pranë dritares sy hapur
nga majë e pemës
u ngritën zogjtë në fluturim
me krahët e butë
borën e bardhë shkunden
pranvera po vjen
më në fund
edhe në qytetin tonë
po
po vjen marsi i trëndafilave
afshi i ngrohtë tokën puthiti
një lirikë
për bisqet e pemës
po ndihet frymëmarrja e blerimit
ngrohtësi e stinës ripërtëritëse
stinë e lulëkuqeve
të marsit të parë
Prishtinë kujto me dashuri
kujto
stinën e trëndafilave të kuq lirie
Prishtinë ata ishin të rinj
si trëndafilat
që ranë në pranverën ‘81
Prishtinë
Vlora
në rrugëtimin tonë të gjatë
trimat kot nuk shkuan
me vrap deri në Vlorë
një copë flamur
për ta sjellë
epopenë e këngës njëqindvjeçare
e sollën selamlabët
e sollën gunëbardhët
e sollën në Kosovë tek Jasharët
e vunë mbi kullën prej guri
nga Vlora në Prekaz
njëqind vjet rrugëtim
Marigo
rrugëto e vendosur
me buzën në gaz
shqipja që ndër shekuj
kurrë nuk u zmbraps
Rreze dielli
bëhem një me terrin
pres dritën
dritën e agut të parë
mbi majat e shkëmbit të vjetër
ti rrezon
ti vjen ngadalë
ti dielli i atdheut
valë
që sa vite po pres
rrezen e parë
rrezen e lirisë
ditët e mira të shqiptarisë
ngrohtësinë e lirisë
afshin e saj po e pres
ti ec më shpejt
pse nuk vjen
kockat nuk më mbajnë
o rreze diell
nuk dua të vdes
të vdes
pa të parë
atdhe pa të parë të lirë
Kënga ime
ata ranë ditën me diell
me besimin e madhe tek zoti dhe liria
nuk u ankuan kurrë nga jeta e rëndë
jetën e çmonin më shumë nga ne
mbi të gjitha e çmonin lirinë
të cilës ia falën jetën
ata ikën
mbase me të vetmen brengë
së nuk do të jenë gjallë
kur atdheu do të jetë më i mirë
më i bukur
i çliruar
dhe
përfundimisht i bashkuar
kjo ishte aspirata e tyre që nuk u përmbush
deri në përmbarimin e saj
ata prehen të qetë
por prehja nuk i qetëson
këngë ime
këngë e vjetër
veç teje këtë natë nuk gjeta
jo
nuk gjeta
prehje tjetër.
Janar, ’15
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38 LEGJENDA
Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39 (Gorki dhe Kadarea)
Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...