Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (III)
Publikuar më 21 janar, 2015 në orën 19:47 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E TRETË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

...E dëgjoj zërin e Ramadan Pirecit, Ramës, që nuk përtonte kurrë për asgjë, sidomos kur na duhej të shpërndanim trakte, apo diçka të ngjashme, me të tilla materiale...Më kujtohet një natë, kur në orët e vona, shkuam me Ramën dhe me Muharrem Pirecin, për të shkruar parullën “KOSOVA REPUBLIKË”, në një klub udbashësh, të “Bashkim Vëllazërim” (Bratsvo Jedinstvo)”,në Pfalzgrafenweiler. Donim që, me atë parullë të godisnim disa shqiptarë të Sanxhakut, të Tregut të Ri, Novipazarit, që ishin kthyer në boshnjakë!? Por donim edhe një gjë tjetër që, t’i shtinim në grindje me njeri tjetrin disa udbashë shqipfolësa sepse, ata zagarë të UDB-së, jo vetëm ishin kundër demonstratave, që u bënë në pranverën e kuqe të vitit 1981 në Kosovë dhe në mbarë viset e tjera shqiptare, në ish-Jugosllavi, por na mbanin shpesh tubime, ku në emër të klubit i “dënonin” demonstratat tona!? Me një shpejtësi rrufe, ne jua shkruam parullën tonë të kuqe, me shkronja shumë të mëdha, që të zinte në tërësi anën e murit nga rruga kryesore nga njëri skaj në tjetrin ”Kosova Republikë”!Udbashëve shqipfolësa, atyre titistëve dhe boshnjakëve ju lindi dyshimi për njëri tjetrin dhe filluan spiunimet edhe në mesin e tyre dhe kurrë më nuk u qetësuan. Kështu që klubi mbas pak kohe u mbyll dhe ata u bënë pikë e pesë, u shpërndanë dhe ai klub nuk u hap më!!!
...Nami Ramadanin nga Tetova! Edhe me Namiun kemi vepruar e kontribuar shumë, si në kohën, kur ishim bashkë me Jusufin, ashtu edhe pas rënies së shokëve…!? Kemi qenë shokë dhe anëtarë të celulës “Jehona”, më vonë edhe në Këshillin e Përgjithshëm të LPRK-së. Kolë Mërturi, shok besnik e i fort, i dashur e shumë mikëpritës, bujar për shokë e miq të mirë…Po ashtu edhe me Murat Kryeziun, kemi qenë shok të aktiviteteve, kemi vepruar e kontribuar bashkë pa u ndarë kurrë! Kemi qenë shok edhe në celulë…
Me Namiun, Kolën, Muratin, kemi qenë shokë dhe bashkëveprimtarë të pa ndarë, por edhe familjarisht kemi qenë të afruar si vëllezër. Bile edhe sot Kolën e kemi një organizator të mirë për tu takuar familjarisht me njëri tjetrin, pra vërtet është një shoqëri e ngushtë, me shumë mirëkuptim e dashamirësi...!
Gjatë bisedave e muhabeteve tona shpesh hynim edhe në polemika, bile në polemika të ashpra, kur nuk ishim dakort me njëri tjetrin për probleme e çështje të ndryshme, ku kryesisht nuk toleronim, për Çështjen Kombëtare!? Zakonisht kjo ndodhte në mes meje dhe Namiut!?... Por kjo ndodhte edhe me shokë të tjerë si me Shaban Bobajn, Mejdi Rexhën,Tefik Kallabën etj...Megjithatë ne mbeteshim përsëri shokë dhe e vazhdonim edhe më tutje shoqërinë tonë...
Edhe me bacën Jahë, Jahir Jahirin, kemi qenë shokë të hershëm, më vonë në “Lëvizjen e Jusuf Gërvallës” dhe në celulën “Jehona”... Kujtoj seriozitetin e tij, por dhe humorin e këndshëm të tij...Eh si më afrohet ajo ditë, kur ne të dy kishim shkuar në qytetin e Ludwigsburgut, atje ku punonte Bardhoshi dhe pikërisht, në atë sallë përgatitnim dramën “Proçesi”, që e kishte shkruar Jusufi dhe do ta bënim gati për 28 nëntorin e vitit 1980, për ta shfaqur diku në Nyrenberg...!?
...Jemi në Ludwigsburg, para dyerve të vendit të punës së Bardhoshit. Pasi u përshëndetëm me Jusufin, unë po i them Jahirit, o baca Jahë a po e njeh këtë shokun, jo tha, nuk po e njoh! (Ishte dita e parë që po e takonte Jusufin) I thashë se, është JUSUF GËRVALLA! Jahiri sapo e dëgjojë këtë emër ju drejtua, a Ti je JUSUF GËRVALLA?! I buzëqeshur Jusufi ju përgjigj, po unë jam, a po të dukem i vogël, sepse baca Jahë ishte trupmadh, por me mençurinë e tij, me shumë dashamirësi ja ktheu: - JO! TI NUK JE I VOGËL, HEU, TI JE SHUMË I MADH, SE E KE EMRIN E MADH, JUSUF GËRVALLA!!!-
Ndonjëherë, kur takoheshim së bashku, Jusufi më shtynte, ta nxisja bacën Jahë, që të na tregonte ndonjë nga ato humoret e tij të këndëshme. Baca fillonte të tregonte e ne qeshnim me shpirt me atë humorin e tij të hollë...
Eh po edhe me Isah Demin! Që në takimin e parë, me Isahin më lidhi ideali dhe kurrë më nuk u ndamë. Së bashku me ne u bë edhe anëtar i celulës “Jehona”. Më thërriste dhe edhe sot më thirrë ”Faruk”, duke ma ndryshuar emrin origjinal se, ashtu i vinte më mirë. Kemi kaluar si vëllezër e shkuar vëllezërve. Po edhe me Qemal Haxhillarin, anëtar i celulës “Jehona” dhe më vonë kemi vepruar nëpër demonstrata e në disa aktivitete të tjera. Edhe me Murat Kryeziun, nuk u ndamë kurrë së bashku kemi vepruar pa u ndalur për asnjë moment, përherë shokë e bashkëveprimtarë. Kolë Mërturi, shok i pandarë, përherë i palodhur në aktivitete, me të cilin më ka njohur JUSUF GËRVALLA, kur u takuam në qytetin e Shtutgartit. Jusufi më tregoi se, ky është Kolë Mërturi...është shok besnik i yni, që m’i kryen ca punë me vlerë, sa herë që shkon në Kosovë...Edhe me Kolën kemi qenë dhe në celulë. Kur vepronim me celula, nuk ishte e arsyeshme që, të gjithë të grumbulloheshim në një celulë, për shkak të konspiracionit. Ndaj kemi vepruar edhe me celula dy antarëshe, ashtu siç më kishte udhëzuar Jusufi që, për të mos t’i rrezikuar shokët bën të jesh ti dhe të kesh qoftë edhe dy anëtar të vetëm. Celula dy antarëshe është shumë më e sigurtë se, edhe bëjmë punë, por i ruajmë edhe shokët, që të mos zbulohen...Ja sesi më porosiste Jusuf Gërvalla, për organizimin e celulave, në letrën e tij:

I dashur shok Dini*
.........Po e përsërisim edhe një herë mënyrën se, si duhet të lidhen anëtarët e celulës. Ti si anëtar celule ke të drejtë dhe detyrë të krijosh dy hallka, A dhe B. Hallka A dhe B të njohin ty, por jo edhe njëra tjetrën. Po kështu, pasi të jenë futur në celulë këto dy hallka dhe pasi të kenë dhënë ndonjë shenjë të sigurt se, janë të pjekura për punë revolucionare në kushtet e caktuara prej nesh, secila prej tyre do të ketë të njëjta të drejta dhe detyra. U morrëm vesh edhe lidhur me atë se çfarë kushtesh kërkohen për angazhimin e një shoku etj.
(Për çdo gjë të paqartë, drejtomu me letër ose bëjmë takim sepse, nuk duhet të ecim me gjëra të pasigurta në asnjë mënyrë.)

“Lajmëtari**
(Letër, dërguar nga Jusuf Gërvalla në verë të vitit 1981. Shkurtimi i emrit Din-Faridin; **Pseud.i J. Gërvallës,”Lajmtarilirisë” shënim im F.T.)

*REMZI ADEMAJ


…Remzi Ademaj, tash dëshmor i kombit! I kujtoj udhëtimet me Remziun, në shumë qytete të Gjermanisë, apo në Zvicër, si për aktivitete, demonstrata e tubime të ndryshme, të gjitha për të vetmin qëllim, çështjen e çlirimit të atdheut!... Naim Haradinaj, Haxhi Berisha, Abdurrahman Sadiku?! Një burrë i ndershëm dhe aktivist i palodhur, shok dhe bashkëveprimtar, që në kohën e Jusuf Gërvallës, Mejdi Rexhën dhe Shaban Bobajn, po ashtu edhe këta shokë që në kohën e Jusuf Gërvallës.
Kujtoj edhe shokët e tjerë, bashkëveprimtarë, Kolë Paloka, Shaban Klaiqi, Ismet Klaiqi, Islam Rafuna, Hysen Spahiu, Agron Sela, Taip Toska, Fetah Jashari, Tetovë, Sylejman Kadriu, Tetovë. Tefik Kallaba, Isuf Aliu, Avdullah Hasani, që në kohën e Jusuf Gërvallës.Vedat e Sadrije Saliu, Shaip Zeqiri, Shaban Neziri, Bedri Fazlija, Besim Lezi, Hysen Erlishta, Nexhmi Halimi, Ali Elshani, Avdyl Muqiqi, Mustaf Shala, Hamid Krasniqi, Qemajl Morina edhe Qemajli tash më i ndjer dhe me zemër të përmalluar i them te qoft i leht dheu i Kosovës martire. Xhafer Leci, Qaush Krasniqi, Ajet Mehmeti, me banim në Ulm, por aktivist i pa ndalur dhe kurrë i lodhur të cilin e gjeje kudo, ku i duhej çështjes së atdheut, tash më i ndjer dhe me zemër të përmalluar i them o Ajet Mehmeti, o shoku i dashur i imi i leht të qoft dheu i Kosovës, për të cilën ke dhënë shumë...

*Nga e djathta i treti Zenel Krasniqoi, nga e majta i pari Idajet Beqiri dhe shok të tjer!
















Do të ndalem pak më tepër tek shoku im Zenel Krasniqi sepse, Zeneli, një nga aktivistët më të dalluar në veprimtarinë e tij, i palodhur për herë në veprim, ka një biografi sa të mirë dhe të lavdishme, por edhe paksa të hidhur!? Kur filloi lufta në Kroaci, ai ju bashkangjit luftëtarëve kroatë, për çlirimin e atij vendi dhe luftoi si për vendin e vet. Por, pas çlirimit spiunohet nga dikush dhe e burgosin!? Pas gjykimit të parë, Zeneli lirohet i pafajshëm! Por ndërkohë, përsëri kërkohet nga interpoli dhe kapet në Esslingen, pranë Shtutgartit dhe pasi bëri dy vjet burg në Gjermani, transferohet në Kroaci dhe ridënohet me 20 vite burg, gjoja se, ka vrarë katër civilë serb!?! Sot, që unë po shkruaj këtë libër kujtimesh, për ATË KOHË TË ARTË, Zeneli, shoku im, bashkëveprimtari i palodhur, është duke vuajtur dënimin e pamerituar, ku për meritat në luftën për çlirim të popullit kroat, Zenel Krasniqi është dekoruar nga ish-presidenti i Kroacisë Franjo Tuxhman…
Po shokët si Shaban Bobaj, Murat Kryeziu, Tefik Kallaba, Avdyl Muqiqi, Selim Koca, Enver Ismajli, Naim Haradinaj, Haxhi Berisha, Hafiz Gagica, Sait Tofaj, Isuf Aliu, Avdullah Hasani, Xhafer Syla, Nebi Hoxha, Mustaf Shala, Hamid Krasniqi, po ashtu shokët, Fahredin Shala, Ruzhdi Veseli, aktivist i pa lodhur, i gatshëm për të bërë shumë pë çështjen komëtare, po ashtu edhe Dan Gashi, Tefik Ramadani, Ramiz Dërmaku, Iljaz Shatrolli, Rrustem Azemi, Can Tahiri, Asllan Dibrani, Rexh Daka, Qaush Krasniqi, Ramë Dreshaj, Naim Istrefaj, Faik Ajeti. Po ashtu shokë të mirë dhe aktivistë të dalluar kemi pasur edhe në Mynich, si Muharrem Gjocaj, Hali Malaj, kusheri i Hasan e Rxhep Malës, Misin Mavraj etjer, këta të tre aktivistë të dalluar e mbanin qytetin e Mynihut si në mbikqyrje, meqë atje kishte shumë bashkëkombas, ku nëpërmjet tyre e mbanim në kontakët dhe nën kontrollë qytetin e Mynchenit. Atje e kishim Nezir Nezirin, me punë në Ingolstadt, i cili ishte njohur edhe me Jusuf Gërvallën, aktivist që veproi e punoi me shumë vullnet e pa u lodhur kurrë. E kam vizituar së bashku me Xhafer Durmishin dhe na ka pritur shumë mirë, duke tubuar edhe shokë të rrethit të tij, për atë fund javë, sa ndejtëm ne. Pjetër Coli, kryetar i Fondit të 3% në Gjermani, që nuk u ndal kurrë së vepruari në qeverinë e Bujar Bukoshit. Eh sa me vullnet e kënaqsi ishte kur punoje me këta shok që kurrë nuk e njohën lodhjen, ndaj nuk i harroj dhe në zemër do ti mbaj e shumë me mall do ti kujtoj se të jem gjallë në këtë botë…

*Një grup shokësh në banesën e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në Untergrupenbach Janar 1982. Nga e djathta radha e poshtme Hasan Malaj, i dyti Hasan Rrahmani nga fshati Dumnicë e Llapit, i treti Xhafer Durmishi, dy kushërirët, Lushi dhe Din Gërvalla, nga e majta, dhe radha lart. Hysen Spahiu, Nuhi Sylejmani, Agron Sela, Hafiz Gagica.

















Dysseldorfi...
Në qytetin e Dysseldorfit, i cili me aktivitete në ato vite të arta, vinte pas Shtutgartit, u zhvillua një aktivitet i dendur për çështjen e çlirimit të atdheut dhe Bashkimin Mbarëkombëtar! Dysseldorfi u bë një vatër e vërtetë shqiptare, sidomos nëpër mes klubit të mërgimtarëve, “Emin Duraku”! Prandaj, kurrë nuk mund t’i harroj ata shok e ato pritjet e shumta, që ishin me tërë kuptimin e fjalës shokë, që më nderonin e më respektonin, por edhe unë i kam nderuar dhe respektuar… Ishim bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të të njëjtit qëllim dhe të të njëjtit ideal! Shokët e Dysseldorfit na nderonin se, ne jo vetëm ishim bashkëveprimtarë, por njëherit ishim edhe shokët e Jusuf Gërvallës...!
Avdi Begisholli, njeri i moshuar por i ditur e i mençur, mbi të gjitha atdhetar, burrë i odave, që dinte të mbante rendin e muhabetit...Edhe pse ishte burrë në moshë, na nderonte e na respektonte shumë!? Po ashtu Avdyl Berisha, burrë zakoni, i cili ishte i angazhuar me tërë familjen e tij i gatshëm, duke dhënë çdo gjë për çështjen e atdheut.
Zymber Kryeziu! Edhe ai ishte një aktivist i dalluar edhe pse ishte më në moshë se ne të tjerët, por që kurrë nuk u nda nga shokët bashkëveprimtarë. Po ashtu edhe Imerjah Qamili, baca Osman Shemsiu, xhaxhai i Zijah Shemsiut, ashtu dhe Imerjahi aktivist i dalluar, atdhetar i guximshëm, mikëpritës e shumë bujar, anëtar i kryesisë dhe arkëtar në klubin “Emin Duraku”,Musë Daka, Gazi Selmani aktivist dhe shumë aktivistë të tjerë në Dysseldorf me rrethinë.
Dua ta theksoj se, klubi “Emin Duraku” ishte klubi i parë në shtetet e Evropës Perëndimore, që u shkëput nga konsullata jugosllave kaloi plotësisht në mbështetjen e kërkesave të popullit. Anëtarët e Klubi “Emin Duraku” dhanë një kontribut të madh dhe nuk pranuan kurrë që, të ishte nën sundimin dhe mbikqyrjen e kriminelëve të ambasadave dhe konsullatave fashiste të Jugosllavisë, të cilët nëpërmjet klubeve të punëtorëve i shfrytëzonin për politikë spiunazhi. Edhe klubi “Kosova” në Bielefeld ju bashkangjit klubit “Emin Duraku” me Xhavit Ramabajën dhe shumë aktivistë të tjerë.
Në atë kohë klubet e punëtorëve luanin një rol negativ, për mërgimtarët nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi sepse, me anë të këtyre klubeve udbashët mundoheshin t’i përçanin mërgimtarët, duke spiunuar njëri tjetrin, sa arrinte deri aty, që të spiunonte edhe vëllai vëllanë, shoku shokun e miku mikun...!?
Në Zyrih të Zvicrës ishte klubi “Përparimi”, me Vebi Kastratin si kryetar, me, Shefket Musliun, Zejdi Ismajlin e shumë të tjerë. Edhe ai klub po ashtu dha kontributin e tij në organizimin e çështjes kombëtare.
Nuk mund të lihen pa përmendur klubi “Igballe Prishtina” (Igballe Prishtina ka qenë gruaja e Hasan Prishtinës) në Gjenevë, me disa nga aktivistët e dalluar, si vëllëzrit Kadri e Enver Avdullahu e shumë të etj, klubi “Asim Vokshi” në Lozanë, klubi “Xheladin Zeqiri në Sant-Galen, klubi “Avni Rustemi” në Paris, Francë, klubi “Idriz Seferi” në Belgjikë, në Belgjikë ishte edhe veprimtari për çështjen kombëtare shqiptare Enver Hadri i cili u vra po nga dora e armikut serbo-jugosllave dhe nga ndihma e trathtisë shqipfolësëve. Më ka ngelur një varrë e hapur për bisedën që e patëm në Bonn të gjermanis lidhur me bashkpunimin në kuadër të LPRK. Shkak i mos pajtimit u bë Ibrahim Kelmendi, i cili nuk pranoi duke e akuzuar si agjent i rusëve…Edhe kjo vrasje e Enverit si shumë të tjera akoma nuk u zbardh…! Prandaj këto klube dhe disa të tjerë, ishin në anën e popullit dhe me organizatën çlirimtare! Prandaj edhe Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka ishin drejtëpërdrejtë me këto klube dhe bënin çmos që, edhe klubet e tjera të shkëputeshin nga konsullatat ish-jugosllave, që ishin shëndrruar në çerdhe spiunazhi…Klubet e kishin të drejtën e ligjshme që të ndaheshin nga politika fashiste e konsullatave jugosllave sepse, sipas ligjit të vendeve përkatëse, këto klube duhej të ishin të pavarura.
Pas formimit të Bashkësisë së Klubeve Shqiptare në Mërgim, BKSHM, iu bashkangjitën edhe shumë klube të tjera, siç ishin klubi “Shote Galica” në Biel-Bine dhe klubi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Kroicingen, klubi “Tefik Çanga” në Bern, klubi “Hasan Prishtina” në Zug, klubi “Ibe Palikuqi” në Hamburg, klubi “Isa Boletini” Sindelfingen-Shtutgart, Shoqëria “Drita” Tybingen me në krye Shaip Zeqirin, aktivist i dalluar dhe disa të tjerë. Mund të them se, për kontributin e dhënë dëshiroj t’i përmend disa prej tyre me emra, por jo të gjithë, sepse janë shumë edhe pse kjo fjala – shumë- më gëzon!
Të gjithë punuan dhe vepruan për çështjen e madhe të çlirimit dhe atë mbarëkombëtare, duke qenë edhe unë, Faridin Tafallari, bashkë me ata, kryetar i Bashkësisë së Klubeve Shqiptare në Mërgim, BKSHM, Xhafer Durmishi, aktivist, i cili dha një kontribut të vlefshëm në çështjen e bashkimeve të klubeve. Disa nga klubet, që dallonin nga të tjerët ishin klubi “Isa Boletini” në Sindelfingen, me Hismet Klaiqin kryetar, Shoqëria “Drita” Tybingen, me Shaip Zeqirin kryetar, Vedat e Sadrije Saliu nga Shtutgarti, në Zvicër Qamil e Januz Salihu, Sami Tusha, nga Dysseldorfi Qamil Rexhepi, Hyzri Rekaj, Imerjah Qamili, Avdyl Berisha, në Dysburg, po ashtu nga Dortmundi Sylejman Thaçi, Ali Rexhepi, nga Hamburgu Zymer Preka, Ali Ademi nga Belgjika-Brukseli. Xhemë Ismajli, nga Suedia-Malmo, Xhemail Duraku, Xhelal Ademi, Sh.K.A.”Kosova”, klubi në Paris “Avni Rustemi”, Ibush Bytyqi etj.etj...
Po eh, iku ajo kohë, ikën ato vite të arta, që nuk kthehen më kurrë! Por ama dëshiroj të vazhdojnë edhe më tutje deri në qëllimin final se, ne ende nuk e kemi plotësuar ëndrrën e kamotëshme të shqiptarëve, dhe akoma nuk e kemi kryer amanetin e shokëve, Bashkimin Mbarëkombëtar në një atdhe të vetëm, në një SHQIPËRI NATYRALE, sepse jemi një GJUHË – NJË KOMB – NJË FLAMUR!
KRENARË E TË VENDOSUR NË RRUGËN E NISUR...
BETIMI YNË “JA LIRI – JA VDEKJE”!!!
Nuk ka gjë më të bukur se, kur vepron e lufton për lirinë e pavarësinë e popullit tënd! Kjo na bënte të ecnim me shpejtësi, të mos vonoheshim aspak, bile a kishte mundësi për ne, jo vetëm të ecnim me këmbë, por të bëheshim me krahë e të fluturonim në rrugën tonë, me betimin e madh, “JA LIRI - JA VDEKJE”!!!
Ishim të vetëdijshëm se, rruga jonë e nisur tashmë, pa kthim mbrapa, kishte sakrifica të mëdha, lodhje e stërmundime, mërzitje, besa edhe gjakderdhje!? E dinim shumë mirë se, edhe jetën e kishim në pikëpyetje!? Por ne, ashtu e kishim pranuar atë rrugë se, për atë program e për atë statut u betuam, për të fituar lirinë e mohuar padrejtësisht!?... Dhe betimi na jepte forcë e zemër, që të vepronim sa më shumë, pa ju friguar shkjaut të zi!!! E dinim se, edhe mund të vriteshim...Dhe besoja se, jo vetëm për mua do të ishte fat i madh, por edhe për shokët e mi, pra ishte moto për të gjithë ne, ajo fjala e urtë e popullit tim, ai, që vritet për atdhe, nuk vdes kurrë, por është sikur me le!!! Unë ashtu kam menduar dhe kurrë nuk më ka shkuar as në mendje, që të frigohem qoftë larg!? Ndaj mërzitjet tona ishin vetëm, kur nuk kishim arritur suksese dhe kur nuk ja arrinim qëllimit!? Se tash na duhej të vepronim e të punonim shumë...po po shumë, që edhe natën ta bënim ditë, dhe e bënim, se kështu patjetër do të kishim rezultate në punën tonë gjatë aktiviteteve, përndryshe ne do mbeteshim vetëm me fjalë e jo në vepër. Ndaj çdo gjë duhej të arrinim vetëm me shumë punë e pak fjalë!? Me seriozitetin më të madh do të shkonim drejtë lirisë dhe drejtë pavarësisë së plotë të atdheut!!!…
...Në Kosovë po faleshin gjaqet shekullore! Të rejat e të rinjtë, siç ishin Havë Shala, Myrvete Dreshaj e të tjerë, duke e pasë Anton Çetën, për të iu pri në krye të aksionit, e kishin marrë këtë aksion plagevjetër varrëmbyllës. që shqiptari mos të kishte më hasmëri, mos të kishte hakmarrje, që mos ta ruante shpinën vëllai nga vëllai, miku nga miku, shqiptari nga shqiptari, por t’i drejtonin pushkën armikut shkja, që na ishte ulur në vatrat tona dhe na sundonte e na e bënte keq e më keq...t’i vinim pushkën atij armikut çfarosës, ta luftonin pa mëshirshëm, për ta hequr njëherë e përgjithmonë nga tokat tona, tokat e shqiptarëve atë armik serbosllav, antishqiptar të tërbuar!!!…Prandaj edhe ne ishim betuar në flamur dhe kishim lidhur besën se, s’ka më bashkëjetesë me serbosllavët dhe sllavët e jugut se, s’ka për të pasur më kurrë “Bashkim Vëllazërim” me ata, që na lutnin dhe na urrenin vetëm për vdekje, s’ka më me ata, që na kishin okupuar...por ama me ata do të kemi vetëm fqinjësi nëse edhe sjelljet e tyre do të jenë të pranishme për ne shqiptarët!?
BETOHESHIM krenarë e të vendosur para Flamurit Kombëtar Kuq e Zi dhe shokëve të të njëjtit ideal, shokëve të celulës!

BETIMI YNË!
Betohem dhe jap besën e Shqiptarit se, do t‘i ve të gjitha aftësitë e mia fizike, psiqike dhe morale në shërbim të Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, e cila lufton për formimin e Republikës, me të gjitha viset e banuara nga shqiptarët. Betohem se, do t’i qëndroj besnik në qoftë se, e kërkon nevoja edhe me jetën time. Betimin po e bëj pa luhatje, deri në fitore të plotë!
...Betoheshim me shokët, me zemër e shpirt, SHQIPTARISHT, të vendosur e krenarë, si dinë të betohen atdhedashësit e vërtetë, që ju dhëmb për komb e atdhe, duke dhënë edhe një biografi të shkurtër, që disa shokë m’i kanë dorëzuar mua dhe vetëm ato doti botoi, të cilat i kam ruaj sot e kësaj dite, si vlera të patjetërsueshme, të atyre ditëve të arta!

**Unë, SEFIDIN TAFALLARI, baba i 5 fëmijëve, kam lindur në fshatin Struzhë të Prizrenit më 7.8.1943. Betohem para Flamurit Kombëtar dhe shokëve të mi se, që nga kjo ditë do të jap kontributin tim, për çështjen e shenjtë të atdheut tim, për çlirim e liri të Kosovës dhe për Bashkimin me shtetin mëmë Shqipërinë! Do t’i mbetem besnik i përjetshëm shokëve, për çështje patriotike deri në fund pa kursyer asgjë, deri as jetën time! 1.5.82 Dekenpfronn-Gjermani
SEFIDIN TAFALLARI-nënshkrimi

**Unë, ISAH DEMI, baba i dy fëmijëve, kam lindur më 27.09.1950, në fshatin Lisockë, Komuna Kamenicë. Betohem para Flamurit Kombëtar dhe shokëve të mi, si anëtar i Lëvizjes për Çlirim të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi dhe bashkim me shtetin amë Shqipërinë! Betohem se, do të jap kontributin tim pa kursyer asgjë, as edhe jetën time!
Do të jem i gatshëm t’i përgjigjem çdo thirrje, për çështjen e madhe të çlirimit të atdheut tim!
Do të jem i pandarë, krah shokëve të Idealit dhe një ushtar i vendosur i popullit tim, në çdo kohë e moment, që do të kërkohet nga unë, për të luftuar armikut tonë shekullor serbo-jugosllavë!
Betohem se, do t’i qëndroj besnik Idealit të shenjtë, për lirinë e popullit tim, trim e të pamposhur!
Gusht 1982, Deckenpfronn-Gjermani
ISAH DEMI-nënshkrimi
**Unë, MURAT ISMAIL KRYEZIU, i lindur në fshatin Mleqan, Komuna e Klinës, i datëlindjes 16.8.1947.Rrjedh nga një familje mesatare. Jam i martuar me pesë fëmijë.Kam arsimin tetëvjeçar, kushtet e vështira më detyruan të marr rrugën e mërgimit, si shumë bashkatdhetarë. Por edhe pse larg atdheut, mendjen dhe shpirtin s’i kam larguar nga vendlindja edhe kudo, që u desht, me ato mundësitë e mia, jam përgjegjur thirrjes së Atdheut dhe do t’i përgjigjem deri sa të jetoj! 6.11.1983, MURAT KRYEZIU –nënshkrimi

**Unë NAMI RAMADANI, i lindur më 20.6.1956, në katundin Tenovë Komuna e Tetovës, kam të kryer gjimnazin, gjithashtu kam qenë i regjistruar në fakultetin juridik, në Prishtinë, por nga kushtet ekonomike kam qenë i detyruar të marr rrugën e gyrbetit.Gjendja familjare, jam i martuar me tre fëmijë.
Karsbader str.12, 7300 Esslingen
NAMI RAMADANI-nënshkrimi

**Unë, QEMAL HAXHILLARI jam lindur më 2.05.1948, në fshatin Struzhë, Komuna Prizren. Gjendja familjare, jam i martuar, me katër fëmijë.Kam kryer shkollën filore. Adresa ime në Gjermani, 7270 Nagold Haiterbacher.str 75
QEMAL HAXHILLARI-nënshkrimi

**Unë, SELIM KOCA, i lindur në fshatin Polac,jam i martuar dhe kam katër fëmijë,babën e nënën.Rrjedh nga një familje PATRIOTIKE, që ka luftuar kundër armikut serbofashist,nuk kena anëtarë në lidhjen komuniste dhe socialiste, jena në shënjestër, si familje, që gjithmonë ka luftuar për të drejtat kombëtare. Babën e kam pasur të dënuar me tetë vjet burg,ku pesë vjet i ka mbajtur në burgun e Goliotokut.Babai ka luftuar për Bashkim Kombëtar.Unë, që i vogël kam pasur interesim dhe kam marrë pjesë në biseda, ku kam dëgjuar prej babës dhe shokëve të tij të luftës, për trimëritë dhe vetmohimin e tyre. Prandaj me dëshirë të madhe kam ndjekur dhe ndjek rrugën e babait që, të punoj e të luftoj për popullin tim. Dhe sidomos, pas ngjarjeve në Kosovë, unë e kam përkrah luftën e drejtë të studentëve dhe të mbarë popullit! Edhe unë këtu në botën e jashtme, kudo që ka qenë nevoja dhe thirrja e bashkatdhetarëve të mi, jam i gatshëm që t’i përgjigjem përherë, deri në fitoren e plotë!
BETOHEM se, do të mbroj interesin e popullit tim dhe nderin e familjes, sidomos të babait tim, që luftoi pa u lodhur dhe kurrë nuk ju nda shokëve...e mos të flas për tradhëti!? 2.12.83 Nagold

SELIM KOCA-nënshkrimi
**Unë, IMERJA QAMILI, i lindur në datën 28.07.1955, në fshatin Gajre të Tetovës, jam nga një familje e mesme. Prej ditëve të fëmijërisë kam ndëgjuar për luftrat e popullit tim heroik e të pamposhtur, që më kanë frymëzuar, sidomos ngjarjet e vitit 1981.I kam përkrahur demonstratat e drejta të studentëve të Kosovës dhe të mbarë popullit tim. Jam i gatshëm që, të mbroj dhe t’i bashkohem deri në fitore të plotë popullit tim, të pamposhtur! Edhe jashtë atdheut, në mërgim nuk u ndava kurrë nga bashkatdhetarët e mi, për “Kosovën Republikë”! Jam i martuar, kam gruan dhe tre fëmijë.Po ashtu në mërgim, kam babën, nënën, vëllezërit dhe motrat.Në vitin 1981 edhe unë ju përgjigja thirrjeve të popullit dhe ju bashkova bashkatdhetarëve të mi, për kërkesat e drejta që, Kosovës t’i njihet statusi i Republikës. Ja, nga kjo ditë e lartpërmendur e dhashë Betimin!
27.11.1983 Nagold(me punë në Dyseldorf) IMERJA QAMILI-nënshkrimi

** Unë, VEDAT SALIU, i lindur më 15.08.1950 në fshatin Bogovic komuna e Strugës, i martuar, me dy fëmijë. Jam punëtor në mërgim në R.F.Gjermane, prej vitit 1971, pas mbarimit të tetëvjeçares pasi nuk pata kushte, për të vazhduar shkollimin.
Mbasi e kreva ushtrinë, prej kushteve ekonomike u detyrova të le vendlindjen dhe të marr rrugën e gyrbetit, ku u punësova në Gjermaninë Perëndimore.Këtu u njoftova edhe me vështirësitë e shumë shqiptarëve, të cilët për të siguruar bukën e gojës kanë marrë rrugën, duke lënë mundin e tyre në mbarë botën.Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 u jam mirënjohës rinisë dhe mbarë popullit shqiptar të trojeve etnike, që vuajnë nën thundrën fashiste të klikës së Titos, të cilët dolën në rrugët e qyteteve tona dhe njoftuan mbarë botën se, një popull i vogël por trim shtypet prej xhelatëve titistë më rreptë se, populli spanjoll, kur është në pyetje e drejta dhe liria!
VEDAT SALIU-nënshkrimi

**Quhem SADRIJE SALIU. Jam e lindur më 13 mars 1954, në fshatin Dobonjanë, komuna e Strugës. Në vajzëri dëshira ime qe shkollimi, gjë që nuk mu plotësua, pasi akoma tek ne ndikonte fanatizmi dhe kështu që mbeta me gjashtë klasë të kryera, të shkollës tetëvjeçare.Pas martesës, në janar të vitit 1976, e mora edhe unë për herë të parë rrugën e gjatë, rrugën e gyrbetit, e lashë vendlindjen time të dashur dhe erdha në dhe të huaj, ku fëmijët e mi, Arbeni dhe Arta, më kanë vendlindje, tokën e huaj. Po kjo nuk vjen nga e mira, por vetëm nga e keqja, që kushtet ekonomike na kanë prurë kaq larg, ku jeta jonë po na kalon në mundime dhe në vështirësira.Pasi i mbusha katër vjet këtu në Gjermaninë Perëndimore, atëhere m’u dha e drejta për tu punësuar, në fabrikën e tekstilit, si një punëtore e thjeshtë.E rëndë është puna në dhe të huaj. Më shumë më lodh, kur po më merr malli ditën, kur jam në punë, me e fol njëherë gjuhën time të ëmbël dhe të dashur! Armiku po mundohet të na shtypë, por na nuk përkulemi, na jemi shqiptarë, do të mbrojmë tokën tonë të shtrenjtë, ku është uji me gjak e jo me ujë.Ditët po kalojnë e armiku bëhet edhe më i egër. Kjo mua nuk po më tut!
Fitorja është e jona, humbja për armikun dhe tradhëtarin! Do të jem gjithmonë besnike e atdheut!
SADRIJE SALIU-nënshkrimi
**Quhem FAZLI KARANEZI.Jam lindur më 20.05.1962 në fshatin Struzhë, komuna e Prizrenit.Shkollën fillore e mbarova në fshat, ndërsa gjimnazin në Prizren.Pasi e kreva gjimnazin me sukses të mirë, më shtyri që të vazhdoj shkollën më tutje edhe pse nuk i kisha kushtet e mira sikur edhe shokët e tjerë.Kështu që tash i ndjek studimet në fakultetin Juridik në Prishtinë, megjithse në kushtet ekonomike nuk i kam të mira. 23.08.1983
FAZLI KARANEZI-nënshkrimi
**Quhem NEHAT KARANEZI, fshati Struzhë-Prizren,i lindur më 1 maj 1963.Rrjedh nga një familje e varfër fshatare. Qysh në moshën më rinore më kujtohen fjalët e një plaku, që më tha, eja këtu biro të tregoj se, çfarë amaneti na kanë lënë trimat, që edhe kjo është tokë Shqiptare! Menjëherë i thashë urdhëro më trego,o axhë i mirë se,me plot dëshirë do të ndëgjoj, pa më trego dhe ai filloi...Amaneti i tyre është ore biro që, punën e tyre ta çmojmë, të vlerësojmë dhe duhet ta çojmë deri në fund! Po mirë i thash më trego, cilët janë ata trima se, edhe unë kam qejf të bëhem trim si ata o mixhë... Dhe ai qe përjetimi im i parë... Shkollën fillore e kreva në vendlindje, kurse atë të mesmen në Prizren.Megjithëse i kisha kushtet ekonomike të vështira, familja më urdhëroi që, edhe më tej ta vazhdoj shkollimin, ku tashti jam student... Por të them të drejtën, asgjë nuk kam arritur, kur më kujtohen fjalët e plakut.Fshati im është në malet e Sharrit, që i përballon gjithë stuhitë, që u munduan ta shkulin nga rrënjët, por kjo ishte e kotë. Mali u rrit dhe u shumëzua...e ka filluar të lulëzojë çdo ditë për të ardhmen tonë më të mirë…!
NEHAT KARANEZI-nënshkrimi

*Këtë foto laret dhe biografit mi ka dhënë Shaqir Shabani me punë në Zvicra!
Në mesin e tyre Shaqir Shabani me shokë. Shaqiri më ka lënë të gjitha këto biografi duke u llogaritur si anëtar i celulës bashkë me mua, prandaj vendosa që të gjitha ato që i posedoj t’i përshkruaj në këtë libër të ARTË!

















**Biografia e GANI EMERLLAHU, i lindur në Ramjan, më 24.11.1957, babai quhet Mustaf e nëna Havë.E kam të kryer vetëm tetëvjeçaren. Katër vite i kreva në Ramjan dhe katër të tjerat në katundin Pozhoran. Mbasi mbarimit të shkollës tetëvjeçare u regjistrova në shkollën e mesme, gjimnaz, në Ferizaj. E vazhdova gjimnazin deri në gjysmën e vitië dhe e ndërpreva, pasi shkova në shërbimin ushtarak. Gjinin e kam pasur detar topçi, kam shërby në Rogoznicë. Jam i pamartuar.Punoj në Zvicër që prej vitit 1980.Njoh gjuhën frënge. Kam tre vëllezër, dy më të mëdhenj, Ramadan dhe Remzi Emërllahu e një më i vogël se unë, Nebi Emërllahu.Dajallarët i kam nga katundi Cërnic. Ne jemi shpërngul nga Ramjani dhe kemi shkue në Softoviç, ku kemi ndejt pothuajse dy vite.Prej Softoviçit u shpërngulëm përsëri dhe u kthyem në Tankosiq, pra tani jemi duke jetuar në Tankosiq, në komunën e Ferizajit.
Rroftë Populli ynë heroik i pamposhtur!
Rroftë “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”! 30.09.82
GANI EMERLLAHU-nënshkrimi

**Quhem ZEQIR HYSENI, i lindur më 15.VI.1958 në fshatin Ramjan KK.Vitijë.Kam të kryer shkollën fillore, katërvjeçare, në fshatin Pozharan.Në vitin 1975 u regjistrova në gjimnazin e Vitisë, ku vijova mësimet i rregullt deri më gjysëmvjetorin e parë. Babai im, i cili më kishte këshilluar qysh kur isha i vogël, që posa fillova të mësoja shkronjën e parë shqipe A, të doja pa kufi mëmëdheun e dashur, nënën Shqipëri dhe shokun Enver Hoxha, më këshillonte vazhdimisht, që të vazhdojmë rrugën e tij të drejtë, të cilën dikur do ta mësoj edhe e tëra bota!Unë nuk e kam kryer shërbimin ushtarak.Jam martuar në vitin
1981 dhe miqtë i kam nga fshati Devojë, kurse dajallarët nga Begunca. Babai Isuf Hyseni është bujk.Jam në botën e jashtme, në gyrbet, Zvicër, që nga fillimi i vitit 1976....Sot më erdhi koha ta gëzoj jetën time me atë, që më është mbledhur në zemër, që e prisja me padurim dhe të përgëzoj nga zemra, për atë, që më besuan, të bëhem ushtar i popullit tim! Sot linda në jetën që, më është dashur ta jetoj dhe si ta radhiti në vargjet më të stilizuara e më të bukura nga vetë unë që, me sa jam i ditur, po zgjedhi dhe njëkohësisht, po e ceki sot e përgjithmonë!
Rroftë “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”! 4.10.82
ZEQIR HYSENI-nënshkrimi

** HAJDIN DAKA. Është i lindur më 12.06.1955 në fshatin Vërshec nga ku u shpërngulën më 1971 dhe u vendosën në fshatin Topliçan, ku jetojnë edhe sot.Fshati ndodhet në rrethin e Lipjanit.Që herët është në gyrbet dhe punon në Zvicër.Ka kryer shkollën tetëvjeçare dhe shërbimin ushtarak. Në kohën e fundit ka punuar në kantonin (Z5) Schvic, në adresën: Banhof str.17 8832 Wollerau: (S.Z.).Eshtë djalë i mirë e punëtor i dalluar në atë mes ku punon e jeton.Që nga data 13.11.82 është shok i organizuar dhe përsipër e ka A.T.Momentalisht gjindet në trevën tonë kreshnike, në Kosovë, për martesë.Angazhimi në të ardhmen do të dëshmojë punën e tij.

HAJDIN DAKA
**Quhem RUFKI SADIKU.I lindur më 1.10.1954 në fshatin Gjylekarë komuna e Vitisë.E ndjej veten shumë të lumtur në këtë punë, që m’u besua, të bëhem anëtar i LRSHJ dhe jam tepër i kënaqur.Kam kryer vetëm shkollën fillore.Jemi marrë me punë shtëpiake.Në vitin 1969 kemi punuar nëpër fushat kroate dhe maqedone.Nga viti 1972 deri në vitin 1977 kemi qenë të inkuadruar në Austri,kurse në 14.1978 kemi marrë rrugën e shërbimit ushtarak deri më 12.3,1979.Kemi ardhur në Zvicër të punojmë dihet pse, për nevojat tona ekonomike.Në ushtri kam qenë në artilerinë e lehtë, me shërbim në Pejë.Familja ime është nga Rrustovit e fshatit Gjylekarë.
Rroftë Republika Shqiptare në Jugosllavi! Rroftë populli heroik i pamposhtur! RUFKI SADIKU-nënshkrimi

** Quhem ALUSH TAHIRI.I lindur në një familje prej shtatë anëtarësh.Familja ime u vendos në Ferizaj më 1948. Babai ka qenë në Gjermani, si rob lufte katër vjet në Hanover. Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbarova në vendlindje, Ferizaj. Studimet i fillova në Prishtinë, në fakultetin Filozofik, dega Gjuhë dhe Letërsi angleze.Për shkak të kushteve të dobta financiare, ku të ardhurat mujore të babës ishin tejet të vogla dhe nuk i plotësonin kushtet, për tu shkolluar tre anëtarë nga familje ime, u detyrova t’i ndërpres studimet e rregullta në vitin e parë. Pas një muaji mora rrugën e hidhur të gyrbetit, ku u punësova në një hotel në Zvicër.Këtu punova vetëm tre muaj, mandej u ktheva përsëri në vendlindje,për t’i vazhduar studimet, por nuk arrita sukses!? Në vitin 1980 u vendosa në Zvicër përfundimisht,ku u punësova si punëtor ndërtimtarie dhe mu për këtë ndjeva një kënaqësi të veçantë,që munda t’i ndihmoj familjes pak a shumë edhe unë. Edhe takimet me shokë më bënin më të fortë që, tu përballoja të gjithave në Zvicër.Që nga lindja e gjer më sot gjithëherë kam andrruar këtë ditë historike, që të bëhem ushtar i popullit tim, jo vetëm me fjalë, por edhe në vepër. Në çdo thirrje e kushtrim, që do i parashtroj LRSH-ja, do t’i përmbahem me respekt e dinjitet të lartë kombëtar.
Një natë të bukur nëntori, ku yje të panumërt xixillojshin e flakërojshin në qiellin e kristaltë, ashtu i thelluar në mendime, ndëgjova trokitjen në derën e banesës sime.E hapa derën dhe para meje shoh një person, të cilin e kam parë shpesh gjatë këtij viti 1982.Nga biseda, që pata me të dhe nga materiali, që ma lexoi ai, pranova që të jap betimin para Flamurit Kombëtar dhe para personalitetit të tij,përfaqësuesit të LRSSHJ.Kështu filluam punën dhe unë me një vullnet të madh,si person tashmë i organizuar. Betimi u bë në 6 Nëntor-1982, në Pfaffikon (ZSZ) Zvicër. 6.11.1982, ALUSH TAHIRI-nënshkrimi
Por ka anëtarë të celulave, që nuk m’i kanë dorëzuar biografitë e tyre, siç e kemi ne shqiptarët hë sot e hë nesër, mbetën fletët e Betimit pa m’i dhënë dhe ata janë: JAHIR JAHIRI, KOLE MERTURI, RAMADAN PIRECI, SHAIP ZEQIRI, SHABAN NEZIRI, BEDRI FAZLIJA, ARGJEND OSMANI, NEXHMI HALIMI, BESIM LEZI, HYSEN ERLISHTA ETJ.

*Nga e majta Nexhmi Halimi, Bedri Fazlija, Adil Halimi, Vezir Kelmendi, Shaban Neziri, Faridin Tafallari, dhe prapa tek mikrofoni Kadir Hoxha, i cili na bënte muzikë që na kënaqte. Në klubin “Kosova” Nagold.

















JUSUF GËRVALLA DHE “LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NËN JUGOSLLAVI”
KUSH I OFROJ SHQIPTARËT, KUSH JUA RUAJTI IDENTITETIN MËRGIMTARIT, DIASPORËS SHQIPTARE?!...ASKUSH TJETËR, POS SHQIPËRIA, FLAMURI KOMBETAR KUQ E ZI, HEROI GJERGJ KASTRIOTI, SKËNDERBEU DHE I MADHI JUSUF GERVALLA!!!
Njëri nga emrat më të njohur dhe figura më vendimtare për organizimin e drejtimin e mërgatës, ishte i madhi JUSUF GËRVALLA!!!
Jusufi në fillim na ofroi, na bashkoi me njëri tjetrin, na bëri edhe anëtarë të “Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi” (LNÇKVSHJ).Kjo lëvizje do të bëhej ajo forcë përparimtare, revolucionare, që jo vetëm do t’i afronte, por dhe do t’i provonte burrat e kombit dhe të atdheut, shqiptarët e vërtetë, luftëtarët e paepur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës dhe viseve të saj, atdhedashësit e BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR!!! Andaj nuk ishte aspak e lehtë të bëheshe anëtar i “Lëvizjes së JUSUF GËRVALLËS” jashtë vendit.
Në të pesë librat e mi të botuar tashmë, kam shkruar hollësisht në detaje për LEVIZJEN, sepse kam qenë një nga pjesëmarrësit më aktiv, që në fillimet e saj. Kam shkruar dhe për të MADHIN JUSUF GËRVALLA, bashkëveprimtarin dhe shokun tim të ngushtë, por edhe për të TRE YJET E PASHUAR,JUSUF,KADRI, BARDHOSH!Gjithashtu kam shkruar vazhdimisht edhe në media, në shtyp e portale të ndryshme elektronike.
***
...Më rri para syve fytyra e dashur e Jusufit, më duket sikur po e shoh, kur në natën e errët të janarit 1981, në ato orët e vona të natës, doli dhe u nis, për në Untergruppenbach, i shoqëruar nga Dem Demaj dhe Sadik Blakaj!? Kurrsesi nuk pranoi, të shkoja edhe unë me ta, duke më thënë se, ti Faridin, shkon në punë shumë herët në mëngjes, që në ora 5.00 dhe nuk po dua të të lodh sonte, meqenëse po më çojnë Dema me Sadikun!? Me këmbënguljen e tij, unë u ndala dhe Jusufi shkoi me ata dy kriminelët...
Më bëhet sikur edhe sot më vinë në vesh fjalët, të cilat m’i tha Jusufi disa ditë më vonë, kur u takuam. I thashë se, ah si më dole atë natë o baca Jusuf...dhe ai, me atë mençurinë e tij ma ktheu: - Eee Faridin, unë nuk të mora ty se, dyshova në ata dy horra që, mund të na ndodhte diçka, mua po se po, por edhe ty, për të humbur gjurmët...Por ti e dije dhe ata nuk kanë mundur bash ashtu, të bënin diçka, ndaj nuk kisha përse të frigohesha...
Jusufi dhe vet ka dyshuar, si në Sadik Blakajn edhe tek Dem Demaj, por pa asnjë mëdyshje dhe për Ibrahim Kelmendin...!?!
Trimit JUSUF GËRVALLA ja kishte frikën jo vetëm UDB-a, por edhe këlyshët e saj, ata spiunët udbashë sahanlëpirës, që hiqeshin si shokë e mbas shpine donin t’i ngulnin thikën! Armiqtë e dinin se, zëri i tij, zëri i Jusufit, ishte një zë i fuqishëm, një kushtrim, në luftën e madhe të popullit për çlirim! Fjalët e tij, ishin fjalë të një burri të madh, fjalë me peshë, vërtet të një prijësi pa kompromis, të një mësuesi gjithëpopullor, të një mendje të mprehtë vizionare! Po ashtu dhe zëri Bardhoshit, zë i ëmbël i një djaloshi shumë shoqëror, i një zemërgjëri,që dinte të të fliste e të përgjigjej vetëm me buzëqeshje...Po zëri i Kadriut? Zë burrëror, që buçiste nëpër demonstrata, zë i sypatremburit Kadri, që u bë krah i fortë i Jusufit! Që të dy TRIMAT, JUSUFI dhe KADRIU, kishin gjetur një mirëkuptim me njëri tjetrin, sepse kishin një qëllim, një ideal ATDHEUN, LIRINË KOSOVËN, BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE, BASHKIMIN E GJITHË SHQIPTARISË, NË NJË SHQIPËRI NATYRALE, NË NJË ATDHE TË VETËM TË SHQIPTARËVE!!!
Në “Lëvizjen e Jusuf Gërvallës” ishin veprimtarët më të dalluar shokët: Remzi Ademaj, Sefidin e Faridin Tafallari, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Murat Kryeziu, Nami Ramadani, Shaban e Ismet Klaiqi, Islam Rafuna, Jahir Jahiri, Naim Haradinaj, Haxhi Berisha, Kolë Mërturi, Abdurrahman Sadiku, Kolë Paloka, Enver Ismajli, Nuhi Sylejmani, Agron Stella, Hysen Spahiu etj.
LRSSHJ zgjodhi Komitetin e saj Qëndror, ku detyrat u ndanë si vijon:
Xhafer Shatri - kryetar i LRSSHJ-së,
Xhafer Durmishi – me detyrën e organizimit në botën e jashtme
Hasan Mala - për lidhjet brenda në Kosovë,
Ibrahim Kelmendi – për lidhjet me organizatat e huaja
Faridin Tafallari- me detyrën e arkëtarit
Kohë pas kohe u shtuan edhe emra të tjerë: Saime Isufi (Bulja), Kadri Avdullahu, Nami Ramadani (Tetovë), Fazli Veliu (daja i Ali Ahmetit-Kërçovë), Hysen Gërvalla (vëllau i Jusuf e Bardhosh Gërvallës), Agim Sylejmani, Emrush Xhemajli në redaksi (vëllau i Bajrushit-Deputet në KK), Mustaf Xhemajli (vëllau i Bajrushit-Deputet në KK), më von Zujdi Sejdiu, Shefket Musliu, Jashar Aliu, Iljaz Krasniqi (vëllau i Jakup Krasniqit) Idriz...? Ali Hasan Mala (pseudonimi Agimi) e edhe disa të tjerë.
Nga këta persona, të lartëshënuar disa kanë qenë edhe anëtarë të KP-të LPRK-së dhe kanë punuar në redaksinë e “Zërit të Kosovës”, të LPRK-së. Ka pasur edhe të tjerë, të cilët Hasan Mala i ruante në sekret për shkak të konspiracionit dhe ata paraqiteshin vetëm si aktivistë të LPRK-së, me pseudonim, kështu që për ata nuk mund të them diçka të saktë…?!

Komiteti “Vëllezërit Gërvalla” u formua në
Ludwigsburg, më 26.02.1982, anëtarë të të cilit ishin:
Shpendi- Kryetar,(Xhafer Durmishi),
Drita - Sekretare, (Syzana Gërvalla),
Agimi - Arkëtar, (Faridin Tafallari),
Halimi - Antar, (Nuhi Sylejmani),
Agroni - Antar (Osman Osmani)
Halili - Kandidat (Hafiz Gagica),
Guximi - Kandidat (Haxhi Berisha),
Arsimi - Përgjegjësi i rinisë(Naim Haradinaj

***
Për klubet e mërgimtarëve, kam shkruar më gjërësisht edhe në librin e dytë: “DHIMBJE KRENARE”.Sikurse e kam theksuar dhe më parë, klubet të ashtuquajtura shqiptare në mërgim, kanë luajtur rol shumë negativ se, në këto klube shërbenin shumë antishqiptarë, udbashë shqipfolës, të cilët i shërbenin shkjaut!

*I dashur shok Qamil,
Me këtë letër po të lajmrohem dhe të bëj me dije, për disa gjëra më konkrete. U informova për hapjen e një klubi të ri, të cilin ishit duke u angazhuar disa bashkatdhetarë, ku po punojshin në një qytet Huy, të Belgjikës, më erdhi lajmi që a ti lejojmë Bashkësia e Klubeve Shqiptare në Mërgim. Ndaj unë ju shkruajta këtë letër, të cilën po ta dërgoj një kopje. Ju shkruajta kështu se e pash të arsyeshme që, pa marrë parasysh se a është me konsul Jugosllav, ajo neve si Bashkësi duhet që t‘i lejojmë dhe për obligim e kena me ju ndihmuar aq sa mundemi…Shoku Q. (Qamil Raxhepi) dhe ti do të ishte mirë që t‘i vizitojshe ndonjëherë ato klube, si të Bremenit, klubin „Liria“ dhe me ju ndihmuar ka qenë në pyetje për mbrëmjen e hapjes së klubit. Ishte fjala në mes të këtij muaji (shkurt 1984), nuk e di çka u bë, nuk u lajmrua askush nga ata shokët e Bremenit. Po me klubin tuaj si po iu shkojnë punët? Klubi juaj është më i njohur për kontributin që ka dhënë, dhe si një klub patriotik në Perendim, por sido që të jetë duhet të nisemi nga jeta gyrbetqare, nga kjo jetë e hidhur, që po e kalojmë në mërgim se edhe këtu na u bë gjatë… Unë kur isha andej ka ju dhe më treguat për mos informimin e Hyzris se nuk ju kishte informuar sidomos juve, kryesinë e klubit për formimin e BKSHM, dhe për 28 Nëntorin dhe për festimin, që u vendos, që të mbahet në Shtutgart, unë i thash që e ke pasur për detyrë se, në mungesën tënde që nuk ishe në atë mbledhje aty ishte Hyzriu dhe ka qenë në dijeni për të gjitha vendimet… Por në të ardhmen nuk guxojmë, që të ketë mos marrëveshje por është e domosdoshme që çdo direktivë, që të leshohet nga Bashkësia e Klubeve Shqiptare në Mërgim, të kryhen në nivelin më të lartë dhe me ndërgjegjje të plotë. Pranoni përshëndetjet tona revolucionare nga unë dhe shokët në përgjithësi.
Faridini(vula) 9.2.84
...Hyzri Rekaj, ishte veprimtar i pa lodhur i cili disa herë ka qenë kryetar i klubi “Emin Duraku” në Düseldorf.
Ja se çfarë më shkruan ai, në një nga letrat e tij, që më ka dërguar më 5 qershor të vitit 1986:
Gjermani, 05.06.1986
Tungjatjeta shoku Faridin,
Po të lajmërohem me anë të kësaj letre, ku të sqaroj se, unë gjindem mirë me shëndet edhe shokët e tjerë mirë janë.Ti si je, familjen si e ke, me punë e halle si qëndron?Shokët e asaj ane si i kanë hallet?
Të thirra një natë në telefon, por ishte vonë dhe kishe qenë në gjumë. Pas tubimit, që patëm në Hamburg, ishte mirë që të takohemi edhe njëherë, që të bisedojmë për çështjen e B.K. por ja që akoma nuk patëm rastin, për një takim të tillë, prandaj edhe vendosa që t’i shkruaj disa fjalë, sesi mendoj që në fillim të veprimtarisë së.B.K.(Bashkësia e Klubeve).Para se të tubohemi ne, të KDP-së (Këshilli Drejtues i Punës) e të bisedojmë, për një plan-program të punës dhe për çështje të tjera rreth B.K. ku duhet gjithsesi të thirret një tubim së shpejti (unë mendoj diku kah mesi i këtij muaji, pasi që e kemi një ditë feste). Si detyrë e imediatashme, pra para se të tubohemi, e shoh të nevojshme që, nga secili klub, gjegjësisht çdo rreth, të dërgohet nga një PETICION, në adresë të KQ të LKJ, por edhe të gjitha KQ, të të gjitha Republikave dhe Krahinave, në prag të Kongresit. Prandaj, pasi që e ke dokumentacionin e B. (Bashksisë) me gjithë vulë, të kisha propozuar që, ta formulojsh një letër për këtë çështje dhe tua dërgosh të gjitha klubeve-rretheve, që edhe adresat besoj se i ke! Pra sa më shpejt kishte me qenë e rrugës që ta bëjsh një letër se, me të vërtetë është mirë.
Këtu, në klubin tonë, mirë janë punët, të shtunën që shkoi e kemi pasë mbledhjen zgjedhore, pra zgjedhjet dhe mirë ka shkuar mbledhja. Janë rrahur çështjet bukur mirë dhe më në fund u zgjodh edhe Udhëheqësia e Re, ku për kryetar më kanë zgjedhur mua.Duke përfunduar, ju shprehi të gjithëve përshëndetje vëllezërore! Të lutem më lajmëro, për çdo eventualitet.Hyzriu
Përgjigjja ime, letrës së Hyzriut: Nagold,06.06.1986
I nderuari shoku Hyzri,
Letrën tënde posa e mora dhe e lexova me vëmendje.Në tërësi jam me mendimet dhe propozimet tuaja. Ke bërë shumë mirë, që më ke shkruar. Kuptohet se, kur janë mendime të përbashkëta, me siguri janë më të arsyeshme dhe më të fuqishme. Nuk ka dyshim, se neve na lidh një çështje e përbashkët, i njëjti ideal dhe padyshim i ndihmojmë çështjes së madhe të popullit.Pra edhe ne mundemi me ato mundësi, që i kena, t’i ndihmojmë.Unë, me këta shokët e bisedova dhe janë dakord.Por, siç po shihet, koha nuk pret,ditët po afrohen dhe ne duhet të kalojmë në punë konkretisht.Takimi duhet pa tjetër! Unë kam menduar se, këtë takim ta mbajmë ne, kryesia e Bashkësisë me këshilltarët, po nëse na del kohë mundemi edhe ashtu si e ke menduar...
Për Peticionin, që duhet t’ja dërgojmë KQ të LKJ-së, dhe atyre të Republikave e Krahinave,jam plotësisht dakord dhe është shumë me vend, që të ju dërgohet nga të gjitha klubet! Dhe një, do të jetë mirë që,t’i dërgohet në emër të Bashkësisë së Klubeve Shqiptare të Punëtorëve nga Jugosllavia, përkohësisht në Mërgim!? Po këto do t’i formulojmë në takim së bashku.Takimi duhet mbajtur dhe është mirë që, të mbahet në këto data, 14 ose 15 qershor, në Dysseldorf, pasi është edhe më qendër për të gjitha vendet. U informova edhe për zgjedhjet, prandaj dhe ju uroj nga zemra, punë të mbarë e suksese të mirëfillta, në të gjitha drejtimet! Unë me familje dhe me të gjithë shokët jemi shëndosh e mirë! Ju përshëndesim që të gjithë së bashku, juve me shokë, duke ju dëshiruar gjitha të mirat! I Juaji Faridini

P.S.Shoku H.(Hyzri) nuk di si është puna në Hamburg.Kam informata se, kanë thirrë një mbledhje pa u konsultuar as me ne, Bashkësinë e Klubeve dhe as me klubin “Ibe Palikuqi”!? Por si do që të jetë, nuk bën me u ngut se, po kënaqet armiku! Nëse ata kanë menduar që, ta mbajnë këtë mbledhje, le ta mbajnë, kurse ne pastaj do të mbajmë qëndrim edhe për këto punë të pahijëshme, që po ndodhin!?
Nuk di ç’është me telefonin, edhe unë kam provuar shumë herë dhe nuk më lajmërohet askush?!...F.Tafallari-Nënshkrim

Aktivistët e palodhur gjendeshin kudo...
Aktivistë e atdhetarë ishin edhe disa anëtarë të familjes Nuha. Nga ata do të veçoja Nazmi Nuhën, shok dhe veprimtar i veçantë, mikëpritës dhe bujar, por edhe pjesmarrës dhe orator nëpër tubime e veçanërisht, për muhabete burrash në Odën, që kishin në klubin “Emin Duraku”...Ishte një kënaqësi e madhe kur uleshim aty, a thua se ishim në Kosovën tonë e ja shtronim muhabetit, si i thonë një fjale, për shtatë palë qejfe! Çdo bisedë, që bëhej, lidhej me çështjen e atdheut, kërciste kënga patriotike, për heronjtë dhe dëshmorët e luftës, binte çiftelia, sharkia etj. Nazmi Nuhaj, Sylë Nuhaj e shumë Nuhaj të tjerë ishin burra me karakter, të cilët nuk kursenin asgjë, për të ndihmuar aktivitetin, si për shoqërinë, ashtu edhe për Lëvizjen Çlirimtare. Po ashtu edhe Besim Rexha, mikëpritës e bujar, shok dhe besnik i çështjes kombëtare, idealist i pathyer, atdhetar dhe revolucionar i paepur, që kurrë nuk u luhat nga rruga e tij revolucionare, tepër besnik i idealit të shenjtë, por edhe i shokëve. Me Besim Rexhën e kemi ruajtur shoqërinë bashkë me idealin e shenjtë edhe në ditët e sotme, kur po shkruaj këtë kalvar kujtimesh, duke e respektuar njëri tjetrin,me një shoqëri të pastër shokësh dhe komunikim të pashkëputur. Po ashtu edhe Qamil Rexhepi, njeri aktiv dhe për një kohë ishte kryetar i klubit, njëherit ishte edhe në kryesinë e Bashkësisë së Klubeve Shqiptare në Mërgim. Ishte dhe Malush Ademi, shok dhe bashkëveprimtar, që, kur shkoi me pushime në Kosovë...e arrestuan dhe e burgosën për disa vite...
Në Dortmund, ishte klubi Kosova, ku kishte aktivistë të mirë dhe veprimtarë të palodhur të Çështjes Mbarëkombëtare. Kryetar i klubit ka qenë Sylejman Thaçi e më pas baca Rifat dhe të tjerë veprimtarë të dalluar. Sylejman Thaçi ishte i palodhur dhe kurrë nuk u ndal së vepruari, i pari në demonstratat e organizuara nga Lëvizja Popullore. Kishim shokë aktivistë e bashkëveprimtarë edhe në Trier me rrethinë, si Ismail Hoxhën, Ramit Tafallari e të tjerë, në Mynih Halil Malaj, Muharrem Gjocaj, Misin Mavraj, në Ingolstadt Nezir Neziri, në Manheim Halil e Sefer Çoçaj, në Frankfurt Ahmet Sadiku, në Konstancë Hasim Mjaku, i cili kurrë nuk kurseu veten për të na ndihmuar si mua, Xhafer Durmishin, Nami Ramadanin etj. Hasim Mjaku ishte një nga aktivistët, trim e i guximshëm. Në Singen kishim Hasan Hajdaraj, shoku ynë aktivist dhe veprimtar i hershëm i cili për mua është dhe do të mbetet i paharruar, i cili na ka pritur me zemër të bardhë e na ka shoqëruar pa përtuar.
Edhe në Hamburg pati veprimtarë të mirë dhe aktivistë të dalluar, siç ishin Ali Ademi apo Ali Kosova, tashmë i ndjerë, Iljaz Kamberi, nga Tetova-Shipkovicë, Isak Guta dhe shumë të tjerë, nga komuna e Tetovës, Gostivari, Kërçova, Struga dhe nga treva të tjera, të trojeve etnike shqiptare në Maqedoni.

JUSUFI, KADRIU, BARDHOSHI

Asesi nuk mund ta harroj Zvicrën! Atje ishte vendosur Kadriu ynë i dashur, i paharruari, trimi Kadri Zeka!
Kadri Zeka ishte biri i Kosovës martire, djaloshi sypatrembur, i cili i organizojë bashkatdhetarët tanë! I mblodhi rreth vetes, që të mendonin dhe të vepronin në rrugën e duhur, për çlirimin e atdheut, nga ku edhe kishin ardhur... nga ajo Kosovë e shtrenjtë kreshnike, nga vendlindja e dashur, aty në Zvicrën e bukur, e cila për shumicën prej tyre u bë atdheu i dytë!? Dora gjakatare e UDB-së titiste ja preu rrugën e jetës, bashkë me shokët e tij të idealit, me të madhin JUSUF GËRVALLA e të vëllanë BARDHOSHIN, por kurrë nuk mundi të shuajë zjarrin e luftës për liri, që ndezi Kadriu tek mërgimtarët,zjarrin që ndezën së toku YJET E PASHUAR!
Hasan Mala, vëllai i Rexhepit Malajt,një nga ilegalët më me zë, i cili pas vuajtjes në burg, e vazhdoi veprimtarinë e tij atdhetare e revolucionare bashkë me Nuhi Berishën e shokë të tjerë…Të dy trimat u vranë në janarin e vitit 1984, në një rrethim në Prishtinë nga forcat serbo-fashiste, të ndihmuar edhe nga shqipfolësa vendas spiunë, që bashkëpunonin me armiqtë e popullit tonë. U vranë në janarin e acartë Rexhepi me Nuhiun, duke kënduar “ dalngadalë po vjen behari...” Më vonë u vra edhe bashkëveprimtari i tyre Bajram Bahtiri....dhe ne, mërgimtarët, e bënim përkujtimin e tyre të përbashkët me Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën…! Sepse, siç e thashë më lart Hasani ishte shoku dhe bashkëveprimtari më i ngushtë i Kadri Zekës, që nuk diti kurrë të ndalej nga veprimtaria e tij atdhetare...Me Hasan Malën pata nderin që edhe unë të bashkëveproja, për një kohë të gjatë në LPRK me adresë në Biel Bine, edhe me Saime Isufin, bashkëshortja dhe bashkëveprimtarja e Kadri Zekës, e cila, si në krah të Kadriut, ashtu edhe pas vrasjes së TRIMIT KADRI, nuk u nda nga shokët, por e vazhdoi veprimtarinë e saj atdhetare, të luftës për çlirim e BASHKIM KOMBËTAR, krahas nesh, shokëve besnikë të TRIMAVE, shokëve të IDEALIT TË SHENJTË!

*Majtas Kadri Avdullahu, Hasan Malaj, Saime Isufi, Agim Sylejmani, Faridin Tafallari, në banesën e Hasan Malës, në Biel Biene-Zvicër.
















...Më kujtohet tubimi, që bëmë ne, shokët e bashkëveprimtarët e JUSUFIT E KADRIUT, me rastin e 18 mujorit të vrasjes së TRIMAVE, BETIMIN tonë për të vazhduar me çdo vetmohim rrugën revolucionare, që nisëm së bashku...Këtë tubim e hapa unë, me pëlqimin dhe në marrëveshje me shokët, tubim ku u debatua e u diskutua shumë rreth të gjitha problemeve të organizimit...















*Të dashur shokë! Jemi mbledhur këtu të kujtojmë 18 mujorin e rënies së shokëve tanë të shtrenjtë, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit! Ndaj fillimisht ju lutem që, të gjithë të ngrihemi dhe me një minutë heshtje, me grushtin lart, të nderojmë kujtimin e tyre! Ju qoftë Lavdi e Përjetëshme!
Në këtë tubim përkujtimor kemi vendosur të thërrasim shokët dhe aktivistët më të dalluar, që militojnë në Perëndim dhe kësaj radhe, nuk do të ndalemi me lexime referatesh, sepse vdekjet e atyre, që bien për liri, duhet të kujtohen në luftë e sipër, duke luftuar armikun edhe më me force! Prandaj ky takim do të ketë karakter pune revolucionare, vetëm në këtë mënyrë do të jetë përkujtim i denjë i shokëve dhe i udhëheqësve tanë të lavdishëm!
Meqë ky tubim është i një rëndësie të veçantë e shoh të nevojshme që, të gjithë ne, që jemi të pranishëm në këtë sallë, të ngrihemi dhe së bashku të bëjmë këtë betim:
BETOHEM NË KËTË FLAMUR DHE NË GJAKUN E SHENJTË TË SHOKËVE TANË, QË RANË PËR LAVDINË E TIJ SE, DO TË HAKMERREMI NDAJ ATYRE XHELATËVE, QË NA I VRANË MIZORISHT SHOKËT TANË TË PAHARRUSHËM! NJËHERIT BETOHEMI SE, PËR KËTË TAKIM KURRË S´DO T’I TREGOJMË KUJT DHE SE, ÇDO KËND, QË E ZBULON MBAJTJEN E TIJ, PARA KUJTDO QOFTË, DO TA KONSIDEROJMË DHE DO TA LUFTOJMË GJITHMONË NË JETË SI TRADHETAR E SI ARMIK!
BETOHEMI!!!
Ju njoftoj se, në këtë takim disa shokë do të ligjërojnë mbi këto tema:
Lufta e popujve për liri ka perspektivë të ndritur, me një theks të veçantë për luftën, që po zhvillon “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”.Gjendja e krijuar dhe kush fshihet pas botimit të gazetës “PUNËTORËT”.
-Roli i gruas në luftë për liri.
-Gjendja e sotme ndërkombëtare.
-Gjendja politike në Jugosllavinë e sotme.
-Çështja organizative.
-Puna me klubet.
Pas çdo ligjërimi do të hapet diskutim lidhur me atë, që është ligjëruar. Çdo diskutim duhet të jetë i shkurtër, i thukët dhe konstruktiv. Gjatë këtij takimi nuk do të lejohet dalja nga tema dhe hyrja në kundërthëniet, që kanë shokët nga rrethet e ndryshme për çështje të ndryshme, sepse kemi ardhur këtu të mësojmë prej njeri tjetrit, të forcojmë unitetin rreth Lëvizjes, të këmbejmë përvoja dhe si përfundim t’i japim luftës një shtytje të re dhe të fuqishme. Gjatë ligjërimit është e domosdoshme që të mbahet qetësia e duhur. Nëse dikush prej shokëve është i interesuar e kurreshtar, ai mund të shtroj pyetje të ndryshme, qoftë përmes shkrimit, në mënyrë që shokët të kenë mundësi të japin përgjigje përkatëse në to apo edhe drejtpërdrejt ligjëruesit. Me kaq tubimin e konsiderojmë të hapur dhe fjalën ia jap ligjëruesit të temës së parë...
Për këtë tubim ka shkruar shumë dhe gazeta “Politika” e Beogradit. Në këtë gazetë u shkrua edhe për kapjen e aktivistit Zijah Shemsiut, i cili u arrestua nga milicia serbosllave, duke transportuar materiale ilegale, që botoheshin në mërgim, siç ishte “Zëri i Kosovës” etj...
Zijah Shemsiu ishte patriot dhe atdhetar i flaktë, aktivist i dalluar, shok dhe bashkëveprimtar i ngushtë i Kadri Zekës. Për Zijah Shemsiun ka shumë për të shkruar, si ra ai në duart e milicisë serbe!? Zijah Shemsiu, aktivisti trim e i palodhur, ka qenë tek unë disa herë, në banesën time në qytetin e Nagoldit, për të sjellë materiale, që për kohën ishin shumë me rreziqe... Po unë po ju tregoj pak nga kjo histori e dhimshme e shokut tonë të paharruar Zijah Shemsiut! Zijahi ra në duart e milicisë serbe, duke futur shtypin ilegal, në ish-Jugosllavinë titiste. Kapet në kufi nga milicia së bashku me Sami Kurteshin dhe dënohen me burgim të rëndë, për veprim “armiqësor”. Këtë dënim do ta vuanin në Burgun Qëndror të Beogradit, burg nga ku, në 4 maj të vitit 1985 lajmëruan se, Zijah Shemsiu kishte vdekur!? Por në të vërtetë, ai u vra, u mbyt nga torturat e tmerrshme, u torturua për vdekje, sepse nuk u dorëzua para kriminelëve serbosllavë, duke mos tradhëtuar veten, idealin, shokët, Kosovën e tij të dashur!
Kjo ngjarje tepër tronditëse në atë kohë, ishte në fokus edhe për shtetin fashist të ish-Jugosllavisë titiste...Kështu që për Zijah Shemsiun u shkrua shumë në gazetat serbosllave të ish-Jugosllavisë. Në gazetën ”POLITIKA” u shkruan më shumë se 11 fejtone, ku do të veçoj vetëm pak nga fejtoni nr.10, datë 19 maj 1984...
Borko Gvozdenoviq: Gratska për Terrorizëm.

*ZIJAH SHEMSIU















BETIMI PARA FLAMURIT!
“Zijah Shemsiu duke vajtur prej një demonstrate në tjetrën, kështuqë u bë “i njohur” dhe me këtë rast, Hasan Malaj e pranon në “LËVIZJEN KOMBËTARE PËR THEMELIMIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS BRENDA KUADRIT TË JUGOSLLAVISË” dhe filloi të flakëroi në aksionet terroriste...
Më tej vazhdon gazeta me pyetjet dhe përgjigjet e Zijahit: “...Xhafer Shatri, i cili mbante nofkën “Halili” një ditë mu lut që, ta shumëzoja një tekst, në të cilin theksoheshin kërkesat politike të shqiptarëve, të dala nga demonstratat në Kosovë.
-A keni pranuar këtë detyrë? Me plot përgjegjësi, po! Shumë shpejt e gjeta Hajdar Sadriun, i cili ishte i punësuar asokohe në një shtypshkronjë të Bernit dhe tekstin ma shumëzoi sipas kërkesës. Në mbarim shpenzimet i mbulova unë duke paguar 450 Fr. zvicerane.-Pastaj, çka bët me ato tekste të shumëzuara? - Dy kopje prej tyre ia dhashë Xhafer Shatrit, ndërsa të tjerat, sipas porosisë së tij, së bashku me Sali Bashën, i dërguam në Gjermani, ku ia dorëzuam.

*Xhafer Shatri djathtas dhe Faridin Tafallari-Gjenevë 1983

*Faridin Tafallarit i cili banontee diku afër Shtutgardit…


















-KONFERENCA ËSHTË MBAJTUR NË BIEL, A do të kishit mundur të na tregonit Shemsiu, diç rreth konferencës së “LRSSHJ”?
Zijah Shemsiu vërtetë ishte i befasuar...Prej nga i ka këto të dhëna inspektori lidhur me Konferencën, kur secili nga ata, të cilët ishin antarësuar në LRSSHJ, më parë kishin dhënë betiin dhe, fuqishëm vërtetuan për fjalën e dhënë, veçmas tek “kospiracioni”, e në rast të thyerjes së besëlidhjes, dihej se çka e priste çdo individ për tradhëti...?!
“...-Mbasi u tubuan që të gjithë në sallë, nga ata, që kishin mundur të arrijnë nga shtetet e ndryshme Perëndimore,në katin përdhes të kësaj godine filloi puna.Tubimin e shpalli të hapur FAHREDIN TAFALLARI. Mbasi prezantoi pikat e rendit të punës, të pranishmëve iu drejtua, duke i pyetur se, a janë dakord me rendin e ditës, paraprakisht i caktuar. Të gjithë tëpranishmit, unanimisht e miratuan pro.
-Pastaj, si ju vajtën punët?-Rrjedhë e tubimit vazhdoi, duke u kyqur shumë oratorë me fjalime. Xhafer Shatri mbajti temën mbi Prejardhjen e shqiptarëve nga ilirët”;


*Faridin Tafallari dhe në të djathtë Xhafer Durmishi
















Një farë Skënderi (Xhafer Durmishi, shënimi im.F.T.) nga Shtutgarti, foli mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave...”
...Kadri Avdullahu, po ashtu një aktivist i dalluar e i palodhur, shok i mirë, i besës e i dashur. Po ashtu edhe Ismet Rashiti, aktivist i dalluar dhe i pa lodhur, Shefket Musliu ishte një nga aktivistët të dalluar, por njëherit për ne edhe ura lidhëse Zvicër-Gjermani!? Me Shefketin kemi qenë shokë dhe kemi vepruar bashkë, ashtu si edhe me shumë shokë të tjerë nga Zvicra, me të cilët kemi qenë aktivistë të pandarë në demonstrata si dhe tubime të klubeve, të cilat klube, ashtu siç e kam thënë dhe më lart, ishin të shkëputura nga ish-përfaqësuesit e ish-Jugosllavisë titiste! Këto klube u ndanë nga ambasadat dhe konsullatat jugosllave, që kur TRIMAT ishin gjallë! Edhe pas vrasjes së tyre, nuk u bashkuan kurrë më me ato çerdhe fashistotitiste të ish-Jugosllavisë! Me Xhafer Shatrin, kemi qenë në një forum disa vjeçar, në kryesinë e KQ LR(S)SHJ dhe më vonë edhe në KP të LPRK me adresë. Në Zvicër kisha shumë shokë si Muhamet Ramniçi, Agush Elfi, Ismet Rashiti, Qamil e Januz Salihu, Qamili, një aktivist i dalluar, kushërinjtë e mi, Muharrem e Zenel Ajgeraj etj. Muharrem Ajgerajt, kur shkoi me pushime në vendlindje, i gjetën në valixhe disa numra të shtypit ilegal, revista e gazeta, dhe për këtë shkak e kapën dhe e burgosën...E vuajti dënimin në burgun e Prizrenit. Zvicra kishte veprimtarë tepër aktivë e të zotë, të cilët kishin një respekt dhe adhurim për LPRK-në. Atyre ju shkonte rregullisht me shumicë “Zëri i Kosovës” dhe që nga aty e shpërndanin ata, veprimtarët e papërtuar.

Klubit të punëtorëve shqiptarë „Idriz Seferi“, në Bruksel.

*Shumë të dashur Vëllezër e motra
-antarë të Klubit „Idriz Seferi“ në Bruksel.
Njoftimin, që na dërgoi kryesia e klubit Tuaj e morëm. Shumë do të duheshim të zgjatemi, po të flasim për meritat dhe sukseset e klubit Tuaj, për kontributin e ruajtjes së unitetit dhe mirëkuptimit vëllazëror. Por ne edhe nuk do të dinim edhe do të na dukej e pa nevojshme, pasi jemi të bindur se, në referatin e mbrëmjes do të flitet gjerësisht, pas të cilit qëndron edhe Bashkësia e Klubeve Shqiptare në mërgim. Sot kudo në mërgim, klubet shqiptare janë bërë shembull i gjallë se, si duhet shëruar plagët e hidhura të mërgimit. BKSHM Dëshiron që edhe klubi (Shoqëria) i juaj të ndjekë një rrugë të tillë, që emrin e Kreshnikut të Karadakut, Idriz Seferi, ta nderoi e lartësoi me suksese të reja. Kemi besimin se, rrugën, që me sakrifica do ta ndjekim, duke përforcuar edhe më shumë unitetin Tuaj, duke e thelluar mirëkuptimin vëllazëror.
Klubin Tuaj e qemon çdo shqiptar i ndershëm, që punon e jeton përkohësisht në botën e jashtme dhe i gjithë populli në Kosovë, jemi të bindur se, emrin e Kreshnikut, Idriz Seferi, do ta mbroni edhe më tej si gjer më tani me nder.
Pranoni përshëndetjet revolucionare më të përzemërta që kemi për anëtarët e klubit Tuaj!
KOSOVA REPUBLIKË!
RROFTË BASHKIMI I TË GJITHË SHQIPTARËVE PËR KOSOVËN REPUBLIKË! Bashkësia e Klubeve Shqiptare në Mërgim. Kryetar, F. Tafallari,
Nagold, më 08.11.`85 ( Ka dhe vulën e Bashkësisë, BKSHM)

Gjithashtu në Bruxsel të Belgjikës kishim shoqatën ”Idriz Seferi” si dhe shumë shokë veprimtarë. Dëshiroj të veçoj Riza Kondin, Qamil Zekollin, vëllezërit Musa dhe Isa Hoti etj. Ishte edhe një farë Reshat Sahitja, që e mbante veten si biçim artisti, por në të vërtetë nuk vlente as për pesë para!?
Eh sa herë i kujtoj ato kalime kufijsh, të Gjermani-Francë, Gjermani- Belgjikë, me shokun tim Xhafer Durmishi! I kalonim kufijtë me dhe pa dokumente, me mundime e sakrifica të mëdha!? Shkonim me një vullnet e vendosmëri të paparë, për të formuar celulat e LR(S)SHJ! Në atë kohë, njëri nga vëllezërit Hoti, Musai ndodhej në burg pasi kishte vrarë spiunë jugosllavë dhe e kishin dënuar me burg të rëndë.Veprimtarët atdhetarë edhe ne të Lëvizjes mblodhëm ndihma për lirimin e Musait sa më të shpejt. Takuam edhe vëllain e tij, Isan, i cili na priti miqësisht...Gjithashtu takuam dhe u bëmë vizita edhe disa shokëve të tjerë.
Në Austri, po ashtu kishim shokë bashkëveprimtarë dhe aktivistë të zellshëm. Por unë, për fat të mirë kisha atje edhe bashkëfshatarë të mi, të cilët na kanë pritur jashtëzakonisht mirë, sidomos kur ju çonim “Zërin e Kosovës” dhe literaturë shqipe. Si më i afërt ishte Sitki Belallari, njëherit e kisha edhe dhëndër, i martuar me një nga motrat e mia, Sheqeren. Sitkiu i papërtuar na ka pritur mjaft ngrohtësisht, por edhe Maxhun Tafallari, Milazim Tafallari, Mursel Karanezi, Nuhi Braha, e të tjerë.

*Në Bad-Canstadt, te varret e shokëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Rrustemi me Flamurin Kombëtar, por ne e thërrisnim Rrusta, Shaqir Shabani me parrullën në duar dhe të tjerë vizitorë në përkujtimin e 17 Janarit.

















Në Francë ishte Ibush Bytyqi me të shoqen dhe krejt familjen e tij, i cili u bë një vatër e hapur për miq, shokë e bashkëveprimtarë. Po ashtu edhe Shaqir Shabani, një antar i Lëvizjes, i cili anëtarsoi shumë shokë në Lëvizje dhe biografitë e tyre m’i ka dorëzuar mua . Shaqiri ishte një veprimtar i zoti, që dha një kontribut të pakursyer, gjithashtu dhe vëllai i tij, Tahiri. Një nga veprimtarët e dalluar ishte edhe Ahmet Muharremi, i cili që herët e merrte shtypin ilegal, “Zërin e Kosovës”, që i dërgoja unë.
...Sa shumë janë shokët dhe bashkëveprimtarët e mi, të paharruarit e atyre ditëve të zjarrta, të atyre viteve të përpjekjeve të stërmundimshme, për lirinë aq të dëshiruar, për çlirimin e LOKES KOSOVË e të viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi e BASHKIMIN MBARËKOMBËTAR...Shokët e mi, bashkëkombasit e mi, luftëtarë trima, të asaj KOHE TË ARTË, që nuk mund ta quaj ndryshe, veçse e ARTË!!! E artë sepse vetë puna, vetë aktiviteti ynë, lufta që bënim, përpjekjet tona ishin të shumta e të guximshme nga dashuria për atdhe, të etur për ta pasur të lirë e të bashkuar jo më të ndarë e të copëtuar dhe nën sundimin e atyre gjakatarëve serbosllavë, që na mbajtën një shekull !!!

(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 3,808 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi