Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (IV)
Publikuar më 23 janar, 2015 në orën 00:56 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E KATËRT)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

Koha ishte e artë vërtet...por edhe ne, bashkëveprimtarët e atyre ditëve, të artë ishim! Duhen mijëra e mijëra fletë librash të shkruash për ta, për shokët bashkëveprimtarë! Duhen mijëra orë, qindra ditë e netë, që të rri si dikur e të bisedoj me shokët e mi, me bashkëveprimtarët e mi të atyre viteve...të shkëmbej mendime dhe të planifikojmë, si të organizohemi edhe më mirë, për të kontribuar shumë e më shumë...Të takohemi të gjithë... po po, të takohemi si dikur, të bëjmë edhe humor me njëri tjetrin, si shoku me shokun, si luftëtari me luftëtarin, si idealisti me idealistin, si vëllai me vëllanë...Vite e dekada, kohë e mbushur me veprimtari e aktivitete...një jetë e tërë me vështirësitë e mundimet e saj, por që solli dritën e lirisë...!
Këta ishin mërgimtarët, kjo ishte ajo mërgata jonë që kurrë nuk e shoi gjirin e saj të mërgimtarit, zjarrin e atdhetarisë së flaktë, zjarrin e ndezur, në luftën për liri, pavarësi e BASHKIM KOMBËTAR!!!
E ruajti me fanatizëm dhe e mbajti ndezur dritën e lirisë, me ato demonstratat e fuqishme, të organizuara nëpër qytetet e Evropës, duke ja çjerrë maskën Jugosllavisë titiste, mu në fytyrë të kësaj Evrope hileqare, kësaj skile të vjetër, të sprovuar tashmë me kohë, për padrejtësitë e saj mbi kurrizin e popujve të vegjël që, me politikën e grabitqarit dhe të dhunës, krijoi atë, Jugosllavinë e Titos, sipas interesave të mbrapshta të fuqive të mëdha!?!
...Ju kërkoj falje me zemër, atyre veprimtarëve të shumtë të kohës së ARTË, janë të shumtë dhe nuk do të mund t’i përshkruaj të gjithë në një libër. Ju kërkoj falje edhe atyre që, pa dashje i kam harruar, por jam mëse i bindur se, populli im dhe historia nuk do t’i harroj, por ama një gjë duhet ta dimë mirë e mirë se, historisë po nuk i dhamë ne... që punuam, që u angazhuam, ne, që ngarendnim nga dera në derë, nga njëri tek tjetri (është fjala për këtu në mërgim) ne, që luftuam drejtperdrejt, atëhere nga kush do të shkruhet??!
E thash diku më lart se, kam raste që, ata, që nuk kanë dhënë ama asgjë, as pesë pfenig, as dy sent, është për tu habit se, më thonë sot a e di bre Faridin, sa e kemi ndihmuar luftën, sa ndihmat i kemi dhënë dhe sot nuk na njohin!?! Dëgjon lloj lloj poshtërsirash nga ai, që nuk e ka dhënë hiçin...ama bash hiçin!!!??? Këto që po i shkruaj kështu duhet marrë, me shumë seriozitet sepse, nuk po e them se neve tash populli duhet të na kthejë ato, që i bëm për të e për atdhe!?...Jo kurrë Jo! Sepse kurrë nuk bëhet shumë për atdhe e për liri!!! Boll është vetëm për ata, që bien në fushën e nderit, vetëm ata, që vriten duke vepruar për çlirimin e atdheut...ata janë dëshmorë të kombit…!
Pra përse ne mos t’i shkruajmë, përse ne mos t’i afrojmë e t’i ndihmojmë historianëve tanë sot, me qëllimin e mirë, për tu lënë pasardhësëve tanë një histori të pasur, reale e të saktë…Ajo, që është e vërtetë duhet shkruar pa fije frike se, vetëm me të vërteta ne do të ecim përpara. Ndaj të shkruajmë realisht për ato të vërteta, që i dimë saktësisht, për ato, që kemi bërë e që kemi qenë pjesëmarrës, që i kemi përjetuar...dhe kurrë të mos harrojmë që, edhe kjo punë është tepër fisnike...është një kontribut i vyeshëm të punosh për historinë e popullit tënd!!!…Pra unë kurrë nuk mund t’i harrojë shokët, bashkëveprimtarët, aktivistët, demonstrantët e atyre viteve të arta...Ata veprimtarë të palodhur ishin udhërrëfyesit e rrugës së vërtetë, drejt çlirimit e lirisë, ishin baza e formimit të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!!!
Andaj ne, shokët e mi, bashkëveprimtarë dhe aktivistët e veprimtarive patriotike e atdhetare, të atyre viteve e dekadave të zjarrta, të asaj kohe të artë, jemi të shtrenjtë, jemi të artë!!!

KOHA, MOSHA, VITET E KANË BËRË TË TYREN...

Po sot jemi larguar me njeri tjetrin, jo nga dëshira e nga qejfi, por sepse, koha, vitet, mosha kanë bërë të tyren...besa edhe nga pamundësitë e hallet e secilit, hallet e problemet e jetës e të mërgimit të gjatë...Ndaj pos zërave, që më vinë në çdo kohë edhe kujtimet sikur më ngushëllojnë sadopak!? Ato më prekin aty, ku më dhëmb më shumë!? Më trazojnë mendimet kthehem me rrëmbim e më bëhet sikur dëgjoj zërin e TRIMAVE, zërin e TË MADHIT JUSUF:- “Po ku je o Faridin, o shoku im, o vëllai im?! Po këtu nuk është fundi i rrugës, i asaj rruge revolucionare, që e nisëm së bashku...Bashkimi Kombëtar është qëllimi ynë...O vëlla Faridin, as kjo nuk është Kosova, që e ëndërruam dhe për të cilën luftuam...”-
Ndalem e shoh...vetëm imazhet e shokëve të mi veprimtarë më rrinë në sy...dhe jehona e zërave të tyre vazhdon të më ngacmojë kujtimet e pashlyera...Dhe në një moment përmendem i përmalluar...nga sytë më rrjedhin pa dashje dy pika lot ...Cigaren e kam harruar të ndezur në tavëll e ajo tashmë ka shkuar në fund. Eshtë i vetmi shok, që nuk më ka “harruar” e më shoqëron!? Edhe pse më dëmton shumë, vazhdoj ta pi se, për momente të caktuara është ilaç e shkuar ilaçit!?
Edhe gjumi shpesh më”tradhëton”!? Ikën e më le me sy hapur, deri sa zbardh agimi...Nxitoj të ngrihem se, më bëhet, sikur do të marr udhët, rrugët, autostradat, ku nëpër to fluturoja ore fluturoja...Shumë shpesh udhëtoja vetëm me makinën time, por edhe me shokë e me makinën e tyre, me shokët, duke i dhënë makinës me qindra e besa edhe me mijëra kilometra, që të arrija në kohë, atje ku kishim lënë takimin dhe do të kryenim aktivitetin...
Sa tubime e demonstrata, nëpër qytete të Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Francës, Austrisë, Holandës e në të tjera vende të shteteve perëndimore të Evropës, nëpër qytete të mëdha e të njohura...Udhëtonim me autobusë, të marrë me qira. Mbanim mbi krye plisin e bardhë si bora, e disa lidhnin shallin e kuq në qafë. Në ball printe, Flamuri, ynë Kobëtar dhe me germa të mëdha, e Shqiponjën dy krenare e shkruar parulla “Kosova Republikë” e plot parrulla të tjera, për t’i parë e lexuar qytetarët e vendeve, ku mbahej demonstrata. Parullat ishin të shkruara shqip, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, në gjuhën e vendit, ku mbahej demonstrata. Gjatë marshimit, veprimtarët tanë shpërndanin edhe pamflete, po në gjuhën e vendit, ku mbahej marshimi. Kudo, në çdo qytet, ku marshonim, rrugët e sheshet skuqnin nga flamujt Kuq e Zi, me shqiponjën dy krenare, që valëviteshin nëpër metropolet e Evropës Perëndimore!?












Sa e sa mbledhje, sa takime shokësh, do takohemi atje, do takohemi nesër, pasnesër, të premten në mbrëmje, të shtunën pas dite, të dielën para dite e kështu me radhë, vetëm në lëvizje, në aktivitete çdo fund jave, të pandalur...Eh si kaloi gjithë ajo kohë e zhurmëshme! Po ajo ishte koha e shpresave të mëdha: ”Do ta fitojmë Kosovën patjetër!”, “Kosova është e jona!”,”Trepça është e jona, nuk ia lëmë armikut pushtues shkjaut-sllav!”,”Kosova është e jona, do ta çlirojmë, do ta fitojmë! Ose edhe me luftë!”
Kur them shokët e mi veprimtarë, e kam fjalën përherë për të gjithë ata, që vepruan dhe e ndihmuan luftën, për çlirimin e trojeve etnike shqiptare, se vetëm ata i kam pasur dhe do t’i kem shokë të përjetshëm, sepse vetëm për ata më merr malli shumë kur i kujtoj. E sot disa prej tyre tashmë kanë dalë në pension, të tjerë edhe kanë vdekur disa janë kthyer në vendlindje...Por tashmë janë në moshë të shkuar, të plakur e disa të sëmurë, me diagnoza nga më të ndryshmet...Dhe ç’është më e keqja, shokët e mi veprimtarë as atje, në atë Kosovën e dashur për të cilën shkrinë rininë, dhanë jetën në moshën më të mirë, nuk janë qetësuar e rehatuar aspak nga ajo puna e rëndë fizike në ndërtimtari e në fabrika të ndryshme, nga vështirësitë e viteve të jetës, të kaluara në kurbet!? Dhe ajo, që është më e rëndë dhe më e vështirë për ta, nuk kanë aspak nderime e respekt, nuk e vlerësojnë kontributin e tyre, ndaj e kanë shumë të vështirë për ta përballuar jetesën...
Por tepër e rëndë është për ne mërgimtarët se, edhe fëmijët tanë u lindën jashtë tokës amtare...u ulën në bankat e shkollave të huaja e jo si kemi dashur ne dhe si ka qenë dëshira jonë e madhe, që të mësonin në shkollat shqipe!?...Kështu që, ata u rritën, u shkolluan, pastaj qeveria e Republikës së Kosovës nuk bëri as gjë për skollim plotsuas në gjuhën amtare shqipe. Fëmijët tanë u martuan dhe vazhdojnë jetën në dhe të huaj edhe sot e kësaj dite...
Edhe gjatë luftës së UÇK-së, dolën jashtë Kosovës shumë bashkatdhetarë, sidomos të rinjtë, që lufta i shkapërderdhi, i largoi nga vatrat e tyre, ku shumica nuk u kthyen më në vendlindje e sot po mendojnë pak për prindërit e lënë të vetmuar në shtëpi.
Por ç’po ndodh sot me shqiptarinë e kombin shqiptar?! Realisht kemi akoma për të bërë, në atë rrugën e nisur dikur, për BASHKIM KOMBËTAR. Jemi ende një komb i ndarë e i copëtuar. Vazhdojnë të jenë të shkëputura nga Shqipëria mëmë trojet tona etnike, tokat shqiptare në Maqedoni, të pushtuara dhe nën një presion përbuzës. As që zbatohet nga sllavët maqedonas vendimi i Takimit dhe marrëveshjes së Ohrit!? E cili ta zbatojë?!Maqedonasit i urrejnë për vdekje shqiptarët.

Po Presheva, Medvegja, Bujanovci, Çamëria apo trojet e shqiptarëve në Mal të Zi Ulqini, Tivar…?!
Pra ende dhe sot, në shekullin njëzet e një jemi, një komb e shqiptari e copëtuar padrejtësisht, sipas interesave të fqinjëve grabitqarë e dirigjuar nga kjo Evropë dinake. Po Kosova jonë? Me një gjysëm pavarësi...e çliruar nga shkjau, por me sovranitet jo ashtu si e dëshiruam e për atë, që u përpoqëm e luftuam!?

NË KLUBIN E MËRGIMTARËVE, NË NAGOLD...

Mbas disa vitesh, me nismën dhe vullnetin e të rinjve u hap, në Nagold, klubi i shqiptarëve “Kosova”. Hapja e klubit qe një hap shumë i qëlluar, që u përkrah nga të gjithë. Rrethi i Nagoldit ka pasur nevojë që herët, për një klub shqiptar. Kështu që edhe në këtë qytet të bukur shqiptarët e bën një vend, që të takohen, kur të duan e kur të iu duhet dhe kur të dëshirojnë!
Mbasi u gjend salla për klubin, filloi funksionimi i tij. Në fillim u anëtarësuan 40 vetë. Më herët sallat i kemi marrë nga qyteti dhe i kemi pasur në disponim, duke na shërbyer, sa herë që kishim tubime, apo sa herë që kemi mbledhur ndihma me ushqime, medikamente e ndihma në të holla.Nga aty janë tubuar, me mijëra marka gjermane dhe janë dërguar për në Kosovë, sidomos gjatë luftës së UÇK-së.Vlen për tu theksuar se, për ndihmat kemi pasur mbështetje dhe nga miqtë tanë gjermanë, të cilët kanë bashkëpunuar me ne, në veçanti për ndihma ushqimore e medikamente. Mund të përmend z. Siegfrid Böringe dhe zonjën Ane Maria, por edhe disa të tjerë, të cilët ishin të gatshëm, për të na ndihmuar aq herë sa kishim nevojë. Në disponim i kemi pasur dy salla, njërën në “Jungenszentrum” (Qendër e të rinjve) dhe tjetrën në një shtëpi të qytetit, për tubime apo manifestime, kemi pasur edhe një dhomë për mbajtjen e mësimit për nxënsit tanë në gjuhën shqipe. Rregullisht i kemi pasur në disponimin tonë, ku çelsat e tyre i mbaja unë. Por mos angazhimi i prindërve tanë i lan këto mundësi pa i shfrytzuar në të mirën e fëmijëve tanë…!?
...Në klub takohem me disa shokë të hershëm, të cilët i kam njohur, pas viteve 1973, në vitet e mia të para në Gjermani!? Bisedojmë shpesh me njëri tjetrin, me mall e nostalgji për kohën e rinisë, që na kaloi jashtë vendlindjes, për ngjarjet që kanë rrjedhur gjatë këtyre dekadave, në të mirën e Kosovës, por dhe në dëmin tonë sepse, këtu na kaloi koha më e bukur e jetës! Por ama edhe krenohemi se, nuk ndenjëm duar kryq, nuk u morëm me punë të ndyra e pisllëqe, nuk e humbëm kot rininë...po me vetmohim vepruam natë e ditë, pa na u dhimsur vetja për popull e atdhe!
Flasim e bisedojmë për situatën në Kosovë, para e pas luftës së UÇK-së, për UÇPMB-në, UÇK-në Kombëtare, për Shqipërinë, për trojet etnike shqiptare në Maqedoni, për luftën që u bë, për shqiptarët në Mal të Zi, për luftën në Kosovën lindore, për Çamërinë, për arbëreshët në Itali, për arvanitasit në Greqi, për mbi pesë milionë a më shumë shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre, nga ndjekja barbare dhe dhuna më shtazarake mbi ta, si para dhe gjatë kohës të Rankoviçit të Tito shkjaut, ku sot nga shtimi i shqiptarëve, shqiptaria shkon deri në dhjetë milionë, me gjithë bashkëkombasit tanë kudo nëpër botë! Dhe kudo me krenari themi:”JEMI SHQIPTARË”!!!
Edhe ne në Gjermani, jetuam me shpresa dhe ëndërra për vendlindjen se, një ditë do të kthehemi prej nga ku erdhëm! Nga mërgimi ju mbajtëm gjallë jetesën dhe ndihmuam familjet tona edhe vendin tonë, Kosovën e shumëvuajtur...Por një gjë po na brengos dhe ndonjëherë edhe po mërzitemi, gjë, që e kam cekur edhe në shkrimet e mia, problemi i fëmijëve tanë!? Sepse, këtu u lindën dhe u rritën fëmijët tanë, këtu u ulën në bankat shkollore dhe u edukuan, me normat e këtushme, sado që kishte edhe nga ata mërgimtarë, që u munduan tu japin fëmijëve të tyre kulturën, traditën dhe zakonet tona, kuptohet ato më të mirat. Por pa shumë sukses, sepse vendi, ku po jetojnë po e bën të vetën!? Tashmë fëmijët tanë janë bërë burra e gra...dikujt i dështuan planet e për fat të keq fëmijët e tyre ju morën rrugën e drogës, alkolit etj. U bënë martesa me të huaj!? Fëmijët e disa të tjerëve u arsimuan mirë, por edhe ata u bënë “gjermanë”, duke e humbur identitetin, kulturën e traditat shqiptare...
Po marrë shembullin e djemve të shokut tim të hershëm Vezir Kelmendit, Ramon e Ahim Kelmendi.Që të dy janë djem të zgjuar e me arsim, janë të inkuadruar në ushtrinë gjermane, ushtarakë me grada të larta dhe shkojnë me shërbim në vendet më të rrezikshme të globit. Ramoni ka drejtuar luftën paqeruajtëse në Afganistan. Të dy vëllezërit edhe pse janë lindur e rritur dhe e kanë kryer shkollimin në Gjermani, po të dërgoheshin me shërbime në Kosovë, jam mëse i bindur se, ndryshe nga të tjerët, do ta shihnin vendlindjen e babait të tyre, njëherit edhe vendi i origjinës së tyre!? Kështu ndodh, kur je në vend të huaj, shfytëzohesh si t’i leverdisë atij vendi.
E keqja më e madhe është asimilimi dhe kjo, të gjithëve po na troket te dera, për mos të thënë na është futur brënda, dikujt më herët e dikujt më vonë! Kohët kanë ndryshuar e rinia ka marrë një rrugë krejtësisht tjetër dhe nuk kanë interesim që, të mendojnë për kthim atje, nga ku kanë ardhur prindërit e tyre. Situata e Kosovës sonë, në një gjendje ekonomike dhe politike të mjeruar, ka ndikuar shumë dhe po ndikon për keq pothuajse çdo vit tek të rinjtë! Gjithashtu ju mungon dashuria e vendit të vet! Sepse nuk kanë pasur mundësi që të shkonin së paku në kohën e pushimeve. Ju mungon njohja e kulturës së vendit, dashuria e njerëzve të tyre në vendlindje, mosafrimi i tyre, me fëmijët e njerëzve tanë në Kosovë, ka ndikuar dhe po ndikon shumë...Nuk do doja që të ishte kështu, por nuk e shoh ndryshe, pos një ftohje, një largim!?...Dhe kjo se, ata, që janë në Kosovë mendojnë për ne, mërgimtarët, që jemi mirë, jemi të kënaqur ejt. Mendoj se, nga ai këndvështrim i shikojnë edhe fëmijët tanë!?
Por ne, gjenerata jonë, ra në befasi të kohës dhe kthesës së madhe, ku nga një edukatë e kulturë e respektit, në një edukatë tjetër, në një kulturë sa e mirë aq edhe e çoroditur, për mua, në një kulturë ekstreme, për të cilën, ne, shqiptarët, ishim të pa përgatitur...!?
...Mblidhemi në klubin tonë. Salla është e madhe dhe e mirë. Televizori me satelit i klubit kap disa kanale shqip...Kështu dëgjojmë lajme, muzikë e informime të tjera nga çdo skaj i shqiptarisë. Kemi edhe lojra shahu, letra, domino dhe kalojmë kohën me to. Më e dëshiruara për ne është se, kemi edhe grupin e mrekullueshëm folklorik, me çifteli, sharki, etj. Këta djem na kënaqin me këngë të ndryshme, si me ato këngët patriotike, për dëshmorët e rënë, ashtu edhe me këngë të ndryshme!
Me të vërtetë ekziston një harmoni midis nesh, në atë klub... Ka një respekt midis njëri tjetrit...Por kjo si duket, po jua vret sytë disave, ca qëllimkëqinjëve që, po mundohen me çdo kusht ta pengojnë këtë të arritur, duke folur gjepura, të cilat vërtet ndikojnë keq tek shumica...!?!Flasin qosheve se, gjoja po keqpërdoren paratë e anëtarësisë etj. Ata llafazanë e zmadhojnë dhe e përhapin gjithandej pa pasur hiç fakte edhe nëse fare pak ka ndodhur, e bëjnë “mizën buall” dhe përkundër interesit të shoqërisë. Këta lloj njerëzish jo vetëm sot, por edhe në kohët mëse të nevojshme të situatës në Kosovë, mundoheshin të bënin përçarje midis shqiptarëve. Ata janë ai lloj majmuni - njeri, që pos interesit të vet, nuk ju intereson asgjë tjetër dhe më e bukura, nuk kursejnë asgjë, për t’ja arritur qëllimit të tyre djallëzor!? E them me keqardhje se, shumica e klubeve dhe e shoqatave shqiptare tashmë nuk funksionojnë, janë mbyllur dhe nuk ekzistojnë më. Ka prej tyre që janë privatizuar e kthyer në pronë private, për përfitime personale, duke i shfrytëzuar të drejtat e ligjshme, të dhëna nga vendi ku jemi, ligje, që i japin këto ambiente për shoqëri e klube, aktivitete sportive, kulturore etj. Edhe këtu tek ne u provua nga dikush, që ta privatizonte klubin, por nuk ja arriti qëllimit, sepse kërkesa e tij u refuzua njëzëri nga anëtarët e klubit!!!
Klubi ynë është i hapur çdo fundjavë nga dita e premte e deri të dielën në mesnatë, me kujdestari nga anëtarët e klubit, e cila bëhet sipas radhës.

UDB-a bashkëthemeluese dhe emërtuese e “FRONTIT TË KUQ”
Ibrahim Kelmendi: ”Më vonë vendosëm për organizim legal, me bashkatdhetarë të tjerë, duke anashkaluar Xhavitin, meqë për të krijova përshtypje se ishte informator i UDB-së, i urdhëruar për t’u anëtarësuar në PKGj/M-L, që të informonte për veprimtarinë e kësaj partie komuniste sigurimet e fshehta jugosllave dhe gjermane. Kurse për Proletarin formova përshtypjen se, ishte një dogmat primitiv. (Atentatet, Prishtinë 2007, faqe 40)
Xhahili (Xhaviti), informatori i UDB-së propozon emërtimin "Fronti i Kuq", Ibrahim Kelmendi: "Xhahili propozoi ta emërtonim ”Fronti i Kuq”, duke arsyetuar se, duhet të ndjekim shembullin e organizatave çlirimtare “Brigada Rosa”, “Rote Army Fraktion”, etj. Proletari propozonte ta quanim “Partia Komuniste e Kosovës/ Marksiste-Leniniste”, duke arsyetuar se, vetëm komunistët mund të bëjnë revolucion të vërtetë proletar. Me këtë demagogji të Proletarit, ata dolën fitues, sadoqë edhe unë avullnetshëm u dakordova me propozimin e tyre. Edhe tani mendoj se, emri që kemi miratuar është tepër bombastik e provokues. (Atentatet, Prishtinë 2007, f.41-42)
Burgosja e Hysen Gegës e detyron Jusufin që, t'i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim Kelmendin që, faktikisht ishte edhe fundi i “Frontit të Kuq”.E vetmja ekzistencë e “Frontit të Kuq”, pas dhjetorit të vitit 1980 e deri në janarin e vitit1982, ka qenë në reklamën, që vetë UDB-ja i ka bërë krijesës të saj!? ***
Po e pyes Hysenin se, a i ka bërë Namiut së paku një telefon për ta ngushëlluar për vdekjen e bacës Ramadan, babait të Namiut?! Sepse edhe ai, baca Ramadan, u kap në një makinë së bashku me Hysenin dhe Sadik qenin, i vuajti edhe ai torturat e tmerrshme të UDB-ës dhe u dënua me burg!!!
Ibrahim Kelmendi i dha disa adresa Hysenit, në të cilat ai do të strehohej në Kosovë. Dhe kur tashmë Hyseni kishte ditë që ndodhej në Kosovë, përsëri Ibrahimi i rekomandonte me telefon nga Gjermania se, ku duhej të strehohej!?Në këto biseda telefonike, me të ndodhesha edhe unë në kabinë, sepse jashtë bënte ftohtë dhe e dëgjoja mirë zërin e Hysenit nga recepsioni, që fliste me Ibrahimin. Hyseni i thoshte se, në ato vende, ku ti m’i ke dhënë adresat, nuk më pranojnë, kur po marrin vesh se, jam me Sadik Blakajn?!!...
Për të vrarë Jusuf Gërvallën, UDB-a titiste kishte ngritur dhe përgatitur tërë aparatin shtetëror kriminalistik dhe spiunët e udbashët më të sprovuar, për ta ndjekur e për t’i informuar se, ku ndodhej Jusuf Gërvalla!!! Pra ai ishte rregullisht në përcjellje nga spiunët dhe tradhëtarët...Kështu që, filluan të vinë informatat edhe nga Kosova se, Jusuf Gërvalla ishte në shënjestër të UDB-s!!!...
Në atë kohë Jusufi banonte bashkë me vëllanë, Bardhoshin, si edhe me familjet e tyre, në rrugën Habithtohestr.40, në Untergruppenbach... Dhe ishte në dijeni, të asaj, që përgatitej kundra tij!? Jusufi më kishte treguar edhe mua se, tek Ibrahim Kelmendi kishte dyshime dhe këto dyshime m’i tha në një takim, duke më thënë se, i kam thënë Ibrahim qenit, që mos të më afrohet tek banesa ime, më shumë se 50 metra...!!! Po të njëjtin dyshim, pra për Ibrahim Kelmendin, ka pasë edhe Bardhoshi, vëllai i Jusufit, i cili e ka pyetur Nami Ramadanin se, a kishte besim tek Ibrahimi?! Namiu i është përgjigj që, po kishte besim, ndërsa Bardhoshi i është kundërpërgjigj: “ne nuk i besojmë atij”, pra as ai nuk kishte BESIM TEK IBRAHIMI!?
Jusufi ishte guximtar, ishte aq trim, saqë edhe pse dyshonte, nuk e ndali asnjëherë veprimtarinë e tij! Nuk u ndal as nga të gjitha ato porosi, që i vinin nga Kosova, nga miq e dashamirës, duke e porositur që, të ketë kujdes se, UDB-a i ka lëshuar spiunët për vrasjen e tij! Porositë vinin nga njerëz të besuar, siç ishte rasti i vëllait tim të ndjerë, Sefidinit, i cili, sapo kishte dalë nga burgu i Prizrenit, burg, që e mbajti sepse, sipas udbashëve e spiunëve shqipfolës ishte marrë me veprimtari “armiqësore”!? Kështu shkuam bashkë me Sefidinin në Untergruppenbach, ku vëllai i dha porosinë gojarisht, direkt Jusufit, që UDB-a po përgatit vrasjen e tij!!! Herën tjetër shkuam edhe me Isah Demin, i cili ishte porositur nga vetë heroi Metush Krasniqi, duke i thënë që, JUSUFI të ketë kujdes se, UDB-a ka përgatitur njerëz për vrasjen e tij!!! Për të dy këto porosi, kemi shkuar bashkë se, kështu e kishte këshilluar Metushi që, vetë Isahi të shkojë personalisht dhe të ia çojë porosinë Jusufit. Dhe ashtu u bë. Shkuam së bashku dhe i thamë personalisht Jusufit, në banesën e tij, në Untergrupenbach.
As këto porosi nuk e ndalën JUSUF GËRVALLËN! Ai TRIM e dinte shumë mirë pse ishte dhe përse kishte dalë në ballë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi!!! E dinte dhe e kishte shumë të qartë që ishte në ballë të Çlirimtarëve Revolucionarë se, ishte në rrugën e drejtë dhe të duhur, me plot rreziqe e të papritura, të cilat i kishte marrë parasysh, pa ju trembur syri. Sepse, TRIMI JUSUF GËRVALLA, e dinte fare mirë se, vetëm kjo rrugë do ta çonte atdheun e tij drejt çlirimit dhe shqiptarinë drejt BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR!!!
Jusufi e ka ditur se edhe e kemi biseduar se“...nëse UDB-a titiste vendos për të të likuiduar, ajo këtë e kryen, prandaj ne jemi betuar të ecim përpara drejt qëllimit tonë, drejt idealit të shenjtë, çlirimit të atdheut dhe RIBASHKIMIT të trojeve tona të okupuara. BETIMI YNË është: “Ja Liri-Ja Vdekje!”
JUSUF GËRVALLA e ka dashur shqiptarinë dhe Kosovën e tij të çliruar dhe të bashkuar me shtetin amë Shqipërinë dhe për këtë punoi dhe luftoi natë e ditë, deri kur UDB-a ogurzezë, e ndihmuar nga të pabesët, spiunët udbashë shqipfolës e ndau nga kjo jetë, së bashku me të vëllanë Bardhoshin dhe me shokun e tij të idealit Kadri Zekën, me atentatin e saj të kobshëm, të 17 janarit të vitit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë...!!!
Por duhet theksuar se, ai tradhëtar, që ia bëri me dije armikut dhe i lajmëroi se, ku ishin ata TRIMA, vendin se ku ndodheshin dhe që atë natë ishin bashkë të tre YJET, absolutisht, pa pikën e dyshimit ai ishte udbash shqipfolës!? Dhe atë spiun, pa asnjë diskutim, e di dhe e njeh mirë e mirë Ibrahim Kelmendi!? S’ka pikë dyshimi që, Ibrahimi e di se, cili ishte spiuni, por e kanë ditur edhe Dem Demaj e Sadik Blakajn!? Pra për dorëvrasësit, duhet të deklarohen Hysen Gegaj, Dem Demaj dhe krimineli i specializuar nëpër shkollat e UDB-së titiste Sadik Blakaj!!! Po e përsëris se, UDB-a e ka përgatitur vrasjen e TRE TRIMAVE dhe për këtë organizim ka përdorur tërë llumin e spiunë të saj shpirtëzinj, llum që e ka vënë në lëvizje e në ndjekje, posaçërisht për ekzekutimin e JUSUF GËRVALLËS!!! Ata, që ndihmuan dhe e përgatitën këtë vrasje ishin shqipfolës, që e kanë njohur dhe studiuar mirë vendin, sesi mund të realizohej vrasja e TRE YJEVE!!!
E theksoj përsëri se, ai, që i di organizatorët e vrasjes dhe vrasësit e TRIMAVE është Ibrahim Kelmendi! Sepse UDB-a e ka pasur informatorin më të besuar jashtë vendit, në mërgatë, për të realizuar qëllimin e saj deri në fund!?
Edhe unë jam njëri nga dëshmitarët e gjallë, i atyre viteve që, deri në momentin e pakpara kësaj vrasje isha bashkë me TRIMAT, shokët tanë të paharruar. E them me bindje të plotë se, dyshoj që, në planet e përgatitura për likuidimin e JUSUFIT TË MADH, kanë qenë Ibrahim Kelmendi,Dem Demaj dhe Sadik Blakaj!!!
Jam jo vetëm dëshmitari i gjallë, por edhe i drejtpërdrejtë i ngjarjeve të asaj kohe të artë e jo si disa që, dalin e flasin pa pasur asnjë lidhje dhe as argumente, aq sa nuk e di kujt i shërbejnë dhe kujt mundohen t’i tregojnë fantazira e sajesa!? Dhe të tillë ka disa, por unë do të përmend njërin, Bedri Islamin, miku i ngushtë i Ibrahim Kelmendit, për të cilin dikur kam pasur respekt.Tash Bedriu po më habit shumë se, nuk po respekton të vërtetat dhe realitetin e figurës së Jusuf Gërvallës, por po merret vetëm me gënjeshtrat e Ibrahim Kelmendit!?!
Nisur nga librat dhe shkrimet e tij, të publikuara në portale të ndryshëm, shoh se, Bedri Islami i tejkalon gënjeshtrat dhe madje s’ka të ndalur për këto!? Ndaj duhet thënë, ti Bedri, kur nuk je i sigurtë, mos u merr me ato gjëra, pa fakte e argumente të qarta, gjëra e ngjarje, që nuk të takojnë fare ty se, nuk i di të sakta e reale sepse, nëse i dije s’do kishte asgjë të keqe...!? Jam mëse i bindur se, ai futet në këto punë, pa menduar se, Jusuf Gërvalla, ishte i rrethuar me shokë të vërtetë, të fjalës e të besës, me bashkëveprimtarë besnikë, si LISI me degët e tij!!! Nuk e ka pasur shok Ibrahim Kelmendin, JUSUFI YNË, por ka pasur shokë të tjerë!? Bedri Islami është bërë avokati mbrojtës i Ibrahimit! Ibrahimi di më mirë të mbrohet, sesa vet Bedri Islami! Bedriu vetëm mund të flasë për atë që, kur ai e njeh Ibrahim Kelmendin, dhe asgjë për shokët e vrarë...!
Kur është në pyetje Jusuf Gërvalla, figura dhe vepra e tij e pavdekëshme, unë asesi nuk mund të toleroj, po e theksoj edhe një herë me forcë atë, që tashmë e kam thënë disa herë që, jam dëshmitari i gjallë, më i afërt e i drejtëpërdrejtë i asaj kohe dhe i atyre ngjarjeve famëkeqe!!! Askush nuk mundet me i ditë rrjedhat e planeve, për ato vite, sesi dhe cili i bëri...!!!
Nuk njoh askënd e sidomos ata,të cilët mundohen me çdo kusht të hynë aty, ku nuk e kanë vendin dhe të tregojnë, sesi paskan qenë marrëdhëniet në mes të drejtuesëve të grupeve ilegale në Perëndim dhe si paskan rrjedhur ato!? Nuk kanë pse futen vetëm me shkrimet apo gënjeshtrat e Ibrahim Kelmendit, përndryshe edhe ata janë gënjeshtarë, me qëllim të mbrapshtë e të ulët!!!
Jusuf Gërvalla nuk e ka pranuar kurrë si shok të mirë Ibrahim Kelmendin!? Jusufi i ka thënë personalisht vetë Ibrahim Kelmendit, nëpërmes letrave, që ia dërgon Sabri Novosellës, por edhe shokëve se, si kanë qenë punët, marrëveshjet në mes të Jusufit dhe Ibrahimit, në mes Jusufit dhe Kadri Zekës, ndaj s’ka përse me i fut hundët askush në këto gjëra, që nuk ju takojnë aspak, deri sa ka fakte dhe dëshmi konkrete nga vetë dora e Jusufit po se po, por edhe nga shokët e tyre që janë ende gjallë, pra nga DËSHMITARËT E GJALLË TË ASAJ KOHE!!!
“Sa për organizatën e bashkuar rreth organit ”Bashkimi”, më duket se, pak dobi mund të kemi nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta.Së paku përsa shihet tek udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që, shokëve të Lëvizjes në Kosovë t’u jepet lidhja me përfaqësuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithëqë, përsa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë.
Përsa më takon mua,unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë."

(Letër e JUSUF GERVALLES, dërguar Sabri Novosellës, më 13 maj të vitit 1981)
Fjalët e Jusufit janë të gjalla, të sakta dhe shumë të vërteta!!! JUSUFI i MADH la pas edhe shokë të tjerë, besnikë të betuar të tij, siç ishte Remzi Ademaj, hero i popullit, vëllezërit Sefidin e Faridin Tafallari, Xhafer Durmishi, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, krah i djatht i tij, sidomos në shkrimet e shtypit ilegal të asaj kohe, Nami Ramadani, Kolë Merturi, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Isah Demi, Naim Haradinaj, Haxhi Berisha, Shaban e Ismet Klaiqi, Mehmet Morina, Kolë Paloka etj.
...Kur jam takuar për herë të parë me Xhafer Durmishin, ishte me Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Duke ma prezantuar Xhaferin, Bardhoshi më thotë se, është shoku ynë Xhafer Durmishi, por ne do t’i thërrasim “Skënder”! E kemi kuadër të fortë dhe një shok të mirë e të besuar. Shokët, që përmenda më lart, deri në momentet e fundit të jetës së tij, Jusuf Gërvalla i kishte shokët më të afërt, të cilët e vazhduan veprimtarinë aty ku e la Jusufi!? Në atë kohë Bedri Islami ishte larg e besa edhe të tjerët, që as në ëndërra nuk i ka parë!?! Dhe ç’është më e keqja Bedriu bazohet tek personi, mbi të cilin më së shumti ka dyshuar edhe vetë Jusufi?! Ai çdo gjë, që dëgjon e nxjerr në shkrimet e tij, shkrime, që s’kanë as fillim e as mbarim...dhe më e rëndësishmja që nuk kanë asgjë të vërtetë!!!
Të mbulojnë apo të shtrembërojnë, të shkruajnë me rrena e trillime të vërtetat dhe t’i thonë ashtu si ua do qejfi, apo më mirë të them t’i fshehin të vërtetat, për të humbur gjurmët e tradhëtisë e të tradhëtarëve jo vetëm që nuk durohet, por as që lejohet!!! Për mua, DËSHMITARIN E GJALLË, të atyre viteve të stuhishme, as njëri e as tjetri, si Ibrahimi dhe Bedriu, nuk e thonë realitetin dhe të vërtetën, për veprimtarinë e të MADHIT JUSUF GËRVALLA!!! Unë, si shok dhe bashkëveprimtar besnik i JUSUFIT, kursesi nuk lejoj gënjeshtra të tilla, qoftë të Bedri Islamit apo të Ibrahim Kelmendit, por as të askujt tjetër!!!
E kam thënë dhe po e përsëris se, të vërtetat për të MADHIN JUSUF GËRVALLA, i ka thënë Kadri Rexha dhe Xhafer Durmishi! Xhaferi i ka shkruar të vërtetat, në njëzet librat e shkruar prej tij, duke e analizuar fill e për pe, jetën dhe veprën e pavdekëshme të Jusuf Gërvallës, si dhe veprimtarinë e tij me shokët, që nga dalja në Perëndim e JUSUFIT!
Bedri Islami, mesa di unë erdhi në Gjermani, në një fshat diku, pranë Shtutgartit, pas ardhjes në pushtet në Shqipëri, të Sali Berishës. Në fillim u bë anëtar i një këshilli të LDK-së, por si duket, hyri në adresë të gabuar dhe nga aty iku me vrap dhe e gjeti Ibrahim Kelmendin apo dreqi e di, mbase Ibrahim Kelmendi e gjeti atë!?...Dhe pak kohë më pas, Ibrahimi e “gradoi” Bedriun, e bëri kryetar të LPK-së (LPRK). Bedri Islami na u bë kryetar pa e njohur as rrethi i vet!? E bëri Ibrahim Kelmendi kryetar të LPK-së, po me çfarë “meritash” arriti ai njeri në majat e Lëvizjes, atë e di veç zotni Ibrahimi..!?!
Dhe sot e për gjithë ditë, Bedri Islami po na shkruan... shkruan gënjeshtra e të pavërteta, sikur është duke parë ëndërra... Gënjeshtra të tij quaj vetëm ato shkrime, për kohën e Jusuf Gërvallës e për figurën e Jusufit si dhe për kohën deri sa shokët e Jusufit ishin në LPRK!? Pra, për atë kohë pasi u bë kryetar, zotnia e tij Bedri Islami le të shkruajë e të gënjejë sa të do e çfarë t’i dojë qejfi, ama, se lejoj ti fus hundët e të hyjë për kohën e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit dhe të shkruaj, si t’i teket a si e “porosit” Ibrahimi...!?! Po na shkruan se, na u formua e na u çformua “Lëvizja” në atë kohë e në këtë kohë e plot gënjeshtra të tjera!? Duhet t’i vijë turp për këto të pavërteta! Sepse ata, që e kanë formuar LËVIZJEN janë gjallë!!!
Bedri Islami shkruan pa e menduar fare atë më të rëndësishmen se, vetë Jusuf Gërvalla sa ishte gjallë, ka dyshuar tek Ibrahimi, por edhe ne, shokët e tjerë, kemi dyshuar që, Ibrahimi ka gisht edhe në vrasjen e shokëve!!! Ndaj ku e merr atë guxim Bedriu, të dalë para shokëve bashkëveprimtarë të JUSUF GËRVALLËS?! Edhe si person, ky njeri të bën të dyshosh, sesi erdhi dhe nga ku piku, kur ne, shokët e ngushtë dhe besnikë të Jusufit e Kadriut, e vazhduam veprimtarinë me shumë vështirësira dhe përpjekje të panumërta, aty ku e lanë shokët tanë, TRIMAT TANË, aty ku na e la JUSUF GËRVALLA!...Dhe një ditë të bukur, vjen një Bedri Islam, që e gjen “sofrën” shtruar me të gjitha të mirat...e futet sikur Lëvizja të ishte pronë e Ibrahim Kelmendit, kur ne, kishim vepruar e vrapuar me mish e me shpirt për një dekadë, pa përmendur ato të mëherëshmet, që nga formimi i Këshillit të Përgjithshëm të LRSSHJ-së dhe më vonë në LPRK-së! Me vite e vite me shumë mundime e lodhje e kishim ndërtuar Lëvizjen fillim e në vazhdim! Edhe sot e kësaj dite më kujtohen gjithë ato sakrifica të mëdha, përmes rreziqeve, që kaluam ne, shokët e Jusufit, si duke kaluar kufij shtetesh, pa dokumente të rregullta, nëpër telat me gjemba të kufijve, në mes të Gjermanisë dhe Zvicrës, Francës, Belgjikës, Italisë, vetëm e vetëm për të krijuar degët e LËVIZJES në shtetet e Perëndimit.














I kam kaluar shumë herë kufijtë e shteteve me Xhafer Durmishin e me Nami Ramadanin, i cili, ishte i paisur me dokument të rregullt, por edhe se ishim anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës (LPRK). Unë isha pa dokument dhe në Konstancë, vend, ku e kalonim kufirin e kishim shokun tonë, që nuk përtoi asnjëherë të na shoqëronte deri tek vendi i kalimit, duke na ndihmuar për kalimin e telave me gjemba, që ishin pothuajse dy metra të lartë. Aty pranë ishte një proskë, ku kalonte një vijë uji, gjë, që akoma edhe më shumë e vështirësonte kalimin tonë. Prandaj në disa raste hypja në krahët e Hasimit dhe i kaloja telat me gjëmba. Po të njëjtin veprim e bënim edhe kur ktheheshim nga Zvicra, përsëri po në të njëjtin vend kalonim telat e kufirit, ilegalisht me ndihmën e Hasim Mjakut.

Majtas Hasim Mjaku, Faridin Tafallari, me fëmijet Kosovaren dhe Besnikun në Nagold
















Te Hasim Mjaku në Konstancë, e kishim derën hapur kur do që të shkonim…dhe jo vetëm për mua dhe shokët e mi, por dera tij ishte e hapur edhe për shumë patriotë e atdhetarë të çështjes kombëtare…Hasimi rrezikonte edhe më shumë, sepse ai mua ma bënte të mundur për t’i kaluar kufijtë ilegalisht, duke e njohur mirë kufirin Gjermani-Zvicër dhe anasjelltas, ndërsa Nami Ramadani kalonte me makinë dhe më priste brenda Zvicrës apo anasjelltas brenda Gjermanisë. Kështu që edhe kur shkonim në Zvicër apo dhe kur ktheheshim në Gjermani, këto kalime i bëja me ndihmën e Hasimit. Hasimi i kishte dokumentet por ai këtë rrezikim e bënte për çështjen e atdheut të tij të shtrenjtë dhe as që donte t’ia dinte për rrezikimin e tij, sepse ai ishte në gjendje (kuptohet vullnetarisht) të bënte gjithçka, kur ishte në pyetje çështja e atdheut. Hasim Mjaku, ishte anëtar besnik i LPRK-së, trim dhe shumë i guximshëm, aqsa nuk i bënte syri tërrt!!! Edhe Hasimi është ai që ze një vend të merituar për kontributin e tij. Unë e mora për bazë vetëm këtë shembull të madh e të rallë se, po ta krahasosh këtë veprim të Hasimit me ato veprimet e kontrabandistëve, që iu merrnin para të majme atyre, që iu ndihmonin ta zbraznin Kosovën për interesa të veta dhe kundra asaj të mirës…Ndaj nga shumë shokët e mi, të fjalës dhe të besës, ky do të jetë shoku im i pa harruar dhe i përjetshëm! Hasim Mjaku nga Ferizai, me punë dhe banim në Konstancë të Gjermanisë, ka dhënë shumë kontribut në të gjitha anët, dhe kurrë nuk u luhat në idealin e shenjtë…!
Hasim Mjaku, rrezikonte edhe më shumë, por ai as që donte t’ia dinte, ishte anëtar besnik i LPRK-së dhe shumë i guximshëm, aqsa nuk i bënte syri tërrt!!! Edhe Hasimi është ai nga shumë shokët e mi i fjalës dhe i besës, dhe do të është shoku im! Hasim Mjaku nga Ferizai, me punë dhe banim në Konstancë të Gjermanisë!
***
Në nëntorin e vitit 1985 dorëzova pasaportën në Konsullatën fashiste të ish-Jugosllavisë, për të më vazhduar vizën. Po jo vetëm që nuk ma vazhduan, por asqë nuk ma kthyen më kurrë pasaportën! Edhe unë as jua kërkova edhe pse pa pasaportë, nuk më linin të qëndroja në Gjermani. I tillë ishte ligji gjerman dhe u detyrova të qëndroja me ndihmën e avokatit, që nga nëntori i vitit 1985 deri në shtatorin e vitit 2008, vit në të cilin u paisa me pasaportën e Kosovës!
Ja dhe disa nga dëshmitë, lidhur me pasaportën time, e vitit 1985/86, marrë në Konsullatën Jugosllave në Shtuttgart në janar 1986.













LETËR REKOMANDE, E DERGUAR NGA KONSULLI.
Einschreiben (Rekomande)...E përkthyer në shqip

I nderuari shoku. Faridin Tafallari, Ju lutemi,që te vini në konsullatën e SFRJ në Shtuttgart, për dhënien e fletudhëtimit.
Organet përkatëse në vend nuk kanë dhënë gadishmëri, që juve të ju japin të drejtën e fletëdrejtësisë, pos që të udhëtoni me fletudhëtim në vend, për rregullimin e të drejtës për udhëtim në Jugosllavi.
Shoqërisht Ju përshëndesim!
24.01.1986. P/O GENERLNOG KONZULA (Nënshkrimi)

Letër nga konsullata ish-Jugosllave në Shtutgart më 24. 01. 1986
















PUTNI LIST PASAPORTI ( FLET UDHTIMI)


























Letra, dërguar ambasadës ish-Jugosllave në Bonn të Gjermanisë, për t‘i kërkuar vazhdimin e vizës. Pra këto të gjitha, që kanë të bëjnë me ambasada e me konsullata, më detyronin organet gjermane, sepse ata për atë kohën sa ishte Kosova nën ish-Jugosllavi, nuk donin me ditë për Kosovën se ekziston diku, pos Jugosllavisë…














Përgjigjja e letrës time, nga Ambasada ish-Jugosllave në Bonn të Gjermanisë. Dokumenti i përkohshëm nga shteti gjerman, që ma vazhdonin një lloj vize të përkohshme, e cila quhej Duldung. Herë me Fremdenpass e herë me Duldung ma vazhduan leje qëndrimin, deri sa e mora pasaportën e Kosovës, në verë të 2008-tës.













Dokumenti i përkohshëm nga shteti gjerman që ma vazhdonin një llojë vize të përkohshme e cila quhej Duldung. Herë me Fremden pass e herë me Duldung ma vazhduan deri sa e mora pasaportën e Kosovës, në ver të 2008-tës.















POLITIKA svet April-Maj `89 SPECIALNI BROJ 2.
…bashk me Adem Bajramin nga Kosova.
Emigrantët Shqiptar muajt e më hershm e kanë bërë si zakon që në të gjitha gojët të sulmojn dhe ta pështyjn Jugosllavin, duke kërkuar vetvendosjen për Kosovën, dhe bashkimin e saj me Shqipërin. Kësaj here, megjithate, taktika ishte ndryshe, dhe ekstremistët kanë brohoritur parulla në përmirësim të Jugosllavis dhe Kosovës. Shumica e demonstruasve i kan valavitur flamujt e jugosllavisë dhe kosovës. Ky ndryshim politikë në llogari të shqiptarëve nuk i ka befasuar punëtorët tanë, por shumë ekstremistë irredentistë në të kundërtën e kan bojkotuar këtë demonstrat kur e kan parë në rreshtë flamurin tre ngjyrshe të jugosllavisë.
Agresorët shqiptar më të rrept ekstremistët në Shtuttgart e përbëjn grupin prej disa qindra emigrantësh të cilët e nxjerrin edhe fletushkën e tyre “Zëri i Kosovës”të cilët nëpërmes kësaj gazete dhe nga agjitacione mundohen të deportojn edhe në punëtorët tanë të nacionalitetit shqiptar. Kjo taktika për të iu bashkangjitur. Kjo taktika ndonjëher ka edhe fitore te shqiptarët, veqanarisht tek ata që sezonarisht vin për të punuar në Baden-Vyrtemberg, jetojn vetëm, rrallë ku dalin, nuk vrejn ndonjë klub, po ashtu janë të vetmuar, janë larg nga ona e irredentistave. Më të shpejtët në janë armiqët e agjensis në të vërtet të ikurit nga Kosova sikur se për shembull Hafiz Gagica nga Gjilani, Ismet Klaiqi nga Kamenica (Dardana) dhe Fahredin Tafallari nga Prizreni. Ata edhe në fund shkurtit si “Komitet solidaritetit për minatorët e Trepqës” i kan quar 30 Shqiptar në demonstrat edhe ate para dyarëve të konzulit Gjeneral.
***
…Më 5 gusht të vitit 1983, në kalimin ilegal të kufirit Zvicër – Gjermani, u kapa nga rojet kufitare me 1015 ekzemplarë të “Zërit të Kosovës”,organin e LPRK-së ,të cilat po i transportoja ngarkuar në shpinë, nga Zvicra për në Gjermani. Në atë kohë ky organ botohej në Zvicër dhe redaktor ishte Xhafer Shatri, të cilit ia kisha dërguar vetë personalisht në Gjenevë, në shkurt të vitit 1982, makinën e shkrimit të Jusuf Gërvallës dhe pas vrasjes së Jusufit po me këtë makinë shkrimi punoi edhe Xhafer Durmishi
...Shokët, që më shoqëronin u kthyen, pasi u ndanë me mua diku afër kufirit, ndërsa unë u pikasa nga rojet dhe u kapa me thasët e mbushur me “Zërin e Kosovës”. Më burgosën në kufi edhe më dënuan me para, por më e keqja ishte se, humba të drejtën e marrjes së shtetësisë gjermane!?
Por për mua, kurrë nuk kanë pasur vlerë asgjë, kur ishte në pyetje atdheu, çështja kombëtare e atdhetare!!! Kjo ka qenë dhe është motoja e jetës sime!!! ATDHEU MBI GJITHÇKA!!! Lëvizjet tona ilegale dhe kaq me rrezik bëheshin edhe për LPRK, në veçanti për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës që, si zakonisht mbahej në qytetin e Biel-Bine, në Zvicër, në banesën e Hasan Malajt.
***
Po e theksoj se, unë kurrësesi nuk dua të mbroj asnjë udbash, pra dhe as udbashët Jusuf Buxhovi, Mehmet Lumin, Lorenc Selmanin, Kadri Ibrahimin etj. Për mua të gjithë ata, që kanë spiunuar shokët dhe kanë tradhëtuar popullin e kombin e vet janë njëngjyrësh,janë TRADHËTARË, qen të pabesë!!! E për fat të keq ka shumë të tillë, mbeturina të UDB-s famëkeqe të ish-Jugosllavisë, të cilët e gjetën mbështetjen e shqiptarëve titistë dhe së bashku me shumë shërbëtorë, shqipfolës të shkijeve e të shkinave i shërbyen me besnikëri shkjaut pushtues, për të vrarë e masakruar vëllanë e motrën e një gjaku! A ka gjë më të rëndë se, tradhëtia e shqipfolësve, që spiunuan e tradhëtuan veten, tokën e të parëve, vatrat tona stërgjyshore?!? Nuk e di, a ka diku një shembull të tillë të hidhur, si është kombi ynë që, në të katër anët fqinjët tanë grabitqarë na kanë marrë mijëra jetë njerëzish, na kanë grabitur padrejtësisht pjesë të bollëshme të trojeve tona, ku edhe sot e kësaj dite, i mbajnë nën sundimin e tyre, duke na urryer e përbuzur deri në zhdukje!!?
E kur e mendon se, pikërisht tek ky popull gjen spiunë e tradhëtarë të ndizet gjaku! S’besoj të ndodhë kështu edhe tek popujt e tjerë që, t’i durojnë të gjitha këto të zeza, qoftë nga armiqtë, qoftë nga tradhëtia!!! Dhe më e çmendura!? Përsëri ne, rrimë e heshtim!?
Përsëri i drejtohem Hysen Gegës sepse, disa gjëra i di mirë ai!? Përse bëhet kaq i mbyllur e fare i pasinqertë dhe pa pikë përgjegjësie??!
...Pse o Hysen Gega, përse bëhesh kaq i papërgjegjshëm që, mos të flasësh e të thuash të vërtetën, të mos tregosh ato, që ndodhën si para burgosjes tënde, por edhe gjatë kohës që ishe në burg?! Unë, që po të drejtohem, kam shumë të drejtë sepse, para së gjithash, TRIMAT i kam pasur shokë ideali, bashkëveprimtarë, jam betuar së bashku me Ta, në Flamurin Kombëtar Kuq e Zi, jam betuar se, do të luftoj deri në çlirimin e trojeve shqiptare, të okupuara, pa kursyer asgjë, deri në flijim të jetës!!! Dhe ashtu kam vepruar deri në ditën e çlirimit të Kosovës...Por po vazhdoj të punoj e të luftoj edhe sot për BASHKIMIN E MBARË TROJEVE SHQIPTARE, PËR SHQIPËRINË NATYRALE!!!
Jam betuar bashkë me të Madhin JUSUF GËRVALLA dhe i kam dhënë besën se, do ta luftoj armikun, që më ka pushtuar vatrën time, po ashtu do ta luftoj pamëshirë edhe tradhëtinë dhe tradhëtarët, spiunët udbashë shqipfolës!!!
A ka qenë i tillë BETIMI YNË, o Hysen Gega, BETIM i bërë bashkë edhe me ty, apo e ke “harruar”?! Me siguri e mban mend që, kur ti po niseshe, në sekondat e fundit i ndamë duart e përqafimit?! Ndaj edhe ty të takon dhe e ke për detyrë e për borxh që të kontribuosh, shumë madje, për zbardhjen e natës së zezë, të 17 janarit 1982, ku u vranë pabesisht, nëpërmes tradhëtisë, shokët tanë, u vranë shokët e mi të shtrenjtë, por në atë kohë mos e harro, ata TRIMA ishin edhe shokët e tu!? E ti po hesht... po hesht përmbi 30 vite, duke fshehur tradhëtinë dhe tradhëtarët!!?
Duhet patjetër t’i tregosh ato përgatitje, që i bënit nëpër guzhinat e shokëve, të cilët ua hapën dyert dhe ju pranuan si njerëzit e shtëpisë!? E ju ua shkelët bukën, ua kthyet shokëve tuaj me helmin e pabesisë! Trego ato, që di se, s’ka aspak dyshim, që edhe ti i di mirë se, ishe pjesë e atyre planeve të guzhinave bashkë me Ibrahimin, Sadikun dhe Demën...!?
Dem Demaj duhet të tregojë atë, që i tha kryekrimineli, posa hypi në tren, në stacionin e Nagoldit, duke ju drejtuar nga dritarja e trenit:” eiii Dem, për atë bisedën, që e bëmë bashkë, nuk guxon ta di askush... pos unë dhe ti!!!” Për ç’ka ishte ajo bisedë, që kishit bërë me atë kriminel vrastar?! Për çfarë tradhëtie i kurdisët planet që,”...nuk guxon ta di askushi”?! E përse mos ta dija as unë, kur isha aty me ju, duke e përcjellë atë qen...?!
E si do të tregonit ju tradhëtinë tuaj, po të kishim një qeveri përsëmbari në Kosovë!? Por nuk do të zbulohen tradhëtarët dhe vrasësit e TRIMAVE, po të jetë kjo qeveri kusarësh, me në krye Hashim Thaçin, shokun dhe bashkëluftëtarin e Ibrahim Kelmendit! Nuk ka për tu zbuluar informatori, spiuni, udbashi shqipfolës, ai bir shkine, që tradhëtoi gjakun e vet, që vrau pas shpine JUSUF GËRVALLËN E PAZËVENDËSUESHËM!!!
Mjerisht kemi një qeveri, që luan me gjakun e të rënëve dhe mbron spiunë e tradhëtarë, bashkëpunëtorë të saj, qeveri, që mbron Ibrahim Kelmendin, i cili akuzon të tjerët, për të shpëtuar vetëveten!?! Ai, Ibrahimi, ka mjaft aftësi që të mbrohet vet, e për të tjerët, i ve si spiunë e tradhëtarë, me atë vesin e tij të dinakërisë, për të hedhur të tjerët në mjegull. A mund t’i besohet Ibrahim Kelmendit për këto që ua mvesh të tjerëve edhe pse nuk përjashtohet as ajo e Rizah Salihut?!Por Ibrahimi është i pari që, duhet të akuzohet për vrasjen e TRIMAVE!?
Si ore Hysen, ke harruar apo nuk je në vete, por që nga ajo burgosja jote, që ta futi Ibrahim Kelmendi, e ke krahasuar Ibrahimin edhe me fëmijët, vetëm e vetëm mos të pranosh ta vrasësh atë, kurse për Jusufin, pranove revolen, për ta vrarë atë djalë, që nuk e bën më nëna!!! Ti shkove për të vrarë Jusufin me revolen, të cilën të dha Rizahi e mua më the se, ai nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje?! Ti ende nuk e ke deklaruar saktësisht se, cili ta dha revolen, Rizahi apo Ibrahimi?! UDB-a të ka ofruar me qindra valutë për të vrarë Jusufin dhe Ibrahimin...dhe ti nuk e pranove!?! Por JUSUF GËRVALLËN e vranë dhe nuk vranë Ibrahim qenin!?! Ty të udhëzuan, për të vrarë Jusufin dhe kjo ishte “oferta” e dytë, që të ofruan në UDB! Po përse donin të të ngarkonin ty”detyrën”, që të vrisje Jusufin??! Dhe qëllimi i UDB-së u arrit plotësisht! JUSUF GËRVALLA U VRA!!! Po cili e tradhëtoi dhe e nxorri në pritën e UDB-së? E kujt ishte ajo dorë vrastare, që shtiu mbi të? Më mirë se ti, Hysen Gega, nuk mund ta dijë askush se, nga cili u tradhëtua e u vra JUSUF GËRVALLA?!
A të kujtohet, kur u takuam në gusht të vitit 1990, e të pyeta se, a mos është Rizah Salihu, ai, që i vrau shokët?! Por ti më kërceve si i marrë, kur të përmenda emrin e Rizahit:”... oooojobreeeee nuk është aiii, po leje ate breeeee...!” Kurse “shefi” yt, Ibrahim Kelmendi, e deklaron hapur nëpër shkrime e nëpër ato intervistat e tij se, vrasësi i vërtetë i TRIMAVE është Rizah Salihu, por dhe një tjetër, që gjoja, nuk ia tregon emrin!? Nuk ka dyshim se, Rizahi ka qenë i UDB-së, po vallë a është edhe vrasësi?!
Që në këtë vrasje të shekullit janë përlyer disa, kjo nuk do as mend e as kalem!? Por ama, tek ata të përlyerit, nuk mungon as ti, direkt apo indirekt!!! Ti ishe në dijeni se, tek Dem Demaj kishte ardhur udbashi Sadik Blakaj, që do të merrte detyrën tënde, të cilën ti nuk e kreve!?
Në dhjetor të vitit 1980 erdhe me Dem Demën tek unë, në banesën time. Kur po dilnim nga banesa, shkallëve, më tregove për “misionin” e atentateve, me të vetmin qëllim që, të të jepja para se, Sadiku nuk të merrte pa lekë me vete...!? Isahi ishte shok i imi, por edhe i yti dhe çudi nuk e pranuat atë ditë në shoqëri!? Pa dëshirën time e lash Isahin, shok besnik dhe trim o Hysen Gega, sepse ty të ishte mpirë truri dhe vetëm Dem tradhëtari e ai, Sadik krimineli, ishin shokë për ty! E lashë Isah Demin, i cili erdhi, për të biseduar si shokë të pandarë që ishim. Ti, Hysen Gega me Dem Demajn u treguat të ligj dhe nuk pranuat të vinte edhe ai se, gjoja mos të dinë të tjerët, kur ti në fakt do të udhëtoje me Sadik kryeudbashin, për të kryer atentate!? Megjithatë, unë ju kundërshtova të dyve, si ty dhe atij qen, Demës!? E mbaj mend si tani, duke zbritur shkallëve Dema më tha se, kemi me bisedue diçka, që duhet të ruhet, është shumë sekret...!?! Dhe unë po mendoja se, ç’kemi për të biseduar jashtë banesës sime, kur kemi mundur të bisedonim “sekretin” edhe brenda?! Më silleshin në kokë fjalët e Demës se, kemi për të biseduar diçka, që askush nuk guxon ta di, pos ne të treve dhe...!?
U ulëm në kafenen e quajtur “Qvele”, në Iselshausen, në periferi të Nagoldit dhe porositëm për të pirë. Dema filloi i pari bisedën. Po e dëgjoja me shumë vemendje dhe tepër i përqëndruar. Hyseni rrinte i heshtur. Dema fliste si ndonjë hajdut, a thua se ruhesh nga dikush...Që nga ardhja e Sadikut ai më dukej si një njeri krejt ndryshe, i dyshimtë dhe i padëshiruar, njëherit edhe shumë besëthyer. Ai mundohej që, me çdo kusht ta paraqiste atë kriminel, Sadik qenin si njeriun më të aftë e më të zgjuar, që ka shqiptaria!?Unë ja pordhosja ato çka thoshte me kundërshtimet e mia, duke i thënë me plot gojën se, ai nuk është asgjë tjetër pos një kriminel, një hajdut, një qen i pabesë, një imoral e kurvar!!! Po po një kurvar se, ti vet më the se, pos gruas së vet i ka edhe gjashtë të tjera! I kam thënë se, unë nuk e pranoj atë në shtëpinë time e mos të më vish me atë se, nuk ta hap derën!? Por as ti mos e mbaj në banesë atë se, është qen bir qeni, tradhëtar e udbash!!!
Në kafene Hyseni më tregoi që, kishte vendosur të shkonte me Sadikun në Kosovë, për t’i bërë atentat Mahmut Bakallit, Dushan Ristiqit dhe disa të tjerëve!? Sapo e dëgjova të them të drejtën e pata shumë zili, por u bëra shumë kurioz dhe i thashë”... po ta kam zili besa se, duhen edhe atentatet, ndaj mua më ke të gatshëm...po vi edhe unë tash me ty!” Jo, më tha se, po shkoj unë e pastaj të shohim si po na ecin punët neve...!”
Fjala ime e parë ishte se, a e ke biseduar me Jusufin dhe është ai në dijeni, a është dakord për këtë rrugë, për vajtjen tënde në Kosovë e për këtë veprim??! Sepse, isha shumë i sigurt se, Hyseni pa marrë pëlqimin e Jusufit, as që do ta merrte një hap të tillë!? Më the:”Jo bre, nuk i kam treguar se, ai po frigohej shumë me i përmend atentatet...” as Ibrahimit nuk i kam treguar... dhe as që do t’i tregojë...” Por kur erdha të t’i sillja markat edhe të përshëndetesha me ty, në Esslingen më 19 dhjetor 1980, për habinë time, Ibrahim Kelmendin e gjeta aty, bashkë me ty e me Sadik kriminelin!? Përsëri të thashë, s’po vepron mirë, po nisesh për një rrugë kaq me rëndësi e mos të bisedosh me Jusufin, po ta them sinqerisht se, nuk po bën mirë o Hysen, por ti po e bën...Edhe ky mendim i tij, për mos t’ja thënë Jusufit, më habiti shumë, sepse mendoja ndryshe, që Jusufin patjetër e ka bërë me dije, por kur dëgjova atë përgjigje të tij, më erdhi sikur Hyseni po ia bën një tradhëti edhe Jusufit!!! Prandaj më the se, tjetër kujt nuk i kërkoj asnjë lek, por po të kërkoj ty, aqsa e ke mundin, se nuk kam për të jetuar për aq kohë,sa t’i kryejmë atentatet. Ndaj po munde të m’i japësh e nëse kryejmë punë nuk di a mundem me t’i kthye!? Poqese nuk kryejmë punë ma mirë të mos jetoj më...dhe mos më bëni më për të gjallë...!? Të thashë se, për momentin do të jap 2000 marka, dhe këto s’ke nevojë as t’i mendosh, që të m’i kthesh...Kur ti po rrezikon me jetën, atëhere ç’vlerë kanë markat o Hysen?! Fjalët e mia sikur e prekën dhe m’u falenderua. S’ke përse më falenderon, ti po shkon për një detyrë me plot rreziqe dhe këtu nuk vjen në pyetje paraja...Por unë uroj t’ja dalësh me sukses se, për lek do të dërgojmë edhe më shumë. Edhe Dema i dha 2000 marka dhe kështu ju bënë 4000 marka. Por ndihesha shumë keq. Isha i dëshpëruar dhe...se di, po që në atë moment fillova të dyshoj, më vinte edhe shumë inat,përse mos ta bisedonte me Jusufin...?! Po të pyes edhe një here, e njeh mirë Sadikun dhe është i besuar?! Hyseni m’u përgjigj se, ai herë më ngjan si i dehur e herë më duket i padisiplinuar se, po sillet keq e po vjedh nëpër dyqane e...e...po ishalla është i mirë. Unë po i besoj Demës se, unë për vete tash po e njoh këto ditë, që po rri me të. Demës sikur i vinte keq që Hyseni nuk fliste aq mirë për të, sikurse e lëvdonte Dema Sadikun!?...O Hysen, i them, a e di se, unë me këtë kriminel, i cili ka sjellje të tilla aq të dobëta, nuk do të nisesha kurrë!!! Jo se më dhimset jeta, por nuk kryhet punë me këtë lloj njeriu!!! Nuk kisha shkue me të as në hale...!? Dhe i numërova disa punë të këqija! Por ai kriminel qenka i martuar me fëmijë...dhe i paska edhe gjashtë dashnore, bile njërën e kishte me vete të quajtur Nysrete, me pseudonim Diana dhe ti këtë e dije... për mua as patriotizmi i këtij, edhe pse s’ka, nuk më duhet...!!! Dem Demaj kërceu nga ana tjetër, sikur e pickoi gjarpëri, duke mu kundërvënë se, Sadiku është i aftë, shumë i zgjuar dhe besnik i madh e të tjera, e të tjera gënjeshtra...
Më 1 janar të vitit 1981 Hyseni ra në burg, kurse Sadik qeni u kthye shëndosh e mirë, duke u tallë me Hysenin se, ai nuk ishte as i mençur e as trim dhe aspak i zoti për asgjë, ndaj e lash, për të kryer ushtrinë se, i kishte mbetur borxh Jugosllavisë!?
Sadik qen udbashi tashmë kishte ardhur për të marrë Jusufin se, me Jusufin mund t’i kryente “atentatet”e planifikuara!?! Kështu i thoshte ai qen, më 15 janar 1981, në banesën time dhe në praninë time JUSUF GËRVALLËS!
...Jusufi, atë natë të ftohtë dimri, të 15 janarit të 1981 udhëtojë me Sadikun dhe Demën, dhe asesi nuk pranoi të shkoja edhe unë me ta, për shkak të të ftohtit po se po, por edhe dyshimit, që kishte tek ata të pabesë se, mund të na zhduknin të dyve!? Dhe këtë ma tha Jusufi gojarisht vetë, kur u takuam...! Jusufi udhëtoi bashkë me tradhëtarët Dem Demajn dhe me Sadik Blakajn...E unë mbeta me gjak të ngrirë tërë natën, duke friguar se, mos po i ndodhte diçka!?! Kur i thashë dikur Jusufit që, kam qenë shumë i merakosur, deri sa mora vesh, që ke arritur mirë, ai mu përgjigj se, ke pasur të drejtë që, mund të na ndodhte gjithçka mua të parit, por edhe ty, për t’i humbur gjurmët ata të pabesë! Ndaj atë natë, ty o Faridin të lash, si dëshmitar të gjallë, nëse më ndodhte diçka!!!
Për mos të shkuar më tej, sepse ka shumë për të thënë, si i thonë një fjale, mos e hap grykën e thesit se, nga thesi do të dalin shumë! Por thesi do të hapet patjetër një ditë, kur tradhëtarët udbashë shqipfolës, do të dalin para drejtësisë, para gjyqit të popullit...!!!GJYQI I POPULLIT VONON POR KURRË NUK HARRON!!!
I kam bërë dhe i bëj thirrje organeve të DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që, Ibrahim Kelmendi, Hysen Gegaj, Dem Demaj dhe Sadik Blakaj të dalin para drejtësisë, për të dhënë llogari deri më një, për informatorët dhe vrasësit e vërtetë të JUSUF GËRVALLËS, për TË VËRTETËN E ASAJ VRASJE MAKABRE, që për atë kohë i bëri një dëm të pallogaritshëm, jo vetëm KOSOVËS, por mbarë shqiptarisë!!














(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 1,371 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi