Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REXHEP MALA - TRURI I LĖVIZJES KOMBĖTARE
Publikuar më 12 janar, 2015 nė orėn 00:50 ( ) Sheradin Berisha | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Nė 31 vjetorin e rėnies sė heronjėve tė kombit Rexhep Mala e Nuhi Berisha) - (“Para sė gjithash po ju them se ju hetuesit shqiptarė jeni tradhtarė e ju hetuesit serbė jeni kriminelė dhe do tė dėnoheni herėdo kur nė gjyqin e popullit! Gjithashtu po ju them se Kosova do tė ēlirohet dhe do tė bashkohet me Shqipėrinė!” - Rexhep Mala)

- Rexhep Mala, u lind me 29 mars 1951 nė Hogosht tė Dardanės - nga i ati Mehmeti dhe e ėma Fahrije. rrjedh nga njė familje me kushte mesatare ekonomike por me traditė atdhetare. Shkollėn fillore e kreu nė Hogosht, ndėrsa Shkollėn e mesme e ka nisur nė gjimnazin e Gjilanit, por pėr shkak tė organizimit tė demonstratave tė 27 nėntorit 1968 nė kėtė qytet, ai pėrjashtohet nga shkolla dhe dėnohet pėr kundėrvajtje, dhe pastaj detyrohet qė Shkollėn ta vazhdoj nė gjimnazin e Preshevės, sė bashku me Fatmir Salihun, Irfan Shaqirin etj. Nė vitin shkollor 1970/71 punoi si mėsimdhėnės nė fshatin Marec, ndėrkohė qė ka vazhduar studimet nė Fakultetin Ekonomik tė Prishtinės. Nė vitin 1973 burgoset pėr herė tė dytė, sė bashku me Sami Dėrmakun dhe Isa Kastratin, por kėsaj radhe pėr kalim ilegal tė kufirit Kosovė-Shqipėri. Me kėtė rast Gjykata pėr kundėrvajtje e Gjilanit, e dėnon me 28 ditė burgim. Nė vitin 1974, dėnohet pėr herė tė tretė, po ashtu pėr kalim ilegal tė kufirit Jugosllavi-Austri. Ndėrsa pėr herė tė katėrt arrestohet mė 23 maj tė vitit 1975 dhe denohet nė grupin e Adem Demaēit me 9 vjet burg tė rėndė. Rexha dėnimin e mbanė nė: Prishtinė, Mitrovicė, Zenicė, Shtip, Idrizovė, Prizren, Foēė e nė Mostar dhe mė 23 maj 1983 lirohet nga burgu sė bashku me disa shokė.
***
- Nuhi Berisha, u lind mė 3 tetor 1961 nė Svircė tė Dardanės (ish Kamenicė). Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, gjimnazin nė Gjilan, ndėrsa Fakultetin juridik dhe tė Kulturės fizike i vijoi nė Prishtinė. Ishte nxėnės dhe student i shkėlqyshėm. Nuhiu kishte vizion tė ēartė pėr tė ardhmen e Kosovės dhe guximin e duhur pėr tė vepruar kunder regjimit tė atėhershė qysh nga bangat e shkollės sė mesme. Ndėrsa si student me iniciativėn e Rexhep Malės dhe tė bashkveprimtarėve tė tjerė formohet Komiteti i Studentėve nė kuadėr tė Grupit Revolucionar, i cili do ti shėrbejė Lėvizjės ēlirimtare si bėrthamė e parė pėr lėvizėn e pranverės studentore tė 1981-it.
























Pas daljes nga burgu (maj 1993), Rexhep Mala kontakton me Nuhi Berishėn i cili nė qershor tė atij viti ishte kthyer nga Zvicrra nė Kosovė, dhe menjėherė e vazhdojnė aktivitetin e pėrbashkėt kombėtar. Mė 8 tetor 1983 (pasi bien nė gjurmė tė UDB'ės) kalojnė nė ilegalitet deri nė rėnien (vrasjen) e tyre nga policia speciale, nė natėn e 11/12 janarit 1984 nė njė shtėpi - nė Kodrėn e Trimave nė Prishtinė.

Pėrmbajtja e lėndės:

- Rexhep Mala truri i lėvizjes kombėtare;
- Kush mori pjesė nė pėrgatitjen e gjykimit tė intelektualėve patriotė, nė vitet 1975-1976 ?!
- Cilėt udbashė morėn pjesė nė torturimin e intelektualėve patriotė?!
- Pėrpara ekzekutimit tė denimit nė gjykatė, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bėnė gjyqin politik Adem Demaēit me shokė!
- Kush mori pjesė nė gjykimin e grupit tė Adem Demaēit?
- Nė vazhdėn e kėtij gjykimi mbahen edhe tri gjykime tjera
- Fahredin Gunga: ”Grupit irredentist, i vėrtetuar si armik I popullit dhe i rendit tonė kushtetues, iu shqiptuan denime tė merituara” (!!!)
- Ēfarė torturash pėrdorte UDB-a nė hetuesi ndaj tė burgosurve shqiptarė ?!
- Si u torturua truri i lėvizjes kombėtare - Rexhep Mala nga udbashėt gjakpirės?!
- Mė binin nė shputat e kėmbėve sa mundnin. Njėri mė mbante pėr krahėsh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tėrė fuqinė e tij shputave tė kėmbėve tė mia.
- Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarė jeni tradhtarė e ju hetuesit Serbė jeni kriminelė…“
- Takimi i Rexhep Malės me nėnė Fahrien nė mes grilash!

Rexhep Mala truri i lėvizjes kombėtare

Nuk ėshtė thėnė rastėsisht se Rexhep Mala ishte truri i aksioneve tė lėvizjes kombėtare. Nė vitin 1974 ai sė bashku me Xhafer Shatrin dhe Xhavit Dėrmakun formojnė celulėn “treshe” nė kuadėr tė organizatės “Grupi Revolucionar”, tė cilėn e drejtonte Kadri Osmani. Rexhepi me celulėn e tij nė vitin 1974 merr pjesė nė shpėrndarjen e trakteve nė konviktet e Universitetit tė Prishtinės. Edhe pas burgosjes sė Kadri Osmanit, Xhafer Shatrit, Binak Ulajt, Jashar Aliajt dhe tė Metė Shatrit, Rexhep Mala nuk do tė ndalet dot, vazhdon aktivitetin me pėrkushtim edhe mė tė madh. Kėshtu, mė 6 e 7 korik 1974 Rexhepi sė bashku me Hilmi Ramadanin do tė shpėrndajė trakte nė fshatrat Topanicė dhe Hogosht. Nė prag tė mbajtjes sė gjykimit kundėr Kadri Osmanit me shokė, nė dhjetor 1974 Rexhepi mori pjesė aktive nė shpėrndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave kundėr regjimit titist, nė konviktet e Universitetit tė Prishtinės. Konkretisht Rexhep Mala me Hilmi Ramadanin, do tė shpėrndajnė afishe dhe do tė shkruajnė parulla nė konviktin nr.1 tė qendrės studentore tė UP. Aktivitetin e Rexhep Malės do ta ndėrpresė vetėm arrestimi dhe burgosja e tij mė 23 maj 1975.

Kush mori pjesė nė pėrgatitjen e gjykimit tė intelektualėve patriotė, nė vitet 1975 - 1976 ?!

Dihet mirėfilli se nga maji deri nė tetor 1975 regjimi i egėr titist ndėrmori njė fushatė tė gjerė arrestimesh nė Kosovė dhe me kėtė rast u burgosėn dhjetėra intelektualė patriotė, dhe nė mesin e tyre ishte edhe simboli i qėndresės kombėtare Adem Demaēi. A.Demaēi u arrestua me 6 tetor 1975 dhe kjo ishte burgosja e tretė e tij. Nė organizimin e burgosjeve, hetimeve dhe nė fund tė procesit gjyqėsor, kanė marrė pjesė tė gjitha strukturat e pushtetit nė Kosovė, duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste tė Kosovės e deri te mediumet nė gjuhėn shqipe dhe serbe /TV-tė dhe gazetat), tė cilat ishin vėnė plotėsisht nė shėrbim tė UDB-sė.

Nė kėtė proces kundėr intelegjencės atdhetare drejtpėrdrejtė morėn pjesė:

1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-sė;
2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit tė LKK-sė;
3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punėve tė Brendshme tė Kosovės;
4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetėror (UDB-sė) nė Prishtinė;
5.Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprodencės dhe Administratės sė Pėrgjithshme
6. Durak Jasharaj, gjykatės hetues;
7. Halil Kelmendi, prokuror publik;
8. Durmish Koēinaj, kryetar i trupit gjykues;
9. Shefqet Bytyqi, gjykatės;
10. Fehmi Gashi, gjyqtar porot;
11. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot;
12. Hasan Berisha, gjyqtar porot;
13. Nazmije Krasniqi, procesmbajtėse nė gjykim;
14. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit tė Prishtinės;
15. Ali Olloni, gazetar i ”Zėrit tė rinisė”;
16. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”.

Cilėt udbashė morėn pjesė nė torturimin e intelektualėve patriotė?!
Hetimet torturuese nė kėtė proces tė montuar politikė i kanė kryer kėta udba'shė:


1. Jusuf Karakushi
2. Pavle Jelisaviq
3. Mehmet Haskaj
4. Ibush Kllokoqi
5. Drago Dragojeviq
6. Muharrem Dana
7. Sllobodan Mijoviq
8. Asllan Sllamniku
9. Shefqet Hashani
10. Bafti Jakupi,
11. Svetisllav Dollasheviqi
12. Zenun Shala
13. Naip Hoxha
14. Refik Tashi
15. Metush Sadiku
16. Zejnullah Shala
17. Hasan Mehmeti
18. Shefqet Obria
19. Faik Nura
20. Rajko Ēalloviqi
21. Metė Kuqi
22. Ramēe nga Prizreni ....etj

Pėrpara ekzekutimit tė denimit nė gjykatė, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bėnė gjyqin politik Adem Demaēit me shokė!
Para se tė nis gjykimi, fillimisht atdhetarėve nė krye me Adem Demaēin i bėhet njė gjyq politikė.

- Fadil HOXHA - ish-zyrtar i lartė i LKJ-sė, pak ditė para se tė fillonte procesi i gjykimit kundėr Adem Demacit dhe dhjetra veprimtarėve tė tjerė, do tė deklarojė:”...Sa pretendentė e tė pafytyrė! Hiē mė pak se mbrojtės tė interesave tė popullit shqiptar,e kėndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veē pėr tė keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5)

- Ndėrkaq Mahmut BAKALLI - kryetar i atėhershėm i Komitetit Krahinor tė LKJ-sė, nė njė mbledhje nė Kaēanik mė 13 janar 1976, thotė: ”Irredentizmi shqiptar nė versionin e tij tė ri pėrpiqet tė paraqitet nė petkun e ideologjisė dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qėllimet e tij mbeten tė njejta. Sikurse nuk ka mundur tė depėrtojė nė masat shqiptare atėherė kur u paraqit nė formė balliste - fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t“i shkojė pėr dore tė depėrtojė as tash kur pėrpiqet tė mbėshtillet nė petkun dogmatiko-stalinist. (...) Nė kėtė baza irredentistėt shqiptarė do tė paraqiten para gjyqeve dhe do tė marrin denime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976)













Kush mori pjesė nė gjykimin e grupit tė Adem Demaēit?

Dhe vėrtet porosia e Mahmut Bakallit shkojė nė vend. Mė 7 shkurt 1976 (pas shtatė ditė gjykimi) Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, nė procesin gjyqėsor tė kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koēinaj (pikėrisht i deleguar nga Mahmut Bakalli): me gjykatėsit:

- Shefqet Bytyqi,
- Fehmi Gashi,
- Mileva Grujiqi dhe
- Hasan Berisha, me pjesėmarrjen e
- Nazmije Krasniqit si procesmbajtėse, nė ēėshtjen penale tė ngritur nga prokurori publik:
- Mr.Halil Kelmendi,

nė bazė tė nenit 117 al.1 e 2 tė KP dhe nenit 100 e 101 al.1 tė KPJ-sė, nė «emėr tė popullit» shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh.

Me kėtė rast u denuan:

1. Adem Demaēi, me......................15 vjet burg tė rėndė,
2. Skėnder Kastrati, me..................12 vjet burg tė rėndė,
3. Hetem Bajrami, me.................... 7 vjet burg tė rėndė,
4. Hasan Dėrmaku, me................. 10 vjet burg tė rėndė,
5. Osman Dumoshi, me................ 7 vjet burg tė rėndė,
6. Rexhep Mala, me...................... 9 vjet burg tė rėndė,
7. Selatin Novosella, me............... 7 vjet burg tė rėndė,
8. Ilaz Pireva, me.......................... 7 vjet burg tė rėndė,
9. Fatmir Salihu, me..................... 7 vjet burg tė rėndė,
10. Xhavit Dėrmaku, me.............. 9 vjet burg tė rėndė,
11. Sherif Masurica, me............... 7 vjet burg tė rėndė,
12. Sami Dėrmaku, me................ 6 vjet burg tė rėndė,
13. Zijadin Spahiu, me................. 5 vjet burg tė rėndė,
14. Isa Kastrati, me...................... 6 vjet burg tė rėndė,
15. Ahmet Hoti, me ..................... 6 vjet burg tė rėndė,
16. Njazi Korēa, me..................... 6 vjet burg tė rėndė,
17. Irfan Shaqiri, me.................... 7 vjet burg tė rėndė,
18. Hilmi Ramadani, me .............. 5 vjet burg tė rėndė,
19. Nazim Shurdhani, me.............. 4 vjet burg tė rėndė.

(Nga aktgjykimi: P.nr. 239/75, 7 shkurt 1976)

Nė vazhdėn e kėtij gjykimi mbahen edhe tri gjykime tjera:

Pas kėtij gjykimi, mbahen edhe tri gjykime tjera, tė cilat padyshim konsiderohen si vazhdimėsi e kėtij procesi gjyqėsor...

( I )

Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, me trupin gjykues tė pėrbėrė nga gjyqtari Shefqet Bytyqi, kryetar i trupi dhe gjyqtarėve porot Dushan Dimitrije e Ajet Fazliu, anėtarė tė trupit gjykues, me pjesėmarrjen e Xhemajl Sahitit, si procesmbajtės …, pėr shkak tė veprės penale propagandė armiqėsore nga neni 118 al.1 tė KP nė bashkėveprim, duke vepruqar sipas aktakuzės sė prokurorit publik tė qarkut nė Prishtinė PP-nr.91/75 tė datės 28 gusht tė vitit 1975, pas seancės kryesore publike tė mbajtur mė 18, 19, 20, 21 e 22 shkurt tė vitit 1976, nė pranin e tė akuzuarve dhe mbrojtėsve tė tyre si dhe pėrfaqėsuesit tė akuzės publike – zėvendėsprokurorit publik tė qarkut Mr. Halil Kelmendit, muar dhe me 23 shkurt 1976 publikisht nė «emėr tė popullit» shpalli Aktgjykimin, dhe u denuan:

1. Adem Rukiqi, me..........................9 vjet burg tė rėndė,
2. Bektesh Rudhani, me.................... 6 vjet burg tė rėndė,
3. Tafė Rukiqi, me...........................6 vjet burg tė rėndė,
4. Ymer Rukiqi, me..........................2, 6 muaj burg tė rėndė,
5. Arif Rukiqi, me............................1, 6 muaj burg tė rėndė,
6. Zydi Bilalli, me............................3 vjet burg tė rėndė,
7. Bislim Bajraktari, me.....................4 vjet burg tė rėndė,
8. Xhevdet Nasufi, me...................... 2, 6 muaj burg tė rėndė,
9. Idriz Mehmeti, me........................1, 6 muaj burg tė rėndė,
10. Sadullah Zeqiri, me.................... 2, 6 muaj burg tė rėndė,
11. Ajet Rukiqi, me..........................4 vjet burg tė rėndė,
12. Adem Pavataj, me...................... 2, 6 muaj burg tė rėndė,

(Nga aktgjykimi P – nr.183/75, mė 23.II.1976, fq. 6 dhe 7)

( II )


- Mė 16/17 mars 1976 nė Gjyqin e Qarkut nė Vranjė tė Serbisė, nėn kryesimin e gjykatėsit Radomir Gjorgjeviq dhe prokurorit publik Radisav Stojanoviq, nė bazė tė nenit 117 al.1 nė lidhje me nenin 100 dhe 101 tė kodit penal tė Jugosllavisė, «nė emėr tė popullit» denohen:

1. Jetullah Arfi, me....................... 12 vjet burg tė rėndė,
2. Fazli Abdullahu, me.................... 6 vjet burg tė rėndė.

(Nga aktgjykimi K.nr.101/75, mė 17. III. 1976, fq.3)

(III)


- Dhe nė gjykimin e tretė, tė mbajtur poashtu nė Vranjė, nėn kryesimin e gjyqtarit Dushan Mitroviq dhe prokurorit Radisav Stojanoviq, nė bazė tė nenit 118 al.1 tė KPJ-sė, « nė emėr tė popullit » denohen:

1. Qamil Nuhiu, me........................ 4 vjet burg tė rėndė,
2. Selajdin Nuhiu, me.................... 1, 6 muaj burg tė rėndė.

(Nga aktgjykimi K.nr.4/76, mė 19.III.1976, fq.2)

Fahredin Gunga: ”Grupit irredentist, i vėrtetuar si armik I popullit dhe i rendit tonė kushtetues, iu shqiptuan denime tė merituara” (!!!)


Pas shpalljes sė aktgjykimit kundėr grupit tė Adem Demaēit dhe dhjetra atdhetarėve tjerė, RTP-ja gjegjėsisht kryeredaktori i kėtij mediumi Fahredin Gunga bėri njė Koment televiziv me titull “Dėnime tė merituara”:

(Njė fragment i komentit)

”Siē u pa nga aktgjykimi i Gjyqit tė Qarkut tė Prishinės, grupit irredentist, i vėrtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonė kushtetutar,iu shqiptuan denime tė merituara.Opinioni ynė, klasa punėtore dhe tė gjitha kombet dhe kombėsitė e Kosovės, e posaēėrisht kombėsia shqiptare, i dha kėtij aktgjykimi pėrkrahje tė plotė,i dėnoi dhe do t“i dėnojė vazhdimisht, duke shprehur indinjatėn dhe urrejtjen, ashtu siē i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur tė gjitha llojet e tjera tė veprimtarisė armiqėsore dhe bartėsit e tyre. Pas shqiptimit tė denimeve tė merituara, ky grup as qė meriton tė mirret ngojė, sepse u pa haptas se e pėrbėn njė grup nacionalistėsh dhe shovinistėsh, tė cilėt popullit tė vet deshtėn t“ia ēelin humnerėn e re tė mashtrimit historik. Ėshtė fjala pėr pozitat reaksionare tė grupit tė pėrmendur, tė veshur demagogjikisht nėn petkun e ideologjisė, gjoja marksiste – leniniste. Ai duke e shpėrdoruar pikėrisht lirinė e plotė dhe barazinė nė Jugosllavinė socialiste vetėqeverisėse, u pėrpoq t“i paraqitet popullit shqiptar gjoja dishepull shpirtėror kombėtar. Kjo na bėri qė tė zbėrthejmė edhe njė herė se ē“ėshtė nė tė vėrtet irredentismi shqiptar dhe ēka kėrkon ai nė mesin tonė. Esenca, pretendimi dhe qėllimi i parė i irredentizmit tek ne ėshtė shkatėrrimi i Jugosllavisė si shtet, si sistem marrėdhėniesh socialiste vetėqeverisėse, si bashkėsi e kombeve dhe kombėsive, (…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat nė emėr tė gjoja marksizėm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencės dhe qėllimit tė tij thellėsisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar. (...) Prandaj, ēdo tentativė e armikut, sikurse edhe e kėtij irredentist, do ta luftojnė si thellėsisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, tė ngarkuara me orekse pėr thyerjen e unitetit,integritetit dhe pavarėsisė sė Jugosllavisė socialiste.”

















Njė artikull i ngjashėm me komentin e z.Gunga, por me titull tjetėr: ”U denua grupi armiqėsor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani nė gazetėn ”Rilindja” dhe Ali Olloni nė gazetėn ”Zėri i Rinisė” tė datės, 14 shkurt 1976, fq.7.

Ēfarė torturash pėrdorte UDB-a nė hetuesi ndaj tė burgosurve shqiptarė?!
UDB-a gjatė procedurės sė hetimeve ndaj tė burgosurve politik shqiptarė ka ushtruar tortura tė tmerrshme fizike dhe psikologjike.
Cilat ishin ato tortura?!

Torturat fizike


Nga metodat e torturės fizike u aplikuan:

1. Rrahja sistematike ose falanga - Gjatė tėrė kohės viktima torturohet me shkopinj gome, shufra hekuri ose tela etj nė shputat e kėmbėve etj.
2. Tortura seksuale - ėshtė ushtrim i dhunės sė dtrejtpėrdrejtė nė organet gjenitale me anė tė goditjeve elektrike nė kėto organe.
3. Tortura elektrike - ishte njė nga llojet e torturave mė tė tmerrshme. Elektrodat vendoseshin nė pjesėt mė tė ndjeshme tė trupit, si: nė veshė, nė gjuhė, nė mish tė dhėmbėve, nė mollėza tė gishtrinjėve, nė organe genitale etj.
4. Djegia - bėhej me anė tė cigares apo me hekur tė nxehtė. Pėrveē kėsaj ekzistonte edhe njė metodė tjetėr e djegjes qė quhej ”Pjekja”, kur i burgosuri vishej me njė skarė hekuri dhe me anė tė rrymės elektrike nxehej gradualisht.
5. Tortura e mbytjes - Koka e viktimės zhytej nė ujė tė ndotur me jashtėqitje, urinė dhe ndytėsira tjera, derisa tė fillonte mbytja, apo humbja e ndjenjave dhe reflekseve fizike....!!!
6. Gjymtimi - si torturė mund tė kishte disa forma. Tė tilla ishin: Viktimės i shkuleshin flokėt, mjekra, i hiqeshin thonjtė, i preheshin pjesė tė ndryshme tė trupit si prerja e veshėve e gjuhės etj
7. Tortura dentare - Udbashėt me godtije tė rėnda ose mė dana dhe teknik joadekuate viktimės ia thenin ose nxirrnin dhėmbėt e shėndoshė.
8. Tortura farmakologjike - Torturuesi e detyronte viktimėn tė gėlltiste barna ose i jepnin injeksione tė rrezikshme pėr shėndetin e tyre.
9. Varja palestineze - ishte njė formė torture kur viktima mbahej me krahėt prapa me orė ose ditė tė tėra. Gjatė kėsaj torture pėrdorej edhe tortura elektrike (elektroshoku) nė pjesėt e ndjeshme tė trupit.

Torturat psikologjike

- Tortura psikologjike ishte njė metodė qė shkatėrronte personalitetin dhe dinjitetin e tė burgosurit. Gjatė torturės, sipas shumė deklaratve tė tė burgosurve, udbashėt kanė pėrdorur disa lloje metodash tė troturės psikologjike, si:

1. Privimi ose rraskapitja - Viktima privohej nga gjumi, kontaktet me njerėz tjerė (siē ishte rasti me Skėnder Kastratin i cili 11 muaj u izolua nga ēdo gjė), nga drita, nga tingujt e muzikės, nuk e linin tė pastronte trupin apo tė shkonte nė toalet etj; Me ditė tė tėra e linin pa gjumė etj.

2. Kėrcėnimi - Tė burgosurit kėrcėnoheshin se do t“i torturonin, do t“ua kidnaponin familjen, do t“ua masakronin fėmijtė... Shumė tė burgosur nga burgjet kėrkonin qė tė distancohej familja nga ata,ose nga gratė e tyre kėrkonin qė tė shkurorėzoheshin (siē ishte rasti me Adem Demaēäin e shumė tė tjerė).

3. Tortura kolektive - gjatė hetuesisė udbashėt shpeshherė e pėrdorinin kėtė lloj metode. I fusnin me njė dhomė shumė tė burgosur dhe i rrahnin deri nė alivanosje para tė tjerėve. Ashtu tė rrahur ka ndodhur t“i ekspozonin edhe para anėtarėve tė familjes (siē ishte rasti me Hydajet Hysenin...). Qėllimi i torturuesit ishte pėrkulja apo thyerja e dinjitetit njerėzor tė viktimės; Gjatė hetuesisė ndajt tė burgosurve e sidomos ndaj Metush Krasniqit (tė cilit edhe pse ishte nė qeli ia vunė prangat e herkurta 25 kg. tė rėnda), kohė pas kohe i lėshonin minjė tė mėdhenj pėr ta kafshuar trupit dhe pėr ta tmerruar e thyer psiqikisht.

4. Poshtrimi - Tė burgosurit fyheshin rėndė nga udbashėt, i fyenin tė dashurit e tyre. I detyronin tė flisnin gjėra poshtruese pėr tė afėrmit e tyre etj.

Si u torturua truri i lėvizjes kombėtare – Rexhep Mala nga udbashėt gjakpirės?!

Torturuesit e atdhetarit dhe trurit tė Lėvizjes kombėtare Rexhep Malės me shokė, nė vitin 1975/76 ishin udbashėt gjakpirės:

- Asllan Sllamniku,
- Muharrem Dana,
- Faik Nura e shumė tė tjerė qė u pėrmendėn mė lartė.

Nė ballafaqimin e parė nė ambientet e UDB-sė, udbashi Asllan Sllamniku e pyet Rexhep Malėn (Shpėtim Gurin-pseudonim i i tij):

- ”Ti je Shpėtim Guri a?”
- "Po" - i thotė Rexhepi.

Duke u zgėrdhirė si qenė Asllan gjakėpirėsi i thotė:
- ”Nėna nė shtėpi e bėnė miellin bukė, e ne kėtu e bėjmė bukėn miell! Mbaje mend kėtė!”

Dhe vėrtet udbashėt e sojit tė Sllamnikut pėrdorėn torturat mė tė tmerrshme ndaj Rexhep Malės dhe shokėve tė tij, mirėpo Rexhepi nuk u dorėzua pėr asnjė moment para xhelatėve, ai qėndroi stoik dhe i pathyeshėm.

Rexhep Mala: "Mė binin nė shputat e kėmbėve sa mundnin. Njėri mė mbante pėr krahėsh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tėrė fuqinė e tij shputave tė kėmbėve tė mia".

Rexhep Mala, torturat e udbashėve tė pamėshirshėm, gjatė procesit hetimor - i pėrshkruan si vijon: -

“Nė pėrgjigjen time tė parė ”nuk e di” kėrciti grushti nė barkun tim, mė ranė me shqelm, filloi njėri tė mė bjerė duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punėn e tij e vazhdoi tjetri. Nga tė rėnat fytyrės, m“u qanė buzėt dhe mė shpėrtheu gjaku pėr hunde e goje. Nuk mė linin as tė merrja frymė. Mė ēuan shpejt e shpejt nė tualet tė ma pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe mė kthyen prapė. Mė rrėzuan nė dysheme, mė urdhėruan tė zbathi kėpucėt dhe ēorapet. „Ta shohim tash nė fallak se si do tė pėrdridhet“ – tha hetuesi. Menjėherė e kuptova. E dija se ē“ėshtė falllaku. Kėtė metodė e kishin pėrdorur qė nė kohėrat e lashta dhe inkuizicionet e Kishės. Filluan tė mė binin nė shputat e kėmbėve sa mundnin. Njėri mė mbante pėr krahėsh, e tjetri ishte hypur mbi mua dhe godiste me tėrė fuqinė e tij shputave tė kėmbėve tė mia. Kjo ishte edhe pėr atė punė e vėshtirė fizike edhepse e bėnin me ėndje tė posaēme. Lodheshin dhe shkumbinin si kuajt. Por, ata kishin njė pėrparėsi, sepse sa lodhej njėri, menjėherė e zavendėsonte tjetri dhe kėshtu me radhė. Nė dy mėnyra mė goditni shputave, ndonjėri mė binte vetėm nė njėrėn kėmbė nga 15-20 ”pendrek” e pastaj po aq nė tjetrėn, e prapė kėmbės tjetėr dhe kėshtu gjersa lodheshin.

























Kur mė torturonin e linin derėn pakėz ēelė. Nė fillim nuk e dija pse, por mė vonė e kuptova. Donin qė torturimin ta dėgjonin edhe tė burgosurit tjerė nė lokalet e UDB-sė. Na torturonin me radhė. Kėshtu, gjersa torturohej njėri, tė tjerėt merreshin nė pyetje nga ndonjė udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakėz tė ēerlura qė tė dėgjonin tė rėnat e shuplakave, grushtave e kėrbaēeve dhe bėrtima e atij qė torturohej. Tė gjithė hetuesit dhe policėt tjerė, 6 - 7 vetė, ishin nė dhomėn ku torturohej i burgosuri dhe tė gjithė me radhė ose edhe bashkarisht merrnin pjesė nė torturim. Tė burgosurve tjerė u mbetej qė tė dėgjonin dhe tė prisnin secili radhėn e tij. Nuk kishte gjė mė prekėse e mė trishtuese se sa kur dėgjoheshin gjėmat e shokėve. Dhe kėshtu shkonin prej njė tė burgosuri te tjetri,duke shfryrė ndjenjat shtazarake dhe gjithė mllefin e tyre personal mbi ne. (...) Shtazaraku Asllan Sllamniku, bėhej gjoja human, dhe i thoshte atij qė mė pėrplaste kokėn pėr muri: ”Mos kokėn, kij kujdes se mos po e lėndon”, kuptohet me sy ia bėnte tė mė godas edhe mė shumė. Dhe ky pėrgjigjej: ”Pse kujdes? Kėtyre duhet t“ua ēajmė kokėn”dhe mė pėrplaste kokėn edhe mė tepėr. Mė kapnin pėr organe gjenitale dhe mė bėrtisnin nė fytyrė: ”Kemi me tė tredhė dhe mė shtėrngonin gjersa alivanosesha. Ujin e mbanin ēdo herė gati, qė kur tė mė binte tė fikėt tė mė hidhnin ujė fytyrės dhe trupit, dhe menjėherė do tė vazhdonin punėn. Mė fyenin me sharjet mė tė ndyta, mė ofendonin, mė pėrqeshin, mė pėshtynin. Ishin kėto poshtrime tė rėnda, por e dija se duhej t“i duroja.

Rexhep Mala: „Ju hetuesit shqiptarė jeni tradhtarė e ju hetuesit Serbė jeni kriminelė…“

Pas shumė torturave, ditė e netė me radhė, duke qenė i bindur se mund ta mbysnin, Rexhep Mala u thotė udbashėve se ka vendosur t“i pranojė tė gjitha, me kusht qė ta lėnė dy – tri ditė tė pushojė nė qeli. Kėtė kohė e kėrkon pėr ta marrė sadopak veten, nė mėnyrė qė tė jetė nė gjendje t“i pėrballojė mė lehtė torturat e radhės. Pas tri ditėve e marrin Rexhepin nga qelia, tubohen shumė hetues dhe tashmė presin rrėfimin e tij. Rexhepi u thotė katilėve udbash se do t“i tregojė tė gjitha, me kusht qė tė mos e pengonin gjatė rrėfimit tė tij. Me kėtė rast sypatremburi Rexhep Mala ju drejtohet me fjalėt: “Para sė gjithash po ju them se ju hetuesit shqiptarė jeni tradhtarė e ju hetuesit serbė jeni kriminelė dhe do tė dėnoheni herėdo kur nė gjyqin e popullit! gjithashtu po ju them se Kosova do tė ēlirohet dhe do tė bashkohet me Shqipėrinė!” Pas kėtyre fjalėve udbashėt gjakatarė rexhepin e lidhin dhe e torturojnė deri nė alivanosje. Jo rrallė tė burgosurit e torturuar mizorisht ashtu sikurse ėshtė torturuar Rexhep Mala, nuk kishin mundėsi qė tė shkonin me kėmbėt e veta nga zyrat e UDB-ės deri nė qeli, dhe tėrhiqeshin zvarrė nga hetuesit barbarė.

Takimi i Rexhep Malės me nėnė Fahrijen nė mes grilash!

Edhe pse i rrahur e i dėrmuar fizikisht dhe shpirtėrisht nga udbashėt e pashpirt, Rexhep Mala nė takimin e parė me nėnėn e tij...,nė mes grilash (i pėrcjellur nga udbashėt), nuk tregoi as ligėshtinė mė tė vogėl, pėrkundrazi qėndroi stoik, dinjitoz e i pathyeshėm. Ja si e pėrshkruan Rexhep Mala kėtė takim mjaftė prekės,me nėnėn dhe anėtarėt tjerė ta familjes.

“Tė gjithė tė burgosurit tjerė kishin tė drejtė nga 10-15 minuta vizitė njė herė nė dy javė. Por unė dhe shokėt e mi jo. Neve nuk na lejonin tė na vizitonte askush. Na i lejonin vetėm rrobat dhe ca gjėra ushqimore. (...) Pas disa muajsh nga presioni dhe kėmbėngulja e familjes pėr tė mė parė,mė nė fund ma lejuan vizitėn. Kur mė thirrėn nuk e dija se ku mė ēonin. Pėr vizitėn mė njoftuan vetėm kur mė futėn nė vendin e caktuar pėr takime me anėtarėt e familjes. Ky vend ishte i ndarė me rrjetė tė hekurt e tė lartė gjer nė tavan. (...) Aty ishin disa udbash dhe gardianė. Njė udbash dhe dy gardian mė rrinin anash qė tė kenė mundėsi tė shihnin sa mė mirė se ēka do tė flasin dhe si do tė sillen ata qė kishin ardhur nė vizitė. Nėna posa mė pa, u zgjatė mbi hekurin dhe i futi gishtrinjtė nė rrjetin qė sė paku t“i prekė gishtrinjtė e mi. Por nuk mundja t“ja zgjas dorėn,jo pse frikohesha, por pse nuk doja qė nėna tė m“i shohė duart e mia tė enjtura e tė bėra ēivit nga torturat. Shpejt e shpejt i vura duart nė hekurin para vetes, gjoja tė them se ėshtė e ndaluar. U pėrshėndetėm kėshtu pėrmes rrjetit, i pyeta si janė tė shtėpisė dhe pa u bėrė njė minut e gjysmė na urdhėruan tė pėrshėndetemi, se vizita ishte kryer. Nuk arrita as t“i shoh mirė dhe as t“i pyes pėr tė gjithė njerėzit e shtėpisė. Megjithatė ishte i sigurt se tė mitė (familjen) nuk i ka befasuar kjo egėrsi fashiste, sepse ata qysh herėt e kanė mėsuar dhe e kanė pėrjetuar nė kurrizin e tyre urrejtjen shoviniste tė serbomėdhenjėve”.
_____________

Literatura e shfrytėzuar:

- Selatin Novosella: "Kosova “75", Prishtinė 1995;
- Dr. Sabile Keēmezi - Basha: "Organizatat dhe grupet ilegale nė Kosovė (1981 - 1989), Prishtinė 2003;
- Rexhep Mala: "Qėndresa" Kujtime, Gjilan 2002.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,028 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi