Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mehmet (Tahir) TAHIRI
Publikuar më 20 janar, 2015 nė orėn 18:53 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Portret tregimtari popullor

Mehmet Tahiri u lind mė 1. 08. 1935 nė Galicė tė Drenicės. Rrjedh nga njė familje e njohur pėr burrėri, bujari, menēuri e atdhedashuri. I ati, Tahiri, qe i biri i Shaban Tahirit, kryeplakut galicas, i cili shquhej pėr urtėsi, burrėri, trimёri e bujari dhe, nė Epopenė e Arbėrisė sė Vogėl, mė 15 korrik 1924, u pushkatua nga forcat serbe, tek pėrpiqej t’i nxirrte jashtė rrethimit familjet galicase.
Tahiri ishte histori nė vete. Ai, nė vend tė shatit e parmendės, parapėlqente pushkėn, atin dhe vizitat nėpėr miq e dashamirė. Dy herė vajti ushtar, njėherė pėr vete e herėn e dytė (bedel) pėr tė vėllain, Smajlin. Shkoi vullnetar (gjynli) mė 1917, duke vajtur deri nė Galici, dhe ėshtė ndėr tė rrallėt qė arriti tė kthehej gjallė prej atyre betejave ruso- turke.

Pėr shkak tė atyre zezonave, Tahiri u martua nė moshė tė shtyer me Fatimen nga Klina e Poshtme. Nė fillim fati e shqelmoi keq, shtatё fėmijė i vdiqėn radhazi. Megjithatė, edhe pse me vonesё, krijoi familje, iu rritėn pesė fėmijė: Fazilja, Mehmeti, Jonuzi, Sheremeti dhe Zahidja.
Pra, pas gjashtėmbėdhjetė vjetėsh martesė u lindi Mehmeti, pėr tė cilin thonė se ishin gėzuar edhe trarėt e shtėpisė. Djaloshi imėtak ishte natyrė e zgjuar. Mėsimet e para i mori nė Prekaz tė Epėrm dhe ishte nxėnėsi mė i mirė nė gjithė shkollėn, ku mėsonin nxėnės nga shumė fshatra tė Drenicės. Kishte fat qė pėr mėsues ta kishte Shaban Jasharin, babain e komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari.
Pėrkundėr kėsaj, kur erdhi koha tė vazhdonte edhe nė klasat e larta nė Balinc e paskėtaj tė emėrohej mėsues, kushtet e rėnda ekonomike e detyruan ta ndėrpres shkollimin dhe t’u rreket punėve tė shtėpisė, pėr ta mbajtur gjallė familjen.
Megjithatė, ai mbeti njeri i ditur dhe u bė mjeshtėr i hollė, qė, ēka i shihte syri ia punonte dora. Njohuritė matematikore dhe intuita e tij mahniste edhe ata qė kishin zėnė dije tė larta. Llogaritja e pėrpiktė e materialit ndėrtimor dhe konstruktimi i ēative si tė mbira tė shtėpive, i dhanė emėr nė gjithė Drenicėn. U dallua edhe si matės i mirė e i drejtė i ngastrave tė pronave tė atyre qė ndaheshin.
Mirėpo, ajo qė e shquante mė sė shumti ishte leximi artistik i librave me folklor shqiptar, shkrimi i bukur dhe mbamendja prej eruditi. Kėngėt kreshnike dhe pėrrallat qė i kishte mėsuar nga i ati, Tahiri, i interpetonte pėr lakmi, me njė rrjedhė tė logjikshme e shumė mbresėlėnėse.


















Mori pjesė dhe kontribuoi mjaft edhe nė Projektin hulumtues shkencor “Eposi i kreshnikėve 2012- 2014”, udhėhequr nga epikologu i palodhur dr. Zymer Neziri. Kėngėt e rrėfyera prej tij i mblodhi e i sistemoi drejtoresha e Muzeut tė Vushtrrisė, znj. Shukrane Begu, tė cilat u botuan nė vėllimin DRENICA.
Dhe, mė 15 janar 2015, kur, nė Institutin Albanologjik, nė Prishtinė, u bė pėrurimi i 15 vėllimeve paralibra, Mehmet Tahirit iu nda kjo Mirėnjohje.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,126 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dallgė poetike
E dielė, 10 dhjetor 2017 - 00:23
(Duke lexuar vėllimin “Thashė, tė bėhem edhe unė poet!” tė shkrimtarit Viron Kona). Kėto ditė lexuesit dhe kritika u njohėn me vėllimin poetik “Thashė,...
MOTI I VOCĖRR I CEN DESKUT
E premtė, 08 dhjetor 2017 - 08:48
Nė shenjė rrespekti pėr herojntė tė cilėt shtrinė dorėn e pajtimit nė vitin 1990, reagoj ndaj librit Pajtimet nė Motin e Madh. Cen Desku pasi k...
DRENICA E PUSHKĖS DHE E PENĖS
E martė, 05 dhjetor 2017 - 19:40
(Vėshtrim pėr librin e Bedri Tahirit, Toponimia e Galicės, Prishtinė, 2014) Prelud Pena mėmėdhetare gjithmonė u ngre njė himn pushkėve liridashėse, kri...
Orė letrare festive me rastin e Ditės sė Flam...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 22:51
Njė kurorėzim afirmativ i konkursit letrar mbėshtetur nga Ministria e Diasporės. Nė prozė, tregimi “I huaj” me autor Hazir Mehmetin, ēmimi i parė. Nė ...
Nėnė Shqipėri
E merkurė, 29 nėntor 2017 - 06:32
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi