Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
IKJA
Publikuar më 06 janar, 2015 nė orėn 18:38 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Problemore

Njė fjalė vetėm me katėr shkronja: IKJA. E vogėl nė tė parė, por me domethėnie shumė tė madhe nė jetė. Ka llojlloj ikjesh. Ikje nga rreziku. Ikje nga e keqja. Ikje nga fatkeqėsia. Ikje nga beteja. Ikje nga belaja. Ikje nga shtėpia. Ikje nga shkolla. Ikje nga puna. Ikje nga marrėzia. Ikje nga nga vdekja. Ikje e ikje...
Dhe, qė tė gjitha kėto, kur ua gjurmon gjenezėn, ndoshta disi edhe mund tė arsyetohen.
Po ikja nga atdheu?!

Ah, tė keqen vėllai, kjo ėshtė histori nė vete qė kėrkon studim mė tė hollėsishėm. Po, po, studim analitik, pėrmbajtjesor, psikologjik e sociologjik. Njė fenomen i vjetėr sa vetė njerėzimi. Zė fill qysh me dėbimin e Adamit e Evės nga parajsa. Paskėtaj, pasuan: ikjet kolektive e individuale, tė dhunshme e tė vullnetshme, tė largėta e tė afėrta, tė kthyeshme e tė pakthyeshme, normale e jonormale...

Shqiptarėt kėtė mynxyrė e pėrjetuam mė rėndė se tė tjerėt. Fatin e patėn tė tillė, gjithmonė nopran, qė ua hodhi me tė pabesė. Ikja e tyre qe e dhunshme dhe masive. Bukuria e trojeve tė tyre tė begata u bė kob pėr vetveten. Tė gjithė e lakmonin dhe, kur u jipej rasti, vėrsuleshin pamėshirshėm, si bisha tė pangopura, duke i shqyer pjesė tė dhimbshme nga shtati. Kėshtu, ata, nga zullumi e barbaria, u detyruan tė iknin e tė iknin, duke u tkurruar, sa u bėn lėmsh e tėrkuzė nė cepin e poshtėm tė Ilirisė hireplote.
Edhe kjo sikur nuk mjaftoi. Lėvozhga e tendosur e kėsaj Mbretėrie tė zvogėluar skajshmėrisht, nuk arriti t’i mbajė zogjtė e vet. Ajo u ējerr nga brenda e nga jashtė dhe ikjet vazhduan. Nė ēdo kohė e nė ēdo periudhė. Nga zori e nga qejfi. Pėr mirė e pėr keq. Vetėm e me familje. U degdisen larg e larg. Njė farė shpėrndarėse qė u quajt Diasporė. Njė emėr jo i kėndshėm, mbase edhe pėrbuzės e fyes. Kohėve tė fundit, besa edhe nė fillimet e hershme, ėshtė parapėlqyer pagėzimi Mėrgatė e Mėrgimtarė.
Sidoqoftė, ata gjelluan e mbijetuan faqebardhė, duke ruajtur pėr mrekulli qenėsinė kombėtare e duke u bėrė pjesė e pandarė dhe shumė e rėndėsishme e mėmėdheut.
Ikjet na pėrcollėn edhe mė vonė. Pėr kėtė u hartuan edhe elaborate e u nėnshkruan konventa. Ato kulmuan gjatė luftės sonė tė fundit ēlirimtare nė Kosovė. Njė ikje biblike qė tmerroi botėn e civilizuar. Gjithė arsenali luftarak i njė perandorie tė qujatur Jugosllavi u zbraz nė Kosovė dhe, natyrisht, popullata vendėse u shtrėngua ta marrė botėn nė sy. U boshatis sa nuk mbahej mend ndonjėherė tjetėr. Shumica vajtėn tek vėllezėrit, nė Shqipėri e nė Maqedoni. Brenda ngelėn luftėtarėt e lirisė qė i bėnin ball kėsaj lubie shfarosėse dhe pak familje qė lėviznin nėn hijen e vdekjes. Veēse, edhe kthimi i tyre nė vatrat e bėra shkrumb e hi, qe mahnitės, u bė jashtė ēdo parashikimi, saqė bota ngeli gojėhapur.

Po ikja e sotme?!!!

Kjo, vėrtet ėshtė njė kafshatė migjeniane qė nuk kapėrdihet dot. Sot, pesėmbėdhjetė vjet pas ēlirimit, kur kemi Shtetin dhe Pavarėsinė, e gjithė kjo zbrazje si me gurgule, nuk mund tė pėrthekohen me mendjen e atij qė ka njė trohė logjikė.
Dorėn nė zemėr, Dita e Bardhė, nuk solli gjithė ato qė i pritėm. Dhe, lindėn edhe pakėnaqėsi e zhgėnijme. Edhe shkaktarėt po dihen hapur: varfėria, papunėsia, mosperspektiva e tė rinjve, nė njerėn anė dhe, pasurimi, depėrtimi e mospėrfillja e disave qė, siē shprehe njė rilindės yni, tė pa brekė i gjeti nata e milionerė i ēeli dita, nė anėn tjetėr.
Mirėpo, varfėria tė rrėzbit, por nuk tė korit, thotė populli ynė pėrvojėhidhur. Apo ta kujtojmė Ēajupin tonė tė madh qė thoshte, mė e ėmbėl balta se mjalta! Jo, more nuk ka nevojė tė lodhermi aq shumė e tė shėtisim nėpėr histori. T’i kujtojmė djemtė e vashat tona qė lanė luksin perėndimor dhe rrokėn armėt e erdhėn me i dalė zot atdheut tė sakatosur. Me gjakun e tyre mbėltuan lirinė qė ne sot po e gėzojmė, por edhe po e nėpėrkėmbim, po e pėrbuzim, po e braktisim. Edhe ne jemi ma hallet e atyre qė ia kthejnė shpinėn trojeve tė veta, por, mė e madhe ėshtė gjėma e mėkatit ndaj gjithė atyre sakrificave qė sollėn lirinė e pritur me shekuj.

Andaj, mos ikni! Qėndroni, se do tė bėhet mirė!

Vallė, ēka ua merr mendja, a do tė lejonte njė gjė tė tillė Serbia, po tė ishte nė tė mirėn tonė?! Kurrė e kurrė! Ajo ėshtė mplakur vetė dhe ashtu kėrcune e do edhe vendin tonė. Ardhmėria e ēdo vendi ėshtė rinia, atėherė ē’na duhet Kosova, pa ardhmėrinė tonė? Asgjė fare! Politika e saj perfide reflekton pėrtej kodrash. Karemi i hedhur, pėr lumturi pėrrallore pėrtej atdheut, ėshtė shndėrruar nė njė verbėri tė babėzitur. Njė ėndėrr e parealizuar. Rrushi sheh rrushin dhe piqet. Dikur, po kjo Serbi, na rrahte, na burgoste, na torturonte, na vriste, na digjte, vetėm e vetėm qė tė iknim larg, e ne, pėrkundrazi, qėndronim tė palėkundur nė vatrat tona stėrgjyshore. E sot, mjerisht, po ngjet e kundėrta!

Obobo, sa keq!
Mjerim fare!

Kjo ėshtė njė kambanare qė duhet tė tingėlloi ashpėr nė ndėrgjegjjen a atyre qė kanė mundėsi tė bėjnė diē nė parandalimin e kėsaj kataklizme mbytėse. Aman, aman, njė e keqe, qė nė heshtje e pa shumė zhurmė, po na gėrryen si kanceri, e sikur nuk po i bėjmė turr venēe e pa hile qė ta ndalojmė.
Nesėr, sigurisht, do tė bėhet vonė dhe, kot, mund tė ēirremi:
Ore, po ku ishim dje?!

Galicė, 28 dhjetor 2014
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 539 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi