Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (II)
Publikuar më 18 janar, 2015 në orën 22:34 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E DYTË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

Viti 1981 për ne mërgimtarët ishte vit me shumë aktivitete. Kështu pas demonstratave të fuqishme në Kosovë edhe në Gjermani, Zvicër, Belgjikë organizuam tetë demostrata, të drejtuara nga Jusufi dhe Kadriu. Nuk ishte aspak e lehtë marrja e lejeve në qytetet e këtyre shteteve, ku u zhvilluan demonstratat sepse, në këto shtete Jugosllavia e Titos njihej si shtet me të drejta të plota mbi popujt, që jetonin nën ombrellën e saj. Njëherit shtetet e Perëndimit ishin edhe pro Jugosllavisë së atëhershme!

Për të marrë leje për demonstratë, personi që interesohej për lejen së pari duhej të ishte nga vendi, për ku kërkohej leja. Kështu leje kanë marrë edhe shumë të tjerë, nga shokët tanë, sepse janë organizuar me dhjetra demonstrata, por unë dua ta sqaroj sesi merrej leja këtu në Shtutgart. Lajmërimi për demonstratë, nëpër rrugët e qendrës së Shtutgartit, është bërë për njëzet vite rresht, vetëm për të shprehur indinjatën dhe revoltën tonë për vrasjen e tre Trimave tanë, deri sa u bë rivarrimi i tyre në vendlindjen e tyre nga Shtutgarti, ku i kaluan dy dekada. Ne këto i bënim për të njoftuar popullin gjerman se, kush ishte ajo Jugosllavi, që këta e quanin demokratike dhe njëherit edhe për të shprehur revoltën tonë për vrasjen e shokëve tanë të paharruar...

*Kjo është kërkesë për lejen e demonstatës, në qytetin e Shtutgartit. Janar 1985

*Kjo është leja për demonstratë dhe për marshim tek varrezat për homazhe shokëve tanë të vrarë nga UDB-eja titiste, më 17 janar 1985.

*Shtutgart, në sheshin Schlösplatz, aty ishte vendi ku pas demostrimit, lexohej Referati për qëllimin e demostratës në gjuhën gjermane si dhe për gjenocidin, që vazhdonte të ushtrohej ndajshqiptarëve, nga shovenistët jugosllavë…Nga aty shkonim edhe te varret, ku pushonin shokët tanë dhe bënim homazhe çdo 17 janar, duke u betuar se, do të çojmë amanetin e tyre, deri në realizimin e plotë!

















*Te varret e shokëve në varrezat e Bad Canstadit, vinin bashkatdhetarët tanë nga shumë shtete perëndimore, për tu bërë homazhe edhe familjarisht, TRE YJEVE TË PASHUARA, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës...marshimi e vizita te varrezat, i mbulonin varret e tyre me karafila të kuq e kurora lulesh nga shumë individë, grupe, shoqata e klube shqiptare.













*Foto e ceremonisë së përcjelljes të dëshmorëve të shqiptarisë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, pas 20 viteve të vrasjes së tyre, më 17 janar 1982, për në vendlindje, në tokën mëmë, në Kosovë…!












































Ky sqarim vlen për të gjithë ata, që lirinë e pritën në “pjatë”...Ka pasur edhe të tillë, se mjerisht të gjithë nuk u kyçën, nuk u angazhuan për çlirimin e kësaj toke të pushtuar me shekuj. Disave iu pëlqeu strehimi këtu në Gjermani se, besa merrnin marka e edhe gjëra të mira e shumë të tjera, prandaj nuk donin ta prishnin rehatin që ua kishte afruar shteti gjerman... dhe këtë ditën ta shfrytëzonin për interesat e tyre vetëm për vete!? Andaj kurrë nuk iu bë vonë atyre për çështjen e Kosovës, që e kishin lënë në zjarr e në flakë, të djegur nga armiku shkja serbomaqedon…Madje sot kam pasur raste t’i takojë disa nga ata, që bash asnjëherë nuk janë treguar dorëdhënës për çështjen e madhe të Kosovës, që asnjëherë dhe asnjë hap nuk e kanë bërë për Kosovën dhe sot më thonë pa fije turpi:” eee o Faridin a e di ore çka bëm ne për Kosovën... e ata sot na kanë harruar... nuk na njohin…” Medet, medet për të tillët! Po ky qen e i biri qenit, atëherë më thoshte se, unë vallahiiiiiii, nuk merrem me politikë...e tjera proçka, që i nxirrte nga goja…
Por përsëri po kthehem tek organet tona sepse në ato kohë të zjarrta na dhimbsej qoftë edhe një fije kashte, kur i digjej Kosovës e lere që i digjnin edhe njerëzit me gra e fëmijë. Eh ne mendonim se, kur ky të shkojë në ambasadën apo Konsullatën e Kosovës, këtu në mërgim, do t’i kërkohet dëshmi se, çfarë ka bërë për luftën e Kosovës dhe aty ai do të has në vështirësi. Por jo ore jo përsëri po shkon në të mirën e tyre. Sepse nëpër ambasada e nëpër konsullata janë futur shokët e tyre, miqtë e të afërmit e tyre dhe ata as që e kanë fare vështirë, bile hynë edhe pa termin. Kurse neve na duhet me termin e me orar...Dhe merre me mend se, ç’po ndodh kanë ardhur të gjithë ata, që askush nga ne mërgimtarët nuk i ka njohur…Këtu në Shtutgart janë të gjithë nip e daj, dhëndërr e tezak, të punësuar në konsullatë. Ndër ne këtu, kemi njerëz, që i njohim mirë dhe e dimë për dhënien e kontributit të tij, i cili i plotëson të gjitha kërkesat, por nuk ia japin se, për fat nuk i ka të njohur ata, që nga Kosova i caktojnë dhe ai është aktivisti i dalluar Kadri Gërvalla, nuk pranohet në Konsullatën e Shtutgartit!? Ky edhe shok të tjerë aktivist, që kan dhënë kontribut edhe një plotësim të veçantë e ka se është nga Gërvallajt...Por ehh kush të njeh kur është në pyetje paraja dhe shkami…
Unë po hy në këtë temë shkurtimisht se, po të zgjerohem do duhej shumë për të shkruar e kjo le t’i mbetet atij, që e organizoi e ai është Can Tahiri, ose dikujt tjetër…
Një hap shumë i mirë dhe me shumë vend! Canë Tahiri, meqë ishte përfaqësues i “Unionit Artistik Kombëtar Shqiptar”për Gjermani, e kishte paraparë që me disa shokë (të zgjedhur sipas tij) të shkonte para kohës së zgjedhjeve në Kosovë, në dhjetor 2010, për tu takuar me krerët e partive, që të na japin fjalën, që para zgjedhjeve të futet edhe çështja e mërgatës në diskutime, për inkuadrimin e tyre nëpër disa organe e pse jo edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me deputet, pra me një fjalë ato dhe aty ku i takon dhe që mund t’i bëjë e t’i përballojë mërgata.

*Delegacioni i përbërë nga mërgimtarët, nga e djathta Faridin Tafallari, Sheremet Pantina, Afërdita Shkreli, Can Tahiri, Hasan Hajdaraj. Mungon Bekim Elshani në këtë fotografi. Dhjetor 2010 Prishtine.

















Ne në këtë delegacion të mërgatës, na lajmëroi Can Tahiri, por edhe ne e pranuam me kënaqësi, sepse e dinim se ia ka nevojën këtij takimi mërgata. Cana ishte një nga aktivistët e dalluar,organizator i çmuar i shkathtë dhe i aftë. Ai kishte dëshmuar edhe më mirë organizimin e tubimeve të mërgatës e sidomos dekadën e fundit në Baden-Wyrtemberg, ku kishte organizuar edhe disa nga vizitat në përkujtimin e 17 Janarit 1982, tek shtëpia e Vëllezërve Gërvalla në Untergruppenbach..Kështu Cana ishte kryesuesi i delegacionit për në Kosovë dhe Hasan Hajdaraj për klube shqiptare. Po ashtu ndodhi edhe me organizimin e vajtjes nga Gjermania në Vlorë, në mënyrë të organizuar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar.

*Një grup bashkatdhetar nga mërgimi-Gjermania në vizitë tek lapidari i Pavarsisë në Vlorë gusht 1984




























Can Tahiri, për nder të 28 Nëntorit, 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë bëri një organizim shumë të bukur nga mërgata. Ai këtë organizim e bëri që edhe nga Gjermania ne të shkonim të organizuar mirë shumë pjesëmarrës, ku midis tyre isha edhe unë me shoqen. Por Cana ishte marrë vesh me disa grupe nga Kosova, që të bëhemi bashkë dhe kështu u bë. Ne dhe vendas nga Kosova e kaluam mjaft mirë.

*Vizitë te (varri) përmendorja e heroinës Shote Galica në fushë Krujë. Një grup bashkatdhetarësh shqiptarë, emigrantë në Gjermani, korrik 1984


Afërdita Shkreli, një motër e jona dhe aktiviste e dalluar në përgjithësi, Bekim Elshani biznesmen, Sheremet Pantina, po ashtu aktivist, Faridin Tafallari, aktivist i përgjithshëm. Si Afërdita Shkreli, kishim edhe femëra të tjera që ishin aktiviste të dalluara, por edhe të njohura edhe për gjininë femërore, sepse bashkë me gjininë mashkullore kemi pasur aktiviste të dalluara në të gjitha lamitë. Gratë dhe motrat tona si Afërdita Shkreli, Afërdita Xheladini, Nadire Hakaj, Gjyle Lecaj, Razë Rexhepi, Sadrije Saliu e shumë gra të tjera kanë qenë krahas burrave, prandaj ishte shumë e arsyeshme dhe e dobishme që në mesin tonë të kishim edhe nga gjinia femërore… Neve nga të gjitha partitë na pritën shumë mirë dhe shumë ngrohtësisht, por në realitet ato takime, marrëveshje mbetën për të mos thënë rrenë, sepse mbetën të parealizuara, asgjë nuk u bë në praktikë!? Me një fjalë të gjitha ato rrugëtime, ato ec e jake të lodhshme poshtë e lartë, por te bëra me shumë dëshirë, herë tek njëra parti e herë tek tjetra rezultuan kotësi…!? Ne menduam dhe shpresuam se, nga të gjitha ato takime bisedime, pritje të ngrohta nga të gjitha partitë edhe institucione të tjera, që i vizituam, gjatë qëndrimit tonë në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, etj. do të bënim diçka që më në fund edhe mërgata të jetë e lidhur me institucionet brenda në Kosovën Shqiptare.Pra siç e thashë se në këto takime u ndamë të kënaqur. Sepse shumë ngrohtësisht delegacionin e priti edhe Lëvizja VV, njëra nga lëvizjet shumë korrekte dhe serioze…! Por përfaqësuesit e atyre partipiçkave të tjera, që e morrën timonin e pushtetit, ne, mërgatën na i lanë herdhet (leshin) e plakut!?! Ata, të cilët e morrën pushtetin u lëshuan si të çmendur pas lekut për të zënë sa më shumë poste, si nëpër ambasada, e konsullata, në kulturë, në arsim, ku na i kënaqën fëmijët tanë me arsimtarët rugovistë e hashimçiçë... e tash do të na kënaqin edhe më shumë me këta të mustaçiçëve… Por le të shpresojmë se tash më e kemi një ministër për diasporë, siç është Veton Murati, i cili dallon shumë nga të tjerët, si një shembull i mirë nga ai i keqi, siç ishte Ibrahim Makolli, që asgjë ama bash asgjë nuk bëri për këtë mërgatën e lënë jashtë!? Edhe ky ishte njëri nga ata që, gjatë takimeve ne delegacionin që e përfaqësonim mërgatën në Gjermani, na priti shumë mirë dhe për fat të mjerë kur hypi në postin e dëshiruar jo se na harroj vetëm neve, por ai farë ministri e harroi mërgatën se, ai i gjeti disa njerëz që, as para, as në luftë dhe as pas luftës nuk kanë bërë asgjë dhe as nuk i njeh mërgata në Gjermani…! E uroi që ministri i tashëm Veton Murati, mos të bashkohet me ata shokët e Makollit se atehere as nga ky nuk do të ketë asgjë!!! Këta që ishin në pushtet por për fatin edhe më të keq që përsëri po këta janë, të cilët i sollën njerëzit e vet, akraballëkun e vet, nip e daj, daj e nipë, tezak e tezollë dhe i prunë njerëzit që fare nuk kishin dhe as kanë lidhje me mërgatën, ama fare nuk ua dinin hallet e mërgimtarëve, askush nuk na njihte dhe as nuk na njohin as si hallexhi e as si veprimtar e veprimlesh! Ata i njihnin vetëm të tyret dhe për të tjerët hamamin…!? Kjo dhe ky soj e sorollop i keq na kanë zënë për gushe dhe hajt “luaje maçorr kryet e bullit…!!!???” Pra ashtu u bë me zotriun Ibrahim Makolli, që ma shumë u interesua për të arritë ndonjë lekë e....Ja ky ishte ministri i diasporës koqevare!!! Por meqë në Ministrinë e Jashtme u bë ndërrimi i këtij farë ministri të Ibrahim Ma(llko)umit, tash e kemi një shpresë, pra le të shpresojmë në ministrin e ri të posa emëruar Valon Muratit, i cili besoj se do ta shikojë me syrin e tij ndryshe mërgatën dhe besoj se do të kemi fatin që edhe ne njëherë të jemi krah i bashkuar në institucionet tona, për të cilat mërgata dha shumë dhe po vazhdon të jap për Kosovën e edhe për këta që erdhën si satelit në këto karriga luksi dhe me para të majme!… Në përfundim nuk u realizua asnjë nga kërkesat e delegacionit tonë, që ishin shumë të arsyeshme dhe që i takonin mërgatës si pjesë e pandarë e vendit dhe shtetit të tyre. Nuk e di, por dua të them se, unë si Faridin Tafallari mund ta mbaj në mend se edhe unë njëherë në jetën time udhëtova dhe i kalova dhjetë ditë pa paguar nga xhepi im, i kalova falas dhe këtë nder kush na e bëri, le ta thotë Cana, nëse i lejohet…!?
Unë vetëm mund ta falenderojë Can Tahirin, për këtë nderim dhe respekt...!?

*Para banesës të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në përkujtimin e 30 vjetorit të rënies

*Në Untergruppenbach, para banesës shokët dhe disa nga bashkëveprimtarët e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut. Nga e majta i pari? I dyti Kadri Gërvalla, Isah Demi, Murat Kryeziu, Can Tahiri, Faridin Tafallari, Zymer Arifi, Martin Çuni, Ali Sh. Berisha, Hasan Qyqalla,..










*Para derës së garazhës, ku u vranë trimat tanë, Heroi Jusuf Gërvalla me vëllanë e tij Bardhoshin dhe Kadri Zekën, në Untergruppenbach, më 17 janar të vitit 1982.








































*Në foto i dyti nga e majta është Ahmet Thaçi, (komuna e Gjakovës, tash më i ndjerë). Ahmeti ishte një aktivist i dalluar, i cili hodhi mendimin, idenë, duke më thënë mua që, shtëpinë ku ka banuar Jusufi dhe Bardhoshi, ta blejëm ne, dhe ta kthejmë në shtëpi muze! Por fatkeqësisht jeta e tij qe e shkurtër…U vra aksidentalisht gjatë pushimit veror në Malin e Zi! Prandaj sot e përkujtoj me zemër të përmalluar,” I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” O shoku im Ahmet Thaçi

*Lulzim Salihi dhe Besnik Tafallari, me emblemën e UÇK-së. Grup shokësh para shtëpisë ku kanë banuar Jusuf e Bardhosh Gërvalla, me familjet e tyre, në Untergrupenbach. 17 Janar 2012.











*5 Shkurt 1982. Marshimi i homazheve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.























Por viti 1981 për ne, mërgimtarët, nuk ishte vetëm viti i demonstratave, por edhe i shumë aksioneve dhe aktiviteteve të tjera patriotike e atdhetare nga më të ndryshmet. Ndër aksionet e veçanta dhe që tërhiqte vëmendjen e konsullatave dhe ambasadave të ish-Jugosllavisë, ishin prishja e organizimeve të manifestimeve projugosllave. Sepse, me ato organizime koncerte e të tjera, titistët bashkë me serbët-çetnikë, në radhë të parë na provokonin dhe së dyti, më kryesorja për ne që, me këto veprime tonat ju tregonim se, ishim kundër çdo organizimi të tyre, deri sa Kosovës t’i njihej Statusi i Republikës!? Por kishte nga ata, që bashkëpunonin me spiunët, të cilët ishin shqipfolës dhe donin ta zbatonin urdhërin e Fadil Hoxhës, që e kërcënonte rininë shqiptare të Kosovës, duke i thënë se, do t’i fuste në birën e miut për 300 grosh!? Këta sahanlëpirës shqipfolës i kryenin me besnikëri të plotë planet e konsullatës jugosllave dhe ne u përgjigjeshim provokimeve me prishjen e manifestimeve të tyre, duke hyrë me dhunë në sallë e duke brohoritur parrullën e njohur “Kosova Republikë”. Ua thyenim çdo gjë që kishim përpara. I grisnim fotografitë e Titos dhe ju prishnim çdo gjë, që e kishin bërë për zbukurim!? Disa shokë merrnin ngjyrë të kuqe dhe ua shkruanim autobusët, me të cilët kishin ardhur muzikantët dhe këngëtarët, që vinin pikërisht në ato kohë, kur në Kosovë vlonin demonstratat, kur Kosova digjej dhe në tokën e saj derdhej gjaku i bijëve të saj!? Autobusat ktheheshin të shkruar me parullën “Kosova Republikë”! Kështu që kishim edhe konfrontime të mëdha dhe përleshje fizike...Kështu e pësoi paq sahanlëpirësi Bashkim Hisari, i cili punonte në Konsullatën jugosllave në Shtutgart, u rrah ai qen udbash dy herë me grushta e shkelma, duke i thyer karriget për kokën e shkretë të tij!

Lista me emrat e kryetarëve të këshillave në Baden-Würtemberg
















FORMOHEN EDHE NË GJERMANI DEGA DHE NËNDEGËT E LDK-së

Mbas formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye Ibrahim Rugovën, LDK-ja nisi të formojë degët e saj edhe në disa nga shtetet perëndimore dhe pikërisht si fillim, në Gjermaninë Federale, në qytetin e Shtutgartit, pikërisht aty, ku ishte derdhur gjaku i JUSUF e BARDHOSH GËRVALLËS dhe KADRI ZEKËS!?

Për çudi LDK-ja e gjeti mbështetjen tek një person që, pak më parë sillej si shok dhe bashkëveprimtar i heroit JUSUF GËRVALLA, por edhe si dhe shok i yni!?! Dhe ky qe Hafiz Gagica, i cili shumë shpejt do të bëhej krahu i djathtë i Ibrahim Rugovës, i Ibrës, siç e thërriste ai me ”përkëdheli”!?! Mbas kësaj u formuan degët e nëndegët e LDK-së, në Gjermani, në shtetet e tjera të Perëndimit dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nëpër botë!!!

Në bisedë me Sefer Gashin...

...Një mbrëmje po rrija me Sefer Gashin, një nga mërgimtarët e hershëm. Seferi ishte njëri nga ata shokët e mi, që nuk largohej nga unë. Vinte shpesh pas orarit të punës, tek vendi im i punës, bile edhe kur punoja me taxi dhe më bënte shoqëri. Nuk trembej si të tjerët, që kishin frikë të afroheshin me mua se, mos po i shihnin ata, spiunët udbashë. Në atë kohë djemtë e mi, Besimi dhe Bekimi, ishin të vegjël, por fëmijë shumë të dashur, të dëgjueshëm dhe shumë shpejt mësonin vjersha të bukura, kushtuar patriotizmit, atdheut, të burgosurëve politikë, Enver Hoxhës etj...Ishte interesant se, disa posa e dëgjonin emrin e Enver Hoxhës, largoheshin dhe nuk vinin më, kurse Seferi kënaqej me ato recitime të fëmijve të mi, që aq bukur, me atë zërin e tyre fëminor, i recitonin me seriozitetin më të madh ato vjersha patriotike, a thua se ishin të rritur para kohe...

*Sefer Gashi në të majtë dhe Faridin Tafallari. Nagold, vjeshtë 2013

Të tjerët nuk vinin, nuk afroheshin, sepse frigonin nga udbashët, nga spiunët e vet. Për atë kohë emri i Enver Hoxhës, ishte “bombë”, ishte tmerri dhe rreziku për serbosllavët e ish-Jugosllavisë!? Shkjau e dinte fort mirë se, shkatërrimi i Jugosllavisë do t’i vinte nga Enveri dhe Enveristët! Prandaj serbët dhe udbashët shqipfolës ishin gjithë kohën sy e veshë, për të gjurmuar e spiunuar ata, që e donin Enver Hoxhën dhe Shqipërinë! Po të zihej në gojë Enver Hoxha në atë kohë, pa një pa dy përfundoje në pranga!?
Aty nga vitet e 90-ta, kur ishte formuar tashmë e ashtuquajtara “Lëvizja Gjithë Popullore”, Seferi më thotë një ditë: Faridin, ne po presim prej teje që, ti të prish...që edhe ne këtu të formojmë një këshillë! Fjala”këshillë”, sepse më zgjoi kurreshtjen dhe si me mëdyshje, nëpër dhëmbë, ia ktheva: “këshillë??!” Po po ma ktheu Seferi të formojmë edhe ne një Këshillë këtu se, ka mjaft shqiptarë, që janë të gatshëm të bëhen anëtarë...!!! E dëgjova me vëmendje dhe e pyeta se a e ke me gjithë mend apo...?!- Po po më tha edhe ne duhet ta formojmë... - Po cilët janë ata, që të thanë për formimin e këshillit të LDK-së këtu...dhe përse më thua mua, o baca Sefë, ti e di mirë se, unë i përkas një organizate tjetër!? a e ke harruar që, rrinit larg nga unë se, më keni thënë me gojën tuaj që, kur po shkoni në Kosovë për pushime, po ju marrin në pyetje...Bile po ua marrin edhe pasaportat dhe ju kanë pyetur personalisht edhe për mua!?...Si ka mundësi, që tash unë të jem me ju, kur mundem edhe t’ju prish punë... por edhe tu rrezikojë!!!??? Atëhere Seferi mu kthye: Po Faridin, vërtet, sa herë kam shkuar në shtëpi, në vendlindje, më kanë marrë në pyetje udbashët...Dhe pikë e parë më kanë pyetur për ty se, a rri, a shoqërohem, a bashkëveproj me ty...dhe unë ju kam thënë se, e shoh Faridinin, mbasi jemi në një qytet, por asgjë të përbashkët nuk kam me te!?- Eh ja ktheva Seferit E tash po më thua që, unë të ju prij për formimin e këshillit... dhe të jem kryetar i juaj?!? Po po, Faridin vazhdoi Seferi se, kjo LDK-ja, nuk është e rrezikshme për Jugosllavinë dhe... na kanë thënë që të hymë të gjithë se, nuk na ngucë kush!?! - Po çfarë parti qenka kjo o baca Sefë, kur nuk të ngucë armiku, duke qenë kundër tij??! A ka mundësi...?!? Po, o baca Sefë, unë jam në “Lëvizje” dhe vazhdoj të jem dhe ti këtë, po ta përsëris, e di fort mirë! Po, or po e di, po në “Lëvizje”, ne kemi friguar të hynim, por tash me LDK-në nuk kemi frikë se, askush nuk po i ndalon dhe as nuk po reagojnë as milicia jonë dhe as ajo serbe!? Edhe kur ta gjejnë librezën e LDK-së, nuk të ngucë askush!!! E, aty ku je ti, aty frigojnë se, ajo “Lëvizje” edhe tash është e rrezikshme...Ehh,- tha baci po ku guxonim atëhere të hynim se, na priste burgu, dajaku torturat...e në LDK askush nuk të nget!?- Për momentin, mu kujtua fjala e atij njeriut, të cilin e kishin dërguar udbashi Vesel Krasniqi dhe ai farë Asllan Skënderi, nga fshati Jabllanicë i Prizrenit, që të më bindnin se, në se jam vërtet me LDK-në, ata, e kishin siguruar se, gjoja me besë, do ta marrim Faridinin dhe mund t’i mbaj ja dy a tri vjet burg sa për formalitet!? Por së pari me na garantuar ju se, vërtetë ai është i kyçur në LDK dhe asgjë më shumë nuk do t’i ndodhë...!!! Por vetëm me një kusht që, nëse ai, do të na përgjigjet në pyetjet, që do t’i bëjmë për “Lëvizjen”, ku ai ka vepruar, atëhere ai do të jetë i liruar nga aktakuza!!!
Po e shikoja njeriun, të cilin e kisha përballë dhe që priste përgjigjen time!!! Dhe i mllefosur ju ktheva se, as kam qenë dhe as jam e kurrë nuk do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës! Sepse, unë njëherë jam BETUAR... Jam dhe do të jem me “Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jusgosllavi”!!! E ke tash të qartë se, cili jam unë??! Kurrë mos e ço nëpër mend dhe mos mendo asnjëherë se, unë do të dal kundër vullnetit e IDEALIT tim të SHENJTË, për të cilin jam betuar para Flamurit Kombëtar, krah për krah me JUSUF GËRVALLËN!!! O Sefer Gashi, kjo rruga ime është e vështirë, me sakrifica e rreziqe të mëdha, por ama fitorja është e sigurtë! Jam shumë i bindur se, ju nuk do të pajtoheni me mua! Unë jam atje, ku kam qenë, por meqë po doni të jepni edhe ju gjoja kontribut po hyni në atë LDK tuaj, e cila nuk ka asgjë, sepse ajo i ka rrënjët në Beograd!?Aty në Beograd është gatuar ajo, në ato guzhinat e shkijeve...!!! Ajo LDK-ja juaj është pjellë e Serbisë...!!! Heu, ju largoheshit nga unë se, e dinit mirë që, aty, ku jam unë, ka sakrifica e mundime... besa edhe gjak! Liria kurrë nuk fitohet pa luftë e gjak!!!Dhe unë, së bashku me shokët e mi të besës, me të cilët jemi betuar, e kemi vendosur që, të japim çdo gjë...edhe jetën, nëse do të jetë nevoja!!!
Spiunët, udbashët shqipfolës dhe tradhëtarët e dinin mirë se, unë isha në “Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi”, që nga vitet e shtatëdhjeta...Ata zagarë të Serbisë, e dinin fort mirë edhe tjetrën, më kryesoren që, unë isha një anëtar besnik, një luftëtar i vendosur, i ”LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS”!!! Por duke u menduar, nuk e di pse për një moment më erdhi diçka mirë që, edhe këta e dëshironin lirinë se edhe këtyre nuk ju mungonte gjë, por ju mungonte vetëm guximi!? Ishte frika se, armiku serbosllav kishte vepruar dhe vazhdonte të vepronte ndaj shqiptarëve aq egërsisht sa nuk i kursente as familjet e atyre, që kishin guximin ta kundërshtonin dhe ta luftonin shkjaun e zi! Sefer Gashi sikur donte të më “bindte” dhe vazhdoi, duke më thënë se, tash i ke të gjithë pas teje, nëse e formojmë këshillin!? E dimë se, ti e ke filluar herët...Por ti do të na prijsh se, ne nuk mundemi pa ty!? Këtu ka shqiptarë dhe në LDK do të afrohen shumë...e ndoshta të gjithë se, kështu na kanë thënë edhe kur isha në Kosovë!? Në të vërtetë kisha menduar edhe më herët se, duhej bërë një lëvizje, për t’i afruar këta bashkëkombasit e mi, por nuk isha i bindur se, ata, të cilët dje iknin nga unë dhe sot...po duan që, unë të jem i pari i tyre...?!Mendova është momenti dhe tepër e domosdoshme që të afrohen e të bashkohen të gjithë shqiptarët, ani se kjo LDK-ja ishte një parti titiste me rrënjët në Beograd!? Por besoja se, edhe këta, një ditë do ta kuptojnë dhe do të bëhen bashkë me çlirimtarët...Tek e fundit edhe këta janë shqiptarë dhe në një mënyrë apo tjetër do të bëhen bashkë...mund të ndryshojë situata dhe të kthehet në të mirën tonë, në të mirën e shqiptarëve! Në realitet kjo farë e ligë doli me qëllimin e keq që, t’i mashtrojë shqiptarët dhe që të përkrahen nga shqiptarët, për të humbur orientimin nga rruga e duhur drejt lirisë!!!

UNË I“PADËSHIRUARI”DHE I “RREZIKSHMI” PËR LDK-në!?!...

Më kujtohet takimi ynë në Odën tonë shqiptare në Shtutgart, e cila na shërbente si një klub, ku mblidheshim ne, shokët më aktivë dhe ku kalonim mjaft mirë kohën e lirë. Aty, në atë vend të dashur, takoheshim e rrinim, duke u kënaqur bashkarisht me njëri tjetri...Nuk mund të rri pa e kujtuar tubimin e aktivistëve të LDK-akës, në Shtutgart të Gjermanisë, me Hafiz Gagicën në krye e disa të tjerë, “shokë” të Jusuf Gërvallës,
...Atë ditë, në atë takim, Hafiz Gagica kishte ftuar disa mërgimtarë simpatizantë të LDK-së, për të cilët mendonte se i ka me vete. I kishte tubuar këta, për të biseduar, si të organizoheshin në LDK, për formimin e një qendre të LDK-së në Shtutgart e rrethinë...Për fat aty ndodhesha edhe unë. Por kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend se, do të dëgjoja aty, me veshët e mi një gjë tepër befasuese, që unë paskam qenë i “rrezikshëm” dhe i “padëshiruar” për LDK-në se, pjesëmarrja ime në LDK e rrezikonte atë?!!...Dhe këtë ma thotë Mejdi Rexha, shok i orëve të para i JUSUF GËRVALLËS!!!U befasova dhe u mërzita shumë se, po ma thoshte një shok edhe i imi, po kishim qenë të dy shokë ideali në krah të të MADHIT JUSUF!?... Mejdi Rexha, pa fije turpi para njëzetë e sa pjesëmarrësëve më thotë me plot gojën se, ti Faridin je i padëshiruar dhe i rrezikshëm për LDK-kakën, (ai nuk e dinte se mua ajo, që ma tha ai më kënaqi) se ti e dëmton LDK-akën!!! Prandaj këtu s‘ke vend…!!! Eu, po përse isha unë i rrezikshëm e ata nuk ishin të rrezikshëm…!?? Përse, kur ne kishim vepruar së bashku në një Lëvizje revolucionare, në Lëvizjen e të MADHIT JUSUF?!…
Po ata tash kanë kaluar në LDK dhe... për LDK-akën janë të pa rrezikshëm, madje të dëshiruar!? A ishte ai Mejdi Rexha, në vjeshtën e vitit 1981 të cilin me urdhërin e udbashëve të Konsullatës Jugosllave të Shtutgartit, në Sindelfingen e nxorrën bashkë me Bardhosh Gërvallën, të padëshiruar dhe të rrezikshëm e tash ai rrinte aty se, na qenka bërë me LDK dhe e paska atë të drejtë t‘i nxjerrë shokët e vet nga salla e tubimit...!? Eh medet sa për të qeshur...por edhe për të qarë për këta qyqarë…
Të gjithë të tjerët heshtën...Mbas pak foli Zymber Kryeziu, Baca i Dysseldorfit, që edhe ai pak kohë më parë kishte qenë në “Lëvizjen Popullore” e tash kishte ardhur për të formuar kryesinë e LDK-së me seli në Shtutgart!?! Zymberi kishte ardhur nga Dysseldorfi, enkas për takimin!? Edhe ai m’u drejtua mua, duke më thënë se, kështu e kanë paraparë ata nga brenda se, ti, Faridin, je i padëshiruar baco se, je i rrezikshëm, je i LPRK-së, i “Lëvizjes”, andaj ata të “Lëvizjes” nuk kanë vend këtu...!!!
...E tash po m’i thotë Seferi se, në LDK askush nuk të ngucë...!? Euuu, si na qenka kjo LDKaka!?!...Po mendoja, a ka mundësi të jesh në një lëvizje kundra armikut dhe armiku të mos të të ngucë?! A ka mundësi që, të jetë bërë kaq zemërgjërë shkjau, aq sa të lejoj një lëvizje kundra tij dhe regjimit të tij, të ngrihesh e të kërkosh Republikën tënde...të kërkosh “KOSOVA REPUBLIKË”, të luftosh për lirinë...dhe mos të të ngucë??!
E lamë me Seferin të takohemi përsëri. Kur u takuam, i kërkova burrërisht atij se, a do të jesh me mua, të angazhohemi dhe të veprojmë së bashku dhe fjalët t’i kthejmë në realitet, në vepra konkrete?! Po ashtu burrërisht ma aprovoi edhe ai, duke më thënë i vendosur se, Faridin mua më ke, ku të duash dhe kur të duash ti!!! Dhe në të vërtetë ashtu u bë!
Sefer Gashi, që kishte edhe një humor të këndëshëm, nuk m’u nda më për asnjë moment.Të dy së bashku ishim më vonë edhe në kryesinë e aktivit, duke dhënë kontribut pa u lodhur e pa u kursyer, që nga formimi i Këshillit në Nagold.

Formohet Këshilli i LDK-së në Nagold...
I njoftuam bashkatdhetarët se, do të mbahet një mbledhje, për formimin e Këshillit të LDK-së dhe më 18 nëntor 1990, u formua Këshilli edhe në Nagold, ku i bëmë edhe zgjedhjet e lira me vota të fshehta. Edhe pse e drejtova dhe e ndihmova mbarëvajtjen e mbledhjes deri në votim, kërkova që emrin tim të ma hiqnin nga fletë votimet, para se të fillonte mbledhja për formimin e këshillit. Kërkova me këmbëngulje, që të më hiqnin nga lista e kandidatëve, të më lironin nga kryesia, por edhe ata me këmbëngulje përsëri më zgjodhën mua dhe më votuan të gjithë, me përjashtim të pesë votuesve jo. Pra edhe unë për dëshirën e bashkatdhetarëve pranova detyrën për kryetar të Këshillit edhe pse Rizah Hoxha, nga fshati Pleshinë i Ferizajt, u ngrit dhe tha se, Faridin Tafallari është enverist dhe se, fotografinë e Enver Hoxhës e ka të varur në murin e dhomës, në banesën e tij!? Unë me plot gojën e pohova se, është e vërtetë që mbaj foton e Enver Hoxhës dhe kurrë nuk do ta heq!!! E mbaj, ashtu sikurse mban ti foton e “shokut” Tito!!!... Dhe kjo ishte mëse e vërtetë, që ata mbanin foton e “shokut” Tito, ndërsa unë, jo vetëm që se mbaja, por e urreja për vdekje atë qen shkja dhe shtetin fashist të Jugosllavisë!!! Por përgjigjen e duhur, e morri ai farë burri, nga shumë zëra të të pranishmëve në sallë, e cila ishte e mbushur plot, duke i thënë në sy se, ne e njohim, cili është Faridin Tafallari dhe s’është nevoja të na thuash ti!? Do të jetë kryetari ynë dhe pikë!!! Me një fjalë ja mbyllën gojën! Përgjigja e prerë, e këtyre bashkatdhetarëve të mi më preku thellë dhe më la të kuptoj se, edhe këta e duan lirinë dhe atdheun e vet, të lirë e të pavarur, por liria nuk vjen në pjatë pa sakrifica e pa gjak!
Kështu pra më 18.11.1990, u formua Aktivi i LDK-së edhe në Nagold, ku kryesia përbëhej nga:
Faridin Tafallari-kryetar(Nagold)
Valentina Dobraj-sekretare,(Nagold-Shpilberg)
Qazim Hoxhaj-anëtar,(Nagold)Dem Demaj-anëtar,(Nagold)
Nexhmi Halimi-anëtar.(Nagold)Can Krasniqi-anëtar,(Freudenstadt)
Mustaf Avdullahu-anëtar(Calw)Rizah Hoxha-anëtar,(Pf-Weiler)
Qemal Haxhillari-arkëtar.(Nagold)
Pas largimit, për shkak të martesës, Valentina Dobrajn e zëvendësoi Ahmet Muharremaj. Më vonë nga votimet gjatë mandatit kanë hyrë në kryesinë e aktivit të LDK-së: Skënder Krasniqi, Fetih Salihi, Binak Morina, Ali Duraku
***
Pas hapjes së klubit “Kosova” në Nagold, një ditë prej ditësh, po bisedoja me Seferin për të kaluarën tonë, për atë kohë të veprimtarisë sonë, kur përpiqeshim me mish e me shpirt dhe natën e bënim ditë, si e si të kontribuonim për komb e atdhe, për çlirim e BASHKIM KOMBËTAR! Në një moment më thotë: - Seferi Ehhh o Faridin! Si na harruan tash pas çlirimit, ani lere mua, por ty, që tërë jetën ia ke kushtuar Kosovës e shqiptarisë... dhe njëzet vite nuk ke shkuar te shtëpia, eeeh...dhe ja si erdhi koha... - Po,- i them - Baca Sefë, por ajo, që ishte kryesorja u bë... ne u pavarësuam dhe tash më shkjaun nuk e kemi në votër, nuk e kemi mbi kokë!,- Po po - ashtu është,- por po më duket një gjë shumë e çuditshme se, si u bë kështu, sikur ne nuk kemi bërë asgjë për Kosovën!?-Eee o baca Sefë ne e kemi kryer detyrën dhe obligimin tonë kryesor...e ata që e morrën pushtetin në duart e tyre le t’i vrasë ndërgjegjja...!?
Bisedonim dhe të malluar kujtonim ato rrugëtimet tona të dikurshme, të asaj kohe të artë, rrugëtime pambarim, me autobusë, herë me një e herë me nga dy, për demonstrata, nëpër shumë qytete të Gjermanisë.Thuajse nuk kishte javë, që nuk demonstrohej diku.- Eh, or baca Sefë, ti e di se, ne me qindra e mijëra km kemi bërë, sepse edhe nga ky vend i vogël kemi tubuar ndihma, si në ushqim, medikamente, veshmbathje e sa e sa ndihma, që arrijnë edhe me qindra mijëra marka gjermane!? A të kujtohet sa herë ju kemi shkuar nëpër banesa bashkatdhetarëve tanë, por edhe gjermanëve...ju kemi kërkuar ushqime, veshmbatje, madje edhe ndihma në DM!? Kemi shkuar edhe tek të huajt, për të kërkuar e mbledhur ndihma...Dhe këtë e kemi bërë me shumë dëshirë me shumë vullnet se, s’ka më mirë e më bukur, kur i shërben me devotshmëri popullit dhe atdheut tënd...
ENDE MË BËHET, SIKUR DËGJOJ ZËRIN
E SHOKËVE TË MI BASHKËVEPRIMTARËVE…

*Në një tubim me antarët e KL. të 3% për B.W. Nga e djathta Bujar Muharremi gazetar, Halit Muharremi minister ne qeverin e B.Bukoshit, Pjetër Coli kryetar i 3% për Gjermani, Faridin Tafallari për BW. Tefik Ramadani dhe Murat Kryeziu aktivista të 3%



















*Nuk mund të rri pa e përsëritur fjalën e kryetarit të trepërqindshin (3%) për Gjermani z. Pjetër Colin, i cili me atë guximin e një burri të sinqert, të fortë dhe shumë Shqiptarë, pa ngurrim e tha fjalën e tij para më shumë se 20 aktivistave të dalluar dhe jo vetëm për 3% që dhanë shumë kontribut të pa kursyarë por ata njëherit ishin edhe ambasadorët e parë të Kosovës, të cilët dhanë çdo gjë për çështjen e çlirimit të atëdheut. Prandaj fjala e Pjetër Colit, ishte fjalë burrash që e tha pa kurrëfar ngurrimi duke u drejtuar nga unë dhe tha e o Faridin Tafallari, unë ta kam zënë vendin tënd, se ti duhej të ishe kryetar e jo unë, sepse ti nëpër demosratat e organizuara nga Lëvizja e ke ngritur lartë Flamurin tonë kombëtarë nëpër qytetet më të njohura të europës perendimore, kurse unë ate të Jugosllavisë…Prandaj për mua Pjetëri është treguar burrë dhe jo si të tjerët që edhe në gjumë flinin me flamurin Jugosllavë, dhe foton e “shokut” Tito në ball të dhomë e sot janë bërë pa fije ndërgjegjëje patriota më të mbdhenjë në lirin që sot e kemi…
















*Në këtë foto janë disa nga bashkëveprimtarët më të dalluar të 3% në landin e Baden-Wyrtembergut-Gjermani. Dhe unë vetëm dy vetave të cilët janë më të moshuarit në mesin tonë, do tu përmend emrat, siq janë, i treti nga e majta Bajram Shala, dhe i katërti Iljaz Shatrolli dhe të tjer veprimtar të palodhur.
Jo shpesh i takoj shokët, me të cilët kam vepruar dhe kemi dhënë kontributin dhe ndihmën tonë të pakursyer deri në vetmohim, për çlirimin e Kosovës! Jemi përpjekur aqsa kemi mundur, jo për interesa personale, për ndonjë përfitim dhe pa menduar kurrë që, në një të ardhme, të zëmë ndonjë pozitë kyçe apo vend pune, siç po ndodh sot me disa, që po i shohim...!? Pak ka nga ata, që kemi bashkëvepruar, por sipas veprimeve të disave prej tyre, ata e kanë harruar veprimtarinë tonë, veprimtarinë e përbashkët me shokët, mundimin dhe sakrificat!!!
...Eh sa herë më bëhet sikur dëgjoj atë zhurmën e shokëve të mi, atë zhurmën e dëshiruar të bashkëveprimtarëve...Ishte një zhurmë e këndëshme nga ata, që u lidhëm ngushtë, u angazhuam dhe u bëmë shokë, shokë ore shokë e jo shaka! U bëmë shokë ideali, në rrugën tonë të vështirë e të mundimshme të luftës, drejt lirisë, drejt çlirimit e bashkimit të trojeve shqiptare, që vuanin nën çizmen e armikut shkja! Po ishte ideali,që na lidhi, ideali i shenjtë, çështja madhore e Kosovës e gjysmës së Maqedonisë, Ilirida-Shqiptare, e Kosovës lindore, e Malësisë së Madhe nën pushtimin e Malit të Zi! Ehhh po ku harrohet Çamëria jonë e bukur, që u vra e u masakrua aq brutalisht nga greko-orthodoksët-fashistë…Ah sa dëshiroj t’i kujtoj ata, ata shokë ashtu si ishin në atë kohë... në atë kohën e ARTË! E jo si këta sot, ku disa kanë ndryshuar nga dita me diell janë bërë natë e errët, të zinj si korba…!
Po po i dua vetëm ata, që ishin ashtu si ishin, ani se janë plakur ani, se janë moshuar...I Uroj nga zemra që, mos të jenë bërë “demokrat” të këtyre ditëve të çmendura…Ehhh sa fjalë e madhe që është të thuash jam demokrat e edhe të veprosh me vepra se, je demokrat është edhe shumë më e fuqishme se fjala…Dëshiroj të mos jenë bërë banditë e të pabesë, të atillë që e tradhtuan vëllanë, shokun, tradhëtuan IDEALIN E SHENJTË...e të jenë kthyer në kriminel e hajdut për të xhvatur vendin e popullin e tij!? Po mjerisht po ka edhe të tillë, që janë kthyer në sharës!...E shajnë dhe e urrejnë atë të kaluarën patriotike, për të cilën punuan me mish e me shpirt...Mesa duket këta e kishin çdo gjë me hile përpara syve na buzëqeshnin e nga prapa shpine, donin të na fusnin thikën...
Shokët e mi do t’i doja ashtu, të qëndruar e besnikë, të dashur e të vendosur si atëherë në KOHËN E ARTË!!! Po po, ata shokë, ata bashkëveprimtarë, vëllezër e motra, aktivistë të “Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në ish-Jugosllavi”!
Kam mall...shumë mall edhe për ata, që e vazhduan rrugën e shokëve, aty ku na e la Jusufi Kadriu e Bardhoshi! Kam mall për shokët e “Lëvizjes së JUSUF GËRVALLËS”, e asaj lëvizje, të cilën e drejtonte prijësi ynë JUSUFI i MADH! Dua të më vinë në kujtesën time sot të gjitha, ashtu si ishin origjinal...Dëgjoj zërat e shokëve, bisedat, fjalët e tyre...sikur secili nxirrte zjarr për armikun e mjaltë nga goja për shokun!? Sepse aty bëhej fjalë vetëm për patriotizëm, organizim e veprime atdhetare, si të çlirohemi nga armiku shkja!?...Dhe ndiheshim mirë e krenarë për rrugën, në të cilën po ecnim...Nuk ndjenim aspak lodhje, donim me çdo kusht të kontribuonim, duke ëndërruar ditën e madhe të çlirimit e të bashkimit të atdheut!!!

*Në denonstratën e Bruxselit, 13 qershor 1981, Sefidini Tafallari, në të majt Reshat Badallaj, në mes dhe FaridinTafallari etj. Në demonstratën e Brukselit.1981


















SEFIDIN TAFALLARI
...Më vjen zëri i vëllait të ndjerë, Sefidinit, njëherit edhe shoku im i idealit, i cili u bë për mua edhe shok dhe bashkëveprimtar i pandarë me tërë kuptimin e fjalës. I shtrejti vëlla, ndihej shumë i lumtur, që ishte anëtar i “Lëvizjes së JUSUF GËRVALLËS”! Sefidini ishte një aktivist e veprimtar shumë i guximshëm dhe i dalluar! Duke qenë të dy anëtarë të kësaj Lëvizje, u BETUAM së bashku në banesën e Jusufit, në Habithöhestr 40, në Untergruppenbach. Me Sefidinin kemi qenë bashkë anëtarë edhe në celulën “Jehona”...
Po në atë natën e madhe, kur e bëm betimin ishte i pranishëm edhe shoku ynë i fjalës dhe i besës Xhafer Durmishi.

* XHAFER DURMISHI














Xhafer Durmishi, shok ideali, i fjalës dhe i besës, i matur e me karakter burrëror e tepër serioz. Me Xhaferin kemi udhëtuar, duke shkuar tek shumë shokë, sidomos tek ata shokë, të cilët i kishte vizituar edhe Jusufi dikur...Unë dhe Xhaferi kemi vazhduar edhe në LRSSHJ, më vonë në LRSHJ dhe në LPRK-në. Kemi udhëtuar shumë si brenda territorit të Gjermanisë, ashtu edhe jashtë kufijve të saj, si në Zvicër, ku kemi dalë më shpesh se, atje ishte një gjysmë e kryesisë së Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës!... Ne nga Gjermania, i kalonim më shpesh kufijtë, sepse në atë kohë, ishim më të rinj se të tjerët, se ata, që ishin në Zvicër, si Hasan Mala, Xhafer Shatri, Saime Isufi, Kadri Avdullahu etj...Kemi kaluar edhe në Austri e në veçanti shkonim në takime për konsultime me ata të ambasadës së shtetit amë Shqipërisë…Kemi shkuar edhe në Belgjikë, Bruksel, i kemi vizituar bashkatdhetarët tanë, që vepronin e kontribuonin në LRSHJ-LPRK... në Francë, ku nëpër këto shtete kemi formuar edhe celulat e para të Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar…!

*Ramadan Pireci, grushtin lart në demonstratën e organizuar në Bruksel në verën e vitit 1981















*Demonstrat protest për vëllëzrit Gërvalla dhe Kadri Zeka























(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 2,395 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi