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përshëndetje z. Qyqalla!

Z. Qyqalla, për lexuesit, ju lus dy-tri fjalë rreth idesë për një organizim ndryshe, apo formimit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë...?

H. Qyqalla: Fillimisht ju Falënderoj për vëmendshmerinë e përzgjedhjes që të jem i intervistuari juaj, përkatësisht lexuesve, për këtë fundviti. Tani më lejo të përshëndes gjithë krijuesit, anëtarë të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), për gatishmërinë, kontributin dhe finalizimin e idealeve tona të përbashkëta, këtu e një vit më parë që nga themelimi i saj (LKSHM), në Koblenz të Gjermanisë. Mbase dhe ishte një Kuvend intensivë pune, pse dhe jo madhështorë, madje edhe historik do ta quaja me plot kuptimin e fjalës, ku do ta veçoja ata që na nderuan me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre, si: Z. Adem Demaçi, Z. Flora Brovina, Z. Zejnepe Alili-Rexhepi, Ministri i Diasporës, ish- Z. Makolli, etj. si dhe përfaqësitë Diplomatike, këtu në Gjermani, që është Institucioni më i lartë i Mërgatës mbarëshqiptare.
Përveç kësaj përkrahje morale e inkurajuese kishim edhe një mbështetje të madh për Projektin e shfaqur tre muaj më parë, në Takimet e Krijuesve të Mërgatës, që u mbajte në Prishtinë. Pra, gjithnjë duke ju referuar vullnetit të mirë dhe mrekullisë që ka Arti dhe bota shpirtërore e krijuesit. Ndaj i përshëndes të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e LKSHM-së, si dhe ua uroj njëvjetori e saj!

Z. Qyqalla, gjatë tërë një viti që nga themelimi i LKSHM-së e deri në fund të këtij viti 2014, keni pasur një agjentë të ngjeshur mbi të gjitha edhe një punë të lodhshme rreth organizimeve, si keni arrit t’ia dilni mbanë kësaj pune?

H. Qyqalla: Atëherë kur edhe themeluam Institucionin e LKSHM, Kuvendi zgjati dy ditë ku edhe miratuam Projektin e synimeve tona njëvjeçare, dy e katërvjeçare. Prandaj, jam këmbëngulës në realizimin e tyre, përkundër mundit, kohës dhe peripecive organizative që gjatë rrugëtimit mund t’i hasim. Kjo, falë gjithnjë edhe koordinimit e bashkëpunimit sistematik me kolegët e Kryesisë dhe Ministrisë së Diasporës që dhe kemi arritur të institucionalizojmë asociacionin tonë.
-“Njeri i suksesshëm është ai që arrin të marrë shumë nga shokët e tij, zakonisht, shumë më tepër nga sa i përgjigjet shërbimit që ai u bënë atyre. Megjithatë, vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë”- do thoshte Albert Ajnshtajn.
Prandaj, falë një bashkëpunimi të mirë dhe koordinues me të gjithë akterët përgjegjës e përkushtues kemi arritur të realizojmë në tërësi Projektin njëvjeçar, si: “Manifestimi tradicional poetik i mërgatës mbarëshqiptare”, që u mbajt në mars të këtij viti në qytetin e Koblenzit të Gjermanisë. Po ashtu edhe takimet tjera të krijuesve të mërgatë në atdhe, gjatë pushimeve verore; takimin “Promenadë poetike mërgimtare”(e shpallur nga ky vit takimet tradicional të mërgatës), që këtë vit u mbajtën më 5 gusht në Amfiteatrin e kompleksit “Zahir Pajaziti” në Orllan.
Megjithatë, vlen të përmendet shërbimi edhe transportin që ju bëhej krijuesve, gjë që kjo na ndihmonte të jemi sa më të organizuar dhe të përpiktë në mbajtjen e këtyre takimeve. Vlen të theksohet rrugës për në Orllan,ku gjatë udhëtimit të saj u ndalëm pranë shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë, për të bërë homazhe, ku ndër të tjera u pritëm nga bashkëfamiljarët e dëshmorit; E, më 6 gusht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë bëmë promovimet e titujve të rinj të krijuesve nga mërgata, kurse në mbrëmje kishim një takim letrar në Fshatin Kukaj, ku kaluam çaste të mrekullueshme. Kjo, gjithnjë falë edhe koordinatorit Z. Shani Hamitaga nga Ministria e Diasporës, gjë që në këtë takim u ndanë edhe MIRËNJOHJE për gjithë pjesëmarrësit. Po ashtu të këtij niveli ishin edhe “Takimet e Nëntorit”, që u mbajtën në Munchen të Gjermanisë më 22 nëntor, si dhe në Zyrich.

Z. Qyqalla për lexuesin shqiptar, qoftë në mërgatë apo në atdhe, ç’ rëndësi ka krijimi i LKSHM-së dhe sa është në bashkëpunim me LSHSH-së dhe LSHK-së?

H. Qyqalla: Pyetje e qëlluar. Krijimi i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, siç e ceka edhe më lartë, ishte dëshirë e vullnetit të mirë, duke thyer paragjykimet e shëmtuara se Shqiptarët si bashkësi nuk ia dalin dot. Prandaj u dëshmua edhe “minimizimi” i Globit, pra se Bota është e “vogël”, kur i referohemi dëshirës së realizimit të idealeve të përbashkëta shpirtërore e mendore, rreth bërthamës së Artit; Ndodhi mrekulli e shenjtë, do të thosha pa hezitim. Megjithatë, përveç rëndësisë unikale, emblematike ka edhe përparsinë organizative (Manifestimeve poetike, promovimeve,...etj.), afirmative të vlerave të përbashkëta artistike (pretendojmë shpejt të nxjerrim e përkthejmë një Antologji me krijuesit nga mërgata në gjuhët ku jetojnë vet krijuesit, si gjermanisht, frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht, gjuhët skandinave,...etj), si forma më e mirë e pasqyrimit dhe identifikimit të vlerave në fushën e artit krijues.
Ky institucion, institucioni i LKSHM, ka shtrirë bashkëpunimin e saj edhe me Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, të Shqipërisë, Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi e Luginë. Po ashtu më gëzon fakti, ndihem edhe i nderuar me këto aktivitete intensifikuese dhe kurajuese, të cilat do t’i avancojmë e t’i forcojmë edhe më tutje si një trup i përbashkët, sepse vetëm me këtë formë lexuesin e motivojmë me të bukurën dhe vlerën kombëtare.

Z. Qyqalla, dallimi prej viteve tjera është se sponsor kryesor ka qenë Ministria e Diasporës. Konkretisht na thoni se në çka është ndihmuar LKSHM-ja dhe kjo ministri a ka nda ndonjë çmim për krijuesin më të mirë, si dhe a ka ndonjë fond për botimin e librave të poetëve të mërgatës?

H. Qyqalla: Këtu nuk mund t’i përgjigjem në tërësi kësaj pyetje, pasi nuk i njoh në tërësi objektivat e Ministrisë së Diasporës, e as ato të Ministrisë së Kulturës. Po ajo që mund të jetë pak shqetësuese është se Ministria e Kulturës në asnjë rast nuk na është përgjigjur ftesës në organizimet tona edhe pse ju kemi drejtuar disa herë me shkrim. Kurse me Ministrin e Diasporës kemi një bashkëpunim, fillimisht ishte sporadik, që nga themelimi i LKSHM, madje gjatë rrjedhës së punës u bë edhe një bashkëpunim i frytshëm e institucional. Ndërsa sa i përket pjesë së dytë të pyetjes tuaj për ndarjen e çmimeve për krijuesin më të mirë nga mërgata, për këtë nuk kam njohuri se a ndanë apo jo kjo ministri çmime? Ajo që mund të them se gjatë Manifestimeve tona poetike me karakter garues, donacioni është nda nga Ministria e Diasporës. Në pyetjen shtesë se a ka ndonjë fond të veçantë për botimin e librave të krijuesve nga mërgata, edhe për këtë nuk kam njohuri? Megjithatë ajo çka është realja është se në këtë vit kjo ministri ka ndarë mjete për botimin e Albumit poetik “Promenadë mërgimtare” (nga poetët pjesëmarrës në Takimet e Verës) si dhe të një libër tjetër “ Vështrime kritike për krijimtarinë letrare në diasporë”, që është kritikë letrare, kryesisht të krijuesve nga mërgata, pasi që edhe ishte kërkesë e LKSHM.

Gazeta Kosova sot: Z. Qyqalla, ju më 05 gusht 2014 në Amfiteatrin e Kompleksit “Zahir PAJAZITI” në Orllan, në Orën e madhe letrare “Promenadë poetike mërgimtare”, si dhe në takimet tjera organizuat në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës takim me mërgimtarët, sa ishte e pranishme bota krijuese e atdheut, konkretisht Lidhja shkrimtarëve, të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe ajo e Maqedonisë dhe e Kosovës Lindore, dhe a keni menduar për një garë të përbashkët në të ardhmen?

H. Qyqalla: Veç krijuesve nga shumë shtete të Evropës, pastaj nga Amerika, Kanadaja, Zelanda e Re,... etj., ne kemi ftuar dhe kishim pjesëmarrës nga Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës (Flora Brovina, Prend Buzhala,...etj.), nga Shqipëria (Myrteza Mara, Nikollë Loka, Dedë Shkurti, piktori Pjetër Marku) nga Maqedonia, (Kalosh Çeliku, Nehas Sopaj, Adem Xheladini, Safet Hyseni) nga Lugina (Bilall Maliqi e Arsim Halili) nga Mali i Zi (Anton Gojçaj)...! Pra ishte Shqipëria në miniaturë. Dhe me një rast, nuk e kam thënë rastësisht se Ne krijuesit ia arritëm qëllimit, Bashkimin Kombëtarë, kurse politika le të bëjë detyrën e vet. Mos të harroj të përmend, se LKSHM ishte e ftuar këtë vit edhe në Strugë, falë koordinimit të Z. Saranda Iseni nga Suedia me Kryetarin e Komunës Z. Zijadin Sela...! Ndaj, ne nuk përqendrohemi vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet tona etnike, në formë rotative!

Z. Qyqalla.- si Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve të Mërgatës, bashkë me Z. Shani Hamitaga- përfaqësues nga Ministria e Diasporës , vizituan familjen e dëshmorit te Afrim Zhitis. Për këtë mund të na thoni më tepër se a keni menduar si LKSHM në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës të ndani ndonjë çmime për këto familje?

H. Qyqalla: Fillimisht më lejo të Falënderoj nga zemra Familjen e dëshmorit Afrim Zhitia, për gatishmërinë që treguan gjatë pritjes sonë. Një ditë para Takimit, ishim me Z. Hamitaga në Orllan që të përgatisim skenarin në tërësi. Rrugës duke u kthyer ndaluam aty tek Memoriali i dëshmorit A.Zh. Pastaj, e biseduam me Z. Hamitaga që të ndalojmë aty dhe të bëjmë Homazhe Dëshmorit A. Zhitia. Për këtë kërkohej edhe pëlqimi i Familjes Zhitia. Sa kthehem në shtëpi i bie telefonit të Familjes Zhitia dhe doli Nënëlokja e Dëshmorit, gjë që edhe i kërkova falje që telefonoj vonë, por Nënëlokja e madhe, ma ktheu: “Djali im, jo në telefon por edhe portat i kemi të hapura në çdo kohë, veçanërisht për ju mërgimtarët”! Sa i shpjegova arsyen e telefonatës, më tha: “Ju jeni ajka e kombit, i bëni nderë vetes duke i kujtuar Dëshmorët, e për ne respektin”!
Të nesërmen te Lluga Nënëlokja ishte e para (me shumë bashkëfamiljarë), si krushqi na prit, lokja, dhe përshëndet të gjithëve me radhë. Ishte ndjenjë e papërshkruar. Biseduam dhe u çmallëm me Nënëmadhen Zhitia. Ato ndjenja që krijuesit i morën me vete, si një copë malli, si një ëndërr i përshkruan shumë nga pjesëmarrësit në forma të ndryshme. Padyshim, ne pas dy-tre ditësh, vizituam në shtëpi Familjen Zhitia ku na priti përveç Nënëlokes, Baba Osmanit e motra Sadete Zhitia (që njiheshim edhe më parë me te), edhe anëtarë e familjes së gjerë.
Me këtë rast ia dorëzuam një Mirënjohje dhe Dekoratën e shpalljes së Pavarësisë, meqë do të ishte dhe jo e ndershme të mos e përmendim edhe një shqetësim që e kishim ne dhe të gjithë pjesëmarrësit krijues rreth mospërkujdesjen së organeve përkatëse për mirëmbajtjen, apo rregullimin dhe ndërtimin e Kompleksit “Afrim Zhitia”. Ishte në gjendje të dhembshme për të mos thënë katastrofale. Shpresoj në të ardhmen se do të vetëdijesohen organet gjegjëse, e do t’i lëvizin gjërat për të mirë, mbase gjaku i dëshmorëve ka vetëm një ngjyrë: ngjyrën e gjakut! Jo edhe ato partiake, fetare a lokale, që për fat të keq në shoqërinë tonë ky fenomen po ndodhë të harrohet Heronjtë e kombit dhe të vlerësohen figurat partiake, apo...!

Z. Qyqalla brenda këtij viti keni pasur shumë takime letrare, mund të na thoni se sa jeni ndarë të kënaqur, po ashtu keni edhe Portalin e LKSH-së sa është funksional ky portal?

H. Qyqalla: Kujtoj, suksesi i parë është sistamtizimi e koordinimi i Takimeve në nivel më të lartë. Jemi të ndarë në grupe (si grupi për promovime, redaktorialë, përgatitje teknike,) dhe punojmë në këtë formë. Shpresojmë së shpejti të nxjerrim edhe Revisten tonë, mbase janë pjekë kushtet besoj. Ndryshe, është koha e fundit t’u ndalet hovi materialistëve, që paguajnë lek të majme të përkthehen ne gjuhë të huaja, dhe ofrojnë pseudovlera...! E të tillë po “lulëzojnë” dukshëm kohëve të fundit, si në krijimtari poetike, po ashtu edhe me përkthime të dobëta. Andaj për lexuesin tuaj një informim se e kemi edhe portalin tonë (www.krijuesit.com) ku mund të informohen që nga themelimi e deri me aktualitetin më të ri. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që nuk ka vend për vetëkënaqësi, pavarësisht sfidave ne vazhdojmë të punojmë si deri më tani.

Z. Qyqalla Në Munih të Gjermanisë, më 22 nëntor 2014, nën mbikëqyrjen e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) u mbajt një takim festiv me krijuesit e mërgatës. Ky takimi kishte për qëllim t’i festonte dy data të mëdha historike; Të alfabetit shqip-Kongresit të Manastirit, si dhe për ditën e Flamurit- Pavarësisë së Shqipërisë. Po ashtu me këtë rast LKSHM-ja festoi edhe një vjetorin e themelimit të saj, ky manifestim vazhdoi edhe në Cyrih të Zvicrës. A mendoni se LKSHM-ja i ka arrit objektivat e veta të përmbylljes me sukses për vitin 2014-të?

H. Qyqalla: Po, patjetër..., bile i kemi tejkaluar ato. Them kështu pasi ne kishim planifikuar një Takim (fundjavë) dyditorë, por në dy shtete! Prandaj, e them me krenari se ia kemi dalë mrekullueshëm...!

Z. Qyqalla Për fund mund të na thoni diçka më tepër rreth LKSHM-së, gjë që është e mundur të mos e kemi përmendur ndonjë fakt më rëndësi?

H. Qyqalla: Jo, kujtoj i kam elaboruar në përgjithësi aktivitet tona, por shpresoj të del sa më parë nga shtypi edhe Albumi poetik “Promenadë mërgimtare” si dhe libri “Vështrime kritike për krijimtarinë letrare në diasporë”. Gjithsesi falënderoj gjithë krijuesit e mërgatës, kryesinë e LKSHM-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë e të ndërsjellë. Është formuar një korrelacion i mrekullueshëm, përkundër vështirësive që kemi, si pasojë e migrimeve në shtete të ndryshme e tejoqeanike.

Z. Qyqalla Për fund a keni ndonjë projekt të hartuar për vitin e ardhshëm?

H. Qyqalla: Po, patjetër që i kemi hartuar Projektet tona edhe për këtë vit dhe ua kemi ofruar Ministrisë. Jemi në finalizimin e një Projekti të veçantë, që përpiqemi ta mbajmë në Pranverë, në formë ndryshe: “Seminari shkencor për kulturën, si faktor i rëndësishëm për integrim dhe njohje reciproke”. Këtë ide ia shpalosa edhe Ministrit të sapo zgjedhur Z. Valon Murati, i cili e mirëpriti, por ka varësi edhe nga faktorë tjerë... Shpresojmë t’ia dalim!

Z. Qyqalla Ju uroi suksese për vitin e ardhshëm, po ashtu ju uroi me shëndet këtë Vit të Ri!

H. Qyqalla: Më këtë rast më lejoni t’ju uroj Festat e Fundvitit, gjithë anatrëve të LKSHM, gjithë mërgimtarëve ku do që jetojnë e krijojnë, përkatësisht gjithë bashkëkombëseve tanë. Edhe juve e lexuesve tuaj ju falënderoj për intervistën dhe GËZUAR VITI I RI 2015.

Intervistoi: Mustafë Krasniqi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 75 vizitorë
Lexuar: 3,415 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi