Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kongresi i VI i PPD tregoi kulturë demokratike
Publikuar më 19 janar, 2015 në orën 21:31 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 17 Janar 2015, në Hotel Dinamika në Tetovë Partia për Prosperitet Demokratik-PPD, mbajti Kongresin e VI të saj pas shumë vitesh që kjo parti nuk ishte aktive në skenën politike. Në këtë kongres PPD vinte me shumë vështirësi, nga vetë koha dhe rrethanat në të cilat gjenden shqiptarët në Maqedoni. Salla e Hotel Dinakimës ishte e mbushur ku kishin ardhur delegat dhe mysafirë nga Likova, Kumanova, Shkupi, Zhelina, Tetova, Gostivari, Ohri, Dibra, Struga, Manastiri, etj. Të gjithë vinin për të treguar se PPD ekziston në zemrat e tyre dhe të mijërave simpatizantëve të saj.

Të pranishëm ishin përfaqësuesi i BFI-së, i bashkësisë bektashiane, përfaqësues të RDK, të shoqatave joqeveritare etj. Në këtë Kongres u vërejt qartë se PPD ka mbetur ajo parti e cila ka për qëllim paqen dhe vllazërin midis njerëzve. Ndoshta është njëri nga rastet e rralla të 10 viteve të fundit ku përfaqësuesit fetar dhe të partive të tjera shqiptare janë bashkë në një kongres partie.

Hapjen e Kongresit e bëri zëdhënësja e kësaj partie Afërdita Hamidi, më tej aktiviteti vazhdoj me himnin e kënduar nga këngëtari i mirënjohur Jetmir Rexhepi. Dhënia e filmit dokumentar rreth historisë së PPD, preku shumë të pranishmit të cilëve ju rikujtuan nisja e rrugës së suksesshme të kësaj partie, kur karvani i madh i mërgimtarëve vinin për të votuar për këtë parti shqiptare. Në film jepeshin tubimet madhështore kur shqiptar ishin të gjithë bashkë të bashkuar dhe kur deputetët e kësaj partie diskuton për çështjet e mëdha kombëtare. Pas filmit modeatorja znj.Hamidi lexoj letrën përshëndetëse dërguar enkas për këtë Kongres nga veprimtari i njohur i çështjes kombëtare në SHBA z.Haxhi Dauti. Fjalën e mori njëri nga nismëtarët e këshillit të riaktivizimin e PPD, ish-deputet dhe ambasador, z.Muhamed Halili i cili bëri një përmbledhje të rrugës së PPD nga themelimi e deri më sot duke kujtuar të gjithë personalitetet kryesore të kësaj partie. Pas fjalës së z.Halili, Kongresi vazhdoj punimet për zgjedhjen e strukturave të partisë, Kuvendarët dhe Kryetarin e ri të PPD.

Zgjedhja për kryetare të një partie politike, një femër në Maqedoni ndoshta edhe më gjerë është një rast i rrallë, për të mos thënë i vetmi në Ballkan. Kjo tregon se PPD dhe shqiptarët në Maqedoni janë për emancipimin e gruas duke i besuar edhe postin më të lartë partiak siç është Kryetare.

Nuk është hera e parë që PPD bënë befasia të tilla, ajo parti ka ditur të ofrojë kulturë dhe paqe. Ishte PPD që më 1992 organizojë referendum për Autonominë Territoriale, duke e dërguar popullin të votojë në mënyrë demokratike pa asnjë incidente edhe pse forcat policore nuk jepnin garanci për sigurinë e qytetarëve të saj.

Vullnet Ballini

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 459 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi