Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Dija“ e Vjenės- 110 vjet nė altarin e progresit kombėtar
Publikuar më 02 janar, 2015 nė orėn 23:28 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarėt kudo qė u gjenden jashtė territoreve etnike nė Evropė, Amerikė e Azi, nė fillim shekullin e njėzet kishin pėrqendruar veprimtarinė nė jetėsimin e idealeve tė rilindėsve nė bėrjen e alfabetit dhe shtetit shqiptar. Sundimi i gjatė turk e kishte dėmtuar ēdo gjė shqiptare, nė radhė tė parė gjuhėn, trashėgiminė kulturore, fetare, zakonet. Edhe nė trevat shqiptare filloi tė ndihet rritja nė kėrkim tė identitetit kombėtar pėr ēka duhej liria dhe shteti i lirė. Idetė e tyre tė shprehura natyrshėm e me forcė magjike tė trashėguar bashkė me lashtėsinė e Maleve Shqiptare u shkruan, rishkruan gjithandej shtypit tė kohės krahas brumosjes sė tyre nė zemrat dhe mendjet shqiptare.

Kėshtu ndodhi edhe nė Vjenė ku studionin intelektualė tani tė njohur nė histori bėrjen kombėtare. Nė fletushka dhe gazeta kohe u botuan vargjet e Naim Frashėrit, dhe vepra e jeta e tij nė fillimin e Shekullit tė Pavarėsisė nga “Kolonia Shqiptare e Austrisė”. Studentė e intelektualė, tė mbledhur rreth “grupit iniciues”, krahas botimeve ndėrtuan struktura organizative me programe tė fuqishme me interes kombėtar.
Vetė shprehja e emrit tė shoqėrisė “Liria” ėshtė synonim i qėllimit, diē krejt e kuptueshme e natyrore e cila pas pak vitesh do ndėrron emėr nė shoqėrinė “Dija”. Ditėlindja e “Dijės” ėshtė pikėrisht 27 dhjetori i vitit 1904, kur tani mbush plot njėqind e dhjetė vjet. Emrat e Dr.Gjergj Pekmezit, kryetar, Hilė Mosit, Kristo A Dako, Kolė Kodheli, Dervish Hima, Ndue Paluca (Batusha), Kolė Rrota, Simon Kadarja, Gaspėr Beltoja, Gaspėr Mikeli, Kolė Margjini, Lec Ēurēia dhe po aq tė tjerė do jenė emra tė respektuar nė letėrsinė, kulturėn dhe historinė kombėtare. Shoqėria e intelektualėve shqiptarė i kishte vėnė vetit qėllime patriotike.
Kontributi nė arsimimin dhe ngritjen kulturor nisi nė hartimin dhe botimin e librave, duke filluar nga abetarja nė vitin 1903 dhe e dėrguar nė atdhe, ndihma nė formėn dhe krijimin e alfabetit tė pėrbashkėt nė shqip, gramatika e gjuhės shqipe dedikuar gjermanofolėsve dhe atij shqiptar, ndėr tė parat nė Evropė nga intelektuali patriot Dr. Gjergj Pekmezi. Sekretar i Shoqėrisė ishte Hilė Mosi, i cili botonte nėn pseudonimin Sokoli, turke tė kohės nė territoret shqiptare.
Edhe vet “Dija” pėr njė kohė do jetė shoqėri gjysmė ilegale deri nė krijimin e rrethanave tė favorshme shoqėrore e juridike kur do veproj legalisht. Hil Mosi i shkruan Asdrenit nė Bukuresht se regjistrimi i “Dija”-es ishte bėrė e mundur me 29 mars 1907. Statuti i shoqėrisė i botuar nė fletushkė dallohet pėr nga rregullsia e shkrimit dhe renditjes sė neneve nė shtrirjen e tyre sipas ligjeve dhe strukturės pėrcaktuese funksionale e praktike.
“Shoqėria “Dija” e ka selinė e saj nė Vjenė me degėn e saj nė Raguzė” shkruan neni i parė i statutit. Pika dy: ”Qėllimi i Shoqatės ėshtė ngritja e arsimimit tė shqiptarėve duke e kultivuar gjuhėn e letėrsinė shqipe”. Nga kėtu shihet lidhja e intelektualėve tė Vjenės me intelektual nė Raguzė (Dubrovnik) nė krye me z.Nikollė Ivanaj, njė veprimtar i ēėshtjes kombėtare i lindur nė Triepsh tė Grudės, i shkolluar njė kohė nė Vjenė dhe mbrojtės i platformės sė Rilindjes kombėtare nė formim tė shtetit shqiptar.
Pėr kohė tė shkurtėr nėndegėt e Shoqatės “Dija” do formohen edhe nė Prizren, Shkodėr, Tiranė krahas atyre nė disa qytete brenda Austrisė ku vepronin aktivistė tė njohur pėr ēėshtjen shqiptare, si nė Grac, Kllagenfurt, Strebendorf. Ēdo vit shtohen degėt e “Dija”-es ku dy vjet mė pas mbas njė letėrkėmbimi intensiv mes Vjenės dhe Bukureshtit, Asdreni i dėrgon Vjenės procesverbalin e plotė mbi formimin e degės sė “Dija”es nė Bukuresht mė 16 dhjetor 1906 nė pėrbėrje prej njėzet anėtarėve. Data historike 27 dhjetor 1904 shėnohet mes tjerash edhe me formimin e degės nė Shkup, 27 dhjetor 1906.
Do ishte jetėshkurtėr veprimtaria pa intelektualė tė rinj e tė shkolluar po tė mos sjellshin studentė tė rinj nga trevat shqiptare pėr studime nė UN austriake Vjenė, Graz, Insbruk. Ky aktivitet u mbėshtet fuqishėm nga miqtė e shumtė austriak dhe tė personaliteteve tė njohura shqiptare si Faik Konica, Hil Mosi, Aleks Drenova, Visar Dodoni, Nikollė Ivanaj, Petro Nini Luarasi e tė tjerė.
Nėn pėrkujdesjen e “Dija”- sė u botuan tekste nė shqip pėr trevat shqiptare aq tė nevojshme. Ndėr tė parat “Abetarja” me autor Ndue Palucen, kalendari “Shqiptari”, “Kėndime pėr shkollat e para shqipe”, “Gramatika...pėr pėrdorim t’femijve”, “Libri i dytė i knoitorės shqype pėr shkollė nė Shqypni” etj.
Pa dyshim botimi i kalendarit ėshtė me vlera tė veēanta, krahas gjuhėve tjera qė botonin kalendarė, nė gjuhėn shqipe ketėr rol e marrin shoqėritė shqiptare nė Sofje, Vjenė dhe Stamboll. Nė Vjenė Kalendari botohet nė vitin 1906 me alfabetin e shoqėrisė “Bashkimi” ku pėrfshihen ndodhitė kryesore tė vitit 1905. E veēantė shėnohet masakrimi nga grekėt i Papa Kristo-Negovanit.
Sipas korrespondencės mes dy kolosėve tė kohės Hil Mosi nė Vjenė dhe Aleks Drenova-Asdreni nė Bukuresht, del se me pėrpjekjet e kryetarit, Dr.Gjergj Pekmezi nė vitin 1906 janė shtypur dymijė ekzemplarė tė kalendarit. Shqetėsimi rreth formėsimit tė njė alfabeti tė pėrbashkėt ishte i madh nė mesin e intelektualėve patriotė nė Austri. Po veēojmė artikullin “Alfabetet apo sėmundja e quajtur alfabetitis“. Artikulli fillon:
“ Si kundėr qė s’kemi njė gjuhė tė pėrgjithshme, ashtu edhe qė alfabet tė njohur prej tė gjithėve as e kemi, as nuk e patėm as pėr shumė kohė si duket nuk do tė mund ta kemi”. Mė tutje nė Kalendar nė faqen 19-tė lexojmė: ”Tė mos gėnjehemi me shpresa e lajka, se duhet punė, dhe prapė punė. Me tė punuar zgjohet kombėsia, me punė do tė hapim sytė, do tė lulėzojmė vendin, e do tė ēelim rrugėt e parajsės e lumturisė. Ngrihuni pra o vėllezėr nga ky gjumė i rėndė...”
Nė kalendar gjejmė rubrikėn e tė dhėnave meteorologjike, tė datave kur janė festat fetare katolike, myslimane, ortodokse, bektashiane, rubrikėn gjeografike rreth tokės, ekuatorit, sipėrfaqeve tė kontinenteve, lartėsitė e maleve, thellėsitė e deteve, lumenj, liqene. Pėr herė tė parė shoqėria nxjerr hartėn e parė e viseve tė Alpeve Shqiptare, njė fakt historikun e hartave tė trevave shqiptare. Po ashtu i kushtohet rėndėsi popullsisė sė vendeve, qyteteve, ekonomisė e bujqėsisė.
Nė pjesėn e kulturės botohen tregime, pėrralla e vjersha nga rinia shqiptare, kėngė et. Kalendari tani ishte bėrė njė thesar shkrimesh nga mė tė ndryshmet ku botonin krijuesit nga radhėt e studentėve e intelektualėve shqiptarė nė Austri. Nė Pjesėn e Kombėtares botohen prozė e poezi nga Hil Mosi. Janė pėr tu pėrmendur ato nė Kalendarin e vitit 1907 i shkruar sipas alfabetit tė shoqėrisė “Agimi” . Pastaj botime tė Naim Frashėrit, Asdrenit, Ghergh Gega (pseudonim), Mido Akasari, (pseudonim), Orli (Simon Kadare), Pa dyshim sukses i shoqėrisė “Dija” ishte botimi i “Gramatikės”-Albanische Gramatik, e cila do ketė njė pėrdorim tė gjerė nė mėsimin e shqipes nė trevat shqiptare dhe jashtė tyre. Kjo vepėr historike e Dr. Gjergj Pekmezit edhe sot ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Austrisė e botuara para alfabetit tė Kongresit tė Manastirit.
Nga shkrimet e kohės shihen efektet e fuqishme tė “Dija” es nė qendrat e tjera tė kohės ku kishte shoqėri tė fuqishme shqiptare si nė Bukuresht, Stamboll, Raguzė, Boston, Kairo. Duke e parė veprimin legal tė “Dija”-es dhe pėrkrahjen e saj nga autoritetet vendore kishte edhe propozime qė shoqėritė shqiptare tė shkriheshin nė njė tė pėrbashkėt me emrin “Dija”.
Kėshtu kryetari i shoqėrisė “Djalėria Shqiptare” do propozonte nė njė mbledhje me krypleqėninė e “Dija”-sė se do bėhet njė degė e saj me qėllim unifikimi tė veprimtarisė kombėtare. Ose, letra e “Dija”-sė dėrguar shoqėrisė patriotike shqiptare “Bashkimit” tė Bukureshtit me propozimin pėr bashkimin e tyre. Edhe pse kjo nuk ndodhi ishte njė ide e bashkimit tė qėndrimeve dhe veprimeve me interes kombėtar nė atė periudhė. Vlera e veprimtarisė nė letėrsi e politikė ėshtė e pazėvendėsueshėm. Botohen: “Shkronjėtoren shqip pėr gjermanėt”-“Alb. Gramatik” nga Dr.Gjergj Pekmezi, Kalendarėt e viteve 1906/7/8/ , tė 1910-ės e shtyp nė Manastir, “Kėndime pėr shkollat e para tė Shqypnisė”, Kėto tekste pas Kongresit tė Manastirit botohen me alfabetin e miratuar nga Kongresi si p.sh.”Kėndime pėr tė rritshmit”, “Gramatika, e folmja e shqipes”, “Lehrend Lesebuch des Albanisches”nga Lambertzi dhe Dr. Pekmezi etj.
Shoqėria “Dija” mė 12 Janar tė vitit 1916 e fillon botimin e gazetės “Vėllazėnija” e dyjavėshe fillimisht e pastaj javore. Kryeredaktor ishte Leo Freundlich, i njohur me veprėn e tij “Albaniens Golgotha” ku zbulon gjenocidin e ushtrisė serbe mbi popullin shqiptar tė Kosovės etj. Pėr gjatė tri vjetėve u botuan 110 numra tė “Vėllaznija”-sė me shumė materiale nga lufta, arsimi e kultura, analiza e shkrime mbi hapjen e shkollave shqipe. Kjo gazetė dallohet me shkrimin e saj tė shoqėruar me fotografi qė nuk i hasim nė gazetat tjera tė kohės.
Pa dyshim veprimtaria e shoqėrisė “Dija” tė Vjenės ėshtė njė gurė i ēmuar nė themelet e shtetit dhe kombit shqiptar. Veprimtarėt patriot qė pėrbėnė kėtė shoqėri, janė sot emra qė shkėlqejnė nė historinė e kulturėn kombėtare. Andaj, nderimi dhe respekti nė gjenerata ėshtė detyrim moral. Edhe, i dy shteteve shqiptare.

nėntor-dhjetor 2014, Vjenė


























Dr. Gjergj Pekmezi, kryetar i shoqėrisė “Dija”, Vjenė dhe Nikollė Ivanaj i degės nė Raguzė












































Lieteratura:

“Vellaznija” nr.1 Kallėnuer 2016, Vjenė
“Vellaznija” nr.59 Maj, 1917, Vjenė
Prof.Dr.Uran Asllani:”Studentėt shqipėtar tė Austrisė dhe veprimtaria e tyre”-2000, Tiranė/f.111,
Kalendar, 1906, f.18/f.19-Shoqėria “Dija”, Wien, 1906
Kalendar, 1910, f.26,27, -Shoqėria “Dija”, Wien, 1910, botimi Manastir
Statuten des Vereines “Dija”- Nr:455.360-A f.1,2/ -1904 Wien
Ak.Shk.Shq:”Fjalori Enciklopedik Shqiptar-2” f.1055/1056 -2008v –Tiranė
Ak.Shk.Shq:”Fjalori Enciklopedik Shqiptar-3” f.1976/1977//f.1804/ -2009, Tiranė
Wikippedia: Papa Kristo Negovani,
Wikippedia:Petro Nini Luarasi
Leo Freundlich: “Albaniens Golgodha” 1913, Wien
Leo Freundlich:”Die Albanische Korrespondenz...” Münich, 2012

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 875 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi