Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njė libėr monumental
Publikuar më 15 janar, 2015 nė orėn 18:36 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Vėshtrim librit “Nacionalizmi shqiptar”, autor Milazim Krasniqi, shtėpia botuese “LOGOS-A”, Shkup 2014, 175 faqe)

Ėshtė shkruar e stėrshkruar pėr konceptin dhe parimin e nacionalizmit. Ėshtė thėnė e stėrthėnė shumėēka pėr kėtė parim. Me gjasė, nė fillim tė duket sikurse nuk ka se ēka tė thuhet mė pėr tė, sepse gjithēka ėshtė konsumuar. E posaēėrisht pėr nacionalizmin shqiptar, ku pėr kėtė nacionalizėm kanė shkruar shumė autorė tė jashtėm e te brendshėm. Por nuk ėshtė me rėndėsi se sa ėshtė shkruar, por si dhe nė ē`mėnyrė. Milazim Krasniqi me veprėn e tij tė fundit ka dėshmuar thėnien “Not the first but the best” (Jo i pari por mė i miri). Sepse e thotė shtruar tė vėrtetėn.

Kur merr nė dorė pėr tė lexuar librin mė tė ri tė autorit tė shquar Milazim Krasniqi “Nacionalizmi shqiptar” nuk ke se si mos tė sfidohesh dhe tė magjepsesh. Kjo jo vetėm pėr stilin e tė rrėfyerit, pėr narratorin apo edhe pėr narraterin (lexuesin fiktiv), por edhe pėr informatat dhe mėnyrėn e argumentimit tė gjėrave pėr nacionalizmin shqiptar, zhveshur nga ēdo patetizėm, nga ēdo glorifikim dhe elegji apo edhe nga kurthi mė i rėndė i nacionalizmit, qė ėshtė shovinizmi. Mbi tė gjitha pėr guximin e shtruarjes sė kėsaj problematike. E posaēėrisht nė kryerjen e misionit tė shenjtė si intelektual nga vet autori. Sepse intelektuali duhet patjetėr tė jetė i lidhur ngushtė me tė vėrtetėn. Dhe jo vetėm tė jetė i lidhur, por edhe ta shprehė atė, madje ta implementojė atė. Kėtė sipas mendimit tim, me pėrpikėshmėri ia ka arritur Milazim Krasniqi.
Libri i autorit nė fjalė ėshtė i strukturuar nė atė mėnyrėn mė tė mirė taksative. Duke shtjelluar sintagmėn “nacionalizėm” autori bėn fillimisht njė digresion mbi atė se si ėshtė perceptuar nacionalizmi pėr ata qė jetonin (jetonim) nė ish Jugosllavi. Kjo sintagmė ka qenė burimi kryesor i etiketimit tė elementit shqiptar si diēka e vrazhdė dhe negative. Ka qenė argumenti i vetėm i pushtuesit pėr tė shkatėrruar qenien shqiptare. Lidhja Komuniste e Jugosllavisė pėrmes kėsaj sintagme kishte bėrė edhe diferencime ideo-politike. Lufta e Serbisė kundėr nacionalizmit shqiptar, nuk ishte asgjė tjetėr pėrpos luftė kundėr identitetit shqiptar, kundėr barazisė sė tyre, thjesht kundėr qenėsimit tė tyre biologjik. Me tė drejtė autori kėtė term e quan si term, qė pėr brezin e autorit krijon stres dhe kujtime tė hidhura. Por, rrekja pėr ta shtruar nė rrafshin studimor, krijon edhe mė shumė ēekuilibrime ngase kjo sintagmė sipas tij nuk ėshtė rehabilituar edhe mė tej, nga deformimet e skajshme dhe devijimet e mundshme qė i janė bėrė kėtij koncepti. Ndėrsa pas ēlirimit nė Kosovė, nacionalizmi ėshtė kthyer si triumfues dhe shihet si mundėsi apo si mjet i mirė tė realizohen edhe favore. Ndėrsa nė Shqipėri, ky koncept i cili gjatė epokės sė komunizmit enverist, ėshtė shpėrfaqur nė formė tė ideologjizuar dhe si i tillė ėshtė deformuar, mbase edhe mė tej qėndron si i tillė, ngase ka lėnė pasoja tė rėnda deri nė ditėt tona.
Me guximin mė tė madh autori shtron qysh nė fillim kėto pyetje si dhe pyetjen se pėrse me kėtė dukuri tė nacionalizmit nuk janė marrė dhe nuk po merren ende seriozisht intelektualėt, publicistėt, studiuesit e kėshtu me radhė. Pse nuk ėshtė rivalorizuar ky koncept dhe ky fenomen nė dimensionin e vėrtetė teorik dhe nė realitetet e reja.
Autori nė vijim shtron pyetje se pėrse rebelimet shqiptare pėrmes kryengritjeve tė armatosura, posaēėrisht ai nė Luginė, mbėshtetur nė parimin e nacionalizmit, nuk solli rezultatet e duhura. As edhe deklarimet pompoze tė shtetarėve shqiptarė, sikurse retorika shterpe e ish kryeministrit Sali Berisha nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė pėrmes deklaratave tė tija, duke i fashitur mė pas pas presionit tė jashtėm, as klishetė tjera tė mundshme, nuk janė nė vijėn e asaj qė mund tė quhet nacionalizėm i mirėfilltė, por vetėm njė mjet pėr diletantizėm dhe aventurė. Edhe projektet e partive tė posakrijuara qė do tė pėrdornin nacionalizmin shqiptar si levė tė krijimit dhe ekzistencės sė tyre, nuk do tė shėrbenin pėr asgjė tjetėr, pėrpos vetėm si tentativė pėr etablim nė skenėn politike dhe marrjen e pushtetit e asgjė mė shumė. Krejt kjo, ngase nga mungesa e njė fortashtroje ose platforme tė mirėfilltė kėto parti do tė shuhen, apo nuk do tė korrin suksese. Nė mungesė tė hulutimeve serioze dhe tė guximshme, auditorit shqiptar i servohet nacionalizmi shqiptar, i deformuar, larg prej asaj qė duhet tė jetė, ose larg prej asaj platforme tė rilindasve, e posaēėrisht tė ideologėve Sami frashėri dhe Pashko Vasa. Ky nacionalizėm shqiptar sot shtrohet ose pėrmes zėrit tė lartė tė folėsit (Sali Berisha), ose pėrmes zėrit patetik (si Ali Ahmeti), ose pėrmes zėrit monoton (si Jakup Krasniqi). Nė kėtė vazhdė edhe dy lėvizjet mė tė shquara, si flamurtare tė nacionalizmit, Vetėvendosja nė Kosovė dhe Aleanca Kuq e Zi nė Shqipėri, duke u paraqitur si flamurtare dhe kampione tė nacionalizmit shqiptar, nuk kanė arritur ta detajojnė dhe pėrpunojnė kėtė platformė nė favor tė bashkimit unik, por kanė mbetur vetėm nė rrafshin e politikave kontestuese tė qeverive aktuale si nė Kosovė, poashtu edhe nė Shqipėri.
Autori me tė drejtė arrin nė konstatimin se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si faktor pėrcaktues nė fushėn e historisė sė kombit tonė, pėrmes studimeve dhe hulumtimeve nė fushėn e historisė sė kombit dhe pėrpunimit tė elementeve politik, ka bėrė mė shumė dhe mė shpejt se sa dy projektet e rebelimit tė shqiptarėve nė Luginė dhe nė Maqedoni. Krejt kjo ngase pėrfaqėsuesit e nacionalizmit tė mirėfilltė shqiptar, P. Vasa, A. Frashėri dhe S. Frashėri, pėrpunuan dhe ravijėzuan elementet nė Komitetin e Stambollit, pėr funksionimin e Lidhjes sė Prizrenit, si njė organizatė politiko-ushtarake, duke krijuar kėsisoj njė rrugė tė nacionalizmit shqiptar nė nivel kombformues dhe shtetformues.
Ndėrsa tentativat serioze pėr tė shtruar si duhet kėtė fenomen, kanė mbetur vetėm nė nivelin e studimit tė doktoraturės sė Hysamedin Ferrajt “Skicė e mendimit politik shqiptar” dhe nuk kanė evoluar mė tej. Kjo ka sjellur deri te ajo qė nacionalizmi tė paraqitet si element manipulues, duke i bėrė njė dėm tė madh moral dhe nacional nacionalizmit tė rafinuar dhe tė pėrpunuar si tė tillė, nga disa rilindas. Krejt kjo ngase sikurse regjimi komunist nė Shqipėri, poashtue dhe ai nė ish Jugosllavi, fatkeqėsisht edhe regjimet e dy decenieve tė fundit, kanė shfytyruar idenė e nacionalizmit tė vėrtetė shqiptar dhe tė mos flasim mė pėr vet nacionalizmin si tė tillė.
Autori duke ofruar fakte dhe pėrkufizime tė ndryshme mbi parimin e sipėrfolur, sidomos definicione tė Ernest Gellnerit, E. Hobsbaėmit, apo Smithit, thekson se definicioni qė pėrputhet me parimin e hershėm dhe tė vėrtetė tė nacionalizmit shqiptar ėshtė ai i Gellnerit, i pėrqafuar edhe nga Eric Hobsbaumi, qė definon nacionalizmin si parim, sipas tė cilit njėsia politike dhe ajo kombėtare duhet tė jenė kongruent apo tė pėrputhen. Mė tutje autori e sheh nacionalizmin shqiptar nė kontekstin europian, edhe pse ka tė tillė qė kėtė dukuri e shohin si jashtėeuropiane, sikurse Pirro Misha me tė tjerė, pėr shkak kthimit nė Islam tė shumicės sė shqiptarėve. Autori argumenton se sjellja e shqiptarėve asnjėherė nuk ka qenė jashtė europiane, as nė fillim e as nė fund tė sundimit osman. Kjo sajesė ėshtė tipike produkt sllav dhe grek, duke tentuar t`i japin njė trajtė tjetėrfare kėtij parimi, ngase nėse analizojmė me fakte na del se nė Perandorinė Osmane ka pasur nėj proces integrimi pėr tė gjithė tė sunduarit, duke futur nė ushtri dhe administratė osmane persona dhe grupe tė ndryshme, si serbe, shqiptare, bullgare, greke etj, si pėr shembull rasti i vajzės sė Llazarit Milevės, e cila u bė bashkėshorte e sulltan Bajazitit apo rasti i kryevezirit tė Peramdorisė, Mehmet Sokolloviqi. Andaj rėnia nė grackėn e pohimeve dhe mėtimeve serbe tė Pirro Mishės, madje edhe tė Ismail Kadaresė, ėshtė triumf i propagandės serbe se vetėm shqiptarėt na paskan qenė lojalė ndaj sulltanėve, se ishin ndryshe nga tė tjerėt. Nė fakt autori i librit duke ofruar fakte bindėse dėshmon se qėllimi i plejadės sė islamofobėve nė mesin e kombit tonė, duke tentuar tė paraqesin nacionalizmin shqiptar si tė ndryshėm nga shumica shqiptare, e duke tentuar t’ia atribuojnė meritėn pėr nacionalizmin vetėm komunitetit katolik. Po tė hiqnin dorė muslimanėt shqiptarė nga shqiptarėsa e tyre, me gjasa nacionalizmi shqiptar sot do tė ishte ndryshe, apo do tė kishte nė gjirin e tij hiē mė shume se 300.000 frymė. Qėndrimi i kėtyre islamofobėve ėshtė qėndrim joshkencor dhe jo i saktė, e si i tillė ėshtė mohues i nacionalizmit tė mirėfilltė gellnerian. Edhe pse shqiptarėt ishin tė integruar nė PO-nė e atėhershme, ata u rebeluan kundėr Reformave tė Tanzimatit, kjo sepse u cenonte statusin e sigurisė dhe integrimit atyre, mirėpo ky vrull shpėretheu atėherė kur shqiptarėt u ndien tė rrezikuar nga rritja e pretendimeve tė fqinjėve ballkanikė, tė cilėt fitonin favore brenda Portės sė Lartė, duke u bėrė rrezik pėr sigurinė e shqiptarėe. Pra, pakėnaqėsia e shumicės shqiptare muslimane me favoret qė u bėheshin serbėve dhe grekėve, mundėsoi pakėnaqėsinė e tyre, e shprehur kjo edhe nė librin e S. Frashėrit “Shqipėria ē`ka qenė, ē`ėshtė dhe ē`do tė bėhet?” Nėse lexohet si duhet kjo vepėr, do tė kuptohet qartė se fillesa e nacionalizmit shqiptar ishte e orientuar pėr mobilizimin e gjithė shqiptarėve, nė njė rezistencė tė fortė kundėr manipulimeve me ortodoksėt dhe me katolikėt nga ana e disa shteteve evropiane dhe nga rreziku i nacionalizmave shoven serb dhe grek. Thėnė shkurt dhe troē pa ofertėn e Pasho Vasės, Sami Frashėrit, Abdyl Frashėrit etj. dhe tolerancės sė shumicės muslimane ndaj bashkėkohėsve katolikė dhe ortodoksė, rrezikohej kombi shqiptar tė ndahej nė vija fetare. Formula e Samiut “ Perėndija, E Drejta, Kombi, Gjuha, Shqipėria, Shqiptarija” formula mė e fortė e harmonise mes njėsisė politike dhe asaj kombėtare. Nacionalizmi dhe projekti i Samiut, nuk anashkalon brenda tij as edhe pakicat greke, vllehe, ai relativizon statusin e tyre me pandehmėn se ndoshta ata mund tė kenė qenė shqiptarė, mirėpo kanė harruar gjuhėn e tyre. Ai as nuk propozon asimilimin e as dėbimin e tyre. Nė anėn tjetėr Pashko Vasa nė librin e tij “La verite sur l`Albanie” (E vėrteta mbi shqiptarėt) skicon aspekte tė jetės politike shqiptare, por duke mos theksuar askund se shqiptarėt ishin ata qė kontestonin legjitimitetin osman, por ata duke tentuar kompaktėsinė e territoreve shqiptare nėn njė administratė, thjesht donin tė mbronin kombin shqiptar nga aspiratat e fqinjėve. Edhe kur kanė luftuar kundėr sllavėve e grekėve me flamurin e sulltanit, shqiptarėt e kanė bėrė kėtė nga ndjenja e vetėdijisimit etnik e jo fanatizmit turkoman.
Mė tej, autori me tė drejtė romantizmin e nacionalizmit shqiptar e quan deformim, ngase sepse ai romantizėm pėrmabnte ideologji militante antiosmane, e ē`tensionuese me fqinjėt, pėrmes ngritjes sė figurės sė Skėndėrbeut, (rasti i Naim Frashėrit, e paraprakisht edhe poezia arbėreshe e J. De Radės apo Gavril Dara I riu), ide kjo e cila e pėrjashton mendimin dhe i jep pėrparėsi emocionit. Edhe pse edhe tek kombet tjera veprat artistike tė romantizmit ishin projeksione imagjinare pėr kombin, por tė racionalizuara nga mendimi politik, filozofik, sociologjik e publicistik, ndėrsa tek shqiptarėt u humb kjo mundėsi, ngase nuk u ndjek projekti i P. Vasės dhe S. Frashėrit, por u deformua dhe u degradua nga fiksioni poetik. Edhe pse Lidhja e Prizrenit etabloi nė politikėn e saj projektin e mirėfilltė, ajo nuk pati sukses tė pėrfundojė me sukses kėtė mision, ngase u devijua nag idetė romantike dhe panballaniste antiosmane. Dhe jorastėsisht projekti i Shqipėrisė sė pavarur tė 1912 nuk i realizoi objektivat e nacionalizmit shqiptar tė P. Vasės dhe S. Frashėrit, sepse u mbėshtet mbi parimin e nacionalizmit qė autori e quan me tė drejtė, tė tkurrur, dhe e devijoi kėtė rrugė, e ndėrsa pas kėsaj kjo linjė e rilindasve u braktis, e fatkeqėsisht ėshtė e braktisur edhe sot e kėsaj dite.
Ndėrsa copėtimi i trojeve shqiptare solli fragmentarizime, e kėto pasoja i ndiejmė edhe sot e kėsaj dite. Nė programin e Komitetit tė Mbrojtjes Kombėtare tė Kosovės, nuk pėrfshihej fare Ēamėria. Ndėrsa as edhe pėrpjekj e Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare, e cila u shpartallua shumė shpejt, ndėrsa as pėrpjekjet e grupeve irredentiste tė majta, qė vepronin nėn ideologjinė e marksizėm-leninizmit, nuk ishin projekte gjithpėrfshirėse.
Nė fazėn e fundit qė ėshtė njė argument shumė i fuqishėm dhe qė dėshmon intelektualizmin dhe seriozitetin e autorit nė fjalė, as edhe Kosova e Pavarur dhe rebelimet shqiptare nuk janė projekte nacionaliste por antinacionaliste, sepse janė pranuar kushtet e mosbashkimit tė Kosovės me ndonjė shtet tjetėr (Shqipėrinė) dhe respektimet e integriteteve territoriale tė shteteve pėrkatėse ballkanike. Pra nacionalizmi shqiptar sipas autorit nuk ėshtė as themelues e as ndėrtues i Kosovės, ndėrkaq asnjė projekt i asnjė partie (pėrjashto kėtu Vetėvendosjen e cila e ka ideologjizuar projektin e nacionalizmit shqiptar). Mandej shmangia e Ēamėrisė dhe pjesėve tė tjera, vetėm dėshmon tkurrjen e idesė sė nacionalizmit shqiptar tė ravijėzuar nga rilindasit.
Autori mė tej analizon shkėlqyeshė nacionalizmin shqiptar dhe faktorin gjuhėsor, me ē`rast zhvesh mite dhe sajesa tė shpikura, duke i vėnė nė prizmin e vėrtetė shkencor. Edhe tentativat e paraqitjes sė tė kaluarės sė lavdishme pellazgo-ilire (ndonėse pėr kėtė nuk ka burime tė besueshme shkencore), edhe pėrpjekjet e disave syresh pėr tė defokusuar vėmendjen nga gabimet e vėrteta tė devijimeve tė nacionalizmit shqiptar, duke aluduar se fajtor pėr zhdukjen e nacionalizmit shqiptar ishte pushtimi osman, ngrysja brenda natės nė Azi, apo Islami si fe universale, autori i sheh si pėrpjekje joshkencore diletanteske. Ai i kundėrvihet me thėnien e Regjinaldit Hibert “shqiptarėt populli mė i vjetėr i Evropės, vendet e tyre shtetet mė tė reja tė Evropės. Tė jesh kaq i vjetėr dhe kaq i ri njėkohėsisht, ėshtė njafarė fati i keq”.
Krejt nė fund, autori kthimin nė pikėn 0 e sheh tė pamundur, ngase tanimė ekzistojnė shtete kombėtare tė grekėve serbėve, bullgarėve, maqedonasve. Nacionalizmi shqiptar meqė nuk i ka realizuar ambiciet e veta nė kohėn e duhur, tanimė nuk mund tė realizojė mekanikisht qėllimet e tij, tė devijuara me (pa) hir nga protagonistėt. Nacionalizmi shqiptar sipas autorit, nuk duhet tė insistojė pėrmirėsimin e padrejtėsive historike, sepse njė pėrpjekje e tillė e dimė ku e dėrgoi Serbinė nė tre luftėrat e humbura dhe me bombardime nga NATO. Por, autori ofron rrugė dhe trase. Kjo rrugė ėshtė qė nacionalizmi shqiptar tė bėhet fanar i ruajtjes sė vlerave plurale tė kombit, jo si nxitės i ndryshimit tė kufijve me dhunė, por i negocimit tė kėtij procesi, duke preferuar modelin e ribashkimit gjerman tė vitit 1990, duke ofruar zhvillimin e identiteti dhe kulturės kombėtare, integrimit mė korrekt brendakombėtar, ndėrsa theks tė veēantė sipas autorit, duhet vėnė tolerancės ndėrfetare, e cila tolerancė vijat ndarėse do t`i eleminonte, nga shkėputja e ėndrrallave pa mbulesė pėr ndryshimin e sė kaluarės, por nė respektimin e realitetit tė sotshėm, krejt kjo duke zbutur tė kaluarėn qė nuk mund tė ndryshohet, dhe duke e kthyer atė nė favor tė sė sotshmes, e kėsisoj edhe tė sė ardhmes.
Pėr nė fund mund tė shtoj se thėnia e Sokratit “gnothi seauton”, njihe veten, por edhe porosia profetike “Kush e njeh veten, pa dyshim se njeh edhe Zotin e vet”, ėshtė mė shumė se ftesė, ėshtė kėrkesė pėr refleksion, na gėrget dhe ngacmon nė racionalitet. Libri i autorit Milazim Krasniqi ėshtė libėr monumental, i cili na bėn kėrkesė tė njohim veten si duhet, duke reflektuar, si dhe duke i`u ofruar auditorit shqiptar njė gnoseoterapi (shėrim por pėrmes dijes), apo njė eliksir, nga dehjet eventuale tė thurrjes sė lavdeve tė paqena apo si pararojė e miteve antemurale (miteve tė mbrojtėsve tė qytetėrimit).

Mr. Ardian Ramadani - profesor, pėrkthyes, publicist dhe autor i katėr librave

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 502 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi