Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (I)
Publikuar më 17 janar, 2015 në orën 01:17 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E PARË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

***Çdo njëri prej nesh e ka një rrugë të jetës së tij, e cila është baraz me vitet e moshës që ka. E kur vjen në një moshë të pjekurisë dhe sidomos, kur e ke kaluar edhe këtë moshë, sepse nis e bisedon me veten, duke medituar sjellë në mend kujtimet e jetës tënde!? Ja, edhe mua kjo më ndodh shpesh...mund të them me siguri se, është një gjë që më shoqëron çdo ditë...Sepse, jeta ime ka kaluar pothuajse e gjitha nëpërmes veprimtarisë sime patriotike e atdhetare, e nisur që nga vendlindja ime, Struzha e Prizrenit, e deri këtu ku jam sot, në mërgim...në Gjermaninë e largët...

Eshtë një jetë e kaluar në përpjekjet e mundimshme të rrugës së vështirë, me plot rreziqe për atë kohë, në luftën për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera të copëtuara shqiptare nën ish-Jugosllavinë e atëherëshme dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë Amë!
...Ishim një brez, ashtu si shumë breza të tjerë, të bashkëkombasve të mi, që kishim parë me sytë tanë vuajtjet, nga varfëria e madhe e fukarallëku ekstrem, torturat e gjenocidin e egër serbosllav mbi popullin tonë, mbi shqiptarët e pafajshëm të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike, nën thundrën e çetnikëve serbomëdhenj, por ama, duke mos harruar kurrë ODAT E BURRAVE të malësisë, të cilat ishin kuvendi popullor i shqiptarëve të Kosovës, në ato kohëra shumë të vështira!?...











*Foto me pamjen e tre shokëve tanë, të rënë në gjumin e përhershëm, pranë tyre të tria bashkëshortet dhe të rrethuar nga shokët e tyre, bashkëveprimtarët e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit.


**Hakif Zejnullahu **Zahir Pajaziti **Edmond Hoxha b

***Bacë Shabani në mes të dy djemve, dy krahëve të tij, ADEM JASHARI, Komandantit Legjendar dhe Gjeneral HAMZË JASHARIT.















U rritëm e u edukuam nga të parët tanë, nga prindërit tanë, ndonëse të vuajtur e të varfër, por me një dashuri të flaktë për kombin tonë, për Flamurin Kuq e Zi, me Shqiponjën Dykrenare, për gjuhën tonë të bukur shqipe, për tokën shqiptare, me një dashuri pafund për mbarë shqiptarinë! Ata, të paharruarit prindërit tanë, na ushqyen që në djep, në ato këngët e ninullat e lokeve tona, me frymën e gjallë patriotike e atdhetare...
Në ato ODA burrash malësorë, qysh fëmijë edhe unë dëgjoja për bëmat e armiqve të popullit tim, të okupatorëve të trojeve tona etnike, që nga osmanllinjtë e deri tek këta të fundit, më të liqtë e Ballkanit, serbosllavët, që me vite e dekada u lëshuan si bisha të egra mbi shqiptarët e pafajshëm, por kurrë nuk mundën të shfarosnin popullin e kombin tim të lashtë të Arbrit!... Në ato ODA flisnin burra trima, atdhetarë e patriotë të vërtetë, burra të fjalës e të zakonit, burra të besës, luftëtarë të vendosur të lirisë...Besa është virtyt i shqiptarit, ku nëpërmes fjalës së madhe BESË tregohet burrëria dhe trimëria e shqiptarit të vërtetë! Kur jipej BESA, nuk kishte më kthim prapa!? Prandaj quheshin burra me besë...burra që e mbajtën besën! E ata, që nuk e mbanin besën quheshin tradhëtar!!!















*Foto - 1 Nëna Zunë, BabaiNeshat, FaridinTafallari, 1978
Foto 2 në të djathtë Rifat Jashari, Abdyl Krasniqi, Faridin Tafallari*


...Aty flitej për mikëpritjen, për bujarinë, ku mysafiri kurrë nuk mund të dilte pa i shtruar bukë. Ndaj në popull thuhej fjala:” Bukë e krypë...e zemër”! Dëgjoja histori të ndryshme për trimërinë dhe guximin e shqiptarit, për mospërkuljen e tij prej armikut, i çfarëdo lloji qoftë ky, edhe kur biri i shqipes ishte para ekzekutimit (me varje)... Kështu kishte ndodhur në Malësinë e Shkodrës, në kohën e sundimit turk, kur një malësor trim e kishin dënuar me varje dhe para se t’i hiqte shkëmbin e këmbëve nën litar, i afrohet turku dhe i thotë:” Heu o arnaut, a ke qenë ndonjëherë më ngushtë se sot? Dhe malësori trim ja kthen me kokën lart, pa ju dridhë qerpiku:” Po kam qenë, kur nuk kam pasë bukë për ti dhanë mysafirit!”
Prandaj fjala e tyre burrërore, e pandarë nga edukata prindërore, hodhi rrënjë të thella tek ne dhe na rriti dëshirën e zjarrtë, për tu bërë edhe ne luftëtarë të vendosur, për çështjen e çlirimit të atdheut, të LIRISË dhe BASHKIMIN KOMBËTAR! Aty fliteshin fjalët e mëdha të Pashko Vas Shkodranit dhe e burrave të tjerë të mëdhenj, të kombit tonë, duke e ditur se, armiqtë i kishin bërë disa gjëra, që aspak nuk kishin të bënin me kombin shqiptar...Armiqtë tanë të shqiptarisë i bënin planet e tyre djallëzore për ta përçarë këtë popull me të gjitha mënyrat...Dhe janë përpjekur që edhe përmes feve të arrijnë qëllimet e tyre...Por harronin se, për të tria fetë si ajo islame, orthodokse apo katolike kombi ishte NJË GJUHË, NJË FLAMUR...ISHIM TË GJITHË SHQIPTARË!!! Janë monument graniti vargjet e Pashko Vasës, që për herë të parë i dëgjova në ato ODAT e burrave të malësisë:
“...e mos shiqoni kisha e xhamija,
Feja e shqyptarit asht SHQYPTARIA”



*Struzhë e dashur, ku unë linda sa me mall të kujtojë, zemrën ma djeg dash…Faridini












Kështu u rrënjos fryma patriotike e atdhetare edhe tek unë, që në atë vendlindjen time, atje në Struzhën e bukur, në atë fshatin tim të dashur, në bjeshkët e Sharrit të lashtë, të mbushur me histori trimërie, të bashkëfshatarëve të mi, që i deshën dhe i ruajtën trojet e tyre arbërore, i mbrojtën me gjak dhe kurrë nuk i lëshuan, sado i egër e i pamëshirshëm qe gjenocidi i ushtruar mbi ta nga okupatorët e ndryshëm... I trashëguan trojet e të parëve brez pas brezi, duke ruajtur gjuhën, flamurin, doket, zakonet dhe çdo gjë shqiptare!
Dhe sot, kur shoh këtë politikë të çoroditur me këta të tanët nuk di sesa mllefosem! Të tanët, duke e ditur shumë mirë dhe duke e parë me sytë e tyre, nuk dinë gjë tjetër apo nuk jua thotë goja se, ne shqiptarët, së pari duam të bashkohemi...duam të bashkohen të gjitha trojet tona etnike në një atdhe të vetëm, duam liri, paqe, drejtësi në trojet tona të bashkuara me Shqipërinë... Dhe nuk i kuptoj sjelljet e këtyre tanëve, të cilët as duan t’ja dinë për BASHKIM KOMBËTAR!!!

*Nga e majta Tasin Vokaj, shoku im i rinisë së hershme, Faridin Tafallari, dhe Idriz Vokaj, vëllai i Tasinit.


ME SHOKUN TIM TË RINISË SË HERSHME, TASIN VOKAJ...

Veprimtarinë time ilegale atdhetare, e kam filluar që në moshën 16 vjeçare, aty nga fundi i vitit njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë,që nga fshati im i lindjes, në ushtrinë jugosllave, kohë kur shkova për të kryer ushtrinë, duke e vazhduar edhe në mërgim, kur dola në Gjermani, veprimtari, të cilën po e vazhdoj edhe sot e kësaj dite, duke mos qenë i kënaqur me ato pak të arritura në vendin tim, Kosovën Shqiptare, por edhe për çështjen madhore, të parealizuar ende, BASHKIMIN KOMBËTAR!

...Shoku im, i atyre viteve të rinisë së hershme, të fillimit të veprimtarisë sime ATDHETARE, ishte Tasin Vokaj, nga fshati Shipkovicë, me të cilin më lidhi ideali i shenjtë i atdhetarisë, në një miqësi të fortë dhe të besës...
U lidhëm në malet e Bugomillës, që gjenden diku afër Izvorit të Velesit. Tasin Vokaj ishte dhe do të mbetet shoku im më i dashuri, shoku më i ngushtë i rinisë, si dhe shoku më i hershëm i kësaj veprimtarie, me të cilin bashkuam jo vetëm mendimet, por edhe veprimet e përpjekjet tona në adoleshencë, me atë dëshirën e flaktë, që na vlonte në gji të dyve, bashkimin e Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare në ish-Jugosllavinë e Tito shkjaut me SHQIPËRINË MËMË!!!
...Që në atë kohë, BASHKIMI MBARËKOMBËTAR, Bashkimi i Kosovës dhe i trojeve tona etnike me Shqipërinë Amë ishte ëndrra jonë e madhe, duke e paramenduar, sesi do të bëhej një shtet e gjithë shqiptaria, që do tua kaloj edhe shteteve të tjera, si nga popullata më e re në Ballkan, por edhe nga bukuritë e natyrës së mrekullueshme, nga pasuritë nëntokësore etj, etj... Kështu më kujtohet biseda me Tasinin për rrugën,që do të lidhte Prizrenin dhe Tetovën, për rëndësinë e madhe të saj se, pasi të çlirohemi e të bëhemi bashkë...ne do të hapim tunelin nga fshati Manastrec dhe do të dalim në fshatin Veshallë...Po po, e parashikonim se, që nga këto nën bjeshkët tona, do të hapet tuneli, për të lidhur Tetovën me Prizrenin, Iliridën me motrën Kosovë me nënën Shqipëri!!!... Dhe gati sa nuk fluturonim nga gëzimi, nga biseda të tilla plot pasion, nga dashuria e madhe për tokën shqiptare, për bashkimin e trojeve tona në një shtet të vetëm...E donim, e dëshironim me gjithë zemër të gjithë shqiptarinë me të gjitha trojet të bashkuar në një shtet me SHQIPËRINË AMË!!!... Diskutonim me vrullin e rinisë djaloshare, të bindur plotësisht, me shpresën e madhe se, do t’ja arrijmë kësaj dite! E parandjenim se, patjetër do të vijë koha që, populli shqiptar do të ngrihet një ditë... për t’i thënë “ndal” gjenocidit, për t’i thënë “ndal” padrejtësisë, që i bëhej popullit tonë, për rrëmbimin e trojeve të veta! Pa dyshim se, i kishim marrë parasysh vështirësitë dhe pengesat e mëdha, që do të na dilnin përpara... sidomos përndjekja nga spiunët dhe tradhëtarët, udbashët shqipfolës!?...
Dhe ja, erdhi dita, ku sot tema e tunelit lidhës po bisedohet me ministritë përkatëse të urbanistikës, për realizimin e një projekti të tillë...
Edhe kur isha nën armë, në ushtrinë e ish-Jugosllavisë kemi mbajtur gjithashtu korrespondencë me Tasinin. Dhe, me anë të shifrave të ndryshme merreshim vesh se, si mund të rrëmbenim armë nga depot e asaj ushtrie të urryer për ne, të cilën kurrën e kurrës nuk e pranuam si ushtri tonën! Ajo ishte ushtri sllave e jo shqiptare, ndaj me çdo mënyrë donim ta sabotonim, donim të rrëmbenim armë prej saj dhe t’i dërgonim në vendet tona, me qëllimin final që, kur të vinte dita, tua kthenim tytat e armëve këtyre sllavëve gjakpirës, antishqiptarë të betuar!!!...
Edhe pse ishim të paorganizuar, ne i mendonim këto, sesi duhej vepruar dhe kurrë nuk e njohëm frikën...asnjëhere nuk u trembëm për asgjë!
Pas kryerjes të ushtrisë, Tasin Vokaj shkojë për tu punësuar në Gjermani. Ai erdhi më herët se unë në Gjermani dhe fati desh, që ne të dy përsëri të takoheshim dhe të vazhdonim veprimtarinë tonë atdhetare edhe këtu në mërgim. Por këtu i kishim kushtet shumë më të favorëshme, për të vazhduar rrugën tonë atdhetare, së cilës i kishim hyrë me shumë dëshirë, pa ndonjë organizim të ndonjë emri. Ishim të dy shumë të rinj, nuk kishim as shokë të njohur, që formonin organizata të tilla në ato vite mjaft të errta, të një kohe shumë të egër!?
...Këtu në mërgim, në Gjermani, në vitet 1973/74 e… bënim abonime dhe porosisnim literature, që të na vinte nga Shqipëria jonë e dashur dhe ata na i dergonin pa ndonjë problem...Ne, atë literaturë të ndaluar për kohën, përmes shumë rreziqeve, e shpërndanim edhe tek bashkatdhetarët tanë... Duke ja ditur rëndësinë dhe vlerën e saj, për shqiptarët e trojeve tona nën Jugosllavi, për atë kohë, e merrnim me vete, sa herë që udhëtonim për në vendlindje, për tua shpërndarë edhe brenda vendit tonë shokëve, të cilët edhe pse kishin frikë nga spiunët dhe tradhëtarët udbashë shqipfolës, e merrnin dhe gëzoheshin shumë për atë literaturë të mrekullueshme, që vinte nga shteti amë Shqipëria!?...Kështu, kur Tasini shkoi për pushime në vendlindje, spiunët udbashë e kishin informuar UDB-ën për udhëtimin e tij...Dhe, posa arriti në vendlindje e arrestuan, ja morrën pasaportën dhe Tasini e humbi të drejtën për tu kthyer në Gjermani!? Në vendlindje mbeti pa punë dhe pa të ardhura!? E gjithë kjo e keqe i erdhi nga spiunët udbashë, që për çka nuk e kishin spiunuar, duke e ngarkuar për shumë gjëra të veprimtarisë së tij!?
Tasini ishte shumë i shkathët e trim dhe nuk i trembej syri. Ai nuk e njihte frikën edhe pse ishte spiunuar për veprimtarinë e tij nga udbashët! Ai vërtetë vuajti i papunë dhe pa të ardhura, por mbeti ballëhapur e krenar dhe kurrë nuk ju nënshtrua armikut maqedonoshovinist, megjithëse e përballonte jetën me shumë vështirësi të mëdha ekonomike...
Edhe unë u mërzita shumë, për gjithçka që i ndodhi Tasinit, sepse m’u largua një shok trim dhe i vendosur, një shok besnik ideali në rrugën, që e kishim nisur së bashku, pa menduar e pa u trembur kurrë për të papriturat dhe rreziqet, por të vendosur deri në vetmohim, vetëm e vetëm për të luftuar armikun pushtues, drejt lirisë e pavarësisë dhe BASHKIMIT KOMBËTAR! ...Kështu që e vazhdova veprimtarinë time, këtu në mërgim, pa krahun e fortë e të sigurtë, pa shokun tim të dashur Tasinin, mungesën e të cilit e ndjeja shumë!
Por lidhjet me Tasinin, shokun tim besnik, i cili ishte në vendlindje e unë në Gjermani, i mbanim rregullisht e nuk i shkëputëm asnjëherë, si dy shokë ideali edhe pse korrespondenca jonë kalonte mes shumë vështirësive!? Kjo edhe sipas udhëzimeve dhe porosive të të madhit JUSUF GËRVALLA se, ishte e domosdoshme për kauzën tonë që, të mbanim lidhje edhe me shokët tanë në vendlindje...Ja sesi më udhëzonte JUSUFI, në letrën e tij...

I dashur shok, Dini*
.......Kur të kesh zgjidhur hallkat tuaja, kujdesu që njëri shok yti të jetë patjetër në vendlindje. Sepse, ne bëjmë pak, në qoftë se mbështetemi vetëm në shokët tanë, që punojnë në botën e jashtme. Me rëndësi është që organizimi të marrë hov në vendlindje. Natyrisht, çështjen e takimeve me shokët e angazhuar në vendlindje, do ta shqyrtojmë bashkarisht dhe në hollësi. Përgjithësisht, edhe po të na duken gjëra të vështira disa hollësi që imponohen në shikim të parë, s’ka nevojë të bëhemi merak. Kjo mënyrë e organizimit është studjuar hollësisht dhe ne do ta zotërojmë dalëngadalë po me siguri. Mjafton që të kemi vullnet dhe të angazhohemi seriozisht.
Më shkruaj, pra, për gjithçka. Unë do të të përgjigjem me kënaqësi.
VDEKJE TITIZMIT, LIRI POPULLIT SHQIPTAR!


“Lajmëtari”**( Letër, dërguar nga Jusuf Gërvalla,në verë të vitit 1981, Dini*Shkurtimi i emrit Faridin; **Pseud.i J. Gërvallës,”Lajmëtari”.
***
*Letër, dërguar nga shoku im, Tasin Vokaj.
Shumë i dashur shoku Fajo*,
Kaluan shumë vite, që nuk kemi shkruar, por sot do të të shkruaj se s’bën. Përmes telefonit janë të shkurtëra bisedat dhe po e shfrytëzoj rastin që, të vi tek Ti tok me librin tim “Trojet e Përbuzura”!
Libri, “Trojet e Përbuzura”, në Shipkovicën tonë, u prit shumë zbehtë... Droje njerëzish se, kushedi se, çdo të ndjellë!? Por ai solli shumë befasi, u habitën populli dhe intelektualët...Ata menduan se, libri do të sjellë përçarje në popull, bile disa telefonata kërcënohen se, do të bëjnë çmos për situatat, që do të vinë! Sepse, paskam prekur dinjitetin e tyre familjar!? Po këta ishin bij titistësh shqipfolës! Disa intelektualë më kanë thënë se, na e lëshove thikën në shpinë!?Të burgosurit politikë u treguan fanatikë, para “Trojeve të Përbuzura”, shokët mbetën të heshtur, familjarët ngelën të ngrirë, do të thotë se, libri nuk u prit mirë edhe nga institucionet shqiptare!? Përveç një radiotelevizioni privat, që ishte prezent dhe tha fjalë të mira për librin, se çeli gojën askush!!! Kurse korrespondenti R.T., një bashkëfshatari im, mbeti i ngrirë se, rrjedh nga një familje, që kanë bërë Titon dhe mbarë Jugosllavinë!
Prandaj do të jetë një grusht i fortë po ta realizojmë ne, një propagandë që, duhej bërë përmes R.T.K. ose ndonjë gazete, që korrespondoni ju. Po si gjithë të tjerët, mund të heshtni edhe ju, si ta shifni të paudhë! Këto iluzione, që janë në popullin tonë, janë të çuditshme! Aq shumë më kanë torturuar shqiptarët, aqsa s’ka më! Botimin e librit e arrita me forcat e mia, pa asnjë ndihmë ekonomike, morale apo strategjike. Ju drejtova njërit nga të burgosurit në Tetovë, i cili më tha se, Tasin ne s’kemi aq kompetenca, sa thoni ju dhe s’do ndihmohesh!? S’paku, i thashë ta kesh shpinën e fortë dhe hoqi dorë. Nga do të tjerë, kërkova që, të bënin lektor reçenzent ose redaktor edhe atë se pranuan!? Ju thashë po përse u futët në burg! S’paska pas nevojë burgu për ju! E mos prit nga të tjerët! Kisha miq, shokë, farefisni, që më dhanë moral dhe guxim në punën time. I dashur Fajo, lexoje librin, bëji analizë dhe të jesh kritik ashtu si e meriton libri, ndoshta unë do të shërohem n’ato gabime, që mban libri. Për çka e ke të paqartë do të më pyesish, ose çfarë mund ta spikatish ti librin, ndërtoje ashtu si të tutë, bile le të qëndrojë në kompletin tënd!

I dashur Fajo ti çoma librin e katërt tëndin, si ta kesh botuar se, tre i kam lexuar dhe janë shumë libra të pasura! Ju lumtë, për atë punë, që ke bërë dhe do të bëjsh!
I dashur Fajo, unë në Maqedoni kam këto numra telefoni: të shtëpisë 00...Hyrjet për Maqedoni nuk i di. Këto në Gjermani po t’i shkruaj... t’i jap...Nr.banesës...Hollandë 0031...Mobil: Hollandë 0031.. Ju përshëndes thellë nga zemra!Tasin Vokaj.
*FAJO-shkurtim i emrit Faridin(shënimi im.F.T.) Jo pa qëllim po e botoj këtë letër të Tasin Vokajt, të shokut tim të rinisë së hershme, kur ende të parritur mirë, të dy së bashku nisëm veprimtarinë tonë atdhetare...Sepse për patriotizmin dhe atdhedashurinë e tij flet edhe libri i botuar prej tij ”TROJET E PËRBUZURA”, për të cilin shoku im më shkruan në letrën, që më ka dërguar.
Edhe pse me shumë vështirësi e shkroi materialin e këtij libri, edhe pse i përndjekur, ai e përgatiti, e ruajti me fanatizëm dhe e botoi librin “TROJET E PËRBUZURA”! Por Tasini, shoku im atdhetar, në këtë letër shpreh edhe keqardhjen, për bashkëvendasit e tij, të cilët jo vetëm që nuk e mbështetën, por e ndoqën dhe e spiunuan tek armiku shkja maqedonosllav!? Mbasi e lexova librin “TROJET E PERBUZURA’’, të shkruar me aq mundime nga shoku im, Tasin Vokaj, unë me shumë dëshirë dhe dashamirësi i bëra një analizë- reçensë librit të shokut tim, të cilën me 16 gusht të vitit 2009 e botova në portalin –Albaniapress- dhe që po e paraqes përsëri në librin tim!


VLERËSIME E MENDIME RRETH LIBRIT “TROJET E PËRBUZURA” TE AUTORIT TASIN VOKA

Kur merr në dorë një libër, i cili është shkruar nga një shoku yt i fëmijërisë dhe më vonë shok idealesh të përbashkëta, nuk ke sesi të mos ndjesh emocione të thella e të papërshkruara...Kthehesh në ato vite të paharruara dhe ndalesh në kujtimet e tua, që të mbushin e të mbushin dhe nuk çlirohesh dot!
Që në ballinën e librit, lexuesi ndeshet me një titull kuptimplotë “TROJET E PËRBUZURA”... Janë trojet tona... trojet shqiptare...në Maqedoni, ashtu siç mbetën të gjitha trojet etnike shqiptare, si Kosova, Mali i Zi e Çamëria jashtë Shqipërisë mëmë!!! Dhe ËNDRRA shekullore e këtyre trojeve ishte Bashkimi Kombëtar, bashkimi në një atdhe të vetëm me Shqipërinë e dashur!
Ato troje nuk janë të përbuzura...janë troje KRENARE, troje të trimave, të popullit të shumëvuajtur, që s’i braktisi kurrë edhe në kohën e stuhive më të tmerrshme të shfarosjes së shqiptarëve! Por për regjimet e kohërave, këto troje ishin troje të përbuzura, troje të vuajtjeve e të mundimeve të mëdha.
Autori, që në fillim të librit i drejtohet vendlindjes” KU JE SHIPKOVICE”, duke e quajtur atë “ ...një pasqyrë rrëfimi, e cila e drejton timonin kombëtar në mbarë tokat shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj...”. Dhe e nis rrëfimin e tij, për vendlindjen e tij të dashur, Shipkovicën, fshat në shpatet e maleve të Pollogut, në veriperëndim të qytetit të Tetovës, në Maqedoni. Me një vërtetësi reale autori përshkruan natyrën e fshatit, ku një vend të posaçëm zënë trojet dhe ujërat që përshkojnë Shipkovicën..Por nuk harron të na tregojë me imtësi historitë e ndryshme dhe shumë interesante për trojet e fshatit, për pyjet, për bjeshkën, sesi ato u caktuan nëpërmjet konflikteve të vetë fshatrave dhe armiqësive ndërmjet familjeve të fshatit, që i nxiste në mesin e fshatarëve shteti i atëhershëm jugosllav!?
Pothuajse i gjithë libri përshkohet nga historitë e dhimbshme të dhunës së tmerrshme të ushtruar në vite mbi popullin e pafajshëm nga UDB-a jugosllave, nga serbët, nga sahanlëpirësit e tyre, udbashët, shërbëtorët e shkive, spiunët shqiptarë. Përshkruhen ngjarje të faktuara e të jetuara me personazhe konkretë, si Bedri Dojçi, një shërbëtor besnik i atij regjimi të urryer serb! Nëpërmjet personazhit kryesor JETON BARDHIT, fillit të jetës dhe veprimtarisë së tij, që në fëmijëri, rininë e hershme e deri në ditët e sotme, autori ndërton boshtin qendror të këtij libri të thjeshtë. Sa vuan Toni! Për të nxjerrë kafshatën e gojës, që në moshë të njomë punon si bari në borë e në acar, në ato male të ashpra, në fshatin maqedon! Por gjaku i këtij shqiptari, malësor i maleve të Sharrit, ashtu si i gjithë bashkëmoshatarëve të tij ishte ushqyer me trimëritë dhe patriotizmin e të parëve si të Rexhep Vokës, Molla Jahës, Refi Halilin, Sadudin Gjurës etj.
Në pesë kapitujt e parë përshkruhen nëpërmjet fakteve konkrete, përpjekjet në vite, për çështjen kombëtare, të bijve të Shipkovicës, si aksioni i armëve, organizime dhe veprimtari të ndryshme patriotike. Autori shpreh respekt të thellë për ata patriotë të fshatit, që punuan si mësues. Ruajtja e gjuhës shqipe dhe kalimi i saj brezave ka një rëndësi të madhe për kombin. Kurrë të mos e harrojmë, se komb është ai popull, që ka gjuhën e vet amtare....Këtu autori përmend edhe klerikët e fshatit, hoxhallarët, të cilët kontribuan për mësimin e gjuhës shqipe. Atdhedashuria dhe patriotizmi i këtyre fshatarëve të varfër përshkon çdo veprimtari e aksion në dëm të armikut, sado i madh apo i vogël qoftë, që nga ngritja e flamurit kombëtar kuq e zi, në majë të minares së xhamisë me rastin e festave dhe deri te organizimi i “Trojeve të Përbuzura” ‘Kushtrimi i lirisë’.”Liria” apo organizatave të tjera atdhetare, ilegale, me qëllimin e lartë, çlirimin e trojeve nga dhuna serbo-sllave.
Në libër autori sjell dhe vargjet e forta të atdhedashurisë, të thura nga goja e patriotëve luftëtarë, që dinin aq bukur e fuqishëm t’u këndonin trimërisë, atdheut, luftës çlirimtare etj. Por vargje të tilla burojnë edhe nga goja dhe zemra e tij. Autori nuk mund të lërë pa shkruar dhe për punën e madhe patriotike të gruas dhe nënës shqiptare, ku ndonëse e mbytur në fanatizmin e theksuar të kohës, ajo diti të marrë pjesë krahas burrit në aksione të ndryshme të luftës për liri,diti të lindë trima e sokola e t’i mëkojë me qumështin e atdhedashurisë, diti të ruaj të pastër moralin e saj nga kriminelët e udbashët, diti tu bëjë ballë torturave të milicëve e policëve satrapë,vetëm e vetëm t’i qëndrojë besnike idealit kombëtar. Në kushtet e varfërisë së skajshme rriti nëna shipkovicare bijtë e saj patriotë, me virtyte e moral të lartë. Nusja e re edhe pse nën trysninë e “thashethemeve” dhe të fanatizmit të egër të kohës, priti me vite e vite të tëra burrin e saj nga kurbeti apo të larguar nga fshati, për shkak të ndjekjeve e maltretimeve të udbashëve e të policisë maqedono –sllave. Nuk mund të të mos lenë mbresë letrat, që shkëmbejnë Toni me Shpatinën, nusen e tij me të cilën kishin ndenjur bashkë vetëm tetë ditë! Toni me përgjegjësinë e malësorit të ndershëm i jep “ lirinë” Shpatinës, se ai tashmë është i ndërgjegjshëm për rrugën e tij të vështirë atdhetare...por besnikja Shpatinë i përgjigjet “...i dashur, ti merr 9 gra, unë jam e 10, kurrë nuk ndahem nga ti...fshatarët nuk ta dinë hallin...thonë nga qejfi je largue....” Një ndjenjë e pastër dashurie, si uji kristal i kulluar i lumit malor, që buron nga bjeshkët, të cilën do ta kishte zili dhe pena e një poeti! Apo Qëndresa trime dhe e vendosur, nusja e ilegalit, që në kushte tejet të vështira “arratiset” nga fshati, e merr vdekjen dhe rrezikun në sy, vetëm për të shkuar te Ermiri i saj!Po sa Qëndresa e Shpatina të tilla kishte...sa dasma shqiptare bëheshin në mënyrë ilegale, që trimat shqiptarë të arratisur nga vendi i tyre, me dokumente fallco e pa dokumente, rrugë e pa rrugë, nëpër male e shkrepa, në mes borës e tufanit donin t’i qëndronin besnikë shqiptarisë, të shtonin me pinjollë të rinj trojet e vuajtura, të lara me gjak e mund! Shipkovicarët, liridashës dhe të vendosur luftuan në dekada, u përpoqën, u munduan burgjeve, u torturuan, u arrestuan e u burgosën, u vranë e u zhdukën pa nam e nishan nga thundra e egër barbare e sllavo-maqedonasve. Rrëqethesh i tëri kur për këto lexon e ndeshesh në faqet e dokumentuara të këtij libri, ku këta “irredentistë’,”separatistë”etj, siç i quante me përbuzje regjimi i atëhershëm luftëtarët e lirisë, duruan shumë....luftuan e mbijetuan të ndarë nga familja, nga njerëzit e afërm, nga shoqëria, të djegur nga malli për trojet, për fshatin, për vendlindjen, për atdheun.!..
Çështja Kombëtare ka qenë gjithmonë një shqetësim mbarëkombëtar i trojeve etnike, për të cilën përpjekjet ndër vite të shqiptarëve kurrë nuk kanë reshtur!!!Prandaj edhe një meritë e autorit është se ai di të shkruajë e të flasë në librin e tij dhe për arrestimet dhe maltretimet e shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por dhe në Kosovë, në Mal të Zi, anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si në Toplicë, Preshevë, Medvegjë, Bujanovc...por dhe për të dënuar çam!Të gjithë këta vëllezër të një gjaku, shqiptarë të krahinave e trojeve të ndryshme, takohen në qelitë e errëta të policisë e të burgjeve famëkeqe, ku mbajnë njëri tjetrin, me forcën e guximin e shqiptarit, me shpresën e madhe të Lirisë e të Bashkimit Kombëtar.
Një vend të rëndësishëm zë në këtë libër dhe lufta e UÇK-së, luftëtarët e saj, trimëritë dhe vetëmohimi, që treguan bijtë e fshatit në këtë luftë. Nuk ka se si të mos të të mbushen sytë me lot, kur lexon për Xhemilin, studentin e ri, djaloshin sypatrembur, për sakrificën dhe durimin e tij për t’u shëruar nga plagët e rënda të marra në luftë...por vdekja është e pamëshirshme...e merr, jo vetëm atë por dhe bij të tjerë të Shipkovicës, që braktisën studimet e “rehatine” dhe rrokën armët për Lirinë!!!
Shoku i fëmijërisë i Jeton Bardhit ishte dhe Fajo Tafili**, nga Struzha e Prizrenit në Kosovë. I bashkonte mali i Sharrit...por i bëri të pandashëm, që në rininë e hershme ndjenja e lartë e LIRISË, ideali që ju vlonte në gji për Çështjen Kombëtare, miqësia e pastër midis dy njerëzve të mirë, shokëve të sinqertë, e cila lindi në bjeshkë, u kalit në mërgim në luftën për liri dhe vazhdon e paqtë sot e deri sa të frymojnë të bashkuara të gjitha “Trojet e Përbuzura.“ “!
Autori, nëpërmjet figurës së Jeton Bardhit, i mirëpret ndryshimet demokratike, por kërkon diçka më shumë për vendin e tij. Ai realizon ëndrrën për të parë Shqipërinë e dashur. Viziton si turist atdheun amë, Shqipërinë, sheh qytete e krahina nga veriu në jug, takon bashkatdhetarë, miqësohet me ta, prek e takon nga afër dashurinë dhe mikpritjen e shqiptarit për shqiptarin...kudo e ndjen veten si në shtëpi të vet. Por nuk i shpëtojnë edhe të meta e dobësi të një Shqipërie në tranzicion! Jeton Bardhi tashmë është në moshë të pjekur dhe era e ndryshimeve demokratike, e cila preku pothuajse gjithë Ballkanin sikur e ka pezmatuar pak, sepse ai gjatë gjithë jetës së tij ka luftuar dhe kundra padrejtësive, prapaskenave, kurtheve, ka ditur të kritikojë hapur e me guxim si duhet e aty ku duhet...por i duket se disa “ gjëra” po marrin jo për mirë!? Është kundra plagëve të shoqërisë së vjetër dhe kërkon me dëshirë përqafimin e një shoqërie moderne të kohës, ku të lulëzojë emancipimi qytetar modern në të gjitha drejtimet e jetës !
“Trojet e Përbuzura”, një libër kronikë, megjithë mungesën e një dore redaktoriale të mirëfilltë dhe të një korrekture gjuhësore, puna e bërë nga autori Tasin Voka, sjell para lexuesit të gjerë një mesazh të qartë, kurrë të mos harrojmë të shkuarën e dhimbshme dhe të përpiqemi të gjithë së bashku, kudo ku janë shqiptarët për bashkimin e trojeve tona etnike në një ATDHE, për të bërë realitet ëndrrën tonë shekullore, në një SHQIPERI NATYRALE!!!
Tasin Vokaj, si bir i vërtetë shqiptari, patriot e liridashës, krenar për identitetin e tij, ishte dhe është edhe sot e kësaj dite, një atdhetar e luftëtar i paepur dhe i vendosur, i luftës së drejtë të bashkëkombasve të tij, për çlirimin e trojeve shqiptare në ish-Jugosllavinë e Tito shkjaut dhe BASHKIMIN E MBARË SHQIPTARISË!!!
(Shënim im: Fajo Tafili**, në librin „TROJET E PERBUZURA“ është emri im,pra Faridin Tafallari, shoku i fëmijërisë. Tasini më thërriste dhe më thërret edhe sot me emrin Fajo, po ashtu edhe familjarët e tij.)
Melita, e bija e Tasinit, shokut tim të idealit, më ka dërguar një letër-amanet të babait të saj, për xhaxhi Fajon, letër ku del qartë nga fjalët e saj, edukimi patriotik dhe atdhetar i fëmijëve nga babai i tyre, luftëtari i vendosur për liri e Bashkim Kombëtar, atdhedashuria e rrënjosur në gjak e bijëve dhe bijave shqiptare për tokën arbërore, për gjuhën shqipe, për çdo gjë shqiptare!...Kur ajo ishte ende foshnjë, Melita e sëmurë rëndë, shtrohet për kurim në një klinikë të qytetit të Ohrit. Dhe kërkonte që, prindërit të mos ta linin vetëm...E nga kjo vuajtje prindërore, Tasini shkroi novelën “MOS MË LINI VETËM...” Novela është shkruar ashtu si di Tasini të shkruaj, bukur e mirë, me plot emocione e dhimbje, ashtu si di të shkruajë, me një ndjenjë dashurie të thellë, babai për bijën e tij...Ja edhe letra e Melitës...

*I nderuari xhaxhi Fajo, Kaloi bukur një kohë e gjatë, e cila na ndau nga korrenspondimi jonë. Në emër të babit tim, i cili nuk është tani këtu, por na e ka lanë porosinë që, t`ju shkruajmë për mirë qenjen tonë. Babi ju kishte kërkuar në telefon që nga Durrësi, por për fatkeqësi nuk ju kishte gjetur. Ka qenë me datën 25.07.1994 deri më 07.08.1994. Prandaj edhe pse s`gjindet këtu na e la amanet që, të ju shkruajmë ca fjalë të shkurtëra e të ua dërgojmë pas xha Iljazit. Amanetet i morëm ne, pas Vitit të Ri, në një rrugë tërthore nga Hamburgu dhe disa peshqeshe të tjera, që i kishit lanur ju vetë. Ju falenderojmë për të gjitha dhe pse se ka lipur nevoja, por ju jeni ngushtuar aq! Pastaj ne ngelëm të befasuar që, na ike “tradhëtisht”. Makar se do t`ju urojshim një rrugë të mbarë... Tani, ju xhaxhi Fajo e dini se, unë jam në studime në Shkup, punët e mia ecin nga hapi në hap dhe çdo provim e kam likviduar, por disa të tjerë i kam në radhë. Babi momentalisht punon në Veshallë. Situata është ashtu si e keni përjetuar vjet, e njëjta skenë zhvillohet nga dita në ditë. Ju e kishit marrur novelën me titull „Mos më lini vetëm“ e kishit lexuar, sipas shkrimeve tuaja, e kishit kuptuar mirë nga e kishit marrur edhe babi nuk e dinte. Ja tani me porosinë e babit ua dërgojmë një kopje ta rilexoni, nuk dimë sa keni qenë të kënaqur, por sidoqoftë duhet të dini se, shkruhet nga dora e babait tim. Ju, si na informoi babi se, në kamerën tuaj kishit futur shumë pejsazhe malesh, pellgje, shkëmbi. Në mesin e tyre ishin edhe xhaxhallarët dhe babi im, mrekulli që, ju çdo mbrëmje begatoheni me pellgjet e Sharrit krenar! E di se çdo me thënë edhe pse, nuk e kam përjetuar gyrbetin, por është një plagë e pashërueshme tek ne shqiptarët! Një mendim, një ëndërr, një motiv për ju të mërguarit, është një dramë e pambaruar. Pra bëjeni zemrën gur dhe qëndroni besnik deri në fund, me respektin kombëtar dhe pastaj do të ktheheni në fshatrat pjellore tona, ku do të përgëzoni jetën e fatin tuaj të lirë dhe të gëzuar...Nga babai kuptova se, keni një çupëz me emër shumë të madh Kosovare, babai më ka thënë se është ndër më të vogëlat në familjen tuaj, pra me plot guxim e përqafoj Kosovaren tuaj dhe ju këshilloj juve dhe z.Zade të studijoni novelën, aty do të shifni një periudhë jete të këtyre trojeve, pra besoj se, edhe Kosovarja do të luftoj për to, për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe ashtu si personazhja e novelës,kundër këtyre barbarizmave, Nëse ka nevojë për një numër të madh shoqesh, që janë sikur ju Kosovare, ju dërgojmë një numër më të madh të novelës. Ju dëshirojmë që të rriteni, të edukoni një familje patriotike shqiptare, kjo don të thotë që, të ruajsh zakonin traditën, kulturën tonë shumë të begatëshme, ashtu si e kanë ruajtur të parët tuaj dhe në fund do t’i shpërblehen Kosovës tënde me ato marifetllëqe që kemi. Pak fjalë edhe për ju nëna e Kosovares, e di se, jeni me 17 pranëvera burg, të mbushur me mëllef, të ushqyer me helm! Që përjetoni në ëndërra dhe aq sa i keni kushtuar në nder lirisë, por ju akoma se fituat. Por janë ditët e numëruara, kur së shpejti do ktheni në gërgjet dhe shkrepat tuaja. Ju vuajtët aq sa u bë e tepërt, populli thotë si guri në ujë, por një ma kryesore është që, jeni bërë kurban i popullit dhe Kosovës kreshnike, që nuk do tu harrojë kurrë. Babi më ka folur hollë hollë gjer sa jam njohur me të kaluarën tuaj dhe na vjen shumë keq që,xha Fajo ishte te ne si në ëndërrë. Pra përshëndetni çunat tuaj në emër të familjes tonë. Përshëndesim çupzën tuaj, juve xha Fajo dhe juve t. Zade! Në emër të nanuçit tim,e cila kur ja lexova letrën filloi të qajë me lotët e një nëne, për jetën dhe veprën tuaj. Pranoni përshëndetjet më të shkëlqyera nga lokja jonë e dashur.
Xha Fajo kërkojmë falje për çdo gabim në gjuhë, në fjalë periudhë dhe në drejtëshkrim se, unë studioj në gjuhën maqedonishte. Në të ardhmen do të ju shkruaj më gjerë e gjatë. Ju përshëndes Melita Tasin Voka. Fajo, shkurtim i emrit Faridin
(shënimi imF.T.)

KUR DOLA NË MËRGIM...NË GJERMANI...

Në fillimin e jetës sime të mërgimtarit, këtu në Gjermani, isha vetëm me Sefidinin, vëllanë tim të ndjerë. Sefidini për mua, ishte vëlla dhe shok, shok i vërtetë, besnik ideali. Të dy së bashku, me shumë dëshirë dhe vullnet të madh vepronim ashtu si dinim dhe si mundeshim, me aftësitë tona dhe me ato mundësi sa kishim...
Lexonim së bashku libra të ndryshëm, romane, shtypin javor, revista, në të cilat isha abonuar, si “Shqipëria e Re”, “Ylli”, Nëntori”etj. Sa herë kishim kohë të lirë, jo vetëm lexonim, por edhe i komentonim me shumë dëshirë, një nga një leximet tona, me vëllanë tim të paharruar, që aq shumë e donte Shqipërinë dhe bashkimin e Kosovës e viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi me tokën mëmë!...

Sefidin Tafallari












Aty nga viti 1974, u njoha me Bacën Jahir Jahiri. Edhe me bacën Jahë u bëmë shokë të pandarë, e zgjeruam shoqërinë dhe nuk u *ndamë kurrë më nga rruga, që kishim nisur të dy deri edhe në vitet e pasluftës.
Dhe këto ditë, kur unë jam duke hedhur me shumë dashuri e përkushtim, kujtimet e mia shumë të shtrenjta për veprimtarinë time dhe për shokët e mi, bashkëveprimtarë...më erdhi lajmi se, Baca Jahir ndërroi jetë!
Gjermani – Haiterbach- 8 qershor 2014!!!
”Nuk munda t’i mbaj lotët për Ty o Baca JAHË! E nga zemra e malluar për Ty, o shoku im i orëve të para, të veprimtarisë sime në mërgim, më dalin si homazh për Ty, fjalët më të sinqerta, për atë se, çka ishe Ti për mua...Një burrë fisnik, një shok ideali besnik, një njeri babaxhan, me zemër të madhe, një atdhedashës, që nuk kurseve asgjë për KOSOVË e SHQIPTARI! Më fal o shoku im besnik që, nuk mund të vi e të të hedh një grusht dhe...Sëmundja dhe vitet mbi supe më kanë rënduar, por duhet ta dish se, përsëri do të jemi të pandarë dhe do të takohemi aty, në kujtimet e mia të pashlyera me Ty e do të bisedojmë si dikur, për hallet e Lokes Kosovë e të mbarë Shqiptarisë! Duhet ta dish o Baca Jahir se, do të kem nevojë përherë për fjalën tënde burrërore! Dhe të premtoj se, do ta ndëgjoj në heshtje përherë atë, FJALËN TËNDE TË MENÇUR!!!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e deshe dhe luftove për çlirimin e saj!!!...”
...Në maj të vitit 1978-së, unë u largova nga Pfalzgrafenweiler për në Nagold, ku u punësova në një fabrikë, të firmës “Wackenchut”. Aty u takova me Isah Demin, nga Dardana e Kosovës, i cili më ndihmoi edhe për të gjetur banesë, po në të njëjtën shtëpi ku banonte edhe vetë, në një dhomë krahas dhomës time, ndërsa guzhinën e kishim të përbashkët. Në këto kushte kishim kohë, për të biseduar me njëri tjetrin, sepse, në atë kohë nuk i kishim marrë ende familjet, ishim vetjak.
Një ditë prej ditësh, Isahit i dhashë revistën “Shqipëria e Re”. Ai, kur e pa u befasua, madje filloi të dyshonte sepse, kurrë nuk kishte pasur rastin të shihte shtypin nga Shqipëria! U habit se, si e merrja dhe nga ku e siguroja atë literaturë shqipe, aq të bukur e shumë tërheqse me illustrime të mrekullueshme?! Unë e dija fare mirë se, shqiptarët e Kosovës nuk kishin pasur fatin, që të shihnin të tilla revista... E mirëkuptoja shokun tim në këtë befasi të tij! Isahi tashmë e morri vesht se, unë merresha më diçka që, për atë ishte e panjohur deri në atë moment!? Filloi të më pyeste,duke treguar një interesim të jashtëzakonshëm...Dhe unë, duke parë interesimin e tij, fillova t’i tregoja me shumë dashamirësi dhe me dëshirë të madhe se, e vura re që, edhe ai po ndjente një gëzim përbrenda vetes, por që nuk po shprehej akoma.Natyrisht edhe ai dyshonte dhe kishte shumë të drejtë. Ngadalë dhe me kujdes nisa t’i tregoja dhe ai dukej se, po besonte diçka, por jo në tërësi...Dita ditës po afroheshim me Isahin edhe në mirëkuptim për idealin tonë të përbashkët. Kështuqë për pak kohë, u bëmë shokë të pandarë dhe të lidhur shumë ngushtë me njëri tjetrin. Isahi ndihej shumë i kënaqur, që u njoh me mua dhe që unë isha i lidhur me Shqipërinë, shtetin amë për të dy ne! Në atë kohë ishte shumë e vështirë të kishe lidhje me Shqipërinë, por njëherit ishte edhe shumë me rrezik se, edhe e pësoje po të të lajmëronin në UDB...!!!
Edhe me Isahin, ashtu si me vëllain Sefidin, ato çka i kisha dhe ato, që i merrja, i lexonim bashkarisht, duke u kënaqur...Po vërtetë ishte diçka e madhe që, në atë kohë të merrje literaturë nga shteti amë Shqipëria, gjë, që për secilin nga ne, shqiptarët e Kosovës, ishte veç një ëndërr!?
Filluam të dy së bashku, tu shkojmë për vizitë bashkëkombasve tanë dhe të bënim edhe një lloj propogande tek ata, me atë literaturë shumë të dashur e të dëshiruar për ne, të siguruar nga Shqipëria mëmë, por si të thuash, një lloj propogande të mirë e shumë pozitive. Në fillim shumë nga bashkëkombasit na shikonin si të hutuar...Sepse në atë kohë, verë e vitit 1978, nuk ishte aspak interesant të lidheshe edhe me Amerikën, apo me ndonjë shtet tjetër, kudo që të ishte gjeografikisht larg, se me Shqipërinë!? Po po absolutisht nuk ju bënte përshtypje, ndërsa me Shqipërinë, siç isha unë i lidhur me korrespondencë, për ta ishte shumë interesant dhe për tu habitur...!? Habiteshin se, si ka mundësi që, ne të merreshim me gjëra të tilla, të pabesueshme për ta dhe shumë të rrezikshme në atë kohë për ne!? Madje disa prej tyre filluan të distancoheshin!? Dhe jo se nuk donin, sepse kishin dëshirë të madhe,që të merrnin literaturë, por frigonin se, mos të zbuloheshin!? Disave ju kandej dhe kishin një kurreshtje të madhe sepse, kurrë nuk kishin pasur rastin të shihnin shtypin shqip nga shteti i tyre amë, Shqipëria!!! Por për kohën, që ishte kishin të drejtë edhe të frikësoheshin se, ishte vërtetë koha e egër e UDB-së titiste!!!...

*Te varret e prijësave tanë Jusuf, Kadri dhe Bardhosh, në Bad Canstadt. Në të djathtë Isah Demi, Faridin Tafallari dhe Murat Kryeziu












RRETHI IM SHOQEROR RRITEJ ÇDO DITE...

Shokët e mi filluan të shtohen... Kështu u njoha edhe me Dem Demajn, Vezir Kelmendin, me të cilët kalonim si shok e shkuar vëllezërve të një nëne. U bëmë bashkë dhe rrinim së bashku për çdo mbrëmje e vikende, nuk ndaheshim kurrë nga njëri tjetri.Isahi ishte nga fshati Lisockë-Dardanë, Dema nga fshati Dubovë dhe Veziri nga fshati Kuqisht, komuna e Pejës. Unë nga fshati Struzhë i Prizrenit. Edhe me këta të dy u shoqëruam shumë dhe u bëmë katër të fortë e të pandarë. Kështu do të kalonte një kohë e gjatë, deri në fund të dhjetorit të vitit 1980...Gjatë kësaj kohe u njohëm edhe me Ibrahim Kelmendin, pak më vonë edhe me Hysen Gegën, nga Sallagrazhda e Suharekës…
Por fati më i madh i jetës sime ishte dita, kur u njoha me JUSUF e BARDHOSH GËRVALLËN! Me këtë njohje rrethi ynë shoqëror tashmë po zgjerohej edhe me figurat më emblematike, siç ishte JUSUFI I MADH, që për ne shkëlqeu si YLL DRITE, në atë errësirë, që kish mbuluar atdheun e kombin tim!

*Vëllezërit Gërvalla,Jusufi e Bardhoshi


Me Jusuf e Bardhosh Gërvallën u bëmë një shoqëri e mrekullueshme! Nëpër takimet tona nuk kishim të tjera biseda, pos atyre për çlirimin e Kosovës dhe Çështjes Kombëtare dhe sesi do të organizohemi sa më shumë e sa më mirë, për tu përgatitur për një luftë të armatosur, kundra armiqve tanë të betuar,si ai serb,maqedonas,malazez etj., deri në bashkimin e plotë me shtetin amë Shqipërinë!
Si e kam thënë edhe më herët, në kohën e ish-Jugosllavisë, këtu në mërgim, shumë bashkëkombas nuk më afroheshin!? Kishin dëgjuar që, unë shpërndaja literaturë të ”ndaluar” nga shteti amë Shqipëria!? Dhe pa dyshim kishin frikë të kyçeshin në shoqëri me mua, e lere më pastaj në çështjet politike!? Nuk ju vija faj se, kishin shumë të drejtë. Sepse, për atë kohë dëmtoheshin rëndë se, kur shkonim në pushime e në veçanti dimrit në të gjitha lokalicionet na mbajshin tubime e na thërrisnin me ftesë. Atje i angazhonin udbashët më kriminela, që të na mbanin ligjërata dhe të na jepnin këshilla, që mos të merreshim me ndonjë organizatë ilegale se, ato janë kundër ish-Jugosllavisë...Dhe këtu dihej mirë se, ishte fjala për ne, që bënim sado pak propagandë lidhur me Shqipërinë!? Pra me një fjalë na tregonin se, mund ta pësonim keq pastaj...!? Ata,bashkëkombasit tanë posa të shkonin në vendlindje për pushime, i merrnin në pyetje shërbëtorët e UDB-ës, spiunët shqipfolës së bashku me çetnikët kriminelë serbë, të cilët i torturonin pa pikë mëshirë, nëpër zyrat e shkjaut të zi! I pyesnin se, me kë rri, me kë shoqërohesh, cilin e ke afër, me kë takohesh...!? Dhe kur nuk tregonin ndonjë nga emrat e “irredentistëve”, “separatistëve”, “terroristëve” “antijugosllavë”, siç na quanin neve, luftëtarëve të lirisë, udbashët serbosllavë në ato vite, atëhere kalonin në pyetje konkrete, se, a takohesh, a bashkëpunon e a bashkëvepron me “terroristin” Faridin Tafallari etj...!?
Të them të vërtetën këto maltretime shumë prej bashkëkombasve m’i tregojnë tash, pas shkatërrimit e shembjes të ish-Jugosllavisë! Kështu më kanë thënë se, torbeshi Asllan Skënderi, nga fshati Jabllanicë i Prizrenit, udbash me damkë, i dorës së parë, na paska qenë edhe vetë personalisht në Nagold, për të më ndjekur, “vizituar”se, i janë dukur pak ata, që m’i çonte për të më likuiduar, të cilët i njoh dhe ju a di edhe emrat!? Me këtë dua të them edhe tu them dhe të tjerëve se, sa shumë UDB-a ka qenë e interesuar për të zbuluar cilindo shqiptar, që është marrë me veprimtari atdhetare e patriotike, për çlirimin e vendit të vet.Armiku shkja i ka ndjekur këmbakëmbës veprimtarët...i ka burgosur apo i ka likuiduar,duke punuar me veglat qorre,spiunët shqipfolës, tradhëtarët, udbashë shqipfolës, që ta kishte në grusht Kosovën dhe viset e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavinë!? UDB-a me anë të këtyre zagarëve udbashë, ka bërë shumë e shumë lëvizje, qoftë edhe për një individ të vetëm, siç është rasti im.
E çfarë mund të them për bashkëfshatarët e mi, që kanë qenë të ndjekur një për një. I tërë fshati im, pothuajse është marrë në pyetje dhe ju është bërë torturë psikologjike e fizike!? I kanë torturuar e munduar mjaft, ku shumë nga bashkëfshatarët e mi kanë kaluar nëpërmes duarve torturuese të milicisë dhe të udbashëve shkja e shërbëtorëve të shkjaut, siç ishte stacioni i milicisë, me në krye shefin(kanë qenë shumë por po përmend vetëm një) Zllatko...dhe emrin e atij qenit në Shirokë të Therandës, që ishte komandant i milicisë, Dragan Shoshkiq, të cilin e zhduku heroi ynë, trimi i madh Besim Ndreca!Ai ishte për një farë kohe në qendër të Sdreckës dhe i ka munduar disa prej bashkëfshatarëve aq shumë, duke i çuar herë në stacionin e milicisë në Sdreckë e herë në Sup të Prizrenit!? Të gjitha këto janë bërë me dashje nga udbashët shqipfolës, duke i shërbyer armikut pushtues, duke e luftuar vëllain, shokun, mikun apo ndonjë të afërt, si kushëri etj. Ka pasur edhe të tillë udbashë, që i kanë spiunuar edhe me dëshirë dhe me vullnetin e tyre të lirë, duke dhënë informata koti, bile të rrejshme, me qëllimin e mbrapshtë që, sa më shumë që të ishte e mundur, të ngarkohej me faj i “akuzuari”...e ky faqezi e shpirtkriminel të merrte lëvdata të mëdha, për atë që kishte rënë në duart e udbashëve, për krimin e tij të fëlliqur!?!
Por ama kishte edhe prej atyre udbashëve, shërbëtorë të UDB-ës titiste, që punonin për interesa të shkjaut, por rrinin me mua, flisnin e bisedonin shqip, duke më buzëqeshur se, donin të më linin përshtypje, të kundërt edhe pse i njihja mirë por ashtu mundoheshin të tregoheshin se sikur gjoja, atyre iu “dhimbsesha”...që nuk shkoja në vendlindje, për t’i parë prindërit e mi, që po plakeshin dhe që ishin tashmë pleq të “sëmurë” etj...Kështu edhe për vëllezërit, motrat e të tjerë të afërm të mitë...gjë, që ashtu ndodhi në realitet sepse, nuk i pashë njerëzit e mi më të dashur për dy dekada e disa më të afërm dhe në veçanti prindërit!...A ka kush e zëvendëson prindin JO kurrë! E as ata, prindërit e mi të dashur, nuk i pashë, sepse i rrëmbeu sëmundja e edhe mosha…!Po kurrë nuk u ligështova se, përpara kisha detyra të rëndësishme për të kryer, IDEALIN TIM, ATDHEUN, LIRINË E PAVARËSINË E KOSOVËS,BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE ME SHQIPËRINË MËMË, për të cilat e kisha marrë rrugën e duhur, që në vendlindje...dhe tashmë isha betuar, që vetëm vdekja do më ndante nga IDEALI IM, nga veprimtaria ime atdhetare!!!
Dhe për fatin tim, këtë lloj udbashësh, të përgatitur në këtë mënyrë sjellje nga vetë UDB-a, unë i kuptoja fare mirë...ju buzëqeshja edhe unë ashtu kot, gjoja po e kuptoja ”dhimtën” e tyre për mua, por, në brendësinë time mendoja që, ishin në rolin e një të marri!?...Dhe, më e bukura e këtij “misioni” të pakryer nga ana e tyre, kur ktheheshin duarbosh e hanin edhe ndonjë kërbaç apo shuplakë, për paaftësinë e tyre...Por nga ana tjetër, këta spiunë udbashë me akuzat, që më bënin që, unë isha kundër Jugosllavisë së Tito shkjaut, që luftoja kundër shtetit titist, për të drejtat e bashkëkombasve të mi, harronin se, më bënin nder jashtëzakonisht të madh, në rrugën time të luftëtarit të paepur atdhetar!
***
Gjatë jetës sime nuk jam shoqëruar me asnjë person nga kombësitë e tjera të ish-Jugosllavisë, nuk ju kam shkuar në shtëpitë e tyre dhe as nuk i kam ftuar në shtëpinë time. Kjo jo se më kanë bërë diçka, por thënë të vërtetën, gjuha e tyre, qoftë edhe kroatishtja, vetëm se i përngjante serbishtes nuk më pëlqente se, edhe me kroatët kishim të njëjtin armik...!? Megjithatë kam pasur respekt për të gjithë popujt e kombësitë, që në atë kohë ishin nën ish-Jugosllavi. Kështu nga ata kam pasur shokë në punë dhe kurrë nuk kam parë ndonjë provokim prej tyre, por ama nuk i kam lejuar vetes as unë gjëra të tilla, sepse i kam kuptuar dhe i kam pritur së largu. Ndërsa shqiptarët, bashkëkombasit e mi, kanë ardhur tek unë, si shokë, si bashkëfshatarë të mi. Madje kanë ardhë dhe për të më bindur që, unë të kthehesha dhe të dorëzohesha si.....dhe disa horra të tjerë, që të shkoja si “cjapi te kasapi”, pa bërë asnjë vepër të krimit...!? Pra vetëm insistimi i tyre të le të mendosh se, përse ata kishin dëshirë të shkoja në duart e xhelatëve dhe të më burgosnin e të bënin,ç’të donin me mua!? Çka i shtynte ata të më fusnin në duart e UDB-së titiste të Jugosllavisë, çfarë dobie do të kishin ata spiunë e tradhtarë…?!
Në ato vite krimi më i madh i yni, pra për Serbinë fashiste, ishte së pari, “krimi” ai më kryesori, të qënit “SHQIPTAR” dhe së dyti, se je patriot e atdhetar, që lufton, sepse e do vendin tënd të lirë e të çliruar!!! Prandaj në ato vite për ne, mërgimtarët shqiptarë, ka qenë një problem mjaft i vështirë dhe delikat edhe deklarimi i shtetësisë, pra për kohën kur qemë të pushtuar nën ish-Jugosllavi. E kishim vështirë si të deklaroheshim–shqiptarë–sepse, në realitet jemi shqiptarë, apo–jugosllavë-por ama nuk jemi sllavë!? Gjithashtu, për të gjithë ne, shqiptarët e tokave tona të pushtuara, në katër republikat sllave të ish-Jugosllavisë, e kishim vështirë se, në ato kohëra Kosovën tonë,e cila vuante nën regjimin serb, asqë e njihnin shtetet e tjera, Kosova ishte krejtësisht e izoluar nga Serbia!?...
Me bashkëkombasit e mi kam pasur hyrje e dalje, por edhe ata kanë ardhur për raste të veçanta, si për të mirë apo për ngushëllime, sepse në mes të viteve të tetëdhjeta e nëntëdhjeta, kam pasur shumë raste vdekjesh si të prindërve dhe nga të afërmit e mi dhe të shoqes. Po nuk ka si të mos dyshohet edhe tek ata më të afërmit!? Disa prej tyre sa herë që, kanë shkuar në pushime i ka marrë në pyetje vetë kryeudbashi Vesel Krasniqi, i cili ishte për Prizrenin dhe disa bashki komunash të tjera, duke i pyetur për mua.Dhe me siguri këta, sa herë që janë pyetur i kanë treguar se, për ndryshe Vesel udbashi ju merrte pasaportën...besa i torturonte dhe i ka torturuar egër fizikisht!? Nuk merreshin në pyetje vetëm bashkëfshatarët e mi, por edhe bashkëkombasit e tjerë, që punonin e jetonin në Nagold e rrethinë dhe në qytete të tjera të Gjermanisë dhe të shteteve të tjera, si ata në Zvicër, në Austri etj. Prandaj nga të gjithë ata, që pyeteshin pa dyshim se zbuloheshin shumë gjëra, aq sa banesën time e kanë ditur më mirë ata sesa unë vetë!? Kështu kanë qenë aq të mirëinformuar, sa e dinin me saktësi se, ku i mbaja fotot e shokëve dhe foto të tjera, në cilën anë të dhomës kisha vendosur fotografinë e Skënderbeut, të Enver Hoxhës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, të Azem e Shote Galicës, Isa Boletinit, Bajram Currit, të Sefë Koshares, Micë Sokolit e shumë foto të tjera!!!

*Rapsodi Dervish Shaqa, me plis të bardh në mesin e bashkatdhetarëve mërgimtarë, të ardhur nga Gjermania, dalë në vendin, ku ishte vendosur, në Rashbull të Shqipërisë mëmë.


…Me shumë dëshirë e nxorra në librin tim foton e rapsodit të mirënjohur, që nga vitet e rinisë sime të hershme, të nderuarit Dervish Shaqa, që në atë kohë ishte shumë i njohur në ato krahinat tona, fshatrat tanë malorë në bjeshkët e Sharrit, ku buçiste zëri i fuqishëm i këtij rapsodi, që tundte malet anembanë trojeve shqiptare e në mes tyre edhe Struzhën time!
Kjo fotografi është bërë në korrik të vitit 1984, ku ne, një grup mërgimtarësh nga Gjermania, i bëmë një vizitë bacës Dervish Shaqa, në Rashbull të Shqipërisë. Pra, këtë foto e kam që herët si kujtim të paharruar! Dhe kësaj radhe po përfitoj nga rasti, që ta botoj për dëshirën time dhe për të gjithë ata, që e adhurojnë këtë rapsod atdhetar te brezave më të hershëm dhe të brezit tim...
Më ka bërë përshtypje se, pas çlirimit të Kosovës dhe kthimit tim në vendlindje, pas njëzetetetë vitesh në mërgim, i ndjekur e i përvëluar nga malli për vendin tim, tokën time, për Kosovën time, si nuk erdhi askush tjetër të më vizitonte, së paku të më takonte, qoftë dhe dy minuta, pos Kadri Kryeziut, sa ishte në postin e kryetarit për Prizren...E kam fjalën për komunarët, ata, që kanë pushtetin!? Së paku për të pirë bashkë një kafe qoftë edhe thjeshtë për qejf, për tu interesuar se, cili është ky Faridin Tafallari, ç’vlera pati ky njeri, që u ndoq e u përcoll aq shumë nga udbashët e që për vite të tëra, qe në shënjestër e nëpër analet e UDB-ës?!?...
Për një pjesë të patriotëve atdhedashës, lufta kundër okupatorit serbosllav kurrë nuk u ndal. Madje për disa, kjo luftë ka filluar më herët dhe për disa të tjerë, atëhere kur filloj lufta...Ndërsa për një pjesë tjetër, kurrë nuk ka pasur luftë dhe as ka...!? Shumë prej tyre dolën, kur shkjau ju shkojë tek dera e shtëpisë...dhe nuk kishin nga t’ja mbanin se, shkjau nuk ka pasur dhe as që kishte kurrë mëshirë, madje ishte i pamëshirshëm edhe tek ata, që i kishin shërbyer e i shërbenin si qen të bindur me dekada!?! Por jo më tash nuk kishin se i duheshin sepse kishte vendosur që, qoftë edhe vetëm shqipfolës ai ishte i pa vlerë sepse, ai, shkjau donte t’i zhdukte të gjithë ata, që flisnin shqip…!!!
Sot po ndodh një çudi e madhe me ata, të cilët asnjë herë jo vetëm nuk dolën në luftë, por as në demonstrata nuk morrën pjesë!?...E sot ata janë në krye të vendit, na udhëheqin e disa të tjerë nëpër vendet kyçe të instituconeve!?

MËRGATA JONË...DHE UNË MËRGIMTARI...
Mërgimtari e ka pasur për obligim dhe detyrë, që të ishte i lidhur me vendin e tij dhe për fat të mirë, ashtu ndodhi. Më shumë se gjysma e mërgatës, në një mënyrë a në një tjetër (jo e gjitha), ju bashkua popullit, në luftën e tij kundra okupatorit serbosllav. Dihet mirë prej popullit të Kosovës e të gjithë shqiptarisë se, sa ka ndihmuar e çfarë ka bërë, sa shumë ka luftuar e sa përpjekje e sakrifica i ka bërë kjo mërgatë për komb, atdhe, Kosovë e mbarë shqiptarinë!!!
Por sot, kjo mërgatë me plot merita është lënë anash!? Bëhet fjalë, për mërgatën e viteve të pas dyzet e pesës, mërgatën e Shtutgartit. Prandaj kur themi mërgata, pa tjetër duhet të veçohet mërgata e Shtutgartit-Sindelfingenit, sepse nga këtu u nis mërgata e mbarësisë, të cilën e drejtonte
i Madhi JUSUF GËRVALLA!!!

Kjo mërgatë, me veprimtarinë e saj patriotike e atdhetare, luajti një rol të jashtëzakonshëm, në ndërgjegjësimin e shqiptarëve, mërgimtarë nga Kosova dhe trojet etnike Shqiptare nën ish-Jugosllavinë e Tito shkjaut! E zgjoi mërgimtarin nga gjumi i rëndë, ku e kishte kandis regjimi i këtij satrapi e që, nuk njihte tjetër pos parasë dhe për këtë,i thurrte lavde Tito shkjaut se,na“shpëtoi”,“na nxorri në selamet”,e të tjera budallallëqesh!?

*Demonstrata e organizuar nga LPRK para selisë së OKB-së, në Gjenevë 1986




























*Mërgata e Shtutgartit i vuri vetes detyrën e rëndësishme, që të organizohej. Të bashkoheshin shqiptarët ngado që ishin, për tu njohur e për tu lidhur me njëri tjetrin dhe të bashkuar, që të gjithë të kontribuonin, për çlirimin e atdheut! Organizimi dhe bashkimi ishte i domosdoshëm sepse, ata, të shiturit te Jugosllavia e “shokut” Tito, e kishin çorientuar një pjesë të mirë të mërgimtarëve, duke ju thënë se, Jugosllavia ishte shtet i “Bashkim Vëllazërimit” dhe se, ishte edhe shteti “ynë”!? Ndërsa në realitet shteti jugosllav ishte më fashist se fashizmi për shqiptarët, që ishin ndarë padrejtësisht e me dhunë nga Shqipëria mëmë, nga shteti i tyre, nga trungu i tyre...
Për mërgatën e viteve shtatëdhjetë - tetëdhjetë, deri në formimin e UÇK-së, po flitet shumë...dhe me shumë të drejtë po lartësohet nga populli. Ata, që e kanë kuptuar dhe që thonë realitetin kanë edhe përse të flasin edhe përse ta vlerësojnë. Duke i heq anash “mbeturinat” e mërgatës se, mos të harrojmë që edhe këtu kishte të tillë, që Jugosllavinë e dinin si shtetin e tyre...dhe shokun Tito “pejgamber” e “babain” e bashkim – vëllazërimit, ashtu si e quanin me krenari edhe boshnjakët e Bosnjë – Hercegovinës “Otac (babai) Bratstvo Jedinstvo, Josipa Broza Tita”! Ata, edhe disa shqipfolësa, që për fat të keq nuk janë pak dhe disa prej tyre kanë arritur deri në majat e qeverisë së Republikës së Kosovës, siç është ai i kriminelit dhe tashmë kryeministër i qeverisë së Kosovës e i ko(qe)sovarëve, Isa Mu(t)stafa, për të cilin kam shkruar edhe në librat e mi të tjerë të botuar, për këtë hajdut, që e vodhi dhe e tradhëtoi mërgatën...e vetë ky zotni hajduti, rrinte nëpër zyrat e luksit dhe endej nga një zyrë në tjetrën, i shoqëruar me truproje nga mërgimtarët, që jo vetëm punonin punët më të rënda por merrnin pjesë pa u lodhur në veprimtari e aktivitete…
Dhe tash së fundi po ky tradhëtar, për gjashtë muaj e tradhëtoi bllokun VVlan- si përherë që e tradhëtoi edhe popullin e vet dhe asgjë nga askush sikur mos të kishte ndodhur asgjë…Sot po ky, që i ngjan vetëm në fytyrë Putinit se, s‘ka asgjë si Putini, sepse Putini po të kishte pak më tepër fuqi do ta zhdukte tërë botën për ta bërë Rusinë shtetin më të fuqishëm në botë e ky palaço Mu(t)safa ishte njëherë servil i Titos, më vonë i Millosheviçit dhe tash është i dreqit e i të birit!
...Dhe ja ku ke ardhur o Kosova ime, o Kosova Shqiptare, moj Kosova e Jusuf Gërvallës dhe e shumë trimave, e bijve dhe e bijave të tu, që sakrifikuan shumë dhe u flijuan për liri e pavarësi!!! Medet që erdhi radha që, edhe pas gjitha këtyre kasaphanave, që kalove të vijë në krye një kryeministër i tillë, si Isa Mu(t)stafa...e shumë m…ta të tjerë, që deri dje i shërbyen armikut gjakatar serb!?...E tmershme ajo që po ndodh sot...shohim shqiptarët duke ikur nga sytë këmbët për shkak të papunësisë, ikin për çdo ditë më shumë se kurrë, për të siguruar jetën e tyre dhe të familjes, kurse Isakçiçat e Hashimçiçat e shumë barkanxhoza të tjerë, që bëjnë qejfe me makina më luksoze, me xhipa të zi, me shtëpi - vila të bukura e me…Nuk ua dinë numërin e eurove, se sa i kanë nëpër xhepa e lere më nëpër banka brenda dhe jashtë vendit, për t‘i pasur më të sigurta!!!…Dhe sot të rinjtë shqiptarë i ke nëpër rrugët e botës, i ke nën urat e Francës e shtëpi azilantësh… Kurse titistët dhe pasardhësit e tij të Milosheviçit po e vazhdojnë të tyren, duke bërë çka ju do qejfi kundër vet shqiptarëve. Ndaj Titon ata vazhdojnë ta konsiderojnë të tillë edhe pse serboçetnikët ia shkërdhyen „bratstvon – jedinstvon“, kur iu erdhi dita e tyre, për t’i shfarosur pa mëshirë të gjithë ata, që nuk ishin serb…!!!
Po ishte vërtet për vlerësim edhe për tu mburrur me bijat e bijtë, që dolën jashtë në mërgim, për të mbajtur familjen, për të mbijetuar, si nga papunësia ashtu edhe nga presioni i armikut, i cili kishte qëllim të keq, që t’i nxirrte shqiptarët jashtë vendit dhe t’i largonte nga trojet stërgjyshore!
Mërgata shqiptare, në “Lëvizjen e Jusuf Gërvallës”, me seli në Shtutgart, u bë që në fillim lokomotiva e vërtetë e të gjitha stuhive të kohës, duke kaluar nëpërmes shumë vështirësive dhe duke ju bërë ballë, me dëshirë e vullnet të madh të gjitha atyre sulmeve, si politike ashtu edhe fizike. “Lëvizja e Jusuf Gërvallës” ju priu bashkatdhetarëve, ashtu si i takonte një lëvizjeje revolucionare, një lëvizje çlirimtare, një udhërrëfyese e denjë që, kurrë nuk u shmang nga rruga e saj drejt lirisë dhe bashkimit të të gjitha trojeve arbërore, me shtetin amë Shqipërinë!
Shkjau i dëbonte shqiptarët nga trojet e tyre, sidomos ata, që i kundërviheshin... I dëbonte pa pikën e mëshirës, me dhunë e maltretime, duke i vrarë e duke i zhdukur edhe fizikisht! Kështuqë shqiptarët e trojeve etnike nën ish-Jugosllavinë, detyroheshin të dilnin në mërgim, duke lënë mbrapa prindërit, familjen, njerëzit e afërm, shtëpitë dhe tokën e tyre të dashur. Kalonin dekada të tëra, i përvëlonte malli për atdheun e dashur, që vuante nën okupatorin serbosllav, por njëkohësisht ju rritej edhe urrejtja pa kufi për armikun dhe dëshira e zjarrtë, për të luftuar për liri e Bashkim Kombëtar!
Dhe kështu mërgata u rrit dita ditës, u shtua shumë dhe pjesa dërmuese e saj u inkuadrua në lëvizjet, të cilat vepronin dhe kishin vepruar që herët jashtë vendit. Këto LËVIZJE ishin zjarret revolucionarë, të ndezur tashmë me kohë, të asaj madhështie, e cila çoi deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formimin e UÇK-së së lavdishme!
Duke e njohur mirë mentalitetin e popullit tonë them se, çdo gjë, që ka qenë dhe është me shumë vlerë dhe shumë e rëndësishme, duhet të mos harrohet, por të shërbejë përherë për të mirë. Por ka shumë gjëra, që janë harruar ose lihen në heshtje me qëllime të caktuara që, dikur mund t’i ndryshojnë dhe t’i sajojnë sipas interesave të qëllimkëqinjve! Ka plot raste në ditët e sotme që, e kanë shkruar dhe vazhdojnë ta shkruajnë historinë e së kaluarës, si kanë dashur e si kanë mundur, me devijime e falsifikime!? Por në këtë mënyrë nuk thuhet e vërteta e kohës!? Prandaj edhe na ka kushtuar shumë. Por dhe sot po na kushton e do të na kushtojë edhe në të ardhmen, nëse ngjarjet nuk shkruhen e tregohen në bazë të fakteve e argumentave realë, nga grupe apo dhe persona, të cilët kanë qenë drejtpërsëdrejti pjesëmarrës në rrjedhat e ngjarjeve. Gjithashtu do të kushtojë shtrenjtë, nëse nuk e bëjnë njerëz të drejtë, të paanshëm, të ndershëm, me karakter e besë, njerëz të devotshëm, të fjalës e të penës!?
Si pjesëmarrës dhe dëshmitar i gjallë, i shumë ngjarjeve dhe rrjedhave të kohës në vite e vite, dëshiroj të jap pjesërisht një pasqyrë ngjarjesh sepse, kuptohet është bërë shumë punë, për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavinë e atëherëshme, nga të gjitha trojet shqiptare dhe ngado e kudo, anembanë globit, ku jetojnë shqiptarët mërgimtarë...Do të shkruaj vetëm për ato ngjarje, të cilat i di, i njoh në detaje, për të cilat jam i sigurt njëqind për qind! Kurrë nuk do t’i shkruaj sipas kandjes, qejfit apo dëshirës time dhe të askujt, por vetëm sipas të vërtetës dhe realitetit, ndoshta me ndonjë gabim apo lëshim, që mund të më ikë pa dashje!
E kam ndjerë përherë dhe e ndjej për detyrë e obligim se, edhe unë jam një nga ata, që më takon mëse e drejta, për të thënë fjalën time, për të shprehur mendimet e mia, si të thuash për të sqaruar popullin dhe mbi të gjitha rininë, brezat e ardhshëm që, të njohin dhe të dinë të vërtetën reale, të të gjithë atyre veprimtarive patriotike e atdhetare, që u zhvilluan në mërgim, veçanërisht këtu, në shtetet perëndimore, për të ditur sesa e lidhur ka qenë mërgata shqiptare me kombin e atdheun dhe kurrë nuk u shkëput prej tij!!! Mërgata gjithnjë e ndjeu dashurinë dhe mallin e pashuar për vendin e tokën e saj! Ajo punoi e u angazhua, me moton e vetme luftarake “Gjithçka për atdheun”, pa harruar në asnjë moment vendlindjen, tokën nga kishte ardhur!? Vërtet mërgimtari jetoi larg tokës së tij, por ama punoi me mendje atje, në atdheun e largët...në Kosovë, në trojet shqiptare, me mendje tek Shqipëria e dashur, duke ngritur me krenari legjitime, në sheshet e demonstratave, në shtetet më të fuqishme të Perëndimit, Flamurin Kombëtar Kuq e Zi, me Shqiponjën Dykrenare!!!
Ishte Shqipëria, Flamuri Kuq e Zi, figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që na mbajtën lidhur fort rreth vetes! Këto tri simbole të shtetit amë, simbole të krenarisë shqiptare na jepnin forcë, të qëndronim të pathyeshëm, për të mos ndryshuar kurrë, në asnjë rrethanë identitetin, kombësinë, shqiptarinë!!!
Një vlerë të padiskutueshme dhe jashtëzakonisht të madhe, për këtë zgjim e ndërgjegjësim të mërgimtarëve pati ardhja në Gjermani e JUSUF GËRVALLËS!? Çdo gjë ndryshoi për së mbari!? Mërgimtarët dalëngadalë u kthyen nga vendi i tyre dhe e panë realitetin se, nuk ishte ashtu si kishin menduar dhe si mendonin, e kuptuan se, të gjitha kishin qenë gënjeshtra e mashtrime të shtetit titist jugosllav ndër vite e vite, për t’i vënë në gjumë shqiptarët e Kosovës kreshnike, shqiptarët e trojeve etnike, që shtypeshin egërsisht nga rregjimi i urryer i ish-Jugosllavisë titiste!?
Kështu, pas daljes së JUSUF GËRVALLËS dhe KADRI ZEKËS në Perëndim, mërgata morri hov për çështje të organizimit dhe u bë një zë i fuqishëm i shqiptarëve...Ky hov i mërgatës i çoi peshë shqiptarët e Kosovës, në veçanti rininë e saj, që të ngriheshin në demonstrata të fuqishme, në të gjithë trojet etnike shqiptare nën atë Jugosllavinë fashiste, duke kërkuar shkëputjen nga ajo dhe bashkimin e Kosovës dhe të këtyre trojeve me shtetin amë Shqipërinë!!!
Ai ishte qëllimi ynë, qëllimi i luftës dhe përpjekjeve të mundimshme të rrugës revolucionare, të mërgimtarëve patriotë e atdhedashës, të udhëhequr nga JUSUF GËRVALLA!!! Kështu qe e shkruar edhe në programin e “Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera në ish-Jugosllavi”, lëvizje revolucionare, që e udhëhoqi JUSUF GËRVALLA!!!...

*I dashur shok, Dini*!
Ja dhe materialet, që të premtova se do të t’i çoj.Në të parin “Armiku na ka në dorë vetëm aq sa e lejojmë ne vetë”, janë udhëzimet për disa çështje revolucionare në kushtet e punës ilegale. Ndërkaq, në materialin me titull: “Si do të na përgjigjet armiku në pyetjet, që do të shtrojmë ne, revolucionarët”, bën fjalë për rëndësinë e njërës nga fushëbetejat kryesore të organizatës revolucionare, pra për rëndësinë e shtypit revolucionar. Materialet e tilla siç thamë edhe mbrëmë, nuk bën vetëm të lexohen si artikuj gazete a si roman. Ato duhet të përvetësohen, në mos në tërësi, atëhere së paku pikat kryesore duhet të zotërohen patjetër! Ndoshta, në bisedën që bëmë mbrëmë, unë isha pak tepër këmbëngulës dhe energjik. Por, kam shpresë të madhe se, sa më parë t’i kapemi kësaj rruge të organizimit, aq më shumë efekte do të arrijmë në drejtimin, në të cilin jemi të gatshëm të luftojmë pa kursyer asgjë!...

(Letër, dërguar nga Jusuf Gërvalla, në verë të vitit 1981,)
Dini* Shkurtimi i emrit Faridin, shënim im F.T.
***
(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 2,518 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi