Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mehmet (Tahir) TAHIRI
Publikuar më 20 janar, 2015 në orën 18:53 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Portret tregimtari popullor

Mehmet Tahiri u lind më 1. 08. 1935 në Galicë të Drenicës. Rrjedh nga një familje e njohur për burrëri, bujari, mençuri e atdhedashuri. I ati, Tahiri, qe i biri i Shaban Tahirit, kryeplakut galicas, i cili shquhej për urtësi, burrëri, trimёri e bujari dhe, në Epopenë e Arbërisë së Vogël, më 15 korrik 1924, u pushkatua nga forcat serbe, tek përpiqej t’i nxirrte jashtë rrethimit familjet galicase.
Tahiri ishte histori në vete. Ai, në vend të shatit e parmendës, parapëlqente pushkën, atin dhe vizitat nëpër miq e dashamirë. Dy herë vajti ushtar, njëherë për vete e herën e dytë (bedel) për të vëllain, Smajlin. Shkoi vullnetar (gjynli) më 1917, duke vajtur deri në Galici, dhe është ndër të rrallët që arriti të kthehej gjallë prej atyre betejave ruso- turke.

Për shkak të atyre zezonave, Tahiri u martua në moshë të shtyer me Fatimen nga Klina e Poshtme. Në fillim fati e shqelmoi keq, shtatё fëmijë i vdiqën radhazi. Megjithatë, edhe pse me vonesё, krijoi familje, iu rritën pesë fëmijë: Fazilja, Mehmeti, Jonuzi, Sheremeti dhe Zahidja.
Pra, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh martesë u lindi Mehmeti, për të cilin thonë se ishin gëzuar edhe trarët e shtëpisë. Djaloshi imëtak ishte natyrë e zgjuar. Mësimet e para i mori në Prekaz të Epërm dhe ishte nxënësi më i mirë në gjithë shkollën, ku mësonin nxënës nga shumë fshatra të Drenicës. Kishte fat që për mësues ta kishte Shaban Jasharin, babain e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Përkundër kësaj, kur erdhi koha të vazhdonte edhe në klasat e larta në Balinc e paskëtaj të emërohej mësues, kushtet e rënda ekonomike e detyruan ta ndërpres shkollimin dhe t’u rreket punëve të shtëpisë, për ta mbajtur gjallë familjen.
Megjithatë, ai mbeti njeri i ditur dhe u bë mjeshtër i hollë, që, çka i shihte syri ia punonte dora. Njohuritë matematikore dhe intuita e tij mahniste edhe ata që kishin zënë dije të larta. Llogaritja e përpiktë e materialit ndërtimor dhe konstruktimi i çative si të mbira të shtëpive, i dhanë emër në gjithë Drenicën. U dallua edhe si matës i mirë e i drejtë i ngastrave të pronave të atyre që ndaheshin.
Mirëpo, ajo që e shquante më së shumti ishte leximi artistik i librave me folklor shqiptar, shkrimi i bukur dhe mbamendja prej eruditi. Këngët kreshnike dhe përrallat që i kishte mësuar nga i ati, Tahiri, i interpetonte për lakmi, me një rrjedhë të logjikshme e shumë mbresëlënëse.


















Mori pjesë dhe kontribuoi mjaft edhe në Projektin hulumtues shkencor “Eposi i kreshnikëve 2012- 2014”, udhëhequr nga epikologu i palodhur dr. Zymer Neziri. Këngët e rrëfyera prej tij i mblodhi e i sistemoi drejtoresha e Muzeut të Vushtrrisë, znj. Shukrane Begu, të cilat u botuan në vëllimin DRENICA.
Dhe, më 15 janar 2015, kur, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, u bë përurimi i 15 vëllimeve paralibra, Mehmet Tahirit iu nda kjo Mirënjohje.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 1,632 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi