Folësit kanë shumëndikim tek publiku. Pas fjalimeve publiku, shpesh, sillet edhe si një lloj kukulle, apo të them si një "tufë bagëtie"; dopingohet.
Ndikimi përmes fjalës e fjalimeve në publik është shembull edhe për përditshmërinë tonë politike.
Pse e them këtë?
E them këtë sepse në Kosovë kemi një diskurs retorik i cili hapur kërkon të ndikoj në publikun e tij.
Rasti Jabllanoviq: Jabllanoviqi nënat, motrat dhe gratë tona na i quajti «Divljaci» (egërsira). Kjo fjali e tijë, dhe ky mendim i tijë, i shfaqur në publik ndikoj në publikun shqiptarë. Kjo fjali acaroi, ndezi, goditi e provokoj fort tërë hapsirën shqiptare.
Kosova përdit e më shumë po vie afër shperthimeve dhe pakënaqësia ndaj klasës politke e Qeverisë së, sa vjen e shtohet.
Në këtë kontekst e në këtë vështrim do të veçoja, përsëri fjalimin retorik të Jabllanoviqit, bërë dje në Prishtinë, para medias, ku, ky cetnik, edhe kërkoj «falje» për ofendimin dhe poshtërimin e ikonës sonë, NËNES SHQIPTARE!
Fjalimi i tijë retorik («kërkimfalja») u shpeshlansua nga mediat e Thacit e të Isës. Fjalia e tijë «Unë kërkoj falje, nëse janë ndier të ofenduara», është tallëse për 8 milion shqiptarë. Biles, këto fjali na kujtojnë mashtrimin dhe tradhëtinë që Brutusi i bëri Jul Cesarit.
Fjalia e përdorur me pompe: “Jabllanoviqi kërkoj falje”, ka si qëllim që të krijojë një publik, që do të ishte edhe bartës i atyre politikave që janë të interesuara të ruanë sundimin e keq mbi popullin dhe të «qetësoj» masat për të mos vërshuar në protesta kundër Qeverisë.
Kjo fjali e kjo kërkimfalje (e thënë dhe lancuar në momentumin e duhur e të përstatur për pushtetin), ka për qëllim ndikimin tek publiku i revoltuar e i gatshëm për të demonstruar. .
Pra fjalia retorike “Jabllanoviqi kërkoj falje” i drejtohet një grupi të caktuar të njerëzve; në këtë rast fjalia kërkimfalje e retorike ju drejtohet publikut shqiptar të Kosovës.
Kjo fjali retorike kërkon që të bindë dhe të ushtroj ndikim tek populli me qëllim që ta bindë këtë popull të mos demonstroj e të mos protestoj kundër Qeverisë.
Se a do të arrihet të bindet masa e pakënaqur, të mos dalë në rrugë, vetëm përmes diskursit e bindjes retorike, mbetet të shihet.
Gëzim Mekuli
|