Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Heshtje qyqare apo naivitet adoleshenti
Publikuar më 02 janar, 2015 nė orėn 23:12 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosovės nė vazhdimėsi i kėrcėnohet Serbia me tė gjitha format e mundshme pėr ta destabilizuar nga brenda. Vazhdimisht Serbia e pengon ēdo proces integrues tė Kosovės nė Asociacionet ndėrkombėtare prej atyre me karakter ekonomik, juridik e politik deri tek ato me karakter sportiv e kulturor. Politika serbe ėshtė po aq arrogante ndaj shqiptarėve, nė pėrgjithėsi e Kosovės nė veēanti, aq sa ishte vrastare ushtria kriminale serbe nėn komandėn e Millosheviqit, Daqiqit e viqėve tjerė.

Qėndrimi antishqiptar i kultivuar me shekuj nė shfarosjen e etnisė shqiptare qė nga Pllana, Nishi, Kryshevci, Toplica, Vranja, Sanxhaku, vazhdon edhe sot nė Medvexhė, Bujanoc e Preshevė. Krenaria e politikės serbe gati gjithmonė bazohet mbi qėndrimet, sukseset dhe mossukseset ndaj shqiptarėve si popull etnike nė trevat stėrgjyshore. Nėse lexojmė Leo Freundlich do shohim se gjenocidi serb kundėr shqiptarėve ishte ndėr mė tė vjetrit, mė tė urryerit dhe mė tragjikėt. Golgota Shqiptare ishte mė mizorja, mė e hershmja nė kontinent dhe mė gjerė. Memorandumet serbe kundėr shqiptarėve shekujve nuk u sosen me Memorandumin e Akademisė sė Shkencave Serbe, si bazament programi pėr shfarosjen e shqiptarėve nė vitet nėntėdhjeta.

Qeveria serbe dhe politika e saj ditėn ta shfrytėzojnė shumė mirė dobėsinė e faktorit shqiptar dhe sa herė gjetėn rastin vepruan. Karta e tyre, minoriteti serb, ishte dhe mbetet akoma aktive nė pengimin e Kosovės, politikės sė saj nė tė gjitha tryezat diskutuese nga ato rajonale deri nė OKB. Dhe, nuk ishte pa sukses. Mosnjohja e Kosovės nga 5 vende tė UE bėn qė Kosova nga ky union tė mos njihet si shtet. Miqtė serb janė tė shumtė nė qarqet e politikės europiane nė kontekst me Kosovėn. Elementet naziste pro serbe e ruse nė disa shtete tė EU janė tė fryra me dezinformuat kundėr shqiptarėve. Njėra nga aktualet ėshtė elementi terrorist mysliman nga shqipfolėsit e lidhur me mafiat arabe, serbe, ruse e angazhuar nė radhėt e ISIS-it, njė organizatė terroriste antinjerėzore dhe antimyslimane nė gjithė globin.

Elementet e tilla u frymėzuan nga predikuesit e ardhur nga vendet arabe po edhe vendore nė drejtim tė themelimit tė shtetit primitiv tė sheriatit famėkeq. Anarkia nė Kosovėn e pasluftės u la hapėsirė lulėzimit tė kėtyre elementeve terroriste deri nė skajshmėri, duke rrezikuar sigurinė e qytetarėve, njollosur imazhin e Kosovės, njollosur vetė investigimin e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe aleatit mė besnik tė Kosovės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Politika serbe e shfrytėzoi me sukses edhe Tribunalin e Hagės nė ngritjen e aktakuzave kundėr komandantėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, krejt kjo nė njollosjen e luftės sė drejtė tė saj dhe vetė bashkėsinė ndėrkombėtare si faktori pėrcaktues final i rrethanave nė Kosovė dhe rreth saj. Akuzat e Karla Del Pontes dhe tė Dick Martit kanė burimin nė sukseset e politikės serbe kundėr Kosovės, integrimit tė saj nė Institucionet Ndėrkombėtare, mosnjohjen nga shtete tė ndryshme tė pavarėsisė sė saj.
Fytyra serbe ishte dhe mbeti e njėjtė, armiqėsore ndaj shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. Diskriminimi i shqiptarėve atje ėshtė i pėrditshėm dhe gjithėpėrfshirės. Fshatra tė tėra tė zbrazura shqiptare nga pamundėsia e kthimit tė tyre bėjnė jetė refugjati gjithandej vendeve tė rajonit dhe Europės. Kush prej politikės shqiptare e ngriti ēėshtjen e tyre nė nivel ndėrkombėtar? Askush, vetėm aty kėtu ndonjė fjalim hipotetik i pa shije i ndonjė funksionari.

Rasti i fundit i serbit Gavriq, tė kapur nga policia e Kosovės ėshtė njė tregues tjetėr i qėndrimit dhe angazhimit tė Serbisė nė Kosovė. Faza e elementeve agjenturiale tani kalon nė fazėn aktive terroriste nė rrėnimin e objekteve tė caktuara sipas porosive tė qeveritarėve serb pėr realizimin e programeve tė tyre mafioze kundėr Kosovės. Nuk ishte e para herė veprimi terroriste i qeveritarėve serb si pjesė e shėrbimit sekret serb kundėr shqiptarėve e territoreve tė tyre. Kėshtu ata likuiduan gjithmonė figura patriotike shqiptare gjithandej globit. Politika shqiptare do duhet tė koordinohet dhe kalon fuqishėm nė aktivitet nė tė gjitha organizatat ndėrkombėtare deri nė OKB nė demaskimin e politikės terroriste serbe ndaj Kosovės. A thua se nuk e ka ditur sigurimi serb aksionin e pėrgatitur nga vet ai? Kjo nuk do koment. Serbia ka njė sigurim efikas dhe tė organizuar edhe brenda Kosovės, i cili ka varėsi komanduese direkt nga qeveria serbe. Kėtė e kanė thėnė jo rrallė qeveritarėt serb kur e ka kėrkuar nevoja e peshojės sė sukseseve tė qeverisė e qeveritarėve.

Mos reagimi i qeveritarėve tanė atje ku duhet, flet pėr njė heshtje qyqare apo nė instancėn kohore qeverisėse pėr njė naivitet adoleshent tė dėmshėm. Kjo heshtje pėrsėritet mu atėherė ku e kur nuk duhet. As njė notė proteste, as njė shkresė protestuese apo verbal tė paktėn. Pse heshtet? OKB duhet tė bindet mbi politikėn dhe veprimet permanente armiqėsore tė Serbisė ndaj popullit tė Kosovės. Nėse qeveria e Kosovės dhe Shqipėrisė nuk janė tė bindura edhe me faktin e fundit, s’kemi pse tė kėrkojmė nga tė tjerėt tė jenė tė bindur mbi armiqėsinė ekstreme serbe ndaj Kosovės. Ēfarė do thoshte pala serbe pas aktit terrorist tė pėrgatitur prej saj? Cili objekt u zgjodh pėr rrėnim dhe pėrse? Armikun duhet goditur mu nė vlerat e tij qė i njeh gjithė bota, bashkėjetesėn shumėrligjioze nė shekuj. Rrėnimi i Katedrales “Nėna Tereze” do shkaktonte shpėrthim shpirtėror mes shqiptarėve nė tė gjitha shtresat. Serbet do thurnin himne sukseseve tė tyre deri nė OKB bashkė me ruset si pėrkrahės historik tė tyre nė tė gjitha luftėrat dhe masakrat gjenocide nė shfarosje dhe pastrim etnik tė trevave shqiptare, dhe jo vetėm shqiptare, dje e sot.

Sot dėgjon analist qyqarė e injorantė, pa shije e vizion politik nė ecjen drejtė demaskimit tė politikės armiqėsore serbe, restriktive nė kontestin ndėrkombėtar dhe si element antievropian e prohegjemonizmit rus nė kundėrshtim tė plotė me Kartėn e OKB-sė dhe parimeve demokratike evropiane. Sintagma e politikės serbe “...kėmba e politikės nė gėnjeshtra tė mėdha” vazhdon nė transformim gradual nė aksionet shkatėrruese terroriste nė Kosovė bashkė me elementet radikale islame “nga fjala nė vepėr”.

Qeveria e Kosovės duhet tė jetė aktive nė kėmbėvėnie funksionale tė gjitha dikastereve tė saj. Politika defensive, e zbehtė, qyqare, e vonuar dhe nga njerėz tė papėrgatitur karshi Serbisė urgjentisht tė ndryshon. Bota e pėrkrah atė qė ėshtė aktiv e bindės me fakte. Kėto Kosova i ka, por kėrkohet punė e diplomaci efikase nė ofrimin e tyre para faktorėve ndėrkombėtar. Kjo, tė paktėn, nuk po ndodhė si e aq sa duhet. Kjo e ka shpjegimin e vet: Ata qė kanė ambicie tė sėmura karrieriste ishin e janė tė paaftė nė drejtimin e politikės aktive kundėrvėnėse tė asaj serbe, fanatike islame-ruso krahasuese e denigruese nė raport me shtetin e Kosovės. Qeveria e Kosovės me dy kryeministra, njėri zyrtarisht e tjetri historikiksht, zor qė do ketė sukses nė trasimin e platformės nė raport me Serbinė dhe pėrkrahėsit e tyre. Politikbėrja duhet liruar nga klanografia partiake e cila e favorizon individin e paaftė me pasoja nė ec rrugėn aspak tė lehtė tė Kosovės.

Hapėsyrja pas ndodhisė nuk ėshtė menēuri, pėrkundrazi. Rasti i fundit terrorist i shėrbimit sekret serb pėrmes pjesėtarit tė qeverisė serbe do duhej tė shėrbej si rast konsolidimi e kėndellje i qeveritarėve tanė nė raport me politikėn serbe. Kosova ėshtė e rrezikuar nga faza e dytė e veprimeve tė terroristėve serb e mysliman. Koha nuk pret.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 872 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi